LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Berisha dhe Thaēi - TUNELI U KRY!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Berisha dhe Thaēi - TUNELI U KRY!   Mon Jun 01, 2009 10:51 am

Berisha dhe Thaēi - TUNELI U KRY!




Durrės-Kukės, Berisha dhe Thaēi pėruruan hapjen e tunelit historik. Gazeta Libertas njofton se mė nė fund ėshtė hapur tuneli i Kalimashit, nė pjesėn ku gėrmimet e bėra nga tė dy krahėt bashkohen. Gjithshka ishte gati pėr inaugurimin simbolik tė hapjes sė korridorit strategjik Shqipėri-Kosovė disa orė para ceremonisė sė sotme. Kryeministri Sali Berisha dhe homologu i tij kosovar, Hashim Thaēi, pėruruan mes ovacionesh nga tė ftuar e tė pranishėm, gazetarė shqiptarė e kosovarė, hapjen e njėrit prej tuneleve tė Kalimashit. Hapet tuneli! Shqipėria e Kosova “bashkohen” nė Kalimash - Kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe ai kosovar Hashim Thaēi kanė realizuar takimin historik nė tunelin e Kalimashit, duke simbolizuar nė kėtė mėnyrė “bashkimin” e dy vendeve nė Kalimash. I hipur mbi njė buldozer kryeministri shqiptar Sali Berisha ka rrėzuar murin simbolik qė ndante tunelin e Kalimashit duke ēelur zyrtarisht atė. Nė kėtė ceremoni ishte i pranishėm edhe kryeministri kosovar Hashim Thaēi. Ishin tė pranishėm edhe kryeparlamentarja Topalli, zonja Liri Berisha, ministri i Transporteve Sokol Olldashi, ministria e Integrimit, Majlinda Bregu, po ashtu e pranishme ishte edhe mbesa e ish-presidentit amerikan Ajzenhauer. Ndėrsa delegacioni kosovar u pėrfaqėsua nga kryeministri Hashim Thaēi, ministri i Transporteve Fatmir Limaj si dhe 18 anėtarė tė tjerė.
Ky tunel ėshtė segmenti mė i rėndėsishėm i rrugės qė lidh shqiptarėt, asaj Durrės-Kukės-Morinė.
Puna pėr hapjen e kėtij tuneli nisi qė mė 25 maj 2007 nga kompania amerikane “Bektel” dhe kompania nėnkontraktuese turke “Enka”.
“Bektel-Enka” ka rritur ndjeshėm ritmet e punimeve edhe nė sektorė tė tjerė, si pėrfundimi i 27 urave me njė gjatėsi prej mė shumė se 5 kilometra nė gjithė segmentin e rrugės prej 60.4 kilometrash, Rrėshen-Kalimash.
Rruga Durrės-Kukės- Morinė, njė projekt ky i qeverisė shqiptare, ėshtė vepra mė e madhe inxhinierike nė historinė e Shqipėrisė.
Ky projekt ka punėsuar rreth 3500 punonjės nga tė cilėt rreth 1800 shqiptarė, duke transformuar jo vetėm relievin ku ka shkelur por edhe gjithė situatėn sociale nė zonat qė pėrshkohen nga punimet.
Me pėrurimin e njėrit tunel, pritet qė sė shpejti, brenda qershorit, tė bėhet edhe pėrurimi i rrugės qė ka njė gjatėsi rreth 170 kilometra, nga Durrėsi deri nė Morinė.
Rruga do tė mundėsojė njė lidhje tė shpejtė mes Prishtinės dhe brigjeve shqiptare pėr mė pak se 3-orė duke hapur horizonte tė paimagjinuara mė parė pėr zhvillimin ekonomik, turizmin, tregėtinė, lėvizjen e lirė dhe krijimin e njė korridori strategjik rajonal.
Greqia, fqinji jugor i Shqipėrisė ka rreth 10 vite qė kryen punime pėr ndėrtimin e korridorit Egnatia, Selanik-Janinė-Igumenitsa (e gjatė rreth 250 km) qė ngjason nė gjatėsi dhe si projekt me korridorin Durrės-Morinė dhe ėshtė ende larg pėrfundimit tė punimeve.

Ministri kosovar Limaj deklaroi pėr ceremoninė e pritur se punimet e Korridorit Durrės-Kukės, janė historike pėr shqiptarėt e dy trojeve. Kjo ėshtė njė vepėr me rėndėsi historike pėr tė gjithė shqiptarėt nė tė dy anėt e kufirit tha ai.
Ai dhe kryeministri Thaēi qenė tė ftuar nė ceremoninė pėr pėrfundimin e tunelit nė segmentin Rrėshen-Kalimash.
Limaj u shpreh se tuneli ėshtė simbol i rrėnimit tė pengesave mes dy vendeve dhe shėnon kthimin e fillimit tė qarkullimit normal mes shqiptarėve.
Delegacioni kosovar i kryesuar nga kryeministri Hashim Thaēi qė morri pjesė nė ceremoni, theksoi gjithashtu se ky moment historik shėnoi veē tė tjerave edhe hapjen e korridorit drejt njė porti tė Kosovės.
Kryeministri Thaēi: Tashmė malet s’na ndajnė dot mė! Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi e ka cilėsuar rrugėn Durrės-Kukės si njė simbol tė paqes dhe begatisė sė shqiptarėve por edhe tė gjithė popujve tė rajonit. “Sot ėshtė njė ditė e madhe pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė jetojnė. Sot ėshtė njė ditė e madhe edhe pėr mua personalisht, sepse ekziston njė lidhje mes kėtij rrugėtimi dhe lirisė sė Kosovės. Janė tė shumta e tė pallogaritshme rastet kur me bashkėluftėtarėt e mi, me orė tė tėra e kemi bėrė kėtė rrugė pėr lirinė e vendit dhe sot Tirana e Prishtina jane si kurrė mė parė pranė njera tjetrės dhe do afrohen dhe mė tepėr nė tė ardhmen”, u shpreh Thaēi pasi u takua me kryeministrin Berisha nė mes tė tunelit. “Pa dyshim, element qendror i kėsaj afėrsie shpirtėrore, fizike dhe materiale ėshtė liria dhe pavarėsia e Kosovės, ėshtė shteti i Kosovės. Pavarėsia e Kosovės njeh nėpėrmjet kėsaj rruge dimensionin e plotė tė afrimit. Kemi qenė tė ndarė nė shekuj, por kurrė nuk kemi qenė larg njeri-tjetrit dhe gjithmonė kemi sakrifikuar pėr t’u afruar”, deklaroi kryeministri i Kosovės. Ai falenderoi dhe kryeministrin Berisha, tė cilin e pėrgėzoi pėr punėn e bėrė nė ndėrtimin e kėsaj vepre historike. “Pėrveē dėshirave e ėndrrave pėr integrimin, kjo rrugė do t’i japė zhvillim tė dyanshėm vendeve tona. Kjo ėshtė autostrada e shpresės, kjo ėshtė historia jonė, kjo ėshtė rruga e integrimeve, kjo ėshtė rruga e shek XXI, kjo ėshtė rruga e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit nė rajon”, pėrfundoi Thaēi.
Berisha: Tuneli bashkoi njė komb. “Dėshiroj t’u pėrshėndes tė gjithėve pėrzemėrsisht dhe tė ndaj me ju gėzimin e madh tė shndėrrimit sot nė kėtė moment tė njė ėndrre gjithshqiptare nė njė realitet. Sot ne pėrjetuam kėtu realizimin e njėrės prej ėndrrave mė tė bukura, pėrjetuam shembjen jo tė njė muri por tė njė mali, pėrjetuam shembjen jo tė njė muri por tė pamundėsisė. Sot ne inaguruam sėbashku me kryeministrin Thaēi, tunelin e Kalimashit, njė nga kryeveprat nė fushėn e ndėrtimit nė Evropė dhe mė gjerė”, theksoi Berisha para qindra tė pranishmėve. “Ky ėshtė tuneli i bashkimit tė kombit. Sot ne vendosėm se nuk ka asgjė qė mund ta ndajė jo vetėm shpirtėrisht por as fizikisht kėtė komb. Sot ne inaguruam tunelin qė bashkon jo vetėm shqiptarėt por bashkuam tunelin qė me shėrbimet qė ofron bashkon mė shumė shqiptarėt me kombe tė tjera tė rajonit. Sot ne inaguruam tunelin i cili do bėjė qė brigjet e Shqipėrisė, portet e saj, t’u shėrbejne jo vetėm shqiptarėve por t’u shėrbejnė tė gjithė kombeve tė rajonit”, nėnvizoi Berisha. Kreu i qeverisė nuk ngurroi tė flasė as pėr akuzat se rruga ka kushtuar shumė, duke thėnė se vlera e kėsaj vepre ėshtė shumė herė me e madhe se milionat a harxhuara pėr tė. ”Tuneli ėshtė njė vepėr e kushtueshme, por dua tė theksoj se pėr njė komb, ēmimi i kohės ėshtė ēmimi i tė gjitha ēmimeve, ndaj dhe ky tunel kushton sot shumė mė pak se sa koha e kalimtarėve qė do kalojnė nėpėr tė gjatė njė viti tė vetėm. Tuneli ka qenė i vėshtirė dhe i kushtueshėm por ēmimi i tij ėshtė qindra herė mė i vogėl se vlera e tij morale”, vijoi Berisha, i cili e mbylli fjalėn me premtimin: “Nuk do lė asgjė pa bėrė nė mėnyrė qė shiptarėve t’ua japim Shqipėrinė nė pėllėmbė tė dorės”.
Ndėrtimi i tunelit, reagon PS-ja: Partia Socialiste nėpėrmjet kryetarit tė PS-sė sė Tiranės, Besnik Bare ka denoncuar shpenzimin ekstra tė pėrdorur pėr rrugėn Rrėshen-Kalimash. Sipas tij, me 600 milionė eurot e shpenzuara tepėr pėr kėtė rrugė, mund tė ndėrtoheshin qindra vepra tė tjera tė nevojshme pėr vendin. “Kjo rrugė nė njė vend normal tė BE-sė do tė kushtonte vetėm 418 milionė euro, nė Shqipėrine tonė kjo kushton mė shumė se 1 miliardė euro. Shpenzimi ekstra ėshtė 600 milionė euro, me kėtė diferencė mund tė ndėrtoheshin nė Shqipėrinė tonė 1450 shkolla si edhe 145 spitale qė t’u shėrbenin tė gjithė shqiptarėve”, u shpreh Bare.
Hapja e tunelit tė Kalimashit u ndoq me emocione dhe vėmendje edhe nga pjesa tjetėr e shqiptarėve, e atyre qė jetojnė nė Maqedoni. Pėrfaqėsuesit e tyre e konsiderojnė pėrurimin e kėsaj vepre, njė ngjarje tė pėrmasave historike pėr zhvillimet integruese jo vetėm tė shqiptarėve, por tė gjithė rajonit. “Sot po vazhdon proēesi i tė bėrit njė komb. I unifikimit kombėtar. Dhe shqiptarėt anembanė nė Mal tė Zi, nė Ēamėri, nė Maqedoni, nė Luginėn e Preshevės, nė Shqipėri dhe Kosovė, festojnė kėtė mrekulli”, u shpreh Artan Grubi, kryetar i lėvizjes “Zgjohu”, nė Shkup. “Eshtė njė investim shumė i rėndėsishėm i parė nė disa dimensione. Nė pikėpamjen ekonomike do tė ndihmojė qeverinė e Kosovės tė eliminojė vėshtirėsitė nė rimėkėmbjen e ekonomisė kombėtare, nė dimensionin gjeopolitik do tė ndihmojė Kosovėn dhe Shqipėrinė qė tė integrohen”, u shpreh zėdhėnėsi i DR-sė, Fexhri Selami. “Eshtė njė kontribut jo vetėm i integrimit shqiptar, por edhe ndaj integrimit rajonal. Ato rrugė drejt bregdetit shqiptar, nuk do t’i shfrytezojnė vetėm shqiptarėt, por tė gjithė qytetarėt e rajonit. Eshtė edhe njė mundėsi qė t’i heqim paragjykimet qė pėr vite me radhė ekzistojnė nė Ballkan”, ėshtė shprehur Teuta Arifi, deputete e BDI-sė. PDSH, pėrmes njė deklarate pėr shtyp ka thėnė se kjo rrugė duhet t’i mėsojė qeverisė sė Shkupit se si lidhen shtetet dhe t’i japė fund politikave tė saj izolacioniste.





Mare nga gazeta Libertas.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Alipasha
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 14
Join date : 20/06/2009

MesazhTitulli: Re: Berisha dhe Thaēi - TUNELI U KRY!   Sat Jul 25, 2009 1:50 pm

"Rruga Durrės-Kukės- Morinė, njė projekt ky i qeverisė shqiptare, ėshtė vepra mė e madhe inxhinierike nė historinė e Shqipėrisė".
Me behet qejfi shume per kete veper dhe dua qe shume shpejt te realizohet shteti i vetem shqiptar (Shqiperia plus Kosova).
Dua te shtoj diēka, jo nostalgjike, por reale. Te mos minimizojme vepra te tilla si Hidrocentralet etj te kryera me pare nga shqiptaret.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Berisha dhe Thaēi - TUNELI U KRY!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mr. Elmi Berisha - Peja Meriton me Mirė, Ndryshimi po Vjen!'s Photos - Profile Pictures
» Komandanti i Koshares kolonel Rrustem Berisha kalon nė AAK
» BEKIM BERISHA-ABEA
» Poshtėrsia nuk ka fund, Berisha: Me operacion t'majasilit kanė marrė librezėn e veteranit
» Anton Berisha i AAK-sė, sulmon LDK-nė: Isa Mustafa ėshtė i shkollės "zhugoslloave"!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs