LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fjala shqipe “Gur” dokumentohet nė tekstet biblike nė njė lashtėsi marramėndėse, pėrpara 29 shekujve.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Fjala shqipe “Gur” dokumentohet nė tekstet biblike nė njė lashtėsi marramėndėse, pėrpara 29 shekujve.   Tue Jun 16, 2009 12:19 pm

Fjala shqipe “Gur” dokumentohet nė tekstet biblike nė njė lashtėsi marramėndėse, pėrpara 29 shekujve.

Filologėt dhe studjuesit e ndryshėm kanė treguar se nė tekstet mė tė vjetra tė njerėzimit mund tė gjesh thėrrmija filologjike prej ari tė gjuhės shqipe. Njė tronditje e madhe nė botėn shkencore qe zbėrthimi i shkrimit linear B tė Kretės nga M. Ventris, nė disa tabela bronxi tė para 37 shekujve ku gjėndeshin dhe emra ilirė qė korespondonin me antroponiminė ilire si emra tė tillė “Dasi”, ”Gent” etj. Kėto emra ilirė janė ngjallur mė vonė por shpesh etimologia e tyre ka mbetur e pazbėrthyer. Nė veprat madhėshtore tė Homerit sidomos tek “Odiseja” (vargjet 500, 501, 507), pėrmėndet edhe njė dyfjalėsh si: “Gyraien Petren”, qė zbėrthehet si “Gurin e gurtė”.



Nė eposin e Homerit tregohet se si heroi Ajaks mbas rėnies sė Trojės udhėtonte nė det dhe arriti tek njė ishull i quajtur “Guras Petras”. Aty Ajaksin , hyu i detrave Poseidoni e goditi me trifurk, njė pjesė e ishullit u zhyt nga goditja, duke marrė me vete nė thellėsi edhe udhėtarin e kobshėm. Nė fakt ky subjekt lidhet me njė ishull tė kultizuar mes detit me emrin “Guras Petras”,qė do tė thotė “Guri gur” ėshtė njė emėrtim i dyfishtė . Sipas filologut patriarkut Spiro Kondės, emri i mėparshėm i ishullit ka qėnė “Gur”, njė emėr pėrpara grekėrve tė vjetėr, kėshtu mė pas detarėt grekė tė vjetėr e kanė quajtur ishullin “Guras Petras” duke bėrė kėshtu njė tautologji dhe ky emėrtim i stėrlashtė helenik ruan pėrjetėsishtė emrin shumė mė tė stėrvjetėr ilir “Gur”,qė ėshtė shumė pėrpara epeve tė Homerit si emėrtim. Nė se pranojmė qė Homeri ka ekzistuar nė shekullin e VII para erės sonė atėhere duhet tė themi se fjala “Gur” pėrdorur nga pellazgėt, nga ilirėt dhe qė ėshtė akoma edhe sot njė fjalė esenciale e gjuhės shqipe, dokumentohet si fjala mė e herėshme e gjuhės sonė nė njė monumėnt letrar madhėshtor tė njėrėzimit siē ėshtė krijimtaria homerike. Edhe mė vonė autorė tė tjerė si poeti i madh grek Arkiloku pėrmėndet dyfjalėshi tautologjik iliro-grek nė formėn “Gurai petras”.

Nė 1920 nė gėrmimet arkeologjike tė bėra nė Dodonė u zbulua dhe njė tabelė bronxi me emėr njėriu Guras. Ky emėr ilir gjendet si toponim edhe nė Kretė, nė Kylkadė dhe Tesali. Historiani antik Arriani, nė librin e tijė kushtuar Aleksandrit tė madh (4,23) thotė se:”Aleksandri marshoi nėpėrmjet njė vėndi tė quajtur “Guraioi”, ku kishte dhe njė lumė me tė njėjtin emėr”, gjatė fushatės sė Aleksandrit tė madh nė Indi. Duke studiuar me kujdes Biblėn e Shenjtė, kemi gjetur papritur njė dėshmi unike gati dy shekuj mė tė vjetėr se sa tekstet e Homerit ku pėrmendet fjala ilire shqipe “Gur”.

Vendėndodhja e kėsajė dėshmie ėshtė nė:”Libri i dytė i Mbretėrve” (9,27). Aty tregohet episodi sesi Jehu bėri kryengritje dhe vrau Akzarin, duke u bėrė vetė mbret i Judesė dhe Izraelit. Unė konsultova disa tekste tė botimeve tė Biblės sė Shenjtė nė gjuhėn shqipe. Nė Biblėn e Shenjtė (Diodadi i ri) pėrkthim i vitit 1991, 1994 shtypur nė Brindisi nė vitin 1995 nė faqen 424 thuhet: “Dhe e gjuajtėn (Akazian) nė tė pėrpjetėn e Gurit qė ėshtė afėr Iblehamit“. Nė versionin e Biblės sė Shenjtė shtypur nė Jongloed, viti 1993 nė faqen 398, pėrkthimi shqip ėshtė : “pranė vėndit ku rruga ėshtė drejt Gurit e kthen pėr nė drejtim tė Jiblamit”. Nė versionin e Biblės sė Shenjtė nė shqip botuar nga nga “The Albanian Bible Society” Firence 1995 faqe 722 thuhet: ”E gjuajtėn nė tė pėrpjetėn e Gurit qė ėshtė afėr Iblemit”. Tė tėrheq vėmėndjen se ndėrsa pėr toponimin Ibleam shqipėrohėt edhe nė formėn Jiblam, osė Iblami, nė tė gjitha rastet e mėsiperme, toponimi i vėndit i quajtur “Guri” jepet korrekt. Pėr ta konkretizuar vėrtetėsinė e toponimit “Gur” pashė variantėt e Biblave nė greqisht dhe latinisht, kur nė tė dy rastet ky toponim ėshtė nė formėn “Gur”. Nė “Holy Bible”, nė “International version“, botuar nga “International Bible Society”, nė 1984 nė faqen 267 pasazhi “on the way up to Gur near Ibleam” Nė “La Bible”, “Nouvelle edition revue” Paris, (pėrkthim nga origjinali hebraisht dhe greqisht)nė faqėn 440 thuhet : “ą la montée de Gour prčs Yivleim”.

Pra del qartė se nė variantet e dy gjuhėve kryesore tė njėrėzimit tė Biblave tė autorizuara nė anglisht dhe frėngjisht toponinimi quhet konkretisht “Gur”. Vėrtetohet kėshtu qė fjala shqipe gur ėshtė pėrcjellė si toponom dhe ka mbėtur e fiksuar nė :”Librin e dytė tė mbretėrve” qė dihet ėshtė shkruar nė shekullin e IX pėrpara Krishtit. Madje saktėsia e pėrmendjes sė toponimit “Gur” mund tė arrihet deri nė kronologjinė e vitit kur ka ndodhur ngjarja e rebelimit tė Jehut, i cili vrau Akazin. Kjo ngjarje ka ndodhur nė vitin 841 pėrpara Krishtit. Mbas kėsaj vrasje Jehu u bė mbret i Judesė dhe Izraelit nė vitet 841- 814 pėrpara Krishtit. Duke parė pėrkthimin madhėshtor nė gjuhėn shqipe “Besėlidhja e vjetėr dhe Besėlidhja e re“ nga Dom Simon Filipaj, botuar mė 1994, nė Ferizaj qė ėshtė kryevepėr filologjike e shqipėrimeve shqipe nė tė gjitha kohėrat, nė faqėn 448 nė postshėnimin nr 27 jepet njė shpjegim gjeografik i vėndit ku Jehu vrau Akazian. Kėshtu Ibleami quhet sot Tel Belame dhe ėshtė nė jug tė Jeninit, gati dhjetė km nė jug tė Jezrahelit nė rrugėn drejt Jeruzalemit. Kjo do tė thotė qė edhe vėndi i quajtur “Gur” nuk ėshtė shumė larg Qytetit tė shenjtė Jeruzalem. Do tė ishte njė kėrkim i frytėshėm pėr tė parė nėse ka mbijetuar toponimi “Gur” apo ėshtė ndryshuar.

Ajo qė ėshtė esencialisht e rėndėsishme pėr ne shqipėtarėt ėshtė se fjala shqipe “Gur” dokumentohet nė tekstet biblike nė njė lashtėsi marramendėse, pėrpara 29 shekujvė pra perpara 2900 vjetėve. Kjo ėshtė dėshmia mė e vjetėr e njė fjale nė gjuhėn shqipe deri mė sot. Nuk ėshtė aspak njė zbulim i thjeshtė dhe pėr tė nuk mund tė kėtė mė asnjė lloj skepticismi. Miku im Petro Zheji nė librin e tijė “Shqipja Dhe Sanskritishtja” botuar mė 1996 flet gjerėsisht pėr fjalėn “Gur” dhe e quan njė nga fjalėt mė tė lashta tė njėrėzimit, njė fjalė operatore qė ka ndikuar nė shumė gjuhė tė botės, qė gjendėt nė sanskrishten nė formėn “Giri” apo nė latinishtėn “Gravis” (i rėndė) nė sllavisht “Gora” (mal) “Granica” (kufi),apo nė gjermanishten “Gral” (guri i shenjtė), nė greqishten “Aguridhe” (rrush i pabėrė, i fortė si gur). Madje Petro Zheji krijon ekuacione etimologjike qė kanė nė thelb fjalėn “Gur”, edhe tek emri i Gorgonės (shikimi i tė cilės kthėn gjithēka nė gur), madje ka zbuluar se varri i Timurlenit nė Samarkandė quhet “Gur – i - mirė”. Sipas Zhejit fjala “Gur” shtrihet qė nga India e vjetėr dhe e largėt deri nė skajet mė veriorė tė europės. Kjo ėshtė njė fjalė qė e kanė patur pellazgėt qė e kanė trashėguar ilirėt dhe qė ėshtė akoma njė fjalė e gjallė vetėm tek njė popull nė botė, vetėm tek ne shqipėtarėt. Madje fjala “Gur”, fjalė njėrrokėshe hyn tek fjalėt e para tė njėrėzimit dhe me konceptin e gurit lidhet dhe subjekti kozmogonik apo miti i Deuklaonit dhe tė gruas sė tijė Pyrras qė mbijetuan mbas njė katastrofe dhe pėr tė krijuar njėrėzimin hodhėn pas shpine eshtrat e tokės, qė janė gurėt. Nga gurėt qė hodhi burri lindėn burra, dhe nga gurėt qė hodhi gruaja lindėn gra. Ky koncept qė jeta del nga guri ka mbijetuar tek miti i hyjnisė Mithra , qė gjoja ka dalė nga brėndėsia e njė shkėmbi (Petra Genetri).

Interesante ėshtė qė nė kryeveprėn poetike tė poetit tė madh romak Lukani (shek.I-rė pas Krishtit) tė quajtur “Farsala” libri i VI po tregohet beteja historike nė qytetin e Durrėsit midis Cesarit dhe Pompeut, pėrmendet nė njė varg edhe emri i shkėmbit tė madh i quajtur sot “shkėmbi i Kavajės” . Lukani thotė shprehimisht qė “banori taulant e quan Petra”. Nė fakt “Petra” ėshtė greqėzimi i toponimit “Gur”. Kaq e vėrtetė ėshtė kjo sa qė nė dokumentet mesjetare pėrmendet kisha e Shėn Kollit (Nikollės) e “Gurit” qė mė vonė nė gojėn e shqipėtarėve ka vėnė emrin e fshatit “Shkallnur” (Shėn Kolli i gurit = Shkallnur). Kjo do tė thotė qė emri “Gur” i kėtij shkėmbi nė jug tė qytetit tė stėrlashtė tė Durrėsit ka mbijetuar nė tė gjitha kohėrat pamvarėsishtė nga kronikanėt latinė apo grekė qė kanė pėrdorur fjalė tė ndryshme ose emra tė tjerė pėr kėtė shkėmb tė madh, ėshtė trashėguar emri fillestar nga thellėsitė e kohėrave.

Madje edhe emri i ishullit tė Sazanit pranė Karaburunit lidhet me latinishtėn vulgare “Saso” , qė do tė thotė “Gur”. Kjo do tė thotė qė nė herėshmėri ishulli i Sazanit ėshtė quajtur ishulli “Gur”. Ky fakt ndėrlidh ishullin e Shqipėrisė me atė subjektin homerik tė “Guras Petras”, qė kemi folur mė sipėr. Ėshtė e njejta llogjikė emėrtimi ku pėr parėsi ka emri i stėrvjetėr “Gur” . Siē u shpreha mė sipėr fjala shqipe “Gur” ėshtė emblema mė e vjetėr gjuhėsore e gjuhės shqipe nė tė gjitha kohėrat.

Marre nga libri "Mes Laokontit dhe Krishtit" i autorit Moikom Zeqo.



Ky artikull ėshtė marrė nga blogu “Enigma e gjuhės shqipe”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Fjala shqipe “Gur” dokumentohet nė tekstet biblike nė njė lashtėsi marramėndėse, pėrpara 29 shekujve.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rozi Theohari: Rihapet Shkolla Shqipe e Lynn-it, Mass
» Rihapet shkolla shqipe nė Stuttgart
» Agron Duro: Fjalėt e huaja dhe gjuha shqipe
» Populli shqiptar, kultura kombėtare dhe shkolla e parė shqipe
» Shkolla Shqipe ka pjesėn e historisė se vet edhe nė nė dhe tė huaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Gjuha shqipe-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | Computers and Internet | Software | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs