LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dy shqipėtarė nė film me John Travolta dhe Denzel Washington

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ledi
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
avatar

Numri i postimeve : 120
Join date : 31/08/2008
Age : 34
Location : Athens

MesazhTitulli: Dy shqipėtarė nė film me John Travolta dhe Denzel Washington   Wed Jun 03, 2009 2:51 pm




Hollywood-i, njė tjetėr film pėr mafien shqiptare. Nė “The Taking of Pelham 1 2 3” do tė luajnė edhe dy shqiptarė, tė cilėt mendohet tė jenė tė inkriminuar. Pas dy dekadash, duket se eksporti mė i madh i Shqipėrisė nuk janė mė emigrantėt, por mafiozėt. Tė paktėn, Hollywood-i mendon kėshtu. Edhe pse ka shumė shqiptarė, tė cilėt me punėn dhe kontributin e tyre kanė pėrcjellė vlerat e vėrteta tė njė kombi, aty ku jetojnė e punojnė, ajo ēfarė ka mbetur mė gjatė nė kujtesėn e tė huajve nga shteti shqiptar ėshtė krimi. Nuk ėshtė hera e parė qė realizohen filma me subjekt organizatat kriminale, tė drejtuara nga shqiptarėt, madje, Hollywood-i duket se, me realizimin e kėtyre lloj filmave ka gjetur njė mundėsi tė artė fitimi. Kjo ėshtė arsyeja qė gjithmonė e mė shumė shqiptarėt po shfaqen nėpėr filma me njė status jo shumė tė kėndshėm, atė tė mafiozėve, porse, nė ndryshim me italianėt apo rusėt, shqiptarėt pėrshkruhen si shumė tė egėr e tė rrezikshėm.
Regjisori i filmit, Tony Scott, ka treguar pėr revistėn “Esquire” se, si bashkėpunėtorė tė John Travoltes nė film, ai zgjodhi njė ēift shqiptarėsh, pasi nuk mundi tė gjejė aktorė qė t’u pėrshtateshin kaq mirė kėtyre roleve. Shqiptarėt qė interpretojnė nė film nuk janė aktorė profesionistė, por janė pėrzgjedhur nga Scott, pasi sjellin nė ekran po atė figurė tė dhunshme qė e kanė jetuar edhe nė jetėn private. Por ai ka lėnė tė nėnkuptohet se aktorėt shqiptarė qė ai ka pėrzgjedhur janė
tė implikuar me krimin. Ky ėshtė filmi i dytė, pas filmit “Taken”, qė kryesoi nė Box Office nė Amerikė dhe Kanada, dhe “The Taking of Pelham 1 2 3” pritet tė kėtė po tė njėjtin sukses. Madje, edhe zona ku ėshtė xhiruar filmi, pra lagjja “Pelham”, ėshtė vendi ku jetojnė dhe veprojnė shumė organizata tė ashtuquajtura tė nėntokės shqiptare. Filmi do tė jepet premierė mė 12 qershor dhe nė rolet kryesore paraqiten John Travolta, Denzel Washington, James Gandolfini etj. Ndėrkaq, aktorėt
shqiptarė qė do tė luajnė nė kėtė film janė Viktor Gjocaj, qė luan nė rolin e Bashkimit, dhe Robert Vataj, nė rolin e Emrisė.
Njė film britanik. Njė dramė tjetėr televizive pėr mafien shqiptare ėshtė edhe ajo angleze; njė personazh tjetėr shqiptar
nė rolin e njė mafiozi, duke e nxirė edhe mė shumė emrin e atyre qė e quajnė veten shqiptar. “The Fixer” (“Sekseri”) ėshtė emri i teledramės mė tė re televizive, me disa episode, e shfaqur nė stacionin televiziv ITV nė Angli. Filmi ėshtė bazuar nė ngjarje reale, tė ndodhura nė Londėr, ku nė qendėr tė saj ėshtė njė shqiptar i pėrfshirė nė prostitucion dhe qė tregtonte drogė. Emri i personazhit shqiptar quhet Tarek Sokoli. Lenny, njė personazh tjetėr i botės sė krimit, ėshtė njė bos britanik krimi. Ky film tregon ngjarje mjaft tė dhunshme, tė cilat jo vetėm qė kanė tronditur shqiptarėt qė jetojnė nė Londėr, por i kanė shtuar edhe mė shumė vlerat negative tė kombit tonė. Edhe nė kėtė film, ashtu si nė atė ku luan John Travolta, shqiptarėt shfaqen shumė tė dhunshėm e tė rrezikshėm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Dy shqipėtarė nė film me John Travolta dhe Denzel Washington   Fri Jun 05, 2009 9:29 am

[list][*]Shqiptarėt qė interpretojnė nė film nuk janė aktorė profesionistė, por janė pėrzgjedhur nga Scott, pasi sjellin nė ekran po atė figurė tė dhunshme qė e kanė jetuar edhe nė jetėn private. Por ai ka lėnė tė nėnkuptohet se aktorėt shqiptarė qė ai ka pėrzgjedhur janė
tė implikuar me krimin.

Sa reale mund te jete ky pohim prej regjizorit Scott?!
Nese eshte e vertet qe te dy shqiptaret jane te implikuar ne krim, atehere duhet qe dikush? Ta shoh me seriozishte kete gje.
Dhe pse filmi mud te na beje "qejfin" pasi na rreklamon, kjo nuk eshte aspak e kendshme se ky rreklamim behet ne menyren me negative te mundur, akoma nuk ka kaluar esenca e shijes se hidhur te se kaluares per shqiptaret, pra duhet ata qe merren me rrekalmimin e shqiperis jashte saj te jene me te kujdesshem, ndoshta hollivudi mbetet maja e ajzbergut persa i perket filamve dhe show-ve te ndryshem, kjo nuk do te thote se e vetmia menyre per te shfaqur shqiperin ne kinemat e mbare botes eshte krimi dhe ana negative e saj, shqiperia ka shume e shume ngjarie e bema historike per ti treguar shqiptareve dhe mbare botes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Ledi
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
avatar

Numri i postimeve : 120
Join date : 31/08/2008
Age : 34
Location : Athens

MesazhTitulli: Re: Dy shqipėtarė nė film me John Travolta dhe Denzel Washington   Fri Jun 05, 2009 2:57 pm

Te gjithe e dime qe nuk eshte kjo situata qe pasqyron realitetin e emigranteve shqiptare ne cdo vend qe ata jetojn.Shumica e bashkatdhetareve tane ne te gjithe boten, me punen dhe kontributin e tyre kane arritur qe te "ecin" ne nje renditje paralele me shtetasit a atij vendi qe jetojn, por eshte nje pjese e vogel e cila ka zgjedhur nje rruge tjeter (e kam fjalen per ata qe jane te imlikuar ne krim). Persa i perket pakices qe ndikon negativisht ne imazhin e tone, sado qe nuk na vjen mire, por kete e dim te gjithe, ky eshte realiteti. Sidoqofte nuk mund te pergjithesosh nje komb te tere duke u bazuar tek nje grup i vogel, sepse keto kane eksistuar ne cdo shtet dhe eksistojn akoma (p.sh, mafia italiane,ruse,kolumbiane,etj...). Qe te behen filma te till per shqipetaret do te thote qe ka terhequr vemendjen e mediave, por dhe si dicka e re mbas grupeve mafioze te siperpermendura . Keto arsye mund ti bejn kurioz teleshikuesit, por aspak ne qe jemi shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Dy shqipėtarė nė film me John Travolta dhe Denzel Washington   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Dy shqipėtarė nė film me John Travolta dhe Denzel Washington
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Ti, Shqipėri, mė ep nderrė, mė ep emrin shqipėtarė"
» 28 Nėntori ėshtė dita e ēlirimit tė Shqipėrisė
» Dritan Ylli: Ėshtė koha tė punojmė pėr Shqipėrinė evropiane, zoti Klosi!
» Apostol Kotani: Shqipėria ishte i vetmi vend, ku nuk u persekutua asnjė hebre
» Faik Krasniqi:Ribashkimi i Kosovės me Shqipėrinė, ėshtė njė domosdoshmėri!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Kinematografia-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a free blog