LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lushnjės s’i del 1 gol, Partizani pret Kastriotin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Lushnjės s’i del 1 gol, Partizani pret Kastriotin   Mon May 25, 2009 9:47 am

Lushnjės s’i del 1 gol, Partizani pret Kastriotin




Lushnja - Partizani 1-0

Shėnues: Sekseri 42′



Lushnja: Bejte, Ndoni (Bufasi 88′), Dhima, Xhafa, Korreshi, Sekseri, Topi (Canka 78′), Gjoni (Sulo 60′), Hasalla, K.Arbri, Bubeqi. Trajner: I.Gjyla.

Partizani: Shehi, Malota (Capa 85′), Tafaj, Pinari, Karabeci, Babamusta, Gjondeda, Bakalli, Ēeka, Karapici (A.Dushi 76′), Begaj (Maho 83′). Trajner: Sh.Duro.

Gjyqtarė: A.Stratev, M.Kirovski, J.Kertevicko (Maqedoni)

Kartonė tė verdhė: Koreshi, Topi, Dhima, Bubeqi, Dushi, Babamusta



“Radiografia”

1′‑ Karapici nga 18 metra gjuan, por mbi traversė.

2′‑ K.Arbri gjendet i vetėm pėrballė portės sė mbrojtur nga Shehi, i cili bėn mrekullinė, duke larguar topin.

10′‑ Tentativė e Sekserit nga 20 metra, mbi traversė.

13′‑ Ēeka jep njė asist pėr Karapicin, i vetėm me Bejten, por ky i fundit ka bėrė mrekullinė.

23′‑ Karapici depėrton mjaft mirė mes mbrojtjes lushnjare, por nė Ēastin e fundit Xhafa i ndėrhyn.

26′‑ Koreshi pason pėr Gjonin, i cili godet mjaft mirė nė hyrje tė zonės, por Shehi fluturon, duke grushtuar topin.

30′‑ Gjoni kroson mjaft mirė nga e djathta, Hasalla provon me tė majtėn, por Shehu edhe njė herė tjetėr tregon klasin e tij.

33′‑ Arbri pason pėr Bubeqin, i cili i vetėm shėnon, por anėsori e anulon. Lushnja proteston.

40′‑ Bakalli pason pėr Tafajn, i cili nė planzhon nuk arrin tė shėnojė.

42′‑ Sekseri ekzekuton nė mėnyrė perfekte njė goditje dėnimi nga 18 metra dhe topi pėrfundon nė rrjetė. 1-0 pėr Lushnjėn.

45′‑ Tani ėshtė radha e Partizanit qė tė bėjė njė goditje dėnimi, por pret Bejte.

51′‑ Sekseri nga 18 metra provon, por jashtė.

56′‑ Karapici pason shkurt pėr Babamustėn fluturimthi, por Bejte grushton.

59′‑ Bega pason pėr Karapicin, i cili ėshtė i vetėm, por gjuan jashtė.

64′‑ Karabeci godet nga njė distancė e largėt, por Bejte edhe njė herė tjetėr bėn mrekullinė.

66′‑ Karapici pason pėr Karabecin, i cili nė sparkatė nuk arrin tė shėnojė.

69′‑ Sekseri godet me kokė, pret Shehi.

70′‑ Karabeci tenton sėrish, por pret Bejte.

86′‑ Kros nga e majta, Ndoni gjuan me kokė, por mbi traversė.

89′‑ Bubeqi pason me kokė tek Canka, i cili me roveshatė humbet njė rast tė pastėr pėr shėnim.





Komenti

Ajo qė ka ndodhur ditėn e shtunė nė Lushnjė do tė mbahet mend si njė nga sfidat mė dramatike tė historisė sė futbollit lushnjar. Kjo pėr shkak se Lushnja e gjitha ka qenė nė ankth pėr tė gjithė takimin, teksa i duhej vetėm njė gol pėr tė shpėtuar rėnien nga superliga, por ky gol nuk erdhi kurrė. Pa diskutim njė largim qė i ka prekur shumė lushnjarėt, sepse kanė fituar, duke u barazuar me pikė me Partizanin, por qė kapriēiot e kampionatit dhe sistemit mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar ky kampionat nuk i kanė dhėnė tė drejtė. Fitorja minimale nuk ka shėrbyer asgjė pėr vendėsit dhe ėshtė shoqėruar me lot nė sytė e tė paktėn 10 mijė lushnjarėve, tė cilėt po kėshtu kanė pasur shumė zemėrim, gjė tė cilėn e kanė shprehur duke ofenduar dhe sulmuar nė fund gjyqtarėt e ndeshjes, por edhe FSHF-nė, qė sipas tyre, ishte shkaktari i kėtij turpi, qė u bė nė kurriz tė kėsaj skuadre javė pas jave. Ndėrsa Partizani, nga ana tjetėr, ka vuajtur shumė, ashtu si nė fakt ka bėrė gjatė gjithė sezonit. Kanė mbetur me zemėr nė dorė tė gjithė drejtuesit dhe lojtarėt e skuadrės sė kuqe deri nė vėrshėllimėn e fundit tė gjyqtarit maqedonas. Mė pas ka festė nė kampin e kuq dhe ata 300 tifozė qė ishin nė stadium, paēka se pėrplasja me tifozėt e Lushnjės ka qenė evidente dhe e pashmangshme.

Ndeshja ka qenė e denjė pėr tė dyja skuadrat. Njė takim shumė emocionues nė tė gjitha drejtimet, brenda fushės, ku gjithēka ka qenė e fortė dhe me shumė raste, por edhe jashtė fushe, ku nė stadium ankthi ka qenė i madh. “Perla” e Sekserit ka ēuar nė delir 10 mijė tifozėt dhe Lushnja shpresoi. E gjitha pjesa e dytė ka njė skenar, sulmon Lushnja dhe mbrohet Partizani, i cili nuk ka ditur tė pėrfitojė nė kundėrsulm. Minutat shtesė janė njė dramė mė vete, njė dramė qė pėrfundon me lot pėr lushnjarėt dhe gėzim pėr skuadrėn e Partizanit, qė tani do tė luajė nė “play-out” me Kastriotin mė 30 maj.



Deklarojnė:

Ilir Gjyla, trajner i Lushnjės: “Ishte njė ndeshje mirė nga ana jonė. Unė e kisha thėnė qė do tė fitonim dhe kėshtu ndodhi, paēka se kjo nuk mjaftoi. Djemtė luajtėm mirė dhe mund tė kishim shėnuar edhe mė shumė, nėse do tė kishim qenė tė qetė. Gjithsesi, unė e them sėrish se kjo federatė supermashtruese bėri tė veten dhe dėnoi skuadra, si Lushnja, Partizani dhe Elbasani, qė nuk e meritonin. Shikoni se si u shty analiza e takimit Shkumbini‑Bylis. Nėse do tė humbisnim ne, Bylisit nuk do t’i hiqeshin pikėt, nė tė kundėrt, nėse ne fitonim 2-0, skuadrės sė Bylisit do i hiqeshin pikėt vetėm pėr tė mos nxjerrė Partizanin. E pėrsėris, pra kjo federatė ėshtė e paturpshme dhe le tė mė gjobisin sėrish nėse duan. Ata tė mos mėrziten se unė do tė flas edhe pėr gjėra tė tjera. Kishin sjellė sot njė gjyqtar, qė nė pjesėn e dytė veproi me keq sesa njė gjyqtar shqiptar.”

Shpėtim Duro, trajner i Partizanit: “Jam i kėnaqur me kėtė rezultat, qė na ēon nė “play-out”. Ishte njė ndeshje e vėshtirė, sepse edhe Lushnja luajti shumė mirė. Mė vjen keq qė Lushnja doli, por unė i mbetem ende idesė se ky kampionat ka qenė fals nė javėt e fundit. Edhe sikur tė mos kisha fituar, kėshtu do tė pėrgjigjesha. Mė vjen keq qė me skuadra si ne ndodh kėshtu. Tani duhet tė pėrgatitemi pėr “play-out”, ndėrsa Lushnjės i uroj shumė suksese nė tė ardhmen.”





Tė veēanta

‑ Nė tribunėn “VIP” nga Partizani ka qenė vetėm Bejkush Birēe.

‑ Gati 200 forca tė ndėrhyrjes sė shpejtė kanė blinduar stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”.

‑ Nuk kanė munguar incidentet dhe pėrplasjet me sende tė forta mes tifozėve vendės dhe tifozėve miq, tė marrė nė mbrojtje nė fund nga policia.

‑ Dekor i jashtėzakonshėm dhe rreth 10 mijė tė pranishėm nė stadium, ndėrsa nga Partizani ishin rreth 300 tifozė.

‑ Nė ēastin e fundit trajneri Duro ka menduar tė mos i japė mundėsi Viktor Gjylės tė luajė pėrballė ish-skuadrės sė tij, duke pasur dyshimet e veta.

‑ Nuk kanė munguar thirrjet nė kor kundėr federatės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Lushnjės s’i del 1 gol, Partizani pret Kastriotin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Krajka: Kėnga e Vaēe Zelės qė u kėndua vetėm njė herė
» Skėnder Karaēica:Kush i doli nė pritė tė tradhtisė nė vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gėrvalla e Kadri Zeka?
» Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, prijėsi dhe heroi mė i madh nė histori
» Musa Ahmeti: Skėnderbeu, vargjet e panjohura tė 1620-ės
» Frank Shkreli: Bashkimi i Kombit - Enderra qe nuk shuhet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Free blog