LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Projekti evropian i makinave pa shofer

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Projekti evropian i makinave pa shofer   Fri Jun 12, 2009 4:16 pm

Projekti evropian i makinave pa shofer
Kastriot Haxhiaj
Zeri i Amerikės, Uashington
11-06-2009


Duke pėrdorur nje teknologji mė tė avancuar sesa ajo qė pėrdoret pėr rraketat e telekomanduara, programi CyberCar pėr automjetet i Bashkimit Evropian po tregon nga afėr se si mund tė duket sistemi i transportit nė tė ardhmen e afėrt. Vetė automjetet nuk janė nė plan tė parė tė projektit, por ėshtė sistemi i navigimit qė do tė duhet tė programojė dhe zbatojė linjat e komunikimit, pėr tė mundėsuar komandim tė plotė qė nga motorri i veturės, sistemi i drejtimit, apo edhe veprime tė tjera. Nė rubrikėn e teknologjisė, kolegu Kastriot Haxhiaj na ēon nė Finlandė, pėr tė na njohur me makinat pa shofer.



Veturat pa shofer janė tėrėsisht automatike, por ato mund tė modifikohen pėrmes kodeve speciale nė kompjuter. Veturat gjithashtu mund tė drejtohen pėrmes njė telefoni celular....sikurse BMV-ja e James Bond-it Nė njė pavion nė Helsinki, tė ashtuquajturat "Vetura tė sė ardhmes" ngjasojnė me makinat e vogla qė pėrdoren nė fushėn e golfit....por me njė ndryshim - brenda tyre fshihen teknologjia e lartė me lazer dhe paisje navigimi tė pozicionimit global. Vetura ndjek njė rrugė tė programuar pėrmes navigatorit, apo GPS-it...duke pėrdorur njė ekran me prekje, ndėrsa rrezet lazer pėrdoren pėr tė menjanuar pėrplasjet.

Ka ngjashmėri me teknologjinė e pėrdorur pėr raketat e telekomanduara, pavarėsisht se kompanitė qė po ndėrtojnė automjetet nuk kanė patur ndonjė lidhje me teknologjinė ushtarake. Ndryshe nga raketat qė programohen tė shkatėrrojnė njė objektiv, vetura pa shofer programohet qė tė menjanojė ēdo lloj pengese dhe faktorėsh tė paparashikuar, ndėrkohė qė pėrshkon itinerarin e caktuar, thotė Laurent Bouraoui...i programit evropian.

"Vetura ėshtė tėrėsisht automatike. Teknologjia e pėrdorur ėshtė njė kombinim i Sistemit Global tė Pozicionimit-GPS me sensorė, nė mėnyrė qė automjeti tė ndjekė njė rrugė tė pėrcaktuar, apo tė rindėrtuar pėrmes njė algoritmi, njė metodė matematikore".

Sistemi kompjuterik me ekran me prekje realizon rrugėtimin e makinės, ndėrkohė qė njė zė i automatizuar u jep informacione pasagjerėve. Mundėsitė janė tė pafundme dhe inxhinierėt thonė se veturat janė mjaft tė sigurta. Vetura tė tilla pa shofer, CyberCars, janė tashmė nė funksionim nė aeroportin londinez Heathrow, por do tė duhen vite para se kėto vetura tė pushtojnė rrugėt dhe autostradat.


"Pavarėsisht se parashikimet ekonomike nuk janė pozitive, kjo gjė ndoshta mund tė ndikojė pozitivisht, pikėrisht pėr tė pėrshpejtur programin e kėtyre makinave qė funksionojnė me njė kosto mė tė vogėl dhe pa e ndotur mjedisin, duke zgjidhur kėshtu edhe problemet e transportit urban".

Nė qytetin Vantaa, jo larg kryeqytetit Helsinki, po ndėrtohet njė i ashtuquajtur "distrikt ekologjik" pėr rreth 30 mijė banorė. Plani parashikon zbatimin e teknologjisė sė fundit aty ku ėshtė e mundur dhe ideja e makinės CyberCar pėrfshihet nė kėtė plan mjaft mirė, duke patur vetinė e mos ndotjes sė mjedisit.


Gilbert Koskela ėshtė manaxher projekti. Ai thotė se pėrveē pėrfitimeve ekologjike, vetura pa shofer do t'i bėnte rrugėt mė tė sigurta, pasi njeriu do tė ishte mė pak i pėrfshirė nė manovrimin e saj.

"Ky lloj transporti personal tranzit dhe i shpejtė tė ēon mė shpejt nė destinacion, pa patur nevojė tė ndalosh. Makina tė dėrgon ku tė duash, sipas porosisė qė bėn personi. Makinat do tė jenė pa orar dhe ofrojnė shėrbim mė tė mirė sesa transporti i zakonshėm. Nė kėtė mėnyrė njerėzit do tė heqin dorė nga makinat e tyre".

Zoti Koskela thotė se do tė duhet pune pėr tė bindur politikanėt dhe qytetarėt, se kjo teknologji do tė sjellė lehtėsi pėr tė gjithė. Makinat ende nuk janė vėnė nė provė nė kushtet e bores apo ngricės, diēka e domosdoshme pėr atė vend, ku dimrat janė tė gjatė dhe shpesh tejet tė ftohtė. //iē//

Mare nga Voice of America.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Projekti evropian i makinave pa shofer
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ilire Zajmi - Rugova: Identiteti evropian dhe shqiptarėt
» Specat e Kosovės nė tregjet e Bashkimit Evropian
» NGA HISTORIKU I NDĖRTIMIT TĖ RRUGĖVE AUTOMOBILISTIKE
» Integrimi i Ballkanit Perėndimor nė Bashkimin Evropian
» Bashkimi Evropian shpėrblen kriminelėt, ndėshkon viktimėn

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shkenca dhe jeta :: Shkenca dhe jeta-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog