LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vendet nė Tranzicion: Analiza e situatės nė Shqipėri nė 2008-ėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Vendet nė Tranzicion: Analiza e situatės nė Shqipėri nė 2008-ėn   Wed Jul 01, 2009 2:40 pm

Vendet nė Tranzicion: Analiza e situatės nė Shqipėri nė 2008-ėn

Zėri i Amerikės
01-07-2009



Organizata Freedom House thotė se mangėsitė nė ndarjen e pushteteve dhe identifikimi i shtetit me partinė nė pushtet janė pengesat kryesore pėr demokratizimin e Shqipėrisė dhe integrimin nė Bashkimin Evropian.

Megjithatė nė raportin e pėrvitshėm "Vende nė Tranzicion", qė merr nė shqyrtim zhvillimet e vitit 2008, Freedom House vė nė dukje se megjithė mosmarrėveshjet dhe konfliktet mes partive kryesore, elitat ishin nė gjendje tė arrinin njė konsensus pėr njė numėr tė mjaftueshėm ēėshtjesh pėr tė marrė ftesėn pėr nė NATO.

Po ashtu arritja e konsenusit pėr pėr sistemin e ri tė votimit, konsiderohet nė raport si njė arritje pėr t'u shėnuar dhe ka bėrė qė nė drejtim tė procesit elektoral, vlerėsimi i Shqipėrisė kėtė vit tė jetė mė i lartė sesa vitin e kaluar.

Organizata thotė se ndarja e pushteteve mes legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqėsorit ėshtė ende e brishtė dhe herė pas here e dėmtuar nga nismat politike. Politizimi nė sektorin publik vazhdoi tė ekzistonte dhe kufizon zhvillimin e njė shėrbimi civil, policie, gjyqėsori, administrate zgjedhore dhe media profesionale dhe jo partiake. Po ashtu edhe trazirat sociale dhe politike janė zhvilluar nė njė mėnyrė tė paqartė dhe herė pas here kontradiktore.

Nė raport thuhet se shoqėria civile e ka ende tė vėshtirė tė shėrbejė si njė zė i rėndėsishėm nė jetėn publike dhe se roli i medias pėr tė promocuar punėn e tyre mbetet thelbėsor.

Pėrsa i takon medias sė pavarur, raporti thotė se shqiptarėt gėzojnė njė larmi burimesh informacioni qė pėrfaqėsojnė njė rreze tė gjerė pikėpamjesh politike dhe sociale. Megjithatė vihet nė dukje se organet mė me ndikim janė tė pėrqendruar nė duart e njė numri tė vogėl pronarėsh.

Freedom House thotė se decentralizimi i pushtetit lokal mbetet njė nga sfidat kryesore, ashtu si edhe pėrmirėsimi i pavarėsisė, efektivitetit, perspektivės nė karrierė, pėrgjegjėsisė dhe transparencės sė drejtėsisė. Njė konsensus ndėrpartiak nė Parlament bėri tė mundur miratimin ligjin pėr pushtetin gjyqėsor, si edhe tė ligjit pėr Prokurorinė, por deri nė fund tė vitit tė kaluar, pak pėrparim kishte pasuar hyrjen e tyre nė fuqi.

"Pavarėsia e sistemit gjyqėsor u pėrball me kėrcėnime tė vazhdueshme nga pėrpjekjet e qeverisė pėr tė ushtruar presion dhe pėr tė kontrolluar gjykatėsit", thuhet nė raport. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė vlerėsimi pėr pavarėsinė e gjyqėsorit ishte mė i ulėt.

Nė lidhje me korrupsionin, Freedom House thotė se njė nga dėshtimet mė dramatike tė qeverisė dhe politikės sė saj tė "duarve tė pastra", mund tė shihet tek mėnyra sesi e ka trajtuar korrupsionin brenda radhėve tė saj. Raporti pėrmend faktin qė dy ministrta tė kabinetit u pėrballėn me procedura penale pėr korrupsion nė vitin 2008 dhe se presioni i qeverisė ndaj Prokurorisė sė Pėrgjithshme u rrit, veēanėrisht kur Prokurorja e Pėrgjithshme Ina Rama i ēoi kėto ēėshtje para gjykatės. Po ashtu nė raport thuhet se media ka vazhduar tė luajė njė rol efektiv nė ekspozimin e korrupsionit dhe nė informimin e publikut.

Dy nga parashikimet e raportit pėr kėtė vit janė pėrmbushur: anėtarėsimi nė NATO dhe kėrkesa pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian. Parashikimi i tretė, ai pėr rėndėsinė e zgjedhjeve tė sė dielės, pėr procesin e demokratizimit, stabilitetit politik dhe rrugės drejt integrimit Euro-Atlantik, pritet tė marrė njė pėrgjigje mė tė qartė, kur tė kristalizohen vlerėsimet pėr procesin zgjedhor. //kk//
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Vendet nė Tranzicion: Analiza e situatės nė Shqipėri nė 2008-ėn
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hekuran Pashollari:GLOBALIZMI ESHTE NJE E MIRE APO E KEQE PER VENDET E VARFERA?!
» 28 Nėntori ėshtė dita e ēlirimit tė Shqipėrisė
» Dritan Ylli: Ėshtė koha tė punojmė pėr Shqipėrinė evropiane, zoti Klosi!
» Apostol Kotani: Shqipėria ishte i vetmi vend, ku nuk u persekutua asnjė hebre
» Faik Krasniqi:Ribashkimi i Kosovės me Shqipėrinė, ėshtė njė domosdoshmėri!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs