LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Skenderbeu: Njė dramė e panjohur dorėshkrim i 1840 nė arkivin e Zagrebit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Skenderbeu: Njė dramė e panjohur dorėshkrim i 1840 nė arkivin e Zagrebit   Tue Jun 23, 2009 4:16 pm

Skenderbeu: Njė dramė e panjohur dorėshkrim i 1840 nė arkivin e Zagrebit



Dr. Musa Ahmeti, Dr. Etleva Lala


Skėnderbeu si njėri prej prijėsave mė tė njohur tė shekullit tė XV-tė, qė i bėri ballė zgjerimit tė Perandorisė Osmane nė Ballkan, ėshtė radhitur nė mesin e heronjve mė tė nderuar tė rilindasve kroatė. Ai do tė konsiderohet si heroi mė popullor i popujve tė Ballkanit, i cili luftoi jo vetėm pėr tė drejtat dhe lirinė e popullit shqiptar, por edhe tė popujve tė tjerė tė Ballkanit dhe Evropės. Pjesa mė e madhe e rilindasve kroatė, do e ngrinin lart figurėn e Skėnderbeut dhe luftėn e tij, nė veprat e tyre letrare, por edhe nė tekste historike, studime tė veēanta, artikuj tė shumtė gazetash, etj. Nė tė, ata shohin rebelimin, qėndresėn, luftėn e drejtė dhe tė pakompromis kundėr zgjerimit Osman nė Ballkan dhe mėnyrėn e vetme tė kundėrvėnies, sepse nė atė kohė, ende ishte aktuale Perandoria Osmane dhe bashkimi kombėtar e ndėrkombėtar, pėr njė qėllim tė pėrbashkėt, lirinė dhe ruajtjen e identitetit kombėtar! Mund tė pohojmė, se figura e Skėnderbeut, ka luajtur njė rol shumė pozitiv, nė rrjedhat historike romantike, tė zgjimit tė vetėdijes dhe ndėrgjegjėsimit kombėtar tė popullit kroat.
Dorėshkrimi i Ivan Kukuljeviq-Sakcinskit, i cili ruhet, nė Arkivin e HAZU-t, ėshtė njė dramė, e cila konsiderohet e papėrfunduar, ngase i mungojnė disa skena tė aktit tė parė, tė tretė dhe tė katėrt. Pėrkundėr dėshirės sė madhe qė kishte, Ivan Kukuljeviq-Sakcinski, nuk ia doli qė t’i pėrmbahej tė dhėnave dhe fakteve historike, ngase njė gjė tė tillė, nuk e duronte teksti letrar i dramės. Ideja pėr tė shkruar njė vepėr letrare, nė formė drame, e vuri pėrballė vėshtirėsive tė shumta. Ishte koha kur letėrsia e Rilndjes korate luftonte me tė gjitha forcat, pėr realizimin e qėllimeve tė caktuara politike, arsimore dhe letrare. Kėrkoheshin heronj dinjitozė antikė e mesjetarė, pėrmes shėmbėlltyrės sė tė cilėve, dėshirohej tė grishej vetėdija kombėtare, nė luftė pėr liri dhe ēlirim tė pėrgjithshėm kombėtar. Ky ishte njėri ndėr shkaqet, qė Skenderbeu gėzonte njė vend tė veēantė: te krijuesit, intelektualėt dhe nacionalistėt kroatė. Pėr tė do tė shkruhen vepra historike, studime historiko-letrare, do tė botohen fejtone, do tė thuren poezi, tregime, drama dhe vepra muzikore, nė tė cilat do tė tregohet si model i pathyeshmėrisė, luftės sė pamposhtur dhe sakrificės sė madhe, pa marrė parasysh numrin dhe fuqinė e armikut.
Dorėshkrimi ofron njė vlerė tė madhe kulturore-historike, pikėrisht pėr faktin se pasuron bibliografinė e veprave letrare-historike, qė janė shkruar nė kroatisht pėr Skėnderbeun. Njėkohėsisht ėshtė tregues real i interesimit tė studiuesve dhe krijuesve kroatė pėr figurėn e Skenderbeut dhe historinė e popullit shqiptar gjatė mesjetės.
Dorėshkrimi edhe sot e kėsaj dite
i pabotuar
Interesant ėshtė edhe historia e mosbotimit tė kėtij dorėshkrimi. I pari pėr tė njofton T. Smiēiklasi, ndėrsa nga studiuesit shqiptar, dr. Z. Neziri. Ne kemi pėrgaditur tekstin e kėtij dorėshkrimi pėr botim. Kemi bėrė transkriptim, transliterimin dhe pėrkthimin nė gjuhėn shqipe. Shpresojmė, qė sė shpejti do tė shohė dritėn e botimit si monografi e veēantė, si nė gjuhėn shqipe ashtu edhe nė atė kroate. Harresa dhe heshtja e plotė, duke lejuar qė dorėshkrimin ta mbulojė pluhuri i kohės, e bėjnė edhe mė enigmatike, arsyen e mosbotimit komplet ose fragmentar tė kėsaj drame! Nuk janė vlerat letraro-artiskike, shkak pėr mosbotim, ngase si krijimtari letrare, dorėshkrimi, radhitet, ndėr krijimet mė tė realizuara artistike, tė I.K. Sakcinskit. Ndoshta njė gjė tė tillė, duhet kėrkuar nė tėrheqjen e autorit nga jeta politike, e mė vonė edhe me mospranimin e titullit tė anėtarit tė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve Jugosllave (tashmė kroate) nė Zagreb mė 1870. Kjo mund tė shpjegohet edhe me kundėrshtimin e sistemit absolutist Habsburgian tė Austrohungarisė. Nė anėn tjetėr, befasues ėshtė edhe qėndrimi i shkencės sė letėrsisė kroate, e cila nuk ka treguar ndonjė interesim tė veēantė, pėr kėtė dorėshkrim, as pėr vlersimin e tij real, kur dihet se Sakcinski ka njė vend tė merituar nė kėtė fushė. Teksi i dramės ėshtė i shkruar nė 58 fletė tė formatit tė madh, 27,5 x 51.8cm. Nė fillim, tetė faqet e para, kanė njė format mė tė vogėl, 22,5 x 35cm, nė tė cilat jepen shėnimet paraprake pėr jetėn dhe veprėn e Skėnderbeut, sipas burimeve dhe autorėve me tė cilėt ka punuar Sakcinski. Mė tej, nė vazhdim, kemi 48 fletė tė shkruara dhe 2 fletė tė zbrazėta. Tė gjitha kėto fletė janė tė palosura mė dysh dhe autori ka shkruar vetėm nė njėrėn anė, pra nė faqen “recto”. Dorėshkrimi pėrgjithėsisht ėshtė i ruajtur mirė. Disa fletė, ato tė aktit tė tretė dhe dy tė fundit janė tė pėrlyera me baltė. Si duket kjo ėshtė pasojė e transportit tė dorėshkrimeve dhe teksti nė to vėshtirė lexohet.
Sipas tė gjitha gjasave, autori i ėshtė rikthyer disa here dorėshkrimit, pėr pėrpunim dhe plotėsim, ngase anash, me ngjyrė dalluese, ka shėnime dhe pėrmirėsime tė mėvonshme, qofshin ato tė natyrės drejtshkrimore, plotėsime teksti me fraza tė reja, apo edhe ndryshime monolgjesh tė tėra.
Gjendja momentale e dorėshkrimit
Teksti nė tė cilin ėshtė shkruar pjesa e parė e dramės, shtrihet nė 13 tabak. Secili tabak, ėshtė i shėnuar me numra romakė nga I-IV; po ashtu pranė tyre janė numrat arabė, nga 1 deri nė 4, ndėrsa fletėt e tjera janė tė panumėruara.
Tė trembėdhjetė tabakėt mbajnė kėtė renditje numerike: akti i dytė: II/1, II/2, II/3, II/4, ky i fundit ka njė fletė tė zbrazėt; pastaj: akti i tretė: III/1, III/2, III/3, III/4 dhe njė tabak tė pa numėruar; akti i katėrt: IV/3, IV/4. Tabakėt e tjerė janė tė pa numėruar. Nėse ndjekim parimin logjik, atėherė mund tė konkludojmė se kanė humbur, nga akti i parė, tabakėt: I/1, I/2, I/3, I/4 dhe nga akti i katėrt tabakėt: IV/1, IV/2.
Njėri ndėr problemet mė tė ndjeshme dhe tė rėndėsishme ėshtė ēėshtja e burimeve historike, nė tė cilat ėshtė mbėshtetur Sakcinski, tė cilat duhet tė sqarohen. Nė shėnimet paraprake autori shėnon tre autorė: Georg Marnaviqin, Andrija Kaēiq-Mioshiqin dhe J. B. Hamerin, por, ėshtė evidente se Sakcinski ka shfrytėzuar edhe burimet e autorėve tė tjerė, tė cilėt nuk i pėrmend, por nga leximi i vėmendshėm, mund tė vėrejmė se cilat janė ato vepra e burime.
Kėtu nė radhė tė parė mendohet pėr Marin Barletin: “Historia de Vita et Gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis,” Zagreb, 1743; pastaj pėr: “Hungarische [Sibenbürgische] Moldau-Ėallach/ Türch-Tartar-Persian und Venetianische”, 1663, Francffurt am Maynn; pastaj pėr: “Türchische-Tartarische-Persianische-Griechische Venetianische”, 1665, Francffurt am Maynn.
Ėshtė interesant se Ivan Kukuljeviq-Sakcinski, nuk shėnon titujt e veprave tė tyre, por vetėm numrin e faqeve, tė cilat i ka konsultuar, nė dorėshkrimin e tij tė dramės pėr Skėndrbeun.
Pėr autorin e parė, Georg Marnaviqin dhe veprėn e tij, kemi njohuri dhe tė dhėna tė shumta ngase ai, ishte njėri nga kundėrshtarėt mė tė ashpėr tė Frang Bardhit. Pėrndryshe, ky autor, nė historiografinė kroate, njihet si falsifikator i pėrkryer, i tė dhėnave dhe fakteve historike. Sakcinski nga vepra e Marnaviqit ka shfrytėzuar faqet 9-23.
Nga Andria Kaēiq-Mioshiqi, Sakcinski ka shfrytėzuar “Bisedimet e kėndėshme tė popujve sllavė”. Ėshtė shumė e vėshtirė tė pėrcaktohet se cilin botim ka shfrytėzuar autori, sepse, pothuajse asnjėrit nuk i pėrgjigjen faqet, tė cilat i citon Sakcinski. Por mė i afėrt ėshtė me botimin e Dubrovnikut tė vitit 1825. Na ēon nė kėtė pėrfundim, fakti se ky botim, ka qenė mė i pėrhapuri nė kohėn e Rilindjes kroate.
Ndėrkaq nga autori i tretė, J. Hameri, Sakcinski, si duket ka shfrytėzuar tė dhėnat kryesore. Kėto tė dhėna ai i plotėson me Marin Barletin dhe biografė tė tjerė tė Skėnderbeut, gjithsesi duke qenė i kujdesshėm, qė tė ruajė autenticitetin e burimeve pėr aq sa ėshtė e mundur njė gjė e tillė nė njė tekst letrar. Nė mėnyrė mjeshtrore, Skacinski, i ėshtė shmangur mistifikimit tė figurės sė Skenderbeut, si dhe pėrpjekjeve tendencioze tė historianėve tė ndryshėm, tė cilėt origjinėn e Skenderbeut e vinin nė dyshim, duke i rritur apo zvogėluar meritat e tij, nė luftėn e pandėrprerė kundėr pushtuesve Osmanė.
Ndėrtimi i veprės
Veprimi bazė i dramės bazohet nė disa nga momentet kyēe tė jetė sė Skenderbeut, tė cilat kanė mbėshtetje tė plotė nga burimet dokumentare dhe tekstet e botuara. Nė tetė fletėt e para tė dorėshkrimit Sakcinski, ka shėnuar: tė dhėna biografike pėr jetėn e Skenderbeut, disa tė dhėna themelore pėr personazhet kryesore dhe burimet e shfrytėzuara, duke na paraqitur edhe njė koncept tė shkurtėr, pėr gjithė atė qė planifikonte tė shkruante. I tėrė subjekti i dramės ndahet nė tre periudha:
- nė vendimin e Skėnderbeut pėr tu kthyer nė Shqipėri dhe pėrgatitjet nė kėtė drejtim,
- nė kohėn e kthimit tė Skėnderbeut nė Shqipėri, dhe
- nė njėrėn nga betejat e tij mė tė famshme, rrethimin e parė tė Krujės.
Ėshtė e sigurtė, se autori nuk kishte pėr qėllim, tė shkruante njė dramė tė aksionit, por njė dramė psikologjike, duke u pėrpjekur tė futet, sa mė thellė nė vetėdijen e Skėnderbeut, shqiptarėve dhe bashkėluftėtarėve tė tij, tė cilėt ishin nga shumė vende tė ndryshme tė Evropės. Tė dhėnat biografike kalohen me shpejtėsi, sepse autori kryesisht ndalet nė dy momente tė rėndėsishme: marrjen e vendimit dhe pėrpilimin e planit pėr t’u kthyer nė Shqipėri. Lidhur ngushtė me tė, edhe pėrgatitjet pėr shpalljen e njė kryengritje tė pėrgjithshme popullore pėr mbrojtje nga Perandoria Osmane. Rasti i parė i volitshėm ishte beteja nė mes ushtrisė hungareze e drejtuar nga Gjon Huniadi dhe ushtrisė turke, zhvilluar nė Nish, nė nėntor tė vitit 1443.
Nė vazhdim pėrshkruhet kthimi i Skėnderbeut nė Krujė dhe inkuadrimi i tij nė jetėn e pėrditshme, tė njė prijėsi shqiptarė. Pjesėt e tjera tė jetės sė Skėnderbeut, zhvillohen nė retrospektivė: qoftė pėrmes kujtimeve tė Vranjaninit para Skėnderbeut, tė vezirėve dhe pashallarėve nė pallatin perandorak tė Sulltanit ose pėrmes bisedės sė heronjve tė tjerė, pas pėrfundimit tė betejave; ose nė prag tė betejave tė reja.
Gjykuar sipas planit, nė fillim tė dorėshkrimt, mund tė themi se autori nuk ka planifikuar tė paraqesė, jetėn e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, nė tėrsi, por duke shfrytėzuar teknika tė ndryshme pėrshkrimore, tė domosdoshme pėr veprat letrare, ta pėrpunojė vetėm njė pjesė tė kėsaj periudhe historike, e cila do tė pėrfshinte pėrafėrsisht kohėn e kthimit tė Skėnderbeut nė atdhe, e deri nė rrethimin e parė tė Krujės. Metaforikisht kjo periudhė historike do tė shpjegohej me lindjen e konfliktit dramatik dhe me pėrfundimin fatlum tė tij, gjė qė ėshtė edhe ideja kryesore e Skacinskit!
Tė dhėnat burimore tė shfrytėzura nga Marnaviqi, Kashiqi dhe Hameri i takojnė vetėm kėsaj periudhe tė jetės sė Skėnderbeut dhe mungojnė ato tė viteve tė mėvonshme tė jetės sė tij. Ky fakt na bėn tė gjykojmė, se ai ka planifikuar, qė dramėn e tij, pėr Skėnderbeun, ta pėrfundojė me martesėn e heroit, respektivisht me lindjen e djalit tė Skėderbeut, Gjonit dhe me tradhtinė e Hamza Kastriotit, qė nė njė farė mėnyre do tė spjegohej karakteri i fortė dhe i vendosur i Skenderbeut, pėrball atij tė dobėt tė Hamzait, edhe pse gjenealogjikisht lidhjet e gjakut, tė dy i kanė tė pėrbashkėta, pra kėtu do kishim elementet psikologjike dhe faktorin njeri, si dominues nė pėrcaktimin e fatit pėr tė ardhmen e atdheut.
Duhet thėnė se ky dorėshkrim mban nė vetvete disa momente tė rėndėsishme. Shkruhet nga penda e njohur e njė historiani tė shquar, i cili zbėrthen anėn faktografike nė njė tregim tėrheqės dhe mjaft tė lehtė pėr lexim. Gjuha e pėrdorur ėshtė e thjeshtė, e qartė dhe shumė melodike. Por mė e rėndėsishmja ėshtė se autori ka ruajtur paanshmėrinė, duke qenė i kujdesshėm qė personazhet kryesore tė na i paraqesė, nė dritė pozitive, por asnjėher mė shumė se sa e meritojnė.

Mare nga gazeta Shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Skenderbeu: Njė dramė e panjohur dorėshkrim i 1840 nė arkivin e Zagrebit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Skenderbeu: Njė dramė e panjohur dorėshkrim i 1840 nė arkivin e Zagrebit
» Libra nė dorėshkrim
» Mesha e Shenjtė nė Katedralen ''Nėna Terezė''(shkrim dhe video)
» Faik Konica:Skenderbeu kur jetonte Shqipėria lulėzonte
» Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, prijėsi dhe heroi mė i madh nė histori

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Historia shqiptare-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com