LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Robert d’Anzhelit dhe shqiptarėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Robert d’Anzhelit dhe shqiptarėt   Sat May 30, 2009 1:08 pm

Robert d’Anzhelit dhe shqiptarė



Arben Llalla

Nė vitin 1998 doli nė qarkullim nė gjuhėn shqipe libri “Enigma nga pellazgėt te shqiptarėt” i autorit francez Robert d’Angely. Ky libėr nuk ėshtė e para vepėr qė autori francez boton nė lidhje me Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Po atė vit doli nė qarkullim nė gjuhėn franceze edhe libri “Grammairi Albanaise Comparee” (Gramatika e krahasuar e gjuhės shqipe). Libri ENIGMA ėshtė botuar nė vitin 1990-1991 nė gjuhėn frėnge nė pesė vėllime dhe ėshtė pritur me interes nga studiuesit e ndryshėm qė merren me studimet e lashtėsisė, tė gjuhėve pellazge-shqipe, greke dhe etruske. Veprat e Robert d’Angely janė njė shkėndijė pėr t’u marrė seriozisht me mbishkrimet nė gurėt e vjetėr, librat e vjetėr qė ende nuk ėshtė thėnė ende fjala fundit pėr gjuhėt nė tė cilėt janė shkruar. Gjuhėtari dhe etnologu Robert d’Angely lindi mė 22 dhjetor 1893 nė Paris dhe vdiq po nė qytetin e lindjes mė 22 tetor 1966. Fėmijėrinė e kaloi duke ndjekur babain e tij nėpėr Ballkan, nė Shqipėri, Greqi, Turqi e njė pjesė tė Rusisė. I ati ishte inxhinier i ndėrtimit tė rrugėve dhe urave nė Perandorinė Osmane. Pėrveē frėngjishtes, fliste lirshėm gjuhėn shqipe, greqishten, turqishten, italishten, anglishten, gjermanishten. Njihte mjaftė mirė greqishten e vjetėr, latinishten dhe autorėt klasikė, tė cilėt i studioi nė Institutin Filologjik tė Athinės. Lexonte dhe pėrkthente lehtėsisht tekstet e autorėve antik, duke parapėlqyer “babain e historisė” Herodotin. Nė dorėshkrimet e tij ai ka shkruar nė greqishten e vjetėr tregimin origjinal tė Platonit mbi Atlantėt dhe atė tė Herodotit mbi luftėn e Trojės, tė cilėn e ka lėnė tė pėrkthyer. Ka njė njohje tė thellė mbi fenė ortodokse, katolike, islamike, etj. Atij i vjen keq qė pėr interpretimin e mbishkrimeve tė vjetra, studiuesit kanė pėrdorur pothuajse gjithė gjuhėt indo-evropiane dhe jo atė tė shqiptarėve. Qė tė ndjekėsh tregimin e tij, logjikėn dhe refleksionet nė raport me kronologjinė dhe vėrtetėsinė historike, ėshtė e nevojshme tė imagjinosh gjendjen sociale e gjuhėsore tė epokės tė cilės i referohet pareshtur. Qėllimi qė ka ndjekur Robert d’Angely ėshtė qė tė na transmetojė atė ēka pėr tė ėshtė e dukshme, atė qė siē pohon ai, gjuha pellazgjike e cila jeton ende nė gjuhėn shqipe, ėshtė gjuha mė e vjetėr e grekėve dhe latinėve. Nė librin “Enigma”, autori i kushton njė rėndėsi tė madhe kronologjisė sė ngjarjeve historike, migrimeve, ngjarjeve letrare e historike, pjesėve tė tyre gjuhėsore, etnografike e gjeografike. Robert d’Angely nė veprėn e tij kėrkon tė hedh dritė mbi tė vėrtetėn e kombit dhe gjuhės shqipe, tė zbardhė ngjarjet e vėrteta qė janė mbuluar nga pluhuri i harresės me qėllim apo pa qėllim nga faktori njeri nė lidhje me lashtėsinė pellazge-shqiptare. Ai u kėrkon gjithashtu shqiptarėve qė tė thellohen e tė flasin nė mėnyrė korrekte tė dy dialektet, gegė e toskė. Robert d’Angely nė vitin 1924 u martua me njė vajzė shqiptare e cila ishte e bija e doktor Josif Bėnjės nga Bėnja e Pėrmetit, i cili ka qenė anėtar i Delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Londrės nė korrik 1913. Robert d’Angely shėrbeu pėr disa vite nė rradhėt e “Ushtrisė sė Orientit”, e cila u vendos pėr njė kohė tė gjatė dhe nė Shqipėri, veēanėrisht nė jug-lindje tė saj. Nė vitin 1917, ai u transferua nė regjimentet qė luftonin nė Turqi dhe nė Greqi, ku merr pjesė nė betejėn e famshme tė Guevgueli-t. Mė 22 Janar 1918 plagoset nė brigjet e lumit Vardar gjatė luftimeve dhe mė pas transportohet nė spitalin ushtarak tė Tulonit nė jug. Pėr kėtė ngjarje, pas lufte u dekorua dhe me dekoratėn e “Kryqit tė Luftėtarit” dhe mė vonė ka patur “Kartėn e Luftėtarit” tė Francės, deri sa vdiq. Eshtė interesant fakti qė pasi u shėrua, ai kėrkoi tė shkonte nė Shqipėri, nė zonėn e Pėrmetit, ku qėndroi nga viti 1918-1919. Eshtė larguar nga Pėrmeti mė 30 janar 1919 duke marrė dhe fjalėn e farmacistit tė Pėrmetit se ishte dakort qė tė martohej me vajzėn e Doktor Josif Bėnjės. U kthye nė vitin 1924 nė Shqipėri pėr tė marrė vajzėn shqiptare pėr grua. Gjatė qėndrimit nė Shqipėri ai njohu Sulejman Delvinėn, Fan Nolin, Pandeli Evangjelinė, Luigj Gurakuqin, Shefqet Korēėn, Stavro Stavriotin, etj. U largua pėrgjithmonė nga Shqipėria mė 4 mars tė vitit 1925, nga kufiri jugor drejt Athinės ku do tė hypte anijes drejtė Stambollit. Robert d’Angely studioi nė Shkollėn Kombėtare greke tė Fanarit nė Stamboll, nė fakultetin filologjik nė Universitetin e Athinės etj. Punoi nė disa Universitete duke dhėnė mėsim tė gjuhėve shqipe, greke, turke, italisht, gjermanisht etj. Robert d’Angely nuk ishte i dashuruar vetėm me gruan e tij shqiptare, por ai kishte njė dashuri tė madhe me ēdo gjė qė lidhej me shqiptarėt dhe Shqipėrinė. Librat mė tė pėlqyer tė tij, ishin ata qė lidheshin me ēdo gjė shqiptare si tė ish-Konsullit francez nė Janinė, Pukėvili, libri i fratit jezuit Dyponse “Historia e Skėnderbeut, mbretit tė Shqipėrisė”, studimi i Mario Roques pėr “Fjalorin e Shqipes” tė vitit 1635 tė Frang Bardhit, etj. Vepra pesė vėllime e Robert d’Angely “Enigma nga pellazgėt te shqiptarėt”, jo vetėm qė nuk u botua kur ishte gjallė, por pati edhe njė fat tė keq, sepse pėr tridhjetė vjet mbeti i fjetur nė heshtje. Kjo, derisa e bija e tij Solange d’Angely gjatė pushimeve rastėsisht gjeti dorėshkrimet e tij dhe mėsoi se kėto dorėshkrime nuk ishin shėnime tė thjeshta, por bėhej fjalė pėr njė vepėr tė madhe qė lidhej direkt me shqiptarėt. Dorėshkrimet e gjetura do tė botoheshin nė gjuhėn frėnge dhe shqipe nėnkujdesin e Solange d’Angely e cila plotėsoi dėshirėn e babait tė saj qė gjithė jetėn ia kushtoi studimeve pellazgjike. “Enigma” e Robert d’Angely u bė ndihmesa e shumė studiuesve tė albanologjisė. Ajo vepėr ėshtė edhe shkėndija ime si studiues qė u mora mė seriozisht me kėrkime tė historisė sė shqiptarėve tė Greqisė-arvanitasve. Ndoshta “Enigma” u bė shkėndija qė mė vonė tė botoheshin vepra tė ngjashme tė autorėve tė tjerė qė merren me studimet pellazge-shqiptare si Niko Stylos, Mathieu Aref, etj. Ēdo pėrkrahės i tezės sė Pellazgjėve nė librin “Enigma” do tė gjejė fakte dhe vėrtetime tė pamohueshme qė shqiptarėt dhe gjuha shqipe ruajnė edhe sot elementėt e trashėgimisė nga pellazgjėt e lashtė. Vepra e Robert d’Angely ėshtė njė punė e madhe qė ka njė shtrirje tė gjerė nė hapėsirė dhe nė kohė. Ai gjithė jetėn e tij ia kushtoi studimeve tė popujve tė lashtė mesdhetarė dhe tė Ballkanit. Ēdo kush nė kėtė libėr, do tė vėrė re pėrkushtimin e tij tė veēantė pėr gjuhėn shqipe.
Kujtimet e Solange d’Angely
Me vajzėn e studiuesit Robert d’Angely, Solange d’Angely kam disa vite qė njihem, rregullisht kemi pasur letėrkėmbime. Ajo mė ka folur pėr babain e saj dhe punėn e tij shkencore qė nuk arriti sa ishte gjallė tė botonte veprat, por i la ato nė origjinale, nė dorėshkrim. Gjithnjė ai i hidhte nėpėr fletore. Vdekja e tij e papritur dhe heshtja e gjatė, bėnė qė pėr shumė vite ato dorėshkrime tė mbeteshin nė heshtje, pa kujdesin a askujt. Solange fėmijėrinė e kaloi nė Paris nė njė mjedis ku flitej shqipja dhe ku vinin shumė familje shqiptare qė jetonin atėherė nė Paris apo nė rrethinat e kryeqytetit si nė Lilas, Romainville, etj. Dasmat, festa popullore apo ngjarje tė komunitetit shqiptar kaluan nėpėr vitet e saja tė fėmijėrisė. Shpesh nė shtėpi, nėna dhe babai i saj flisnin shqip. Nė njė letėr mikja ime Solange mė shkruante: “shqipen babai im e dinte shumė mirė. Mbaj mend njė dhomė qė e kishte krijuar me dėrrasa, dhe njė bibliotekė ku vendoste librat e tij mė tė dashur, dhe nė rradhė tė parė Rabelais, tė cilin e adhuronte. Libri ‘Lufta e Krimesė’, dy vėllime mjaft interesante mė kujtohen edhe tani. Ai kishte lexuar pothuaj tė gjithė historianėt apo personalitetet franceze qė kishin shkruar pėr Shqipėrinė si librat e konsullit francez nė Janinė, Pouqueville, librat e Degrand dhe Hecquart pėr Shqipėrinė e Epėrme, studimet e Dozon-it pėr gjuhėn dhe folklorin shqiptar, bibliografinė e njohur tė Legrand, etj, tė cilave ai u referohet. Bota e babait tim ishin librat, gjuhėsia dhe historia qė lidhej me qytetėrimin pellazg dhe ajo e shqiptarėve. Atij i pėlqente shumė gjeografia dhe donte tė udhėtonte...” Nė vitin 1971 Solange viziton pėr herė tė parė Shqipėrinė bashkė me nėnėn e saj.
Pas kėsaj vizite, e cila i la mbresa tė thella si dhe nė vizitat e mėpasme, lidhja e Solanges me Shqipėrinė u bė shumė e fortė. Ajo qė nga vizita e parė, ēdo vit kalon disa ditė pushimesh nė vendlindjen e nėnės sė saj nė Shqipėri, Pėrmet dhe Bėnjė. Njė ditė, kur ishte me pushime nė bregdetin Atlantik tė Francės, nga kurizoteti hapi ēantėn e babait dhe njė nga valixhet e tij tė lėna nė harresė. Duke lexuar shėnimet dhe fletoret e tij me njė kaligrafi mjaft tė bukur, u habit me thellėsinė e gjykimeve mbi qytetėrimet e vjetra, mbi pellazgėt, etruskėt dhe shqiptarėt etj. Dhe mendoi nė vete se kjo mund tė jetė njė vepėr e dobishme pėr fushėn studimore tė historisė dhe filologjisė shqiptare, se ishte njė dorėshkrim qė shkonte thellė nė historinė mbi gjuhėn shqipe dhe se kishte mjaft vlerė. Ishin pėrpjekje pėr zbėrthimin e enigmės sė origjinės sė shqiptarėve dhe sidomos pėr gjuhėn e tyre. Atėherė zonja Solange d’Angely takoi profesor Remzi Pernaskėn qė ishte nė Paris dhe i tregoi dorėshkrimet. Ai i tha: nuk je as historiane, as etnologe dhe as linguiste qė tė gjykosh mbi tezat shkencore tė babait dhe se gjėja mė e mirė ėshtė botimi i kėtij dorėshkrimi pėr homazhin e tij”. Atėherė, mori kontakt me disa botues, mė sė fundi, miku i Shqipėrisė nė atė kohė, Jean-Pierre Graziani, ndėrmori botimin e librit nė shtėpinė botuese Cismonte e Pumonti. Nė vitet 1991-1992 u botuan rradhazi tė pesė vėllimet e para tė librit “Enigma”, tė cilėn Robert d’Angely e kishte titulluar “Enigma…Origjina e racės dhe e gjuhės sė pellazgėve, arianėve, hititėve, helenėve, etruskėve, grekėve dhe shqiptarėve, etj…tashmė e zgjidhur”. Por siē shihet nga titulli, kėrkimet e shumta qė kishte bėrė nė disa qytetėrime tė mėparėshme e tė mėvonėshme nga Ballkani deri nė Azi, e kishin detyruar atė ta zgjeronte fushėn e studimit tė tij, duke patur si synim kryesor gjithnjė pellazg-etruskėt dhe nė thelb vetė shqiptarėt. Megjithė problemet teknike qė u hasėn nė fillim pėr problemin e dorėshkrimeve tė vjetra, libri mė sė fundi u botua nė pesė vėllime nė gjuhėn frėnge dhe nė njė vėllim tė vetėm nė gjuhėn shqipe.
Pjesė nga libri “Enigma”
tė Robert d’Angely
Raca pellazge ka ngjyrėn e lėkurės dhe sidomos tė fytyrės tė bardhė. Ngjyra e flokėve ėshtė mė tepėr gėshtenjė se e ēelėt dhe nėse flokėt i ka mjaft tė dredhura, asnjėherė nuk i ka kaēurrela. Tiparet e fytyrės janė tė rregullta: fytyra mjaft vezake, balli i gjerė, sytė shprehės, tė mėdhenj, tė futur thellė nė kafkė dhe as tė kėrcyer, as tė ēarė si bajame; hunda e drejtė, e rregullt, e vogėl dhe asnjėherė e shtypur me feje tė hapura; kurse buzėt tė vogla e aspak tė kėrcyera ose tė trasha. Ēdo pėrjashtim nga ky pėrshkrim i pėrgjithshėm shėnon veēori, qė janė karakteristika tė racave tė tjera tė njeriut. Gjuha shqipe ka pasur nė lashtėsi dhe deri nė kohėt e fundit njė rėndėsi tė madhe dhe njė evoluim letrar tė mrekullueshėm e tė pakrahasueshėm; u pėrket shqiptarėve tė sotėm tė vazhdojnė kėtė evoluim, ta thellojnė gjuhėn e tyre dhe ta zhvillojnė mė tej. Nė fakt, studimi i thelluar i shqipes, i greqishtes dhe i latinishtes bėn tė dalė qartė, se marrėdhėnia e afėrsia qė i lidh, ėshtė ai i nėnės pėr shqipen dhe i bijave pėr dy tė tjerat: greqishten dhe latinishten. Ne nuk druhemi ta pėrdorim njė terminologji tė tillė qė tė pėrcaktojmė afėrinė, e cila i lidh nė tė vėrtetė kėto tri gjuhė- edhe disa tė tjera – sepse nė tė vėrtetė kemi tė bėjmė me njė marrėdhėnie tė tillė, me gjithė faktin qė ka gjuhėtarė, tė cilėt pretendojnė se lidhur me marrėdhėniet e farefisnisė midis gjuhėve, ai i nėnės dhe bijės nuk mund tė zbatohet, sepse nuk ėshtė ēėshtja e njė farefisnie tė tillė, por njė evoluim tė gjuhės. Nuk ka asnjė hije dyshimi se Šåėįńćļņ ėshtė njė term i pėrbėrė pellazgjik ose shqip, i greqizuar ose i helenizuar shumė mė vonė. Duke e zbėrthyer vijmė me lehtėsi te forma e tij primitive origjinale, mjafton tė ndjekim njė metodė dhe me etapa. Fjala pellazg, qė pėrcakton gjuhėn primitive tė racės sė bardhė, etimologjikisht ėshtė e prejardhur nga fjala Šåėįńćļņ=šåė-įńćļó nga piell arg, qė do tė thotė: i lindur i bardhė ose pinjoll i bardhė, qė shėnon ēdo individ tė racės sė bardhė. Kur tė parėt Arias-fenikas, ose Arg-fenikasit, ose Arg-mesopotamasit, tregtarė lundėrtarė erdhėn ose zbritėn te brigjet e Peloponezit dhe nė jugperėndim tė Azisė sė Vogėl, dhe kur ata i panė pėr herė kėta Šåėįńćļó ose Pellazgė, banorė tė Greqisė dhe tė Azisė sė Vogėl, tė gjithė tė veshur e tė mbuluar me tė bardha, duke punuar tė pėrkulur mbi gjelbėrimin e arave tė tyre, i morėn pėr lejlekė dhe pėr shkak tė kėsaj ngjashmėrie ose tė kėtij ngatėrrimi, u dhanė emrin LELEK, prej nga vjen LELEGĖT, siē quhen kėta shpendė nė gjuhėn e fenikasve ose aramaishte, njė fjalė qė pėr mė tepėr ėshtė huazuar nga pellazgjishtja. Mė vonė, kur greqishtja pėrparoi nė formimin e saj, kėtė shpend kėmbėgjatė, qė pellazgjishtja, e po ashtu si ajo dhe ferishtja e quanin: lelek, edhe ajo e emėrtoi me emrin qė i pėrgjigjet nė pellazgjishten nga pikėpamja racore: šåėįńćļņ=lejlek. Mė pas Šåėįńóćļó evuloi dhe u bė Šåėįóćļņ, Šåėįóćļé ose PELLAZGĖT, mbiemra qė pėrcaktonin gjithė popullsinė e racės sė bardhė tė Lashtėsisė, dhe nga ky pėrcaktor i pėrgjithshėm i pellazgėve, tė pėrdorur kaq gjerėsisht siē ishte e drejtė, ka ardhur gabimi qė ka bėrė dijetari Mx Muller, kur ka shprehur mendimin se ‘Pellazgėt janė njė mit i tė lashtėve’. Nė tė gjitha kohėrat e grekėt kanė pasur maninė pėr tė pėrkthyer emrat dhe emėrtimet e huaja pėr t’i bėrė greke ose pėr t’i helenizuar. Kjo mėnyrė veprimi ka ndryshuar edhe mėnyrėn e shqiptimit e tė shkrimit tė fjalėve ose emrave tė pėrkthyer, gjė qė mė nė fund i bėnte tėrėsisht tė pakuptueshme. Nėse tė lashtėt grekė-madje ashtu si edhe tė sotmit nuk do tė kishin kėrkuar ta bėnin gjithēka greke, qoftė duke e transkriptuar nė mėnyrė tė pamjaftueshme, qoftė duke e pėrkthyer jo me saktėsi, dhe gjithnjė me njė mėnyrė qė e shtrembėronte shqiptimin fillestar nė pjesėn mė tė madhe pellazg, ne nuk do tė kishim nė kėtė moment kaq fjalė tė shkruara ose tė pėrkthyera greqisht. Helenėt, qė u ėshtė errėsuar mendja nga emri i shqiptarėve, pretendojnė se ata qė banojnė sot nė Shqipėri: “kurrė nuk kanė formuar nė tė kaluarėn njė shtet, qė tė kishte po ata kufij si vendi i sotėm, as nuk kanė pasur njė unitet ēfarėdo, qoftė etnologjik ose tjetėr, as dhe njė emėr.” E kėto helenė, qė mbajnė njė emėr tė humbur qė nė antikitet pas vitit 146 para K., pa e ditur se ēfarė ka qenė helenizmi i vjetėr dhe origjina e tij, duan t’ua veshin kėtė edhe epirotėve tė lashtė dhe ilirėve... Sa pėr Aleksandrin e Madh, nga fakti qė ai ishte maqedonas paska qenė bullgar, do tė thotė tė harrohet qė, nėse Aleksandri i Madh ishte helen nga arsimimi, nga prejardhja ishte shqiptar, i edukuar dhe arsimuar greqisht nga njė shqiptar, prej Stagjire: Aristoteli. Mjafton tė lexohen tekstet e lashta, tė cilat na mėsojnė se Aleksandri i Madh, kur fliste me ushtarėt e vet ose me disa nga gjeneralėt, tė gjithė maqedonas, u fliste nė gjuhėn e nėnės. Kurse nėna e tij ishte Olimpia, epirote dhe qė fliste shqip.



Mare nga Gazeta Shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Robert d’Anzhelit dhe shqiptarėt
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rrahje mes shqiptarėve e serbėve nė palestrėn e Mitrovicės
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti qė u kėndoi shqiptarėve dhe Shqipėrisė
» Kush ėshtė vajza tė cilėn nė 19:30 e presin nė "randez-vous" mbi tre milionė shqiptarė!
» Sylejman Aliu:Pėrse Dik Marti nuk pėrmend krimet serbe mbi shqiptarėt?
» Hilmi Saraēi: Si u pushkatuan 21 shqiptarė nga forcat partizane komuniste...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Historia shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com