LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Aksidentet, 5 viktima ne nje dite

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Aksidentet, 5 viktima ne nje dite   Mon Jun 22, 2009 12:32 pm

Aksidentet e ndodhura ne Lushnje dhe Tepelene brenda 12 oreve u kane kushtuar jeten dy personave, ndersa tre te tjere jane plagosur rende. Nje prej viktimave mesohet se eshte grua, ku mjeti ne te cilin udhetonte eshte perplasur me autobusin e linjes Tepelene-Gjirokaster. Burime zyrtare thane se viktimat jane Arben Hoxha, 36-vjec, banues ne Tirane dhe Donika Zaimi, 43-vjece, banuese ne Permet. Policia konstatoi se shkak i ngjarjeve kane qene shpejtesia, lageshtia ne rruge dhe pakujdesia ne drejtim te mjetit.

Aksidenti i pare ka ndodhur rreth ores 23:45 te se shtunes ne autostraden Fier-Lushnje, ne vendin e quajtur Gorre. Burimet zyrtare te policise pohuan per gazeten se 36 vjecari Arben Hoxha, duke udhetuar me automjetin e tij tip "Benz", me targa TR 2117 M, ka qene duke shkuar drejt Tiranes. Ne hyrje te fshatit Gorre, per shkak te shpejtesise madhe, i riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasoje ka dale nga rruga, duke u perplasur me borduren e autostrades, duke gjetur vdekjen e menjehershme. Mesohet se Hoxha ishte i lindur ne qytetin e Beratit dhe banonte prej kohesh ne kryeqytet. Policia tha se aksidenti ka ndodhur per shkak te ecjes me shpejtesi tej normave te lejuara te qarkullimit rrugor.

Ngjarja e dyte ka ndodhur mesditen e djeshme, kur nje autobus udhetaresh u perplas me nje autoveture. Sipas policise, aksidenti automobilistik u shenua ne vendin e quajtur "Varrezat" e qytetit te Tepelenes, anes rruges kombetare Tepelene-Memaliaj. Autobusi me targa GJ 73 26 A, i cili drejtohej nga Besnik Hajdini, ndersa udhetonte nga Tirana ne drejtim te Gjirokastres, eshte perplasur me automjetin tip "Benz" me targa TR 51 53 F, qe kishte si shofer B. Zaimin, lindur ne Permet dhe banues ne Tirane. Autovetura udhetonte nga Permeti per ne Tirane. "Gjate ketij aksidenti automobilistik jane plagosur B. Zaimi dhe bashkeshortja e tij Donika Zaimi, si dhe burre e grua, G. Elmazi dhe P. Elmazi, te cilet udhetonin si pasagjere", thone burime ne grupin hetimor. Si shkak i plageve te marra, Donika Zaimi, 43 vjec, nuk ka arritur te mbijetoje, por ka humbur jeten. Sipas burimeve ne grupin hetimor, shkaku i ketij aksidenti automobilistik me pasoje vdekje eshte humbja e kontrollit te drejtuesit te automjetit tip "Benz", si pasoje dhe e lageshtires ne rruge.

Te plagosurit ne spital, pa rrezik per jeten

Tre te plagosurit e tjere, B. Zaimi, drejtuesi i autovetures tip "Benz" dhe cifti i bashkeshorteve Elmazi, pasi kane marre ndihmen e pare mjekesore ne spitalin e Tepelenes, jane transportuar per ne spitalin Rajonal te Gjirokastres, per nderhyrje me te specializuar mjekesore dhe aktualisht ndodhen jashte rrezikut per jeten. Nderkohe aksidenti nuk ka shkaktuar te plagosur mes udhetareve te autobusit qe udhetonte drejt Gjirokastres.

Te vdekur:

Arben Hoxha, 36-vjec, Berat

Donika Zaimi, 43-vjece, Permet

Te plagosur:

B. Zaimi, 45-vjec, Tirane

G. Elmazi, Permet

P. Elmazi, Permet


Koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Aksidentet, 5 viktima ne nje dite
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ja aksidentet ajrorė mė tė rėndė nė qiejt e Europės
» Faik Miftari: Netėt e Ramazanit dikur, dhe tani
» "Tragjedia Tisa", gjendet viktima e dytė?
» Viktoria Xhako:Njė tregim dhe njė poezi
» Monda Korca: Dielli e mimozat kurre nuk ndricuar me bukur se ate dite...- Meditim Esse - nga Raimonda Moisiu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Free blog