LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shqiptaret qe frikesojne Britanine

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Shqiptaret qe frikesojne Britanine   Tue Jun 02, 2009 10:42 am

Policia britanike (Scotland Yard) publikoi dje, listen dhe posterin me 16 fytyrat me te kerkuara ne Evrope per krime te ndryshme, mes te cileve gjysma shqiptare. Duket se deklarata e kryepolicit Ahmet Prenci dy muaj me pare, ka nisur te jape rezultatet e para ne fushen e kerkimit nderkombetar dhe bashkepunimit policor. Jane 8 shqiptare te arratisur nga vendi yne, ku kane konsumuar krime te renda si vrasjet, trafiqet, grabitjet me arme dhe prostitucioni, deri tek perdhunimet e te miturve. Policia e Britanise se Madhe i kerkon pikerisht ne ishull, ndersa informacioni eshte servirur nga Interpol Tirana.

Jane te gjithe nga Evropa Lindore, te zbritur ne ishullin britanik prej vitesh, qe t'i shpetonin arrestimit nga policite e vendeve te tyre. Dyshohet se pjesa me e madhe kane ndryshuar gjeneralitetet dhe te dhenat personale, deri tek pamja fizike. Scotland Yardi i ka specifikuar si "Most Wanted" ne te gjithe Evropen, ndersa te pakten kater prej tyre mendohet se fshihen ne Britani dhe pjesa me e madhe kane konsumuar vepra penale ne kete vend. Ministria e Brendshme Britanike, (Home Office) publikoi listen dhe fotot e 16 te kerkuarve dhe mediat i bene jehone lajmit, duke iu referuar edhe sekretarit te dikasterit, Jacqui Smith, i cili ka vene ne dukje se sa te rrezikshem jane keta persona, per qyteterimin britanik dhe evropian.

Te arratisurit nderkombetare jane me te shumte ne numer dhe lista shkon deri ne 100 persona, por policia ka publikuar posterin me 16 me te kerkuarit, duke iu referuar edhe Zyres se Ndalimit te Krimeve dhe Agjencise Kunder Krimit te Organizuar (Soca). Mes te kerkuarve ka edhe hungareze, polake dhe gjeorgjiane, kurse mbizoterojne krimet seksuale dhe trafiqet. Nderkohe qe disa ore pas publikimit te kesaj liste, u be edhe arrestimi i nje personi te 17-te, hungarezit Balaz Asztalos, 25 vjec, i kerkuar per krim seksual, qe u kap ne zonen e Milton Keynes diten e djeshme.

Qytetaret kane nisur te bashkepunojne dhe nje telefonate, mundesoi arrestimin e tij. Iniciativa eshte quajtur "Arrestimet, per te kerkuarit nderkombetare (Infra)".

Lord Ashcroft, i cili krijoi zyren "Infra" beson se kjo nisme do te jape rezultate per kapjen e te kerkuarve. "Keta persona jane te rrezikshem dhe te gjithe e kuptojne se duhen kapur, pasi kercenojne shoqerine", tha Ashcroft per mediat. Dave Cording, nje tjeter anetar i zyres vleresoi se "eshte e pamundur te thuash se sa te kerkuar, sillen verdalle neper Britanine e Madhe dhe qe jane pergjegjes per krime te renda".

Ai shtoi se shume prej tyre kane hyre ne ishull ilegalisht dhe jetojne me identitete false. Policia njoftoi komunitetin se keto persona, gjithsej 16, jane me te rrezikshmit dhe shume prej tyre levizin te armatosur.



Adresa

Policia britanike ka publikuar njekohesisht edhe numrat e telefonit ku qytetaret duhet te marrin, ne rast se konstatojne nje prej personave te listes ne fotografi. Eshte hapur edhe nje adrese interneti ku mund te shihen fytyrat e njerezve me te rrezikshem. Numri i telefonit eshte 0800555111, kurse adresa eebsajt, www.crimestoppers-uk.org.





Deklarata e Prencit, per drejtesine britanike

Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, do te leshonte nje "bombe" mediatike dy muaj me pare, kur deklaroi se policia britanike nuk bashkepunonte per te kapur shqiptaret e kerkuar dhe denuar per krime te renda, qe fshiheshin ne Angli me gjeneralitete te rreme. "Shume prej tyre kane marre nenshtetesine, apo jane pajisur me dokumente, kurse gjykatat nuk mundesojne veprimet ligjore", do te shprehej nder te tjera kryepolici, ndersa nje axhende takimesh eshte zhvilluar ne vizitat dypaleshe te drejtuesve britanike dhe shqiptare, me objekt zgjidhjen e ketij problemi.



Lista e shqiptareve te kerkuar :

1- Durim Gremaj 35 vjec, nga Fieri, i kerkuar per perdhunim, denuar 15 vjet burg ne vitin 2001

2- Agim Kabashi 39 vjec, nga Kukesi, i kerkuar per prostitucion te miturish

3- Xhevat Kaca 33 vjec, nga Librazhdi, i kerkuar per perdhunim dhe trafik vajzash

4- Sherif Murati 41 vjec, nga Fieri, i kerkuar per vrasje ne 1997, denuar me 25 vite burg

5- Nikolla Naci 44 vjec, nga Fieri, i kerkuar per armembajtje dhe trafik droge, denuar me 13 vite burg

6- Dritan Shkurti 33 vjec, nga Kurbneshi, i kerkuar per vrasje ne vitin 1998, i denuar me 22 vite burg

7- Shaqir Ziko 27 vjec, Skrapar, i kerkuar per grabitje me arme, denuar me 12 vite burg

8- Gentian Doda 30 vjec, i kerkuar per dy vrasje


marrr nga gazeta koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Shqiptaret qe frikesojne Britanine
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti qė u kėndoi shqiptarėve dhe Shqipėrisė
» Vladimir Bruēaj: Shqiptarėt nė Europė duhet tė shkojnė tė bashkuar, por si europian
» Julia Gjika: Gratė shqiptare nė Worchester MA
» Komuniteti shqiptar po e pasuron koloritin e nacionaliteteve tė shumta qė jetojnė nė Viersen
» MASAKRAT E KRIMINELIT SULLTAN MEHMET FATIH MBI SHQIPTARET. FAKTE.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Software | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Free blog