LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zhgėnjimi shkak pėr mungesėn e besnikėrisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
KLEA
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 76
Join date : 28/03/2009
Location : MILANO

MesazhTitulli: Zhgėnjimi shkak pėr mungesėn e besnikėrisė   Thu Aug 06, 2009 9:16 pm

Tradhtia mund tė lindė edhe nga zhgėnjimi, nėse nuk realizohen ato qė priteshin nga martesa apo ato qė ishin premtuar. Mund tė lindė gjithashtu edhe nga refuzimi i vazhdueshėm apo injorimi i dėshirave tė partnerit, nga qejf mbetjet qė nuk diskutohen e zgjidhen por akumulohen.

Thellė-thellė mund tė thuhet se thelbi i problemit nuk ėshtė tradhtia nė vetvete, por mungesa e komunikimit mes partnerėve qė i pėrgatit tradhtisė terrenin. Ėshtė e kėshillueshme tė pranohet se krizat nė jetėn e njė ēifti duhen “jetuar” e jo “evituar”.

Ēfarėdo qė tė ndodhė, duhen lėnė hapur kanalet e komunikimit. Vetėm nėpėrmjet tyre mund tė pėrballohen konfliktet, ndryshe ato janė shkatėrruese. Nuk ka dyshim qė tradhtitė janė njė realitet i vėshtirė pėr t‘u gėlltitur. Ato provokojnė plagė tė rėnda shpirtėrore. Fatkeqėsisht nuk ka rregulla qė vlejnė pėr tė gjithė. Ka raste qė tradhtia tejkalohet falė sinqeritetit, ka raste kur pikėrisht ky i fundit shkatėrron gjithēka.

I takon vetė “tradhtarit” tė vendosė nėse pėr jetėn e tij tė pėrbashkėt ėshtė mė e mirė heshtja apo e vėrteta. Kjo situatė, qė tenton nė mėnyrė progresive tė dobėsojė raportin, mund tė favorizojė tradhtinė. Njė prej tė dyve mund tė marrė arratinė nga gjendja statike, duke kėrkuar stimuj dhe “jetė” nė njė dashuri tjetėr qė ėshtė nė gjendje t’i japė emocione tashmė tė harruara nė lidhjen me partnerin e tij; kėrkohet tjetėrkund ajo qė mungon; bashkėpunimi, intimiteti, konfirmimi i tė qenit ende joshės, mbėshtetja afektive.

Ka raste qė edhe kur monotonia e shkakton kėtė tendencė tradhtie. Edhe kur kjo tradhti konsumohet, lidhja aktuale, edhe pse me problemet qė pėrshkuam mė lart, nuk vihet nė diskutim. Shpesh nuk ekziston as forca, as dėshira pėr divorc. Dihet pesha e madhe psikologjike dhe problematika e dhimbshme qė shkakton ky veprim nė jetėn e njė njeriu. Pra ai qė tradhton, pėr arsyet qė thamė mė lart, zgjedh tė jetojė nė njė kompromis mes dėshirės pėr t’i ikur mėrzisė sė rutinės dhe nevojės qė ende ka pėr dashurinė e bashkėshortit apo bashkėshortes.

Pas tradhtisė, sinqeritet

Varet nga “rregullat e ēiftit”, tė vendosura nė mėnyrė tė pavetėdijshme ose jo, varet edhe nga fakti se si ka ndodhur tradhtia. Siē ėshtė thėnė gjithmonė, ka tradhti qė bėhen kundėr tjetrit pa tjetrin dhe pėr tjetrin. Tradhtia kundėr tjetrit mund tė ndodhė nė mėnyrė tė pacipė me miqtė e ēiftit, pikėrisht pėr t’u zbuluar mė vonė. Ėshtė veprimi mė i keq qė mund tė bėhet, i shtyrė nga hakmarrja, jo nga dashuria.

Ndonjėherė janė histori qė mbeten tė fshehura, sepse tradhtari e jeton “brenda” hakmarrjen qė e qetėson inatin e tij apo e saj. Pastaj ekzistojnė tradhtitė pėr tjetrin. Nuk ėshtė e rrallė nė fakt qė disa ēifte “autorizojnė” njėri-tjetrin pėr lirinė seksuale kur janė jashtė territorit seksual. Kjo tradhti ekstraterritoriale (jashtė territorit) nuk duhet tė zbulohet para bashkėshortit (qė ndoshta e pėrfytyron) por para sė gjithash nuk duhet tė pėrhapet nė ambientin e punės e mes miqsh, pėrndryshe partneri i tradhtuar do tė jetė i detyruar tė reagojė, tė shfaqė xhelozinė siē i kėrkon imazhi i tij publik.


Burrat s’duhet t’i tregojnė tradhtitė

Le tė ndalemi te dilema: ta thuash apo mos ta thuash kur tradhton? Nė kėtė pikė kėshillohet qė kur ėshtė mundėsia tė heshtin. Njė prift, Don Zilli, duke iu pėrgjigjur disa letrave nė njė revistė, pėrkrah idenė se burrat nuk rrėfehen, prandaj nuk duhet kurrė t'i tregojnė tradhtitė. Jo pėr arsye morale por sepse burrat e lidhin virilitetin shoqėror me atė seksual.

Gratė sot shprehin anėn e tyre femėrore gjithmonė e mė pak nėpėrmjet mekanizmave biologjikisht "tradicionalė" si menstruacionet, apo shtatzėnia duke e bazuar mbivlerėsimin e tyre nė atė qė bėjnė me sukseset profesionale apo sentimentale. Ndėrsa gratė, pra, po "shkėputen" lehtėsisht nga biologjia, burrat, pėrkundrazi, po mbeten akoma aty. Ata e lidhin virilitetin e tyre shoqėror me virilitetin seksual. Duke parė qė burrat janė kaq tė lidhur me trupin e tyre ėshtė fatale kur ata futen mė shumė nė krizė pėr shkak tė njė tradhtie.

Zėnkat dhe konfliktet nė ēift

Pothuajse nė ēdo marrėdhėnie, qoftė martesė, bashkėjetesė apo lidhje nė ēift, ka konflikte, zėnka tė ēastit apo edhe grindje e debate ku partnerėt fillojnė tė njohin anėt e tjera tė personit qė kanė pėrballė. Dhe secili ka mėnyrat e veta tė reagimit ndaj kėtyre situatave. Ka prej tyre qė do tė shmangeshin menjėherė, por ka dhe shumė njerėz qė do tė mundoheshin ta mbanin njė lidhej edhe nė ato raste ku ajo ėshtė e destinuar tė pėrfundojė.

Nėse lidhja e juaj ėshtė nė krizė, kurse dėshironi qė atė ta ruani, atėherė tentoni qė t’i dėgjoni disa kėshilla tė psikologut, para se tė vendosni qė tė ndaheni pėrfundimisht. Nėse nervozoheni dilni nė ajėr tė pastėr, sepse ėshtė e pamundur tė zhvillohet dialog normal nėse jeni tė revoltuar. Ka raste kur dikush ndjehet i rrezikuar tė pėrgjigjet me sulm dhe nė kėto raste mė sė miri ėshtė qė tė mendohet nė stilin se “jam i revoltuar, por mė mirė tė bisedojmė rreth problemit.

Xhelozia dhe tradhtia nė martesė

Pėr xhelozinė thuhet se ėshtė efekt pėrcjellės nė martesė. E ashtuquajtura xhelozi minimale duhet patjetėr tė ekzistojė. Vetė tradhtia nuk do tė thotė automatikisht edhe pėrfundim tė lidhjes. Sipas disa hulumtimeve tė bėra nė Amerikė mė se 60 % e femrave i tradhtojnė burrat, kurse 40 % tė meshkujve i tradhtojnė gratė. Shikuar nė tėrėsi edhe nė rastin e tradhtive lidhja mund tė mbijetojė.

Nėse edhe mė tej, ekziston harmonia nė njė sistem martesor, ai do tė vazhdoj sė ekzistuari. Mashtrimi paraqet njė formė tė gjetjes sė kėnaqėsisė tė disa nevojave tė caktuara, qė partnerėt zakonisht i fshehin prej njėri tjetrit. Nėse dėshirohet dhe ekziston vullneti, lidhja mund tė shpėtohet, qė do tė ishte njė fitore nėse ekzistojnė fėmijė, por njėherėsh martesa nuk do tė thotė edhe lidhje pėr tėrė jetėn, dhe nė rastet kur gjithēka duket se ėshtė e rrėnuar, mė sė miri ėshtė qė secili tė shkojė nė rrugė tė vet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.ambra.forumattivo.com
Sennia
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 6
Join date : 02/05/2010

MesazhTitulli: Re: Zhgėnjimi shkak pėr mungesėn e besnikėrisė   Sun May 02, 2010 4:15 pm

Sipas meje, zhgenjimi eshte dicka e natyrshme. Na ndodh shpesh te zhgenjehemi nga jeta, kur zhgenjehmi nga vetja jone, eshte mese normale ta shohim zhginjimin nga te tjere si pjese te nje procesi te naturshem.
Keshtu ndodh ne martese, e cila per nje seri faktoresh, pasi jane shume ata qe krijohen sjellim me pas mungese te sinqeritetit, ndoshta merzitje, faktore nga me te ndryshem te cilat i detyrojne njerezit te hedhin hapa te papranuesheme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Zhgėnjimi shkak pėr mungesėn e besnikėrisė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Xhesika Vula:Pranimi i Rezolutės 1244 pėr shkak tė kėmbėnguljes sė Serbisė, devalvon pavarėsinė e Kosovės, tė shpallur mė 17 shkurt 2008
» Alma Lama: Pėr shkak tė diskriminimit gjinorė, kuota gjinore e nevojshme edhe nė Qeveri
» Gashi: Protestuesit nuk dolėn pėr shkak tė milionerėve Haradinaj e Limaj
» Dashnim Hebibi:Diellza Shatri: «Jam pjesė e PDC-sė pėr shkak tė ideve dhe vlerave qytetėruese universale»
» Hajdin Morina: Ngadhėnjimi i artit mbi format e ndėshkimit dhe tė dhunės shtetėrore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Tema shoqėrore-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com