LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gripi i derrave, konfirmohet rasti i pare ne shqiperi.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Gripi i derrave, konfirmohet rasti i pare ne shqiperi.   Wed Jul 22, 2009 8:41 am

Gripi i derrave, konfirmohet rasti i pare


E Marte, 21 Korrik 2009

Shenohet rasti i pare i prekjes nga virusi vdekjeprures H1N1 ne Shqiperi. Lajmin e konfirmoi zyrtarisht Ministria e Shendetesise dhe Instituti i Shendetit Publik. Alban Ylli, drejtor i ketij instituti, tha mbremjen e djeshme per "Koha Jone", se mberriten analizat nga Rumania dhe Britania e Madhe per nje student 20 vjecar nga qyteti i Gjirokastres. I riu, ishte i dyshuar para nje jave, kur iu nenshtrua vizites mjekesore ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne Tirane.

Mesohet se djali gjirokastrit i cili studionte ne Universitetin e Tiranes dhe jeton ne kryeqytet, kishte shfaqur me 14 korrik, simptoma te gripit. Fillimisht nga vizita e kryer, u dyshuar per virusin gripal A. Megjithate, per shkak te specifikave te konstatuara, u vendos qe te beheshin analiza ne Bukuresht te Rumanise dhe me tej ne Londer. Pergjigja ka ardhur pikerisht mbremjen e djeshme nga Londra dhe iu komunikua Ministrise se Shendetesise, duke e informuar se djali nga Gjirokastra eshte prekur nga virusi i rrezikshem i gripit te derrave, H1N1.

Silva Bino, specialiste e ISHP, duke folur mbreme me "Koha Jone", evidentoi faktin se 20-vjecari me origjine nga Gjirokastra dhe banues ne Tirane, gjendet jashte rrezikut per jeten. "I riu u shtrua ne Spitalin Infektiv te Tiranes ku u supozua se ai kishte virusin A dhe per kete qellim iu nenshtrua kurimit. Pasi qendroi pak dite, ai doli nga spitali pasi gjendja e tij shendetesore ishte optimale. Sakaq ne kryem analizat edhe per te, mes rasteve qe derguam ne Rumani dhe Angli dhe mbremjen e se Henes erdhi pergjigjja qe nxjerr se i riu ishte i prekur me virusin AH1N1, ose sic quhet ndryshe, gripi i derrave". Bino theksoi per "KJ" se i riu nuk eshte bartes virusi: "Nga momenti qe kane kaluar 72 ore, i prekuri nga virusi i gripit te derrit nuk e ka me fuqine per te bartur tek persona te tjere e po ashtu ka kaluar edhe rrezikun per jeten e tij", sqaroi Bino. Ajo tha se djali i prekur gjendet ne banesen e tij, duke refuzuar te lokalizoje vendndodhjen, por pohoi edhe se ai leviz here pas here ne Greqi per arsye personale.

Nderkohe, paraditen e djeshme, ministrja e Shendetesise Anila Godo, deklaroi se te pakten 80 raste te dyshuara kishin shkuar per analize por "deri tani nuk kemi pasur asnje te diagnostikuar". Por Godo theksoi se "gripi i derrave ose ka mberritur ose pritet te vije". Sakaq, ne nje interviste per BBC, te cilen e lexoni me poshte, Godo ka folur edhe per masat qe pritet te merren per perballimin e situates se mundshme.





"Gripi erdhi ne Shqiperi"

Si po e ndjekin autoritetet e Ministrise se Shendetesise, gjendjen e gripit ne Shqiperi?

Kete muaj situata behet pak me shume shqetesuese, per faktin qe ka marre permasat e nje pandemie, por qe ne muajin maj, ne morem masat tona dhe krijuam komisionin e eksperteve prane Ministrise se Shendetesise, se bashku me nje grup operativ ne mbeshtetje te ketij komisioni, u krijua gjithashtu Komiteti Nderministror i organizuar nga kryeministri dhe ky komision ekspertesh, ne nje bashkepunim te ngushte pothuajse te perditshem me ekspertet rajonal te OBSH-se ne Tirane, filloi te vleresoje nje strategji qe tashme ishte gati.

Konkretisht, cfare masash jane marre?

Konkretisht do te thoja qe jane disa masa fikse dhe pervec kesaj, ne mblidhemi vazhdimisht per te rivleresuar gjendjen dhe ne baze te informacionit qe na vjen nga OBSH-ja, per situaten nderkombetare per te rivleresuar gjendjen ne vend dhe per te ripershtatur strategjine tone. Sidoqofte ne kete cast Instituti i Shendetit Publik ka pergatitur udherrefyesit e shkruar, te cilet jane shperndare ne te gjitha rajonet dhe Drejtorite e Shendetit Publik rajonal. Gjithashtu drejtuesit rajonale te shendetesise, jane thirrur neper seminare nepermjet te cilave keta duhet te dine se si duhet te trajtojne nje rast te dyshuar dhe si duhet te sillen tashme, me nje rast te konfirmuar. Ne kemi pergatitur fleta te shkruara, te cilat jane shperndare ne te gjitha pikat kufitare ne menyre qe cdo person i vendit apo i huaj, qe arrin ne pikat kufitare te deklaroje prane strukturave tona, inspektorateve tona sanitare, te cilet tashme gjenden te organizuar ne cdo pike kufitare. Ky person duhet te deklaroje nese eshte i semure ose jo, ka temperature, apo eshte i shendoshe por pa dashur, ka qene ne ambiente apo kontakt me persona te dyshuar.

Megjithate ne disa prej pikave kufitare te kalimit ne Shqiperi, vihet re se nuk ka masa serioze lidhur me mbrojtjen nga virusi, madje nuk shihen qe punonjesit e ketyre pikave te kene dhe mbrojtesen para fytyres?

Faktikisht ky nuk eshte me tani nje rekomandim i OBSH-se dhe per kete, doja te thoja qe strategjia jone disi mund te kete ndryshuar ne pershtatje dhe me rekomandimet e reja. Pra, duket sikur tashme perhapja e epidemise eshte e paevitueshme si ne vendet ku eshte i pranishem ky virus, ashtu dhe ne vendet qe ne dukje konsiderohen se akoma nuk kane raste te infektuara. Pra, vemendja eshte fokusuar me shume se si ne mund te zbusim me shume kete pandemi, sesa te jete prezent dhe ne Shqiperi dhe te jemi gati per t'i bere balle.

OBSH-ja ka kerkuar qe te merren masa, per te vaksinuar popullaten. Ne fakt ne cfare faze ne jemi?

Faktikisht ne tani nuk e kemi vaksinen, pritet te prodhohet vaksina qe do te jete ne treg ne fillim te shtatorit. Shpresojme! Ashtu si te gjithe vendet e tjera dhe ne, kemi tashme nje fond "planin e kontigjences", por ne mbledhjet e qeverise do te rishtrohet qe ky fond te vije duke u rritur, ne menyre qe dhe vaksinimi i popullates te vije duke u rritur. Une pata nje bisede me nendrejtoreshen rajonale per Evropen te OBSH-se dhe biseduam per faktin qe te themi sa duhet te jete sasia e vaksines, qe duhet te blejme ne menyre qe te kemi te drejte, te themi qe ne nje fare menyre jemi mire te mbuluar.

Sa vaksina do te blihen?

Kjo varion. Ka nje lloj thenie qe thote qe nese arrijme te vaksinojme nje te katerten e popullates, pra 25 per qind, i bie te jemi te mbuluar. Ka vende te tjera te cilat pretendojne nje mbulim 100 per qind, por tani ne pretendojme te jemi gati, kemi nje stok Tamiflu, kemi nje fond gati per blerjen e nje sasie vaksine, te cilen do ta rrisim ne varesi me ato te reja qe do te na sjelle situata epidemiologjike.

Nese flasim me shifra sa eshte ky fond?

Nuk ka rendesi se sa eshte fondi, sepse qeveria do te paguaje cdo lloj shume nga buxheti i saj, per te plotesuar kerkesen me vaksina.

Cilet do te vaksinohen te paret?

Duhet te vaksinohen patjeter grate shtatzena, te gjithe ata persona qe me pare kane paraqitur semundje kronike, sidomos te mushkerive, sepse keta jane me te prirur qe nje viroze te tille, ta kalojne shoqeruar me komplikacione. Pastaj ai kontingjent i popullates me moshen 15-45 vjec qe jane personat me aktive, me ne levizje, me te mundshem per te pasur kontakte me te shpeshta, do te jene femijet e shendoshe dhe me pas grupmoshat me te vjetra duke e ulur prioritetin me rritjen e moshes e duke menduar qe nje 70 vjecar ka kontakte me te uleta dhe mundesi infektimi me te pakta, se nje 30-vjecar qe eshte gjithe diten ne aktivitet.

Vaksinimi do te behet falas?

Vaksinimi patjeter do te jete falas per keto grupe qe i quajme grupet me vulnerabel, por une si ministre do te deshiroja dhe do te perpiqem qe sido qe te jete, vaksina te jete edhe ne treg te lire, njelloj si vaksinat e tjera sezonale te gripit. Mendoj qe nuk do te jete e kushtueshme, po aq sa jane dhe vaksinat e tjera rreth 10 euro. Pra shume qytetare kane plotesisht mundesi per ta blere.

Zonja ministre, mendoni se mund te zgjase epidemia?

Kjo eshte e veshtire te thuhet sepse kjo epidemi-pandemi tashme ka shkallezimin e saj, nje gje eshte e sigurt qe kjo pandemi pati nje shpejtesi te madhe te perhapjes, me shume se cdo grip tjeter, te cilit i eshte dashur te pakten 6 muaj te kaloje ne fazen e pandemise. Sesa do te zgjase kjo pandemi, kjo eshte e veshtire te thuhet.

Nese flasim gjithmone me shifra, sa persona mund te preken nga ky grup ne Shqiperi?

Me e keqja qe thuhet nga OBSH-ja, eshte qe 1 nder 5-6 persona mund te preket, pra duket nje shifer e madhe, por e mira eshte qe nje pjese e madhe e personave qe do te preken, ndoshta do ta kalojne gripin edhe pa e kuptuar.

Ne disa media eshte hedhur hija e dyshimit se tashme rasti i pare ne Shqiperi mund te jete shfaqur, por priten pergjigjet e analizave. Sa e vertete eshte nje gje e tille?

Personalisht si punonjese e vjeter ne mjekesi them qe ka shume mundesi qe gripi te jete edhe ne Shqiperi, duke qene se eshte edhe ne vendet fqinje, duke qene se eshte faza qe vijne shume emigrante, studente, duket si e cuditshme qe akoma ne Shqiperi mos te kemi konfirmimin e rastit te pare. Pra, une mendoj qe gripin ndoshta mund ta kemi edhe ne Shqiperi, mund te jene forma te lehta, por sido qe te jete deri tani para 4 ditesh ne kemi marre 70 mostra nga 70 persona te dyshuar dhe nuk ka rezultuar asnje pozitiv. Se fundmi jane edhe disa persona keto 2 dite, 8 persona te dyshuar dhe presim pergjigjen deri neser. Marre nga BBC

Mare nga Koha Jone.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Gripi i derrave, konfirmohet rasti i pare ne shqiperi.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gripi i derrave, Shqipėria merr masat e para antivirus
» Rihapet shkolla shqipe nė Stuttgart
» VDIQ NĖ LAS VEGAS POETI DHE DRAMATURGU I NJOHUR SHQIPTAR AVNI MULAJ
» Vera Koka:Eshte bukur kur puna e mesuesit ecen paralelisht me dy corsi; mesimdhenie dhe mesimnxenie...!
» Tė gjitha veprimet e kundėrligjshme tė Xhabir Zharkut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a free blog