LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vėllezėrit shqiptarė, bosė tė kroēerave tė seksit nė Greqi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Vėllezėrit shqiptarė, bosė tė kroēerave tė seksit nė Greqi   Mon May 25, 2009 9:40 am

Vėllezėrit shqiptarė, bosė tė kroēerave tė seksit nė Greqi




Policia greke shkatėrron rrjetin VIP tė trafikut tė prostitucionit, qė drejtohej nga dy shqiptarė



GREQI - Dy-tre vjet tė shkuara, kur Aleko me vėllanė hapėn “Zyrėn e takimeve erotike” me reklama vajzash nė rusisht, askush nuk e kishte imagjinuar se do tė krijonin monopolin e shfrytėzimin seksual nė Athinė, duke korrur jo pak, por 3.5 milionė euro nė vit fitim. Dy shqiptarėt arritėn pėrmes njė organizimi perfekt tė ēojnė nė maja biznesin e seksit, duke arritur tė kenė nėn kontroll gjithė mjediset VIP tė Athinės. Pėr mė tepėr, arritėn tė krijojnė dhe “kroēerat e seksit”, duke u lidhur me kompani turistike qė lėshonin jahte me qira, tė cilat mė pas shfrytėzoheshin pėr orgji seksuale. Jahtet luksoze u shndėrruan nė shtėpi publike luksoze e pjesė e kėtyre tureve seksuale kanė qenė plot emra tė njohur tė shoqėrisė sė lartė helene. Por njė gabim i zuri “mat” dhe gjithēka u shemb si njė fortesė prej rėre. Mėngjesin e djeshėm, forcat antitrafik tė policisė sė Athinės arrestuan tre menaxherėt kėsaj organizate, nė dukje legale, dy grekė dhe njė 33-vjeēare nga Turqia, si dhe dhjetė anėtarėt e tjerė tė organizatės kriminale, qė tė gjithė shqiptarė. Gjithēka u arrit pėrmes operacionit tė koduar “Djalli”. Megjithatė, policia dėshtoi nė arrestimin e 34-vjeēarit Aleko, (mbiemri nuk u konfirmua nga policia) dhe vėllait tė tij, pasi ata arritėn tė zhduken, duke u larguar nga Greqia nė drejtim tė Shqipėrisė. Nė kėrkim ėshtė shpallur edhe njė 50-vjeēare ruse, e cila furnizonte rregullisht dy “pronarėt” shqiptarė me vajza nga vendet e Lindjes.

***

Policia e Athinės konfirmoi dje: “Dy vėllezėrit shqiptarė kanė kaluar kufirin dhe sinjalet nga autoritetet shqiptare kanė ardhur se prangosja e tyre nė Shqipėri ėshtė ēėshtje orėsh. Krerėt e organizatės janė dy vėllezėr tė shtetėsisė shqiptare, 34 dhe 29 vjeē, tė cilėt janė nė Shqipėri dhe ne kemi lėshuar urdhėr-arreste kundėr tyre”, - tha zyrtarisht policia. Policia greke ka identifikuar si klientė tė zyrės sė seksit tė dy shqiptarėve, mjekė tė njohur, profesorė me grada, zyrtarė tė lartė tė Athinės, biznesmenė shumė tė njohur, avokatė, prokurorė dhe gjykatės, aktorė dhe njerėz tė tjerė tė botės sė artit e kulturės. Policia refuzoi ēdo pėrpjekje tė gazetarėve pėr tė publikuar disa nga emrat e tyre, por pranoi se ata janė njerėz tejet tė njohur nė qarqet publike greke. “Vajzave u bliheshin biletat e avionit dhe pajiseshin me dokumente qėndrimi dhe rekrutoheshin, pasi mė parė u ishte premtuar punė, si kamariere nė restorante tė ishujve”, - sqaroi policia, e cituar nga e pėrditshmja e Athinės “Expresso”. Pėr tė pėrballuar fluksin e punės, ishin marrė nėntė apartamenteve me qira nė disa lagje tė Athinės. Nė rrethana ende tė paqarta, tė gjitha vajzat ishin pajisur me leje qėndrimi, por ato u mbaheshin “peng” nga menaxherėt e bandės kriminale.

***

Dy vėllezėrit shqiptarė ishin lidhur me njė 50-vjeēare ruse dhe nė bazė tė paktit mes tyre, ajo merrte pėrsipėr t’i furnizonte me vajza nga Rusia dhe vende tė Kaukazit, duke marrė nė kėmbim pėrqindje fitimi. Nė shumė gazeta tė pėrditshme tė Athinės vendoseshin njoftime pėr takime erotike dhe jepeshin numra kontakti. Nė pjesėn mė tė madhe, kjo “punė” kryhej nė hotelet e Athinės dhe mė rrallė, kundrejt njė pagese mė tė lartė, nė shtėpitė e klientėve. 10 pėr qind e shumės sė fituar u kalonte menjėherė vajzave. Po aq merrnin shoferėt qė rekrutoheshin pėr shėrbimin taksi. Pjesa tjetėr prej 80 pėr qindėsh dorėzohej nė arkėn e zyrės sė takimeve erotike. Nga kjo shumė, 20 pėr qind i ndanin 50-vjeēarja ruse dhe tre menaxherėt e “zyrės”, kurse 60 pėr qind i merrnin dy vėllezėrit shqiptarė, pronarė tė biznesit. Policia tha se pėr tė kryer operacionin “Djalli” mori nė pyetje dhe mblodhi prova e dėshmi nga rreth 150 persona.

Marrė nga agjencia e lajmeve NOA





Rrjeti i seksit



Hetimet 90-ditore

Fundi i rrjetit tė dy shqiptarėve ka nisur tre muaj mė parė, kur nė zyrėn antitrafik tė policisė sė Athinės mbėrriti nė rrugė operative njė informacion pėr afera tė dyshuara prostitucioni, pėrmes njoftimeve pėr takime erotike. Kėtu ka nisur edhe hetimi 90-ditor, qė pėrfundoi mėngjesin e djeshėm. “Ne arritėm lehtėsisht te fijet e rrjetit, por vonuam operacionin, pasi kishim si qėllim identifikimin dhe kapjen e pronarėve tė organizatės, nė dukje legale”, - deklaroi policia e Athinės nė njė dalje pėr gazetarėt.





Vėllezėrit



Rrjeti, bllokohen 1.5

mln euro nė Tiranė



GREQI - Operacioni “Djalli” nisi mbrėmjen e sė enjtes, kur dy agjentė policie u maskuan si klientė dhe mbyllėn njė takim pėr tė bėrė seks kundrejt pagesės me dy vajza. Ata u futėn nė njė hotel tė Athinės dhe atje “u detyruan” tė shndėrrohen nė klientė realė, deri nė momentin qė duhej bėrė pagesa pėr prostitutat. Nė kėto momente, operacioni u shtri nė nėntė apartamentet e identifikuara, zyrėn e takimeve erotike, nė portin e jahteve, nė kalatat 2 dhe 4 tė “Marina Alimos”, si dhe vilėn e Alekos dhe banesėn e vėllait tė tij 29-vjeēar. Nė zyrėn e maskuar si kompani shėrbimi pėr udhėtime turistike me anije me vela dhe jahte u gjetėn 12 vajza, qė tė gjitha nga vendet ish-sovjetike. Njėra prej tyre pranoi tė bashkėpunojė me policinė dhe depozitoi kėrkesė pėr azil. Policia zbuloi se 40 vajza aktivizoheshin nė tregtinė e seksit nė mėnyrė tė pėrditshme, por nė total, 100 vajza ishin aktive nė kėtė “profesion”, si dhe 23 taksixhinj tė punėsuar. Totali i xhiros ditore ishte nga 12 deri nė 15 mijė euro dhe xhiroja vjetore jo mė pak se 3.5 milionė euro. Policia tha se tė tilla shuma shpjegonin edhe faktin si dy shqiptarėt kishin nė llogari bankare 2.5 milionė euro dhe gjashtė anije me vela. Nė vilėn e Alekos u gjetėn dhe sekuestruan 63.680 euro. Por sipas policisė, ajo qė “do t’u djegė” mė shumė dy shqiptarėve ėshtė gjetja e shumė dokumente, blloqe shėnimesh me adresa dhe emra tė personave tė pėrfshirė nė trafik si klientė. Po ashtu u sekuestruan njė makinė veturė luksoze “Porsche Cayenne”, njė tjetėr “Dodge”, tri motoēikleta “Harley Davidson”, si dhe njė makinė “BMW”, qė tė gjitha tė dy vėllezėrve shqiptarė. Ndėrkohė, nė dy banka private nė Shqipėri, dy shqiptarėve iu gjet dhe iu bllokua shuma prej 1.5 milionė eurosh. Policia konfirmoi se pas tė dhėnave tė sjella nga policia shqiptare, u provua se dy shqiptarėt kanė kryer njė investim prej 2.5 milionė eurosh nė Tiranė, por nuk u konfirmua objekti i kėtij biznesi.



Jahtet

Veē 6 anijeve me vela, dy shqiptarėt merrnin me qira shpesh jahte luksoze pėr udhėtime 2 a 3-ditore nė ishullin Egje. Ato ishin ekskluzivitet i bosėve tė biznesit dhe artit nė Athinė dhe pėrfshirja e tyre nė orgjitė seksuale, bėhej me kėrkesė tė tyre, nė konspiracion tė plotė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Vėllezėrit shqiptarė, bosė tė kroēerave tė seksit nė Greqi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkodėr, Tafili: Prel Pjetrushin e njoftova qė do tja vrisja vėllezėrit
» Rrahje mes shqiptarėve e serbėve nė palestrėn e Mitrovicės
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti qė u kėndoi shqiptarėve dhe Shqipėrisė
» Besim Muhadri & Dukagjin Markaj: Vrasja e burrave nė Kusur tė Hasit nė prill tė vitit 1941 - pjesė e skenarėve serb pėr shfarosjen e shqiptarėve
» Kush ėshtė vajza tė cilėn nė 19:30 e presin nė "randez-vous" mbi tre milionė shqiptarė!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit tė ditės-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Free blog