LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dhuna qė buron nga degradimi i njė pushteti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Dhuna qė buron nga degradimi i njė pushteti   Fri May 29, 2009 11:17 am

Dhuna qė buron nga degradimi i njė pushteti


• Blendi Kajsiu

Imazhet e dhunės sė ushtruar mbi njė zonjė tė verbėr nga njė i ashtuquajtur ’biznesmen’ janė tronditėse pėr ēdo individ, qė ende shpreson pėr njė Shqipėri ku ēdokush mund tė jetojė me dinjitet. Tė trondit lehtėsia me tė cilėn njė ’burrė’ dhunon njė tė moshuar nė prezencėn e gardės dhe tė Policisė sė Shtetit. Tė tmerron fakti qė pasi ka ushtruar dhunė, dhunuesi largohet nga skena shend e verė, ndoshta edhe krejt i pandėrgjegjshėm pėr aktin e shėmtuar qė sapo ka bėrė. Deri diku kemi tė bėjmė me njė episod qė zbulon njė fenomen mė tė gjerė tė shoqėrisė sonė; atė tė dhunės qė ndonėse herė pas here mund tė shfaqet brutalisht para kamerave nė shumicėn e kohės ushtrohet dendur nė hapėsirėn private, sidomos prej burrave ndaj grave. Pothuaj ēdo ditė jemi dėshmitarė tė konflikteve mes individėve qė nė fund ’zgjidhen’ me dhunė. Edhe nė rastin konkret konfliktin e vet me njė grua tė verbėr ’zotėria’ nė fjalė e zgjidhi shpejt e shpejt, duke goditur njė zonjė tė moshuar dhe tė verbėr. Kėshtu individi nė fjalė ėshtė simptomė e njė fenomeni sa tė gjerė aq edhe tė shėmtuar nė shoqėrinė tonė, atė tė dhunės. Dhe ky ėshtė dimensioni kulturor i incidentit.
Ama ajo qė tė revolton edhe mė shumė sesa dimensioni kulturor ėshtė dimensioni politik i ngjarjes, ėshtė reagimi i pushtetit ndaj saj. Kuptohet nuk ėshtė faji i pushtetit aktual qė nė Shqipėri ekziston njė kulturė e pėrhapur dhune. Nuk ėshtė faji i qeverisė qė nė Shqipėri ka plot burra qė nuk e kanė pėr turp tė godasin gratė edhe nė publik. Por ėshtė njė faj i patolerueshėm i pushtetit kur nė vend qė ta dėnojė njė akt tė tillė pa rezerva e justifikon atė duke u pėrpjekur ta injorojė apo ta largojė nga vetja. Kėshtu nė vend qė tė shqetėsohet dhe tė dėnojė aktin qeveria ka hall kryesor t’i thotė publikut se dhunuesi nuk ėshtė pjesė e gardės, edhe pse garda bashkė me policinė bėnin qartėsisht sehir, teksa ai ushtronte dhunė. Nė vend qė t’i kėrkojė policisė tė mos tolerojė askėnd qė ushtron dhunė ndaj qytetarėve, qoftė ky edhe mik i tyre, qeveria dhe policia e kanė hallin tė denoncojnė mediat qė e bėnė publike aktin e dhunės. A thua se akti nuk ndodhi aspak, a thua se ai ishte njė trillim mediatik. Nė vend qė t’i qetėsojė dhe garantojė qytetarėt se akte tė tilla nuk do pėrsėriten dhe tolerohen nė tė ardhmen, qeveria na thotė se ndaj dhunuesit nuk mund tė ndėrmerret as edhe njė masė ndėshkuese.
Ajo qė tė habit ėshtė fakti se reagimi i qeverisė nė rastin e dhunės ndaj tė verbėrve pėrsėrit pikė pėr pikė logjikėn e reagimit nė rastin e Gėrdecit. Vini re se deklarata e qeverisė se dhunuesi nuk ishte pjesė e strukturave tė shtetit, por njė person privat qė mban pėrgjegjėsi private ėshtė e njėjtė me deklaratėn se firma e demontimit nė Gėrdec nuk kish tė bėnte aspak me strukturat shtetėrore por ishte njė entitet privat. Nė tė dyja rastet pėrpjekja ėshtė pėr tė larė duart nga pėrgjegjėsia, duke ia deleguar atė njė entitet privat gjoja pa lidhje me strukturat shtetėrore. Pas kėsaj deklarate qeveria vijoi duke injoruar tėrėsisht detyrimin e saj pėr tė mbrojtur qytetarėt edhe nga dhunues privat, detyrim kushtetues dhe ligjor i strukturave shtetėrore si policia. Sipas tė njėjtės logjikė nė rastin e Gėrdecit qeveria injoroi pėrgjegjėsitė e saj pėr tė mbrojtur qytetarėt edhe ndaj firmave private tė demontimit. Sė fundi, kur media tregoi lidhjen e zyrtarėve shtetėror me dhunuesin ’privat’ qeveria filloi sulmin ndaj operatorėve mediatik a thua se ngjarja ishte thjesht njė trillim i medias dhe i opozitės.
Me pak fjalė nė tė dyja rastet reagimi i pushtetit pėrcaktohet nga ajo qė mund ta quajmė sindroma e Gėrdecit. E thėnė ndryshe kemi tė bėjmė me njė reagim tė njė pushteti qė pėrfundimisht ėshtė tejet i zėnė me mbrojtjen e vetvetes dhe pėr pasojė aspak i aftė tė mbrojė qytetarėt. Pėr pasojė kėta tė fundit kthehen nė viktima tė tij. Dhe kur qytetarėt kthehen nė viktima tė pushtetit qė duhet ti mbrojė atėherė kemi tė bėjmė me degradimin e pushtetit. Prioriteti i njė pushteti tė degraduar nuk ėshtė mbrojtja e qytetarėve por mbrojtja e vetvetes. Edhe nė rastin konkret “trimėria” pėr tė dhunuar njė qytetare nė publik, madje mu para institucionit pėrgjegjės pėr mbrojtjen e qytetarėve, buron nga dedikimi i dhunuesit ndaj pushtetit aktual. Njė dedikim i tillė nuk tė fut vetėm nė listėn e deputetėve por tė mbron edhe nga drejtėsia kur dhunon apo hedh nė erė njerėz tė pafajshėm, tė ofron edhe imunitetin e duhur pėr tė rrahur kėdo qė bezdis pushtetin mu pėrpara zyrave tė pushtetit.

Mare nga gazeta Panorama.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Dhuna qė buron nga degradimi i njė pushteti
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SMAIL GASHI SLLOVIA: DHUNA SĖRBE NĖ TREVĖN E LYPJANIT(I) dhe (II)
» Dhuna ndaj fėmijėve:Ndėshkon djalin pėr njė vjedhje, e djeg me hekur
» DHUNA SLLAVO-MAQEDONASE NDAJ SHQIPTARĖVE-FOTO DHE VIDEO
» Jetojmė nė njė shtet njėpartiak! Opozita duhet tė bashkohet nė rrėzimin e kėtij pushteti
» LEC BURGAJ: DHUNA KPITALISTE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit tė ditės-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog