LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 'The Economist': Koalicioni i Berishės, s'ėshtė i qėndrueshėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: 'The Economist': Koalicioni i Berishės, s'ėshtė i qėndrueshėm   Fri Jul 10, 2009 8:37 am



'The Economist': Koalicioni i Berishės, s'ėshtė i qėndrueshėm


Shekulli Online | 09/07/2009


Partia Demokratike e qendrės sė djathtė, e udhėhequr nga Sali Berisha, ka ndėrtuar njė koalicion qė e mban nė pushtet pas zgjedhjeve parlamentare. Megjithatė, Kodi i ri, sipas tė cilit u zhvilluan zgjedhjet, rezultoi me njė pėrfundim thuajse tė barabartė mes PD dhe rivales sė saj, Partisė Socialiste, pėr herė tė parė pas rėnies sė komunizmit. Me njė shumicė shumė tė ngushtė, PD ėshtė vetėm njė krizė larg humbjes sė pushtetit. Kėshtu qė pėr herė tė parė qė pas trazirave tė vitit 1997, qeveria e re mund tė mos mbyllė njė mandat tė plotė.
Tani Shqipėria gjendet me njė qeveri tė re nė horizont, njė javė pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme. Numėrimi i pjesshėm i dha PD njė kryesim tė lehtė ndaj PS, rreth 46 me 45 pėr qind, ēka i nxiti zyrtarėt demokratė qė mė njė korrik tė pretendonin se partia e tyre do tė kishte 71 mandate - njė shumicė shumė e ngushtė - nė parlamentin prej 140 vendesh. Fillimisht kėto pretendime u kundėrshtuan nga PS. Mė 3 korrik, autoritetet zgjedhore konfirmuan rezultatin: PD 46.7 pėr qind, 71 mandate, PS 45 pėr qind, 65 mandate. Pas kėsaj u lajmėrua se LSI, e cila mori rreth 5.6 pėr qind dhe ka 4 mandate, do t'i bashkohej PD nė koalicionin qeverisės. Me 75 mandate, zoti Berisha do tė ketė njė shumicė funksionale.


Jo sipas planifikimit

Megjithėse PD dhe PS kanė dominuar gjatė politikėn shqiptare, qeveritė kanė patur prirjen tė jenė koalicione, duke patur parasysh qė partitė e vogla kanė arritur tė pėrfaqėsohen nė parlament. Nė njė pėrpjekje pėr tė eliminuar peshqit e vegjėl, partitė e mėdha bashkėpunuan pėr tė krijuar njė Kod tė ri Elektoral.
Nisma thuajse doli me sukses. Megjithatė, deri tani ka patur dy pasoja, qė PD dhe PS nuk i kishin llogaritur, kur bashkėpunuan pėr Kodin Elektoral.
Sė pari, Kodi rezultoi nė njė rezultat shumė tė ngushtė nė parlament. Tė gjitha zgjedhjet e mėparshme nė Shqipėri kanė dhėnė fitore tė qartė pėr njėrėn palė, tė majtėn ose tė djathtėn. Nė 1997 PS dhe aleatėt morėn dy tė tretat e mandatave; nė 2001 PS dhe aleatėt mori 60 pėr qind tė mandateve; nė 2005 PD udhėhoqi njė aleancė qė fitoi 73 vende nė parlament. Nė parlamentin e ri, PD dhe aleatėt e saj kanė 71 vende, ndėrsa e majta 69.
Sė dyti, njė parti e vogėl ka mbijetuar - dhe ėshtė kthyer nė lojtar kyē. LSI, e cila u themelua dhe udhėhiqet nga ish-kryeministri socialist, Ilir Meta, i dha Berishės njė shumicė funksionale nė parlament. Reagimi i PS ndaj kėtyre ngjarjeve ka qenė i parashikueshėm: kreu i partisė, Edi Rama, e cilėsoi zotin Meta si "patericė tė Berishės" dhe marrėveshjen si mė tė turpshmen nė 18 vitet e fundit.


Rama nuk ėshtė Obama

Pakėnaqėsia e PS ndaj Ilir Metės, qė mendohet si kryeministri mė i suksesshėm i partisė sė tyre, shtohet me sa duket nga perceptimi se zgjedhjet u rrėshqitėn nga duart pėr shumė pak gjė. Nė fillim tė vitit, sondazhet treguan 39 pėr qind pėrkrahje pėr PS dhe 30 pėr PD. Deri nė mes tė majit renditja e PS zbrit nė 36, ndėrsa PD u ngjit nė 38 pėr qind, stimuluar mė shumė nga anėtarėsimi nė NATO nė prill. Sondazhi mė i vonshėm, nga agjencia amerikane Zogby International, tregoi se 42 pėr qind e votuesve nėn 35 pėrkrahnin PD, ndėrsa 34 pėr qind PS. Kjo ishte kundėr mendimit qė zoti Rama, i cili ėshtė 45 vjeē dhe afėrsisht 20 vjet mė i ri se zoti Berisha, ishte mė i pėlqyer nga tė rinjtė.
Fatos Nano, themeluesi i PS, vazhdon tė ketė njė hije tė gjatė mbi partinė. Ai dhe pėrkrahėsit e tij e dominuan partinė nga 1990 deri mė 2005, kur zoti Rama u bė kryetar i PS. Ai u pėrpoq ta largonte gardėn e vjetėr nga postet dominuese dhe tė kthente ish-figurat socialiste nė parti. Megjithatė, ai nuk ia arriti tė rikthente Metėn dhe duket se priste qė Kodi Elektoral ta zvogėlonte ose zhdukte fare LSI. Nė fakt, Kodi e vendosi Metėn nė njė rol kyē - dhe ai e ka kaluar pėrkrahjen pėr zotin Berisha.

Kurs i qartė

Nga pikėpamja e politikave, ka shumė pak pėr tė zgjedhur mes PD dhe PS. Tė dyja kanė njė platformė qė synon integrimin evropian. I vetmi ndryshim thelbėsor lidhet me Fondin Monetar Ndėrkombėtar, me PS qė ėshtė hapur nė mbėshtetje tė njė marrėveshjeje me Fondin pėr tė stabilizuar financat publike.
Zoti Berisha aplikoi pėr statusin e kandidatit pėr nė BE nė fund tė prillit. Nė atė kohė BE bėri tė ditur se kėrkesa do tė varej nga pėrfundimi i zgjedhjeve. Fakti qė OSBE ka vėnė re parregullsi nė zgjedhje, pavarėsisht progresit nė krahasim me vitin 2005, mund tė ndikojė te krerėt e qeverive tė BE qė tė presin akoma mė shumė, pėrpara se tė kėrkojnė nga Komisioni Evropian qė tė japė njė opinion nė lidhje me aftėsitė e Shqipėrisė.
Kjo mund tė ndodhė nė shtator ose ndoshta deri nė publikimin e raportit vjetor pėr progresin nė nėntor.
Megjithatė, Komisioni duket se do tė pyetet pėr opinionin ndoshta diku pas gjashtė ose shtatė muajsh, e mė pas Shqipėrisė do i jepet njė pyetėsor voluminoz qė mund tė kėrkojė 12 deri nė 18 muaj qė tė plotėsohet.
Pėr sa i pėrket financave publike, njė rishikim i buxhetit duket i paevitueshėm - sė bashku me tė gjithė fqinjėt e saj - Shqipėria e ka miratuar buxhetin e vitit 2009, pėrpara se ekonomitė e Evropės Lindore tė nisnin njė rėnie tė shpejtė.
Si rezultat, parashikimet pėr GDP janė shumė optimiste dhe projektimi i tė ardhurave ėshtė shumė i lartė. Ekziston njė mundėsi e madhe qė zoti Berisha do i qaset FMN pėr njė kredi pėrpara fundit tė kėtij viti pėr tė mbuluar rėnien tė ardhurave nė buxhet. Nė pėrgjigje tė kėsaj, Fondi do tė kėrkojė uljen e shpenzimeve.


Pozicioni i lėkundur i Berishės

Me njė mazhorancė funksionale, ka pak arsye pėr tė besuar se zoti Berisha nuk do i trajtojė si duhet kėto ēėshtje.
Tė dhėnat e qeverisjes sė tij janė tė mira: viti 2008 ishte viti i parė, kur Shqipėria nuk pėrjetoi ikje tė energjisė, rrjeti rrugor i vendit ėshtė pėrmirėsuar sė fundmi nė tė mirė tė qytetarėve dhe biznesit, anėtarėsimi nė NATO ėshtė arritur dhe rritja ekonomike ka qenė e shėndetshme nė nivelin e 6 pėr qind.
Megjithatė, akuzat pėr korrupsion kanė qenė njė burim i vazhdueshėm problemesh pėr PD. Njė skandal madhor nė parlamentin tjetėr mund tė ketė implikime serioze, zoti Meta mund tė tėrheqė mbėshtetjen e tij pėr PD dhe qeveria e zotit Berisha do ngelej e zbuluar.
Korrupsioni deri mė tani mund tė jetė potencialisht e vetmja arsye qė do sillte largimin e LSI; njė mosmarrėveshje pėr politika ose njė ndryshim kabineti mundet gjithashtu tė provojė njė largim,
PD kėrkoi pėrkrahjen e LSI, jo qė tė krijonte qeverinė, por tė zvogėlonte mundėsinė e marrjes peng nga ndonjė deputet i saj ose PS mund tė bėnte pėr vete ndonjė deputet tė PD dhe kėshtu ajo humbiste shumicėn. Nėse zoti Meta tėrhiqet nga qeveria, ky rrezik do tė dalė nė sipėrfaqe.
Njė tjetėr aspekt i ndryshimeve elektorale do tė punojė nė favor tė zotit Berisha: vetėm votat konstruktive tė mosbesimit lejohen nė parlamentin e ri, qė do tė thotė se parlamenti duhet tė ketė njė kryeministėr alternativ nė tė njėjtėn kohė, ndėrsa kėrkon heqjen e atij nė detyrė.
Padyshim kjo i jep zotit Berisha njėfarė sigurie. Prapėseprapė, duke parė balancėn nė parlament, ka njė mundėsi tė mirė qė qeveria e ardhshme demokrate tė mos e mbushė gjithė mandatin katėrvjeēar. Nuk ka qenė ky rezultati qė krerėt e partisė projektuan kur firmosėn njė radhė pikash "fituesi i merr tė gjitha" nė Kodin e ri Elektoral sė bashku me PS.

Mare nga gazeta Shekulli.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
'The Economist': Koalicioni i Berishės, s'ėshtė i qėndrueshėm
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si e njoha Nanon dhe Berishėn
» Qosja: Koalicioni PDK-LDK ėshtė i dėmshėm dhe Kosovės mund t'i sjellė befasi fyese dhe pėrulėse
» Shaip Beqiri:Brenga e maestro Berishės dhe madhėshtia e cfilitur
» Halit Bogaj: Vizita e Sali Berishės nė Kosovė
» Ish truproja e Sali Berishės: Berisha thoshte se Ibrahim Rugova ka qenė maniak i seksit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit tė ditės-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a free blog