LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Policia, "embargo" ujit qė vadit hashashin e Lazaratit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Policia, "embargo" ujit qė vadit hashashin e Lazaratit   Wed Jul 15, 2009 10:55 am




Policia, "embargo" ujit qė vadit hashashin e Lazaratit
Shtohen postblloqet, pengojnė hyrjen e autoboteve nė fshatPolicia
vė "embargo" pėr ujin e Lazaratit nė periudhėn e ujitjes sė hashashit.
Aksioni mė i fundit i policisė, pas dėshtimeve nė korrjen dhe
shkatėrrimin e parcelave tė hashashit nė fshatin Lazarat, lidhet me
bllokimin e ujit dhe plehut kimik qė dėrgohet nė kėtė fshat. Prej
ditėsh postblloqe tė shumta policore kanė nisur bllokimin e autoboteve,
qė kanė si destinacion Lazaratin, ndėrkohė qė nuk ėshtė lejuar as
dėrgimi i sasive tė plehut kimik nė kėtė zonė. Burime nga Policia e
Gjirokastrės pohojnė se operacioni ka kohė qė ka nisur, por kėto ditė,
kur temperaturat janė shumė tė larta, ka bėrė qė veprimet tė
intensifikohen mė shumė. Nė kėtė mėnyrė po tentohen qė tė dėmtohen sa
mė tepėr bimėt e kanabisit, tė cilat nė kėtė muaj ndodhen nė fazėn e
fundit tė rritjes dhe janė gati pėr t‘u korrur. Mėsohet se nė aksion
janė angazhuar forca tė shumta policore, tė cilėt patrullojnė me tri
turne rrugėn pėr nė Lazarat.

Prej shumė vitesh Lazarati ka mbetur njė nga vatrat mė "tė nxehta" pėr
sa i pėrket kultivimit tė bimės narkotike kanabis sativa, duke u
rezistuar operacioneve tė shumta policore. Nuk kanė qenė tė pakta
rastet kur policia jo vetėm ka dėshtuar nė kapjen e kultivuesve tė
lėndės narkotike, por janė ndaluar tė hyjnė brenda tij. Kur policia ka
mundur tė depėrtojė nė kėtė fshat, ka asgjėsuar vetėm disa dhjetėra
bimė hashashi, sasi kjo e papėrfillshme pėr fshatin qė e kultivon nė
masė. Thuajse ēdo tentativė policore pėr tė hyrė nė fshatin rebel ėshtė
pėrballur me kundėrshtimin e ashpėr tė banorėve, tė cilėt tė armatosur
kanė qėlluar mbi efektivėt e policisė, ndėrsa vitet e fundit janė
shėnuar edhe raste kur ėshtė sulmuar Komisariati dhe Drejtoria e
Policisė sė Qarkut Gjirokastėr nga banorėt e acaruar. Kjo ka bėrė qė
Policia e Gjirokastrės ta vendosė "me pikatore" ujin dhe plehun kimik,
dy elemente tė domosdoshme pėr rritjen dhe zhvillimin e bimėve tė
kanabisit, tė cilat nuk mund tė gjenden nė kėtė fshat. Fshati Lazarat
vuan nga mungesa e ujit dhe banorėt e tij janė tė detyruar qė ta marrin
atė me anė tė autoboteve, shpeshherė duke e blerė me ēmime tė kripura.
Duke e shfrytėzuar kėtė fakt, policia ka vendosur bllokimin nė hyrje tė
fshatit tė tė gjitha automjeteve qė dėrgojnė ujin atje. Hyrja e
fshatit, nė lagjen Kordhocė, ėshtė pika e fundit deri nė tė cilėn mund
tė shkojė policia, ndėrsa mė sipėr qarkullimi ėshtė i rrezikshėm pėr
efektivėt me uniformė. Burime policore pohojnė se pėrgjatė akseve
rrugore Gjirokastėr - Lazarat dhe Derviēan - Lazarat janė vendosur disa
postblloqe stacionarė, tė cilėt kontrollojnė automjetet qė
transportojnė ujė dhe ndalojnė cilindo qė tenton tė shkojė drejt
Lazaratit. Po kėshtu, patrulla tė lėvizshme policore kontrollojnė
pėrgjatė rrugės edhe transportimin e plehut kimik qė ka pėr destinacion
fshatin Lazarat. Policia pohon mė tej se ky aksion do tė vazhdojė edhe
nė javėt nė vazhdim deri nė muajin gusht, kur ėshtė faza e fundit e
kultivimit tė bimėve narkotike.

Mare nga gazeta Shqip.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Policia, "embargo" ujit qė vadit hashashin e Lazaratit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Dublinasit" Pjesa e I
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Shkelzen Gashi: Isa Mulaj: Biografia "e paautorizuar" e disidentit tė pamposhtur dhe tė "xekrravt"
» Qamil L. Zekolli:Me rastin e pėrkujtimit tė trembėdhjetėvjetorit tė rėnjes heroike tė Komandantit tė Brigadės 121-"Kumanova" tė UCK-sė, Ismet Jashari dhe 65 dhe Dėshmorėve tė kėsaj Brigade
» Lidhja e shkrimtarėve tė Kosovės (LSHK), nxori numrin 2 tė revstes "Metafora"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit tė ditės-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog