LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumiPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Mozaik mbi risi dhe kuriozitete

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve: 294
Join date: 30/08/2008
Age: 36
Location: Athine.

MesazhTitulli: Mozaik mbi risi dhe kuriozitete   Mon Jul 27, 2009 6:59 am

Mozaik mbi risi dhe kuriozitete

2013, internetin do ta pėrdorin 2.2 miliardė persona nė botė. Numri i shfrytėzuesve tė internetit nė botė deri nė vitin 2013 do tė arrijė deri nė nivelin prej 2.2 miliardė persona. Lajmi bėhet i ditur nga Instituti pėr hulumtim “Forester”, me seli nė Paris, i cili ka ndėrmarrė njė studim mbi nivelin e pėrhapjes sė pėrdorimit tė internetit nga popullata ndėrkombėtare. Studimi bėn me dije se nga numri i pėrgjithshėm i shfrytėzuesve, 43 pėr qind e tyre do tė jenė nga Azia, ndėrsa 17 pėr qind prej tyre do jenė nga Kina. Sipas tė dhėnave, numri i shfrytėzuesve tė internetit nė vitin 2008 ka qenė njė miliard e gjysmė njerėz. “Edhe pėrkundėr krizės botėrore ekonomike, pėr ēdo vit rritet numri i shfrytėzuesve nė Internet”, deklaroi analisti Daniel Vigder, i cili parashikoi rritje prej 45 pėr qind tė shfrytėzuesve prej vitit 2008 deri nė vitin 2013. Ekspertėt presin qė tė ndryshojė radhitja gjeografike e shfrytėzuesve edhe atė nė Azi tė ketė rritje prej 38 nė 43 pėr qind, nė Amerikėn e Veriut rėnie prej 17 nė 14 pėr qind, nė Evropė rėnie prej 26 nė 22 pėr qind, pėrderisa pėrqindja e shfrytėzuesve nė Amerikėn e Jugut dhe rajonet tjera pritet tė mbetet i njėjtė. Ndėrkaq, njė studim i fundit ka bėrė me dijeni se edhe pėrdorimi i internetit nė vetvete ka problematikat e tij. Kėshtu, mėsohet se 2 ndėr 3 pėrdorues tė internetit, futen nė tė vetėm pėr Messenger apo Facebook.
Menaxheri shkarkohet nga puna se e ka gruan pornostar. Scott Janke, njė drejtues i administratės sė Fort Myers, nė Florida, nuk e ka tradhtuar gruan. As nuk ka pasur marrėdhėnie me ndonjė prej bashkėpunėtoreve tė tij. Jo, thjesht ėshtė martuar. Vetėm se ka zgjedhur njė bashkėshorte me njė punė shumė tė veēantė. E prandaj ėshtė shkarkuar. Janke, menaxher i komunės sė Fort Myers, qytezė e vogėl me 6500 banorė nė SHBA, ėshtė martuar vjet me gruan e jetės sė tij. Megjithatė, detyra e tij si funksionar ėshtė hedhur menjėherė nė erė. Shkaku ėshtė fakti qė e shoqja, e cila quhet Anabela Mota, ka njė punė si pornostar. E pasi ky lajm ka mbėrritur nė veshėt e kryebashkiakut dhe tė pėrbėrėsve tė kėshillit komunal, Jankes iu desh tė linte punėn. Ka pasur njė mbledhjeje urgjente, nė tė cilėn ėshtė marrė nė shqyrtim vetėm ēėshtja e Janke dhe ndėrprerja e marrėdhėnies sė punės me tė. “Fundja, ai nuk ka bėrė asgjė ilegale, ka shtuar kryebashkiaku, por, pėrderisa kemi projekte tė rėndėsishėm nė kantier, s’mund tė lejojmė qė asgjė tė na shkojė keq”. Janke mund tė ngushėllohet vetėm me faktin se paga e tij do tė jetė e garantuar edhe pėr 6 muajt e ardhshėm. Gjithsesi, ai ka nisur biseda me avokatė, pėr tė vlerėsuar mundėsinė nėse ia vlen tė ngrihet padi. Njė gjė, megjithatė, ėshtė e sigurt: asgjė nuk e ndaj nga Anabela Mota, e njohur nė arenėn e filmave pėr tė rritur, si «Jazella Moore». “S’kemi arsye pėr t’u turpėruar. Tani dėshirojmė vetėm tė qėndrojmė nė paqe me tre fėmijėt tanė”, ka deklaruar ēifti.
Rrezatimi i diellit tė mbron nga sėmundjet patologjike. Rrezet e diellit reduktojnė riskun pėr sėmundjet e zemrės, por edhe kancerin, diabetin e shumė sėmundje tė tjera. Sipas njė studimi tė shkencėtarėve amerikanė, njerėzit qė kanė mungesė tė vitaminės D, e njohur ndryshe si vitamina diellore, janė dy herė mė shumė tė rrezikuar tė vuajnė nga ataku kardiak. Kėto rezultate janė arritur duke testuar evidencat e trupave nė rritje. Rezultatet tregojnė se njė nivel i mjaftueshėm i vitaminės, tė cilėn ēdo njeri mund ta pėrftojė brenda 20 minutave nė diell, ėshtė vendimtar pėr mbarėvajtjen e shėndetit. Rekomandimet aktuale mbi vitaminėn janė bazuar nė parandalimin e kėtyre ērregullimeve, duke pėrdorur njė sasi relativisht tė vogėl ushqimesh, ose duke pirė njė herė nė ditė njė vitaminė dhe ndoshta dy herė nė ditė pėr moshat e thyera. Vitamina prodhohet prej prekursorėve natyralė tė trupit, si pasojė e ekspozimit tė lėkurės nė rrezet diellore ultraviolet B. Plazhistėt kaukazianė mund tė marrin 20,000 IUs nė 20 minuta nė diellin e pasdites. Ndėrsa, njė ekspozim mė i gjatė nė diell dėmton lėkurėn. Njerėzit me lėkurė tė errėt kanė nevojė pėr 3/5 e kohės sė ekspozimit nė diell, pėr tė pėrftuar sasinė e nevojshme tė vitaminės. Rrezet e diellit interferojnė, duke shfaqur dritėn ultraviolet.
Plakja e popullatės, Shangai urdhėron bėrjen mbi 2 fėmijė. Qyteti me numrin mė tė madh tė banorėve nė Kinė, Shangai, u ka bėrė thirrje ēifteve qė tė lindin mė shumė se dy fėmijė, pėr shkak tė plakjes sė shpejtė tė popullatės. Ėshtė kjo hera e parė qė zyrtarėt kinezė inkurajojnė familje mė tė mėdha qė nga politika “njė fėmijė pėr familje”, e njoftuar nė vitin 1979. Kryetari i Komisionit tė qytetit pėr planifikim familjar, thotė se ēiftet qė vijnė nga familjet me njė fėmije tani ju bėhet thirrje qė tė kenė dy fėmijė. Komisioni Kombėtar pėr Planifikimin, thotė se mė shumė se treēereku i grave nė Kinė duan dy apo mė shumė fėmijė. Zyrtarėt pėr planifikimin familjar dhe vullnetarė do tė vizitojnė shtėpitė nė mbarė Shangain pėr tė kujtuar banorėt se, nėse i plotėsojnė kriteret, mund tė kenė njė fėmijė tė dytė. Pushteti lokal thotė se do tė japė kėshillim lidhur me potencialin financiar dhe ndikimin emocional tė tė paturit dy fėmijė. Politika e Kinės pėr njė fėmijė ėshtė mė pak rigoroze sesa sugjerohet. Nė qytete ėshtė e lejuar qė tė kesh dy fėmijė, nėse asnjė nga prindėrit nuk ka vėlla apo motėr. Nė fshat mund tė kesh dy fėmijė, nėse fėmija i parė ėshtė vajzė. Shangai ishte njė prej qyteteve tė para kineze, ku njerėzit filluan tė pasurohen, kur Kina nisi programin e reformave ekonomike. Si rezultat, jetėgjatėsia atje u rrit mė me shpejtėsi se nė zona tė tjera tė vendit. Supozohet se deri nė vitin 2020, njė e treta e Shangait do tė jetė e moshės mbi gjashtėdhjetėvjeēar.
Zbulimi, njerėzit njihen vetėm sa i sheh nė sy. Pėr tė njohur dike, mjafton ta shohėsh atė nga sytė. Kėrkuesit e Universitetit tė Barcelonės kane zbuluar se vetėm me anė tė syve mund tė marrim informacionet e duhura. Studimi i publikuar nė revistėn “Computational Biology”, tregon se menjėherė pas syve, shikimi ynė pėrqendrohet te forma e gojės dhe mė pas te hunda. “E dinim se nė trurin tonė ka hapėsira tė vogla vizive pėr tė njohur dike dhe pėr tė marrė prej pamjes sė tyre informacionet e duhura”, thotė Mathias Keil, pjesėmarrės nė studim. Mjafton pak pėr tė parė njė imazh, dhe sytė janė gjėja e parė qė shohim te personi tjetėr.
Truri artificial, do arrijė brenda 10 vitesh. Nė konferencėn TED 2009, e cila zhvillohet nė Oksford tė Anglisė, dhe nė tė cilėn diskutohet pėr hulumtimet biomedicinale, drejtori i projektit Blue Brain, Henry Markram, ka pohuar se truri shtesė (‘artificial’) ėshtė i realizueshėm, dhe ka shtuar madje se ai do tė mund ta pėrfundojė atė deri nė vitin 2020. Markram nuk flet pėrmendėsh, pasi ai qė mė herėt ka arritur tė bėjė disa elemente biologjike tė trurit, edhe pse shumė mė tė thjeshta. Zhvillimi i trurit tė njeriut do tė ishte i njė rėndėsie tė veēantė pėr sėmundjet mentale dhe sėmundjet e trurit nė pėrgjithėsi. Sipas vlerėsimeve tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, rreth dy miliardė njerėz nė botė vuajnė nga njė sėmundje e trurit.
Angli, vdes veterani i fundit i Luftės sė Parė Botėrore. Veterani i fundit, qė kishte luftuar nė Luftėn e Parė Botėrore, britaniku Harry Patch, vdiq dje, nė moshėn 111-vjeēare, njoftoi azili ku jetonte. Patch ka luftuar nė betejėn e njohur tė Passchendaeles (Belgjikė) mė 1917, nė tė cilėn humbėn jetėn mė shumė se 70000 britanikė. I thirrur nė moshėn 18-vjeēare, ai u pėrfshi nė divizionin e 7-tė tė kėmbėsorisė sė lehtė tė Dukės sė Kornuellit. Ai Harry Patch ėshtė konsideruar si veterani i fundit qė ka luftuar nė Luftėn e Parė Botėrore. Gjatė luftės nė Passchendaele, Harry Patch kishte shėrbyer si mitraljer. Pas luftės, ai punoi si hidraulik, derisa doli nė pension mė 1961.

Astronomi amator zbulon kometėn qė godet Jupiterin.
Njė astronom amator australian, nga njė fshat nė veri tė Kanberas, bėri dy ditė mė parė njė zbulim tė rrallė qė befasoi shkencėtarėt e NASA. Programuesi 44-vjeēar i programeve kompjuterike, Anthony Wesley, arriti tė fotografonte me teleskopin e tij 37 centimetra, qė e ka montuar nė kopshtin e shtėpisė sė tij, imazhe nė zonėn e impaktit tė njė komete apo asteroidi me madhėsinė e Tokės, qė u pėrplas me Jupiterin. “U desh kohė qė tė kuptoja se njė njollė e zezė qė shfaqej pėrtej reve tė Jupiterit nė tė vėrtetė ishte vendi i njė pėrplasjeje… i pari qė shihet nga astronomėt qė prej kohės kur kometa Shoemaker-Levy 9 u pėrplas 15 vjet mė parė me Jupiterin nga 16-22 korrik tė vitit 1994″, shkruan Wesley.
Mbetet nė dollap, i mbaron Oksigjeni, e shpėton policia. Policėt gjermanė ėshtė dashur ta shpėtojnė njė 20-vjeēar tė dehur, i cili pėr t’u argėtuar e kishte mbyllur veten nė njė dollap valixhesh nė njė stacion treni, mirėpo mė pastaj kishte filluar tė ngulfatej nga mungesa e oksigjenit. Pasi kishte kaluar natėn duke pirė me miqtė e tij, 20-vjeēari e kishte konsideruar si njė ide zbavitėse qė tė mbyllej nė dollapin e valixheve, ka njoftuar policia e qytetit Ludwigshafen. Mirėpo, qeshja ishte zhdukur kur atij kishte filluar t’i mungonte oksigjeni, ndėrsa shokėt e tij nuk kishin mundur ta hapnin dollapin. Kėshtu, ėshtė dashur tė ndėrhynte policia pėr ta hapur derėn dhe pėr ta shpėtuar 20-vjeēarin nga vdekja.

Mare nga gazeta Libertas.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 

Mozaik mbi risi dhe kuriozitete

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Trevat Shqiptare - Nje Mozaik Gjeografik

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Argetim dhe zbavitje :: Gjeagjeza dhe kuriozitete-
Free forum | © phpBB | free forum support | Report an abuse | Create a blog