LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FESTIVALI I DYTĖ BALLKANIK I POEZISĖ NĖ LUSHNJE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: FESTIVALI I DYTĖ BALLKANIK I POEZISĖ NĖ LUSHNJE   Sat Jun 06, 2009 11:19 am

FESTIVALI I DYTĖ BALLKANIK I POEZISĖ NĖ LUSHNJE
IZET SHEHU


Nga data 29 maj gjer mė 31 maj 2009, Bashkia e Lushnjes dhe “Unioni i poetėve lushnjarė”, zhvilluan me sukses nė Pallatin e Kulturės “Vaēe Zela” Festivalin e Dytė Ballkanik tė Poezisė.
Nė kėtė festival, poetė tė njohur e tė rinj, recituan e lexuan para publikut artdashės lushnjar poezitė e tyre mė tė spikatura.
Fjalėn e hapjes sė kėtij festivali e mbajti Kryetari i Bashkisė, Zoti Albert Sanxhaku. Mė tej, nė emėr tė “Unionit tė poetėve lushnjarė”, foli poeti i mirėnjohur, Zoti Faslli Haliti. Zoti Haliti foli pėr zhvillimin ndėr vite tė poezisė nė kėtė qytet. Pėrmendi se nė kėtė qytet me tradita patriotike nė historinė e kombit tonė, duke evokuar Kongresin Kombėtar tė Lushnjes, tė janarit tė vitit 1920, qė luajti rol vendimtar pėr tė mbrojtur Shqipėrinė nga lakmitė pėr copėtim tė trevave tė saj nga shovenėt fqinjė. U pėrmend se ky qytet ėshtė vendlindja e shkrimtarit me pėrmasa kombėtare, i tė ndierit Vath Korreshi, i legjendės sė kėngės shqiptare, i tė papėrsėritshmes Vaēe Zela, i shkrimtarit Halil Jaēellari, i aktorėve Margarita Xhepa e Ilia Shyti dhe shumė tė tjerėve. Pjesėmarrja e poetėve nė kėtė Festival qe e gjerė, gati nga tė gjithė qytetet e Shqipėrisė, Kosovės e Maqedonisė.
Nėn drejtimin e poetėve Faslli Haliti, Elmaz Qerreti e Vasil Bozo, kjo veprimtari u zhvillua harmonishėm. Dėgjuam tek recitonin e lexonin para publikut poezi nga Prishtina, Tetova, Peja, Dibra, Struga, Tirana, Elbasani, Fieri, Kuēova, Pogradeci, Vlora, Saranda, Durrėsi, Rrogozhina etj.. Emocioni poetik e elektrizoi sallėn. Dukej sikur bashkė me zėrat e rinj poetikė jehonte kėnga magjike e Vaēes, fjala e menēur e Vathit, interpretimi brilant i Margaritės. Koha rrjedh dhe nė rrjedhėn e saj perlat e papėrsėritshme bėhen mė tė dashura, mė tė ndritura, mė tė vlefshme, mė tė domosdoshme, nė vazhdimėsinė e saj tė pandėrprerė. Juria, e pėrbėrė nga zotėrinjtė: Perikli Jorgoni, Izet Shehu, Ēelik Petriti, Agim Bakushi e Remzi Salihu, i ndoqi me vėmendje poezitė e interpretuara nga poetėt pjesėmarrės. Jo vetėm fakti se nė kėtė festival poetik pati njė pjesėmarrje mė tė gjerė dhe cilėsi mė tė lartė nė krahasim me festivalin e parė, por edhe pėrzgjedhja mė e kujdesshme qė u kishin bėrė vetė poetėt poezive, na vuri ne tė jurisė nė njė pozitė tė vėshtirė. Arsyeja qe e thjeshtė, prurjet poetike patėn njė nivel tė pėlqyer dhe ndryshimi midis tė vlerėsuarve me ēmim dhe atyre tė pavlerėsuarve qe tepėr i ngushtė. Gjithėsesi, tetė ēmime ishin pėr t’u dhėnė. Nuk pretendojmė se qemė tė pagabueshėm, por, siē e thashė, aq ēmime ishin. Juria dha kėto ēmime: “Ēmimi i karrierės” iu dha poetit tė shquar lushnjar, Zotit Faslli Haliti dhe “Ēmimi i librit mė tė mirė tė vitit” iu dha poetit tė njohur po lushnjar, pėr vėllimin poetik “Kamera e Diellit”, Zotit Elmaz Qerreti. Ēmimi i parė i kėtij festivali poetik iu dha poetit Ilir Balili. Ēmimet e dyta iu dhanė poetėve : Ekrem Ajruli nga Tetova dhe Agim Bajrami nga Durrėsi. Ēmimet e treta iu dhanė: Shefqetes (poetes nga Prishtina), Alma Zenallarit dhe Elmaz Qerretit. Pėr t’u ruajtur nė kujtesė qe dhe Vizita nė Manastirin e Ardenicės, nė kėtė monument tė rrallė kulture. E veēantė qe dhe vizita nė panairin e librit tė autorėve lushnjarė. Pamė librat e Vath Korreshit, Loni Papas, Faslli Halitit, Gėzim Hajdarit, Visar Zhitit, Sherif Balit, Halil Jaēellarit, Bexhet Jaēellarit, Vasil Bozos, Miranda Haxhisė, Enrieta Sinės, Kozma Gjinit, Miltiadh Davidhit, Eva Dorit, Fatbardh Rustemit, Bujar Xhaferrit, Ilir Levonjės, Ollga Selmanit etj.
Me vlera qė dhe kumtesa me temė: “Veēoritė e poezisė lushnjare”, mbajtur nga Zoti Agim Bakushi.
Dua ta pėrfundoj kėtė shkrim me kėto fjalė: Lushnja, qyteti im i dashur, me dy Festivalet Ballkanik tė Poezisė, u bėri tė ditur artdashėsve se ėshtė oaz i vlerave poetike. Dhe nuk janė tė paktė poetėt e saj, qė me cilėsinė e artit tė tyre poetik, kanė kapėrcyer hapėsirat mbarėkombėtare dhe mė tej …

Mare nga gazeta Telegraf.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
FESTIVALI I DYTĖ BALLKANIK I POEZISĖ NĖ LUSHNJE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Software | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com