LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dhjetė vitet qė ndryshuan Tokėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Dhjetė vitet qė ndryshuan Tokėn   Sat Jun 27, 2009 10:23 am

Dhjetė vitet qė ndryshuan Tokėn


1999-2009, kur dora e njeriut ėshtė treguar shumė e ashpėr me natyrėn

Njė ishull formohet, njė liqen thahet, pyjet mund tė zhduken: NASA ka dokumentuar nė internet pamje se si ka ndryshuar Toka nė dhjetėvjeēarin e fundit, me njė sėrė fotosh satelitore, tė pabesueshme dhe tė tmerrshme nė tė njėjtėn kohė.

Dhjetė vjet ndryshime

Me rastin e dhjetėvjetorit tė "Nasa Earth Observatory", organizata qė merret me publikimin e fotove onlajn pėr NASA-n, sajti ka bėrė publike imazhet e dhjetė viteve tė fundit tė aktiviteteve tė "EOS", sistem i agjencisė ajrore amerikane tė satelitėve qė kontrollojnė sipėrfaqen e globit. Faqja e internetit ka dokumentuar kėshtu rezultatet e kėrkimit mbi klimėn dhe ka treguar efektet e katastrofave natyrale. Pėr kėtė pėrvjetor, shkencėtarėt kanė publikuar edhe njė projekt special, tė quajtur "World of Change". Tė ndara vit pas viti, nga viti 1999 e deri mė sot, imazhet satelitore tregojnė se si ndėrhyrjet e njeriut kanė ndryshuar rrėnjėsisht natyrėn dhe pėr rrjedhojė edhe "fytyrėn" e planetit tonė.

Puna e NASA-s

"Nasa Earth Observatory" ėshtė burimi kryesor i imazheve satelitore dhe informacioneve shkencore pėr sa i pėrket Tokės tė parė nga publiku. Aktiviteti i saj pėrqendrohet sidomos te klima dhe ambienti. Kėshtu, nėse sot ekziston njė faqe onlajn, ku kanė tė gjithė akses, siē ėshtė ajo e "Earth-Observatory", kjo ėshtė padyshim meritė e shkencėtarėve tė NASA-s, Yoram Kaufman dhe David Herring. Faqja e internetit ėshtė njė bibliotekė qė pėrmban njė seri imazhesh tė jashtėzakonshme tė shkrepura nga lart. Njėra prej tyre, njė pamje spektakolare e Tokės me ngjyra, ėshtė bėrė jashtėzakonisht e famshme: e njohur ndryshe si "Blue Marble", ajo ėshtė edhe imazhi qė shfaqet mbi ekranet kur ndez iPhone-t e "Apple"-it.

Liqeni i tharė

Tė vizitosh sajtin e "NASA Earth Observatory" ėshtė nė ēdo rast njė eksperiencė interesante dhe mbresėlėnėse. Aty, pėrveēse tregohen fotografi tė Tokės, tė realizuara me teknologji tė avancuara, sajti propozon edhe galeri ku janė mbledhur imazhe qė tregojnė ngjarje klimatike dhe kataklizma tė llojeve tė ndryshme: nga stuhitė e rėrės, uraganet, e deri te blloqet e akullit qė shkrihen nga zjarret e dhunshėm.

Njė nga shembujt mė drastikė tė propozuar nga NASA ėshtė ai qė dokumenton tėrheqjen e ujėrave nga liqeni i Aralit, mes Kazakistanit dhe Uzbekistanit, i konsideruar dikur si liqeni i katėrt mė i madh nė botė, me njė sipėrfaqe prej 68 mijė kilometrash katrorė. Sot, nga ai liqen ka mbetur shumė pak. Qė kur nė vitet ‘60 Bashkimi Sovjetik i atėhershėm filloi tė shfrytėzonte degėt mė tė rėndėsishme, mes tė tjerash pėr tė vaditur plantacione gjigande pambuku, niveli i ujit tė kėtij liqeni gjigand ka nisur tė bjerė vazhdimisht nė mėnyrė drastike.

Zhdukja e Amazonės

Se sa shpejt njeriu mund ta ndryshojė Tokėn, ėshtė shumė e dukshme nė fotot satelitore, nė pyjet e dendura tė Amazonės, nė provincėn braziliane tė Rondonias. Procesi i shpyllėzimit duket i pandalshėm, i nxitur nė njė pjesė tė mirė nga rritėsit e kafshėve dhe nga kompanitė shumėkombėshe tė sektorit agro-ushqimor. Nė 30 vitet e fundit, sipas asaj qė kanė treguar kėrkuesit e NASA-s, janė prerė nė total mė shumė se 67764 kilometra katrorė pyje.

Diga nė Las Vegas


Nė mesin e viteve ‘60, liqeni Kolorado nė veri tė Las Vegasit u prish. Rezultati ishte Lake Pouell: njė basen i madh mbledhės qė furnizon me ujė tė pijshėm disa pjesė tė Utah, Arizonės, madje edhe tė Kalifornisė. Ndėrkaq, ėshtė vend i famshėm edhe pėr stabilimentet turistike dhe sportive qė gjenden aty. Nė njė foto tė satelitit tė NASA-s, "Landsat 5", nė vitin 1999, duket akoma njė liqen i thellė dhe i begatė. Vetėm shtatė vjet mė vonė, situata ka ndryshuar dukshėm. Pėr shkak tė tėrheqjeve, niveli i ujit ka rėnė nė mėnyrė dramatike.

Palma nė Dubai

Njė tjetėr shembull i asaj se si njeriu e ka deformuar planetin gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit, vjen edhe me fotot e shkrepura nė Dubai. Nė fakt, qė prej disa vitesh ėshtė nė ndėrtim e sipėr ishulli i famshėm nė formė palme: Jumeira Palm Island, i pari nga tre tė tillė tė parashikuar nė projekt. Sekuencat e propozuara nga fotot satelitore tregojnė se nga viti 2000 e deri mė sot, mund tė lindė njė ishull artificial superluksoz, qė ėshtė njėkohėsisht edhe ishulli mė i madh nė botė i ndėrtuar nga dora e njeriut.



Burimi Informativ: SHQIP
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Dhjetė vitet qė ndryshuan Tokėn
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qamil L. Zekolli:Me rastin e pėrkujtimit tė trembėdhjetėvjetorit tė rėnjes heroike tė Komandantit tė Brigadės 121-"Kumanova" tė UCK-sė, Ismet Jashari dhe 65 dhe Dėshmorėve tė kėsaj Brigade
» Fatmir Terziu:HISTORIA E TOKĖS DHE FATI I NJERIUT MA NGACMON DETYRIMIN KRIJUES...!
» Skėnder Buēpapaj:ATJE GJAKU I SHQIPTARIT RA NĖ TOKĖ ME MBI PĖRSĖRI
» Dėnimi i bllokmenėve: Ramiz Alia mė pak vite burg se vartėsit e tij
» Kush janė dhjetė femrat mė tė pushtetshme nė Kosovė?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shkenca dhe jeta :: Shkenca dhe jeta-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog