LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 “Beratinus”, fiton “Madonėn e Kristaltė”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: “Beratinus”, fiton “Madonėn e Kristaltė”   Sat Jul 11, 2009 4:19 pm

Beratinus”, fiton “Madonėn e Kristaltė”

Filmi dokumentar shqiptar nderohet mes 102 vendeve pjesėmarrėse


Filmi dokumentar “Beratinus”, me regjisor Ylli Pepon, konkurroi nė edicionin e pestė tė festivalit tė filmit kristian “Magnificat”, qė u zhvillua para disa ditėsh nė Bjellorusi.
Filmi, qė trajton historinė e Kodikut tė Beratit, i njohur pėr vlerat e tij tė mėdha kulturore, vlerėsohet me Ēmimin e Madh tė Jurisė. Nė kėtė edicion kishte konkurrentė nga 102 vende tė botės.
Festivali i filmit kristian “Magnificat” qė ėshtė i vetmi i kėtij lloji nė botė, zgjedh filma qė kanė nė qendėr tė tyre fenė dhe lidhjet e saj me kulturėn dhe historinė e kombeve.
Nėn gjykimin e njė jurie profesioniste, tė pėrbėrė nga akademikė, profesorė, historianė dhe kineastė tė njohur, u pėrzgjodhėn 15 vende pėr konkurrim final, ndėr tė cilėt kishte vende tė njohura pėr kinematografinė e tyre tė zhvilluar, si Italia, Gjermania, Kanadaja, Rusia, Australia, Spanja, Polonia, etj.
Midis 15 vendeve tė pėrzgjedhura ishte edhe Shqipėria, qė konkurroi me filmin dokumentar “Beratinus” me skenar tė prof. Shaban Sinanit dhe Tom Thercajt, me regjinė e Ylli Pepos dhe kamerėn e Anton Grishajt dhe Bujar Kores.
Ky film ėshtė njė prodhim i kompanisė filmike “Grishaj Film Produksion”, i mbėshtetur nga Qendra Kombėtare e Kinematografisė, Bashkia e Beratit dhe Drejtoria e Programeve Satelitore e RTSH.
“Beratinus” fitoi njė ndėr ēmimet kryesore tė festivalit, Ēmimin e Jurisė, me motivacionin “Pėr shprehje tė lartė tė gjuhės filmike nė popullarizimin e lidhjeve tė religjionit me kulturėn, gjatė historisė sė njė kombi”. Ai u shoqėrua me “Madonėn e Kristaltė”, njė vepėr e punuar me dorė, qė paraqet Marinė me Jezusin fėmijė. Nė kėtė edicion tė pestė, ēmimin e madh tė festivalit e fitoi filmi “Rezervati Rus” i regjisorit Valeri Timoshenko, nga Rusia, kurse ēmime tė veēanta morėn edhe filmat “Nė thellėsi tė errėsirės Aushvic” i gjermanit Cristof Wolf dhe “Udha e shpresės” i kanadezeve David Naglieri dhe Mark Bondinjon.
Filmi dokumentar ėshtė ndėrtuar me njė tis mistik, me muzikė kishtare nė sfond, pamje ikonash, qirinjsh, ambientesh tė errėta e rrugėsh me kalldrėm. Kodikėt e Beratit, ai i Purpurt dhe Anthimi, pėrveē se janė tė njė vlere tė padiskutueshme, kanė edhe njė histori interesante. Ėshtė pikėrisht kjo histori qė e mban nė kėmbė dokumentarin. Njė histori gjysmė mit dhe gjysmė e vėrtetė, qė e ka zanafillėn shumė shekuj mė parė, por qė bėhet mė intriguese nė shek. XIV nė kohėn e djegies sė Beratit nga Car Uroshi i Serbisė.
Thuhet se nė atė kohė, kodikėt u futėn nėpėr thasė e i fshehėn, qė tė mos grabiteshin. Nė gjendje “klandestine”, kodikėt, qė mendohen se datojnė nga shek. VI, kaluan shekull pas shekulli, deri nė Luftėn e Parė Botėrore, kur thuhet se u pėrdorėn tė gjitha mėnyrat pėr t’i gjetur. Por duket se ata libra tė shenjtė ishin tepėr tė shtrenjtė pėr t’u shitur. “Kodiku i Purpurt i Beratit” dhe “Kodiku i Artė i Anthimit” ishin dy prej veprave qė u futėn nė listat e objekteve tė shpallura “nė kėrkim” nė periudhėn e Luftės sė Dytė Botėrore. Kleri, kėshilli kishtar (sinodi), patriarkėt dhe populli besimtar i Beratit, tė cilėve iu kėrkua dorėzimi i menjėhershėm i dy kodikėve, nuk pranuan sėrish. Thuhet se i fshehėn nė grykėn e njė pusi, nė njė arkė metalike.
Nė vitet qė pasuan, “Beratinus-1” dhe “Beratinus-2” konsideroheshin tė zhdukur. U zbuluan pėrsėri nė kishėn e kalasė sė qytetit nė vitin 1968, nė njė gjendje tejet tė dėmtuar.
Pėrpos zėrit tė folėsit, kjo histori kėrkimesh e mbijetese tė kėtyre librave tė rrallė, erdhi edhe pėrmes tė dhėnave qė sollėn specialistė tė fushės, si Aleksandėr Meksi, Pėllumb Xhufi, Neritan Ceka, si dhe Shaban Sinani, qė ėshtė marrė pėr njė kohė tė gjatė me kėtė histori dhe ka botuar edhe njė libėr studimor tė titulluar “Beratinus”.

Kodiku i Purpurt i Beratit

“Kodiku i Purpurt i Beratit” renditet nė themelet e letėrsisė kishtare tė ritit lindor. U shkrua vetėm njė shekull e gjysmė pas "La Vulgata-s", pėrkthimi latin i Biblės sipas Shėn Jeronimit tė Eusebit, dhe ėshtė njė dorėshkrim me rėndėsi historike pėr fillimet e letėrsisė biblike. Ėshtė njė ndėr katėr kodikėt mė tė vjetėr nė gjithė botėn.
Ka 190 fletė dhe pėrmban dy ungjij: sipas Markut dhe sipas Matheut. Ėshtė shkruar me germa tė derdhura prej argjendi, "nė fletė tė ngjashme me letrėn e zakonshme, qė ka tė ngjarė tė jetė prodhuar nga ngjeshja e shumė elementeve petėzorė me natyrė bimore, siē janė fletėt e papirusit".
Kjo vepėr gjendej nė listat e objekteve tė shpallura "nė kėrkim" nė periudhėn e Luftės sė Dytė Botėrore. Kleri, kėshilli kishtar (sinodi), patriarkėt dhe populli besimtar i Beratit, tė cilėve iu kėrkua dorėzimi i kėtij kodiku dhe i "Beratinus-2", vendosėn tė mos e tregojnė vendndodhjen e tyre aq sa pėr njė kohė konsideroheshin tė zhdukur. U rizbuluan nė kishėn e kalasė sė Beratit nė vitin 1968, nė gjendje jo tė mirė.
Nė vitin 1971, nė bazė tė njė marrėveshjeje ndėrshtetėrore, "Codex Purpureus Beratinus" u dėrgua pėr restaurim pranė Institutit Arkeologjik tė Kinės. Mė pas u nda nė nėntė vėllime tė cilat ruhen pranė Arkivit Qendror tė Shtetit nė Tiranė.
Vetėm 4 vjet mė parė "Kodiku i Purpurt i Beratit" u bė pjesė e Kujtesės sė Botės e njohur nga Unesco.


Vonesa nė pėrgatitjet e Festivalit Folklorik

Festivali Folklorik Kombėtar, ėshtė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme kulturore pėr Shqipėrinė. Kėtė vit, ai do tė zhvillohet nga datat 24 deri ne 29 shtator, nė Kalanė e Gjirokastrės. Qyteti i gurtė, do tė mirėpresė pas pesė vjetėsh, artistėt folkloristė nga 12 qarqet e vendit nė njė festival qė pėrcjell vlerat mė tė bukura tė trashėgimisė shpirtėrore, etnomuzikore, etnografike, e kostumeve tė zonave tė ndryshme si dhe riteve aq tė veēanta qė populli i ka krijuar e ruajtur ndėr shekuj.
Edhe pse na ndajnė vetėm dy muaj nga ky festival, janė vėnė re mjaft vonesa nė pėrgatitjet e qarqeve pjesėmarrėse. Ministria e Kulturės u kėrkoi krerėve tė 12 qarqeve qė pėrzgjedhja e artistėve tė pėrmbyllet nė fund tė korrikut, me qėllim qė ata tė mund tė japin shfaqje edhe pėr turistėt gjatė muajit gusht. Kėtė vit, janė marrė parasysh sugjerimet e organizatorėve pėr zgjerimin e numrit tė artistėve pjesėmarrės si dhe tė fondeve qė pėrfiton ēdo qark. Nė ditėt e shfaqjes sė ēdo grupi do tė organizohen edhe panaire tė artizanatit e kulinarisė karakteristike, si pjesė e rėndėsishme e trashėgimisė sė ardhur nga ēdo qytet i Shqipėrisė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
“Beratinus”, fiton “Madonėn e Kristaltė”
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PD: Lulzim Basha fiton Tiranėn, tė dhėnat tona janė tė sakta

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Kinematografia-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog