LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mos i permendni emrat e tyre.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Mos i permendni emrat e tyre.   Wed Jun 03, 2009 11:02 am

Mos i permendni emrat e tyre.

By tiranacalling

Jeni ne fushate, e di. Edhe une i lexoj gazetat e i shikoj keto spikerat me breke qe flasin se filani a fisteku inaugurai filan gje e tjetri tha qe ajo filan gje ishte kot e s’na duhej per te hyre ne Evrope.

Por mos i permendni emrat e tyre. Mos abuzoni me varret e deshmoreve. Nuk keni te drejte. Keni keta Obamat tuaj, keni Metat, keni Berisha e Rama, keni nje tufe ambasadoresh e keni nje mori femijesh qe ju vijne mbrapa. Flisni me ta, flisni per ta. Lerini te vdekurit te prehen, te njejtet te vdekur qe ju kane dhene mundesine te sot te flisni gjepura lart e poshte. Lerini te prehen ne paqe aty ku lane, kur i permendni mua me dridhet mishi e kerkoj nje vend per te vjelle. Drejtoheni helmin tuaj e levdatat tuaja ne vend tjeter. Harrojini “varrezat e deshmoreve”, harrojini “ viktimat e 1991”. S’duhet te egzistojne per ju.
Mos i permendni emrat e tyre. Mos i pergojoni idealet e tyre. Vrimat e plumbave jane akoma aty ku i kapen, ne malet me bore a ne detin e ngrohte, ne kufirin jugosllav a ne qendren e Tiranes, ne beteje me komunister a ne beteje kunder komunisteve. Aty ku rane a aty ku u ngriten te tjere.
Ju i ngritet ne male, ju u dhate pushke e ata ju ndoqen. As per draperin e as per ēekanin, ju ndoqen per liri. Ju i vrate ne male, armiku i vrau ne balle e ju me vone i vrate mbrapa shpine. E i varroset, e i qate, e i bete shkolla e rruga, e i nxorret heronj e tradhetare, e u bete statuja e pastaj i hoqet zvarre vetem pak muaj me pare. Por s’keni asgje te perbashket me ta. Sepse edhe partizani me i keq e mi inatēi luftonte per te prure lirine e atdheut. Edhe nazisti me i mire, me i bukuri e me trimi luftonte per te prure shoah, per te vrare e per te djegur. Ky eshte ndryshimi. Edhe me i miri per ju tani lufton per nje vend ne parlament, per te bere alleshverishe te erreta, per te komanduar pertej kushtetutes e pertej votave reale. Edhe me i miri prej jush qendron ne nje parti qe mbron kete apo ate biznesmen qe financon, qe ben ndere e pret ndere.
Mos i kujtoni sot se sot ju duhen, mos abuzoni me gjakun. Gjeni nje hero tjeter, gjeni emra te tjere. S’duhet te egzistojne per ju, jo gjate fushates tuaj.
Mos i permendni emrat e tyre.

Mare nga Tirana Calling.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Mos i permendni emrat e tyre.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Diplomat false tė 93 arsimtarėve tė Malishevės qė u "fshehėn"
» Naile Zhupani: Emrat tė Sigurimit tė Shtetit... nga librin e Nafiz Bezhanit
» Ekskluzive: Ja emrat e 28 tė arrestuarve,16 prej tyre janė nga Kosova
» SMAIL GASHI SLLOVIA: DHUNA SĖRBE NĖ TREVĖN E LYPJANIT(I) dhe (II)
» Hilmi Saraēi: Masakra serbe nė Studime tė Poshtme (Martiraj) 1998-1999

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Problematika shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com