LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 historia e popullit shqipetar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mel C
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 26
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: historia e popullit shqipetar   Sun Jun 01, 2008 4:11 am

Nė vitin 1959 u botua nė Tiranė vėllimi i parė i
Historisė sė Shqipėrisė, i cili, sė bashku me vėllimin e dytė, qė doli
mė 1965, pėrbėn veprėn e parė shkencore pėrgjithėsuese pėr Historinė e
Shqipėrisė, tė hartuar nga njė grup autorėsh.

Historia e lashtė (Ilirėt) pėrbėnte pjesėn e parė tė vėllimit tė
parė tė botimit tė vitit 1959. Ajo shėrbeu si bazė pėr hartimin e
tekstit tė ri tė Historisė sė Shqipėrisė qė u pėrgatit dhe u botua si
maket pėr diskutim nė vitin 1973. Pjesa e parė e vėllimit tė parė tė
kėtij botimi tė ri (1973) pėrfshinte periudhėn e historisė sė lashtė,
nga fillimet e shoqėrisė njerėzore e deri nė fillimet e mesjetės sė
hershme shqiptare. Ajo u pėrgatit nga prof. Selim Islami (redaktor
pėrgjegjės), prof. dr. Muzafer Korkuti, prof. Frano Prendi dhe prof.dr.
Skėnder Anamali. Nė vitin 1977, historia e lashtė u botua e ripunuar
dhe e plotėsuar me tė dhėna tė reja nga kėta autorė, nė formė dispense,
pėr pėrdorim tė brendshėm. Ky tekst, me pak shkurtime, u botua edhe nė
frėngjisht mė 1985 si vėllim mė vete, pėr t’u shfrytėzuar nga
studiuesit dhe nga lexuesit e huaj, me titullin Les Illyriens - Aperēu
historique, Tirana, 1985.

Pjesa e parė, Ilirėt, qė pėrfshihet nė kėtė botim tė ri (vėllimi i
parė), ėshtė mbėshtetur nė variantet e vitit 1977 dhe 1985, por tė
ripunuara dhe tė plotėsuara prej tė njėjtit grup autorėsh:

Krerėt I dhe II janė hartuar nga prof. dr. Muzafer Korkuti.

Krerėt III dhe V janė hartuar nga prof. Selim Islami.

Kreu IV ėshtė hartuar nga prof. Frano Prendi.

Krerėt VI, VII dhe VIII janė hartuar nga prof. dr. Skėnder Anamali.

Prof. dr. Edi Shukriu ka shkruar nė pjesėn Mbretėria Dardane (Kreu
VI) sythet: Territori, popullsia e kultura dhe Dardania paraurbane.

Pėrgatitja pėr botim (redaktimi) e pjesės Ilirėt, me ndryshimet pėrkatėse u bė nga prof. dr. Muzafer Korkuti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Mel C
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 26
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Re: historia e popullit shqipetar   Sun Jun 01, 2008 4:12 am

Territori dhe popullsia

Nė periudhėn antike treva qė nga malet e Llogarasė dhe tė Kudhėsit me
rrjedhjen e mesme tė Vjosės nė veri dhe deri nė gjirin e Ambrakisė dhe
nė kufijtė e Etolisė nė jug, qė nga malet e Pindit nė lindje e deri tek
brigjet e detit Jon nė pėrėndim, pėrbėnte njė njėsi
gjeografike-politike mė vete tė formuar historikisht dhe tė njohur me
emrin Epir, nga greqishtja e vjetėr Apeiros qė do tė thotė stere, tokė.

Me fjalėn Epir autorėt grekė nėnkuptonin nė fillim ēdo vend
kontinental pėrballė ishujve. Po me kėtė kuptim, p.sh., Homeri e quan
Akarnaninė Epir, gjithashtu mė vonė edhe Tukididi. Kėshtu i quanin edhe
brigjet pėrkundrejt tyre banorėt e ishujve tė Jonit, duke u nisur nga
pozita e vet ishullore.

Ky emėr i pėrdorur nė fillim si njė emėr i pėrgjithshėm pėr tė
caktuar pozitėn kontinentale tė krahinės etnikisht ilire, qė ndodhej
pėrballė tyre, u shndėrrua mė vonė nė njė nocion tė pėrveēėm
gjeografik, qė i atribuohej njė krahine tė veēantė me kufijtė pak a
shumė tė pėrcaktuar historikisht.

Nė kėtė kuptim emri Epir ndeshet pėr tė parėn herė tek shkrimtari
grek i fundit tė shek. VI p.e.sonė, Hekateu, kur thotė se Oriku ėshtė
liman i Epirit, dhe pak mė vonė tek Pindari, i cili e quan Epirin “tė
famshėm me hapėsira kodrash tė shkėlqyeshme ... qė fillojnė nga Dodona
e deri nė brigjet e Jonit”.

Nė gjysmėn e dytė tė shek. IV p.e.sonė, me transformimin e
bashkėsisė molose nė njė shtet tė ri federativ, tė quajtur epirot, qė
pėrfshinte pjesėn mė tė madhe tė popullsisė sė kėtij territori duke
pasur njė nėnshtetėsi tė vetme, epirote, emri Epir merr tani njė kuptim
tė pėrcaktuar qartė politik.

Shkrimtari grek i shek. IV p.e.sonė numėron nė kėtė kohė nė Epir
vetėm 14 fise, por nga burimet e tjera historike-epigrafike rezulton qė
ky numėr tė ketė qenė shumė mė i madh. Nga fiset mė kryesore ilire, tė
cilat luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė historinė politike tė kėsaj
krahine, pėrmenden sidomos thesprotėt, kaonėt, molosėt etj. Ndėrmjet
kėtyre fiseve ndodhnin luftėra tė vazhdueshme pėr epėrsi territoriale
dhe politike dhe kishte njė prirje pėr separatizėm midis sundimtarėve
tė veēantė tė tyre. Kjo gjendje vazhdoi tė paktėn deri nė fillim tė
shek. IV p.e.sonė, kur mbretėrit molosė arritėn t’u imponohen shumė
prej fiseve fqinje epirote dhe tė krijonin njė mbretėri tė fuqishme, me
bazė federative, qė autorėt grekė e quanin Koinon tė molosėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Mel C
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 26
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Re: historia e popullit shqipetar   Sun Jun 01, 2008 4:13 am

Premisat pėr krijimin e shtetit nė Epir

Si rezultat i zhvillimit tė mėparshėm ekonomiko-shoqėror, nė shek.V
p.e.sonė nė Epir ishin krijuar tė gjitha premisat pėr lindjen e
formacioneve tė hershme shtetėrore.

Diferencimi social, sidomos tek fiset ekonomikisht mė tė
pėrparuara tė kėsaj krahine, siē ishin molosėt, kaonėt, thesprotėt
etj., pasqyrohet qartė nė burimet historike qė nė shek. VIII-VII
p.e.sonė, por tani ai merr pėrpjesėtime mė tė gjera. Aristokracia
epirote e tokės dhe e bagėtive, kishte arritur t’u impononte pushtetin
e vet prodhuesve tė vegjėl fshatarė dhe tė shfrytėzonte pėr interesat e
saja ekonomike punėn e shtresave tė tjera e tė skllevėrve.

Nė duart e kėsaj aristokracie ishin grumbulluar tashmė pasuri tė
mėdha qė i mundėsonin asaj tė hynte nė marrėdhėnie tė ngushta me
shoqėrinė antike tė Greqisė.

Nė gjysmėn e dytė tė shek.V p.e.sonė, nė Epir ekzistonin edhe
shtresa tė tjera; pėrveē aristokracisė sė tokės, ishte fuqizuar edhe
shtresa e zejtarėve e tregtarėve. Shumė kuptimplotė nė kėtė drejtim
paraqitet njė mbishkrim i vitit 427/426 zbuluar nė sanktuarin e
Poseidonit nė Tenarė, sipas tė cilit njė farė Eskrioni, epirotas, liron
skllavin e tij, Herakleid, duke ia kushtuar kėtė akt hyut tė detrave.
Sipas pėrmbajtjes dhe vendgjetjes sė mbishkrimit Eskrioni duhej tė
kishte qenė pikėrisht njėri nga pėrfaqėsuesit e tregtarėve
skllavopronarė epirotas tė lidhur me tregtinė detare. Kjo ėshtė prova
mė e hershme epigrafike, qė dėshmon pėr ekzistencėn e institucionit tė
skllavėrisė nė Epir tė paktėn qė nga gjysma e dytė e shek. V p.e.sonė.

Mbi bazėn e kėtij diferencimi tė brendshėm dhe tė luftės sė
vazhdueshme qė bėnin sundimtarėt e fiseve tė veēanta pėr nėnshtrimin e
fqinjėve tė tyre, nė Epir lindėn njė tok federatash, sistemi politik i
tė cilave mbėshtetej nė bashkimin e njė grupi fisesh tė federuara tė
quajtura koine.

Mė herėt kėto bashkėsi u krijuan rreth fiseve ekonomikisht dhe
politikisht mė tė fuqishme tė Epirit, si tek thesprotėt, kaonėt dhe
molosėt. Ashtu siē paraqiten nė mesin e shek.V, ato ndryshonin midis
tyre jo vetėm nga madhėsia dhe rėndėsia politike, por edhe nga
struktura e tyre organizative. Sipas njė lajmi tė Tukididit, i cili u
referohet viteve tė para tė luftės sė Peloponezit, Koinonet e kaonėve
dhe tė thesprotėve nuk e njihnin pushtetin e mbretit. Nė krye tė tyre
qėndronin dy magjistratė mė tė lartė ekzekutivė tė quajtur nė traditėn
historike, prostatė, tė cilėt zgjidheshin ēdo vit nga rrethet
aristokratike tė fisit qė kryesonte Koinonin.

Molosėt, ndryshe nga dy koinonet e para, sundoheshin nga mbretėr,
pushteti i tė cilėve tanimė ishte bėrė i trashėgueshėm. Tukididi
pėrmend qė nė vitin 470 p.e.sonė njė mbret molos Admetin, qė i dha
strehim politik gjeneralit grek Themistokliut tė dėbuar me ostrakizėm
nga Greqia. Sipas pėrshkrimit tė kėsaj ngjarjeje, Admeti paraqitet si
njė sundimtar me origjinė fisnike, i fuqishėm dhe me influencė deri nė
rrethet qeveritare tė Athinės.

Pėr veprimtarinė politike tė federatave tė Epirit burimet
historike heshtin pothuajse fare. Ato i shohim tė dalin nė skenėn e
historisė vetėm nė kohėn e luftės sė Peloponezit, kur ushtritė e
kaonėve, tė thesprotėve, tė molosėve etj., me sundimtarėt e tyre nė
krye, marrin pjesė nė anėn e Spartės nė ekspeditėn luftarake kundėr
qytetit Strato tė Akarnanisė.

Midis kėtyre bashkėsive tė veēanta rolin mė tė rėndėsishėm dhe
aktiv nė historinė politike tė vendit filloi ta luajė Mbretėria e
Molosėve. Nė qoftė se deri nė fundin e shek. V p.e.sonė kėto bashkėsi
vepronin tė veēuara dhe nė konflikte tė brendshme me njėra-tjetrėn,
tani ėshtė Mbretėria Molose ajo qė do tė marrė iniciativėn pėr tė
zgjeruar pushtetin e saj dhe pėr ta vėnė Epirin nė rrugėn e bashkimit
tė tij politiko-ushtarak.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Mel C
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 26
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Re: historia e popullit shqipetar   Sun Jun 01, 2008 4:14 am

Gjendja ekonomiko-shoqėrore dhe kulturore e Epirit nė fundin e shek. V dhe gjatė shek. IV p.e.sonė

Nga fundi i shek.V dhe sidomos gjatė shek. IV p.e.sonė, nė Epir vihet
re njė zhvillim i mėtejshėm i ekonomisė nė tė gjitha degėt e saj: nė
bujqėsi, blegtori, e sidomos nė zejtari; zhvillohet prodhimi i
mallrave, zgjerohen lidhjet tregtare etj.

Nė Epir shfaqet tani njė faktor shumė i rėndėsishėm qė luan njė
rol tė ndjeshėm nė zhvillimin e mėtejshėm, ky ėshtė qyteti epirot.
Kėshtu nė fundin e shek. V dhe nė gjysmėn e parė tė shek. IV, sipas tė
dhėnave burimore historike dhe arkeologjike, lindin qytetet Kasope, nė
krahinėn e Kasopisė nė skajin jugperėndimor tė Epirit dhe Elea afėr
Velianit nė krahinėn Eleatis tė Thesprotisė. Nė Epirin Qendror lindin
qytetet Passaron (Gardhiqi), kryeqendra tradicionale e shtetit tė
molosėve dhe qyteti i Kastrisė qė identifikohet me Euremenin ose
Tekmonin antik.

Nė gjysmėn e dytė tė shek. IV p.e.sonė urbanizimi nė Epir mori
pėrpjesėtime mė tė mėdha dhe rritet akoma mė shumė pesha e tij nė
zhvillimin ekonomik dhe politik tė vendit. Lindin qytete tė reja, midis
tė cilave nė Thesproti, Elina (Dymokastro), Kutēi dhe Gitana (Gumani)
qė sipas Tit-Livit, duhet tė ishte qendra kryesore e Koinonit tė
thesprotėve; nė Kaoni, Teqeja e Melanit, Himara, Foinike (Finiqi), qė
ishte qyteti mė i madh dhe mė i fortė i Kaonisė dhe kryeqendra e saj.

Qytetet e Epirit, ashtu sikurse dhe ato tė Ilirisė, ishin tė
fortifikuara me mure tė fuqishme prej blloqesh shumėkėndėshe ose tė
ndėrthurura me teknikė muraturash trapezoidale apo kuadratike sipas
kushteve tė veēanta tė terrenit ose tė guroreve. Pėr pėrforcimin e
mureve ngriheshin kulla nė vendet mė tė atakueshme nga armiku. Nė
sistemet mė tė hershme fortifikuese kėto kulla mungonin ose ishin
dukuri tė rralla. Vetėm nga gjysma e dytė e shek. IV, ato hynė nė
pėrdorim tė gjerė si njė komponent i nevojshėm dhe i domosdoshėm nė
kushtet e zhvillimit tė mėtejshėm tė teknikės luftarake.

Mėnyra antike e prodhimit i dha njė hov tė menjėhershėm prodhimit
zejtar dhe sidomos atyre degėve qė lidheshin me ndėrtimet. Brenda
mureve mbrojtėse tė kėtyre qyteteve kishte muratorė, gurskalitės,
farkėtarė, poēarė, tjegullabėrės, arkitektė etj. Zhvillimi i degėve tė
ndryshme tė zejtarisė dhe shtimi i prodhimeve bujqėsore dhe blegtorale
nxitėn dhe mė tej zgjerimin e tregtisė brendapėrbrenda, me kolonitė
helene tė bregut tė Jonit dhe sidomos me krahinat fqinje mesdhetare.
Kjo e fundit zhvillohej mė tepėr pėrmes trafikut detar, tė pėrcaktuar
nga vetė pozicioni i favorshėm bregdetar i krahinave, megjithėse
funksiononin nė kėtė drejtim dhe rrugėt tokėsore.

Nė qoftė se deri nė shek. V p.e.sonė Epiri lidhjet ekonomike i
mbante kryesisht me Korinthin dhe kolonitė e tij nė brigjet e Jonit,
nga fundi i kėtij shekulli ai filloi tė orientohet edhe nga Athina.
Tani janė mallrat e prodhimit atik, ata qė mbizotėrojnė nė tregjet e
Epirit. Prej kėtej Athina si kėmbim tėrhiqte prodhime bujqėsore e
sidomos blegtorale, lėkura, lėndė druri etj., pėr tė cilat ajo kishte
gjithnjė nevojė. Nė zhvillimin e tregtisė detare rol tė veēantė luanin
edhe portet detare nė brigjet e Kaonisė, si Onkesmi, Himara, Butrinti
etj.

Zgjerimi dhe intensifikimi i tregtisė ēoi nga ana e vet nė shtimin
progresiv tė prodhimit tė mallrave, bėri tė nevojshme lindjen dhe
qarkullimin e monedhės autonome. Nė fillim ishte Lidhja e Molosėve ajo
qė hedh e para nė treg monedhėn e vet (rreth viteve 400 p.e.sonė). Kėto
ishin monedha kryesisht prej bronzi, megjithėse pati nė kėtė kohė edhe
prerje jetėshkurtėr dhe tė kufizuar monedhash prej argjendi. Mė vonė
filluan tė presin monedha edhe qytete tė veēanta dhe nė fund tė shek.
IV edhe shteti federativ i epirotėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Mel C
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 26
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Re: historia e popullit shqipetar   Sun Jun 01, 2008 4:16 am

Mbretėria e Molosėve gjatė sundimit tė Tharypės (423-385 p.e.sonė)


Nė ēerekun e fundit tė shek. V p.e.sonė shtetin e molosėve e kryesonte
Tharypa (423-385 p.e.sonė), i cili, sipas njė lajmi tė Tukididit, e
trashėgoi fronin mbretėror tė babait nė njė moshė tė mitur duke pasur
pėr njė kohė si tutor Sabylintin, prijėsin e atintanėve.

Tradita historike i atribuon kėtij sundimtari njė seri reformash
tė karakterit ekonomik, ushtarak dhe kulturor, tė cilat ēuan nė
zgjerimin dhe nė forcimin e mėtejshėm tė Mbretėrisė Molose. Nė radhė tė
parė ato prekėn formėn e hershme tė qeverisjes dhe legjislacionin e
vjetėr tė vendit. Kuvendi i popullit si organ i trashėguar nga rendi i
komunės primitive, mori tani pėrmbajtje tė re. Nė organet drejtuese tė
shtetit, rol tė rėndėsishėm fillon tė luajė prostati, funksionari mė i
lartė i shtetit pas mbretit. Ky zgjidhej pėr ēdo vit nė Kuvendin e
Popullit nga rrethet aristokratike, tė cilat ushtronin fuqishėm
autoritetin e tyre nė kuvend. Duke qėndruar pranė mbretit, si mbrojtės
i ligjeve tė vendit, prostati nė fakt e kufizonte shumė pushtetin
mbretėror, dhe me kėtė ai ruante tė palėkundshme pozitat e
aristokracisė nė veprimtarinė politike tė shtetit.

Kjo formė e kufizuar e pushtetit qendror nga aristokracia e tokės,
si edhe ligjėrimi i tė drejtave tė tjera tė saj, i japin Mbretėrisė
Molose atributet e njė shteti me mbeturina tė theksuara tė rendit
fisnor.

Mbretėria Molose qė nė fillim tė veprimtarisė sė saj politike
tėrhoqi vėmendjen e shteteve fqinje tė Mesdheut dhe sidomos tė Athinės
dhe tė Spartės, tė cilat sapo kishin nisur midis tyre konfliktin e
armatosur pėr supremaci ekonomike dhe politike nė Greqi. Nė kėtė
konflikt historikisht tė njohur si Lufta e Peloponezit dhe qė, siē
dihet, zgjati me ndėrprerje tė vogla plot 28 vjet (432-404 p.e.sonė)
dhe pati pasoja tė rėnda pėr Greqinė, tė dyja palėt ndėrluftuese bėnė
pėrpjekje qė tė siguronin pėrkrahjen e shtetit tė ri tė molosėve, meqė
territori i tij zinte njė pozicion mjaft tė favorshėm strategjik me
rrugėn midis brigjeve veriperėndimore tė Greqisė dhe tė Maqedonisė e
Thesalisė.

Nė fillim ishte Sparta ajo qė ushtroi ndikimin e saj mbi shtetin
molos. Nė vitin 429 p.e.sonė, molosėt i ofrojnė asaj deri ndihmėn
ushtarake, duke dėrguar kontingjente tė konsiderueshme luftėtarėsh pėr
pushtimin e qytetit Stratos tė Akarnanisė.

Mirėpo edhe pas kėsaj fushate tė pasuksesshme, e cila synonte tė
dobėsonte ndikimin e Athinės nė kėtė zonė kufitare tė Epirit,
diplomacia athinjote nuk hoqi dorė nga pėrpjekjet e saj pėr tė
pėrmirėsuar marrėdhėniet me shtetin e molosėve. Ajo kishte shumė nevojė
pėr pėrkrahjen e kėtij shteti tė ri energjik nė qendėr tė Epirit.
Pėrmes territorit tė tij Athina mund tė kontrollonte nga shpina
maqedonėt e paqėndrueshėm tė Perdikės si dhe thesalėt, me tė cilėt ajo
sapo kishte krijuar lidhje miqėsore pas kryengritjes sė lynkestėve (433
p.e.sonė).

Nga ana tjetėr, me kėto marrėdhėnie Athina synonte tė kishte edhe
pėrfitime ekonomike. Se sa rėndėsi i jepte Athina lidhjeve me shtetin
molos, kėtė e tregon dhe fakti se ajo nė kėtė kohė merr pėrsipėr
edukimin e Tharipės sė vogėl nė njė nga shkollat e Athinės dhe e pret
atė mė vonė nė Athinė me nderime tė veēanta duke e regjistruar si
qytetar nderi.

Pėr vendosjen e marrėdhėnieve tė mira me Athinėn ishte i
interesuar gjithashtu edhe vetė shteti i molosėve, i cili kėrkonte tė
siguronte pėrkrahje pėr politikėn e zgjerimit territorial qė projektoi
Tharypa, tė cilėn ai filloi ta realizonte nė vitet e fundit tė jetės sė
tij.

Kėto marrėdhėnie tė ngushta ekonomike dhe politike me Athinėn i
hapėn rrugė depėrtimit tė ndikimit tė qytetėrimit helen, i cili u shfaq
nė strukturėn organizative tė shtetit, nė ndėrtimet, nė pėrdorimin e
gjuhės dhe tė shkrimit grek nė rrethet e aristokracisė dhe tė
administratės shtetėrore, nė trajtimin tipologjik dhe metrologjik tė
monedhave tė para molose sipas prototipave tė monedhės atike tė fundit
tė shek.V dhe fillimit tė shek. IV p.e.sonė. Ky ndikim do tė shfaqet
gjithashtu dhe nė jetėn kulturore e artistike, qendra e sė cilės bėhen
qytetet. Nė Passaron, p.sh., mendohet tė jetė ftuar dramaturgu i shquar
grek Euripidi, pėr tė vėnė nė skenė tragjedinė e tij “Andromaka”, ku
lavdėrohej origjina dinastike e mbretėrve molosė. Kjo vepėr ndikoi
shumė nė kultivimin e mitit gjenealogjik tė molosėve, sipas tė cilit
zanafilla e tyre i referohet tani Molosit, biri i Neoptolemit tė Akilit
dhe i Andromakės, tė vesė sė Hektorit, qė pas shkatėrrimit tė Trojės
erdhėn dhe u vendosėn nė Epir.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Mel C
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 26
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Re: historia e popullit shqipetar   Sun Jun 01, 2008 4:17 am

Lidhja Molose (ēereku i parė i shek. IV p.e.sonė).

Struktura e saj organizative


Gjatė sundimit tė Alketės, birit tė Tharypės, shteti molos mori
zhvillim tė mėtejshėm. Nuk ėshtė pėrcaktuar me saktėsi se nė ē’kohė dhe
nė ē’rrethana e trashėgoi fronin. Dihet se nė vitin 385 p.e.sonė ai
gjendej i strehuar politik tek Dionizi, tirani i Sirakuzės. Nė burimet
historike nuk jepen as motivet qė shtynė Alketėn tė braktiste fronin.
Ka mundėsi qė ky, duke dashur tė vazhdonte politikėn e aleancės me
Athinėn, nė njė kohė kur kjo kishte pėsuar tashmė humbje ushtarake dhe
diplomatike nga Sparta, tė ketė ndeshur nė kundėrshtimin e partisė
filospartane. Nė kėtė kohė kjo filloi tė aktivizohej shumė, sidomos pas
fitoreve tė Agesilaut nė Akarnani (389-388 p.e.sonė), qė i hapėn rrugėn
Spartės pėr tė shtrirė ndikimin e vet jo vetėm nė Greqinė
Veriperėndimore, por edhe nė Epir.

Dionizi qė ishte interesuar dhe po vepronte aktivisht pėr tė
vendosur njė kontroll efektiv nė detin Adriatik dhe mbi rrugėt qė tė
ēonin pėr nė Epir, e mirėpriti Alketėn dhe e ndihmoi atė qė tė
rikthehej nė fronin e humbur. Me kėtė mėnyrė tirani i Sirakuzės synonte
tė siguronte njė aleat tė ri, qė do tė pėrkrahte pikėsynimet e tij
politike dhe tregtare nė brigjet e Ilirisė dhe tė Epirit. Pėr kėtė
qėllim nė vitin 385 p.e.sonė, Dionizi bėri njė marrėveshje me Alketėn
pėr tė ndėrhyrė ushtarakisht nė territorin e shtetit tė molosėve duke i
siguruar njė ndihmė efektive nė kontingjente luftarake dhe armatime. Ky
sulm i papritur i forcave tė bashkuara iliro-sirakuzane, u shkaktoi
molosėve rreth 15 000 tė vrarė sipas Diodorit tė Sicilisė. Pėrforcimet
qė u dėrgoi Sparta molosėve nuk e ndryshuan gjendjen e tyre tė
vėshtirė. Siē duket, ajo nuk u angazhua aq shumė nė kėtė luftė, pasi
nuk ishte e interesuar tė hynte nė konflikt me Dionizin. Kėshtu ky
aksion i nxitur prej tiranit tė Sirakuzės pėrfundoi me sukses dhe me
rivendosjen e Alketės nė krye tė shtetit molos.

Pasi pėrforcoi pozitat brendapėrbrenda mbretėrisė, Alketa vazhdoi
politikėn e zgjerimit territorial tė shtetit tė tij tė filluar qė nė
kohėn e Tharypės, rivendosi marrėdhėniet e ndėrprera pėr pak kohė, me
Athinėn. Nė vitin 377 ndihmoi aktivisht Lidhjen e dytė detare tė
Athinės, duke lehtėsuar veprimet e saj luftarake kundėr Spartės nė
pellgun e Jonit. Nė vitin 372 p.e.sonė Alketa i dha mundėsi njė reparti
prej 600 pelltastėsh tė Stesiklit, tė kalonin nėpėr territorin molos
dhe tė lidheshin nė Korkyrė pėrmes bregut tė Epirit.

Me politikėn e tij ekspansioniste, Alketa arriti tė shtrijė
sovranitetin e vet mbi njė territor tė konsiderueshėm tė Epirit. Sipas
njė mbishkrimi dekretor tė viteve 370-368 p.e.sonė kufijtė e Mbretėrisė
Molose qė trashėgoi nė kėtė kohė i biri i tij Neoptolemi, shtriheshin
nė lindje deri nė Hestiotiden pėrėndimore, nė verilindje deri nė
kufijtė e Orestides nė luginėn e sipėrme tė Haliakmonit dhe nė
veriperėndim pėrmes njė rripi toke deri nė kufijtė e Parauejes nė
rrjedhjen e mesme tė Vjosės. Molosėt dolėn nė det siē duket nė zonėn e
Kestrinės, nė veri tė lumit Kalama (Thiamis). Nga pėrėndimi pas
aneksimit tė Dodonės nė fund tė shek. V p.e.sonė, molosėt e shtrinė
kontrollin e tyre deri tek lugina e sipėrme e Aheronit.

Kjo shtrirje territoriale e Mbretėrisė Molose nė kohėn e Alketės,
duket se pėrputhet plotėsisht me cilėsimin qė i bėn kėtij sundimtari
Polidami i Fardales nė njė fjalim tė transmetuar nga historiani e
gjenerali grek Ksenofoni, kur e quan atė “sundimtar suprem tė Epirit”.

Kėto tė dhėna burimore dhe epigrafike tregojnė se nė kohėn e kėtij
sundimtari dhe tė pasardhėsit tė tij kishte avancuar mjaft procesi i
bashkimit politik tė popullsive tė veēanta tė Epirit, proces ky qė ēoi
nė krijimin e organizimit mė tė gjerė shtetėror qė njihet me emrin
Lidhja e Molosėve.

Duke gjykuar nga tė dhėnat mbishkrimore tė kėsaj periudhe, nė kėtė
Lidhje pėrveē molosėve bėnin pjesė edhe shumė popullsi tė tjera
epirote, si tripolitėt, kelaithėt, paialėt, arktanėt, genoait,
ethenestėt, onopernėt, etj. Kėto grupe tė veēanta etnike merrnin pjesė
nė qeverisjen e kėsaj lidhjeje pėrmes pėrfaqėsuesve tė zgjedhur tė
tyre, tė cilėt nė dekretet mbishkrimore quhen demiorgė ose synarhontė.

Njė mėnyrė e tillė qeverisjeje, i jepte kėtij formacioni tė ri shtetėror karakter federativ, por nėn hegjemoninė e molosėve.

Lidhja Molose, e cila pėrfaqėsonte etapėn e parė nė procesin e
zgjerimit dhe tė konsolidimit progresiv tė shtetit federativ tė Epirit,
kishte njė strukturė organizative tė brendshme tė pėrcaktuar qartė me
institucione legjislative dhe ekzekutive. Nė krye tė Lidhjes sė
Molosėve qėndronte mbreti nga familja e Eakidėve. Por pushteti i tij,
ashtu siē e thekson Aristoteli, ishte i kufizuar. Mbreti kur merrte
pushtetin nė dorė, ishte i detyruar tė bėnte fli nė altarin e hyut tė
luftės nė Passaron dhe tė betohej pėrpara pėrfaqėsuesve tė shtetasve tė
tij, se do tė sundonte sipas ligjeve tė vendit. Pėrfaqėsuesit nga ana e
tyre, i premtonin mbretit se do ta pėrkrahnin atė gjatė sundimit tė
tij. Ky betim tradicional midis mbretit dhe pėrfaqėsuesve, ishte njė
formė e trashėguar nga rendi i vjetėr fisnor, por qė tani merr njė
pėrmbajtje tė re duke siguruar me kėtė ndikimin e aristokracisė nė
drejtimin e kėsaj lidhjeje shtetėrore.

Mbreti ishte komandant suprem i ushtrisė sė Lidhjes Molose dhe
gėzonte njė pushtet tė padiskutueshėm nė kohė lufte. Pas mbretit
funksionari mė i lartė nė Lidhjen Molose vinte Prostati, njė magjistrat
eponym qė zgjidhej pėr ēdo vit nga komunitetet e ndryshme etnike tė
bashkuara nė kėtė lidhje. Ai kryesonte kuvendin e popullit, e thirrte
atė, drejtonte punėt e tij, paraqiste propozimet pėr t’u miratuar etj.

Nė mbishkrime sė bashku me prostatin pėrmendet edhe sekretari, qė
zgjidhej pėr ēdo vit zakonisht nga i njėjti fis, tė cilit i pėrkiste
dhe prostati. Kuvendi i popullit pėrbėhej, me sa duket, nga tė gjithė
burrat e aftė pėr luftė, qofshin kėta molosė apo anėtarė tė bashkėsive
tė tjera qė pėrfshiheshin nė Lidhjen e Molosėve. Ky kuvend votonte
vendime, tė cilat akordonin tė drejta qytetarie, proksenie dhe
privilegje tė tjera. Nė kėtė kuvend legjislativ mund tė merrnin pjesė
tė gjithė burrat e aftė pėr tė mbajtur armė tė tė gjitha komuniteteve
etnike tė pėrfshira nė Lidhjen e Molosėve. Kuvendi mund tė mblidhej
disa herė nė vit, me pėrjashtim tė rasteve tė jashtėzakonshme. Vendi i
mbledhjeve tė tij ishte Passaroni, megjithėse ato mbaheshin edhe nė
qendra tė tjera, si p.sh. nė Dodonė etj.

Vendimet apo ligjet pėr tė cilat votonte Kuvendi, pėrgatiteshin
siē duket nga njė institucion tjetėr i veēantė, nga Kėshilli. Ky
ndoshta ishte ai senat pėr tė cilin flet Justini duke ia atribuar
krijimin e tij mbretit Tharypė.

Organ tjetėr, i ndryshėm nga Kėshilli, ishte dhe kolegji i
pėrfaqėsuesve tė komuniteteve tė ndryshme nė Lidhjen e Molosėve, me anė
tė tė cilėve ato merrnin pjesė nė drejtimin e pėrbashkėt tė punėve tė
shtetit. Nė krye tė kėtij kolegji, qėndronte mbreti nga familja e
Eakidėve dhe dy magjistratėt e zgjedhur ēdo vit, prostati dhe
sekretari, tė cilėt mund tė ishin molosė ose jo. I tėrė ky organizim
shtetėror i jepte Lidhjes Molose, qė pėrfaqėsonte njėkohėsisht dhe
shtetin mė tė fuqishėm nė Epir deri nė ēerekun e fundit tė shek. IV
p.e.sonė, formėn e njė shteti federativ monarkik.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Mel C
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 26
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Re: historia e popullit shqipetar   Sun Jun 01, 2008 4:19 am

Marrėdhėniet politike tė Lidhjes me Maqedoninė

Pas
viteve 60 tė shek. IV p.e.sonė nė politikėn e jashtme tė Lidhjes Molose
vihen re ndryshime tė dukshme, qė ēuan nė zgjerimin territorial dhe nė
fuqizimin e mėtejshėm politik tė saj.

Nė kėtė kohė nė kufijtė verilindorė tė Epirit filloi tė mėkėmbet
me shpejtėsi shteti maqedon. Gjatė sundimit tė Filipit II Maqedonia u
shndėrrua nė njė monarki tė fuqishme tė centralizuar, nė njė forcė
kryesore politike dhe ushtarake nė Ballkan.

Duke shfrytėzuar krizėn e shteteve greke, Filipi pasi zgjeroi dhe
konsolidoi shtetin e vet, nuk vonoi tė ndėrhynte edhe nė ēėshtjet e
brendshme tė tyre duke zhvilluar njė politikė konsekuente hegjemoniste
mbi to. Nė kėtė drejtim Epiri duhet tė shėrbente si njė mbėshtetje pėr
tė shtrirė kontrollin maqedon nė brigjet pėrėndimore tė Greqisė, pėr
kėtė qėllim Filipi II i dha njė rėndėsi tė veēantė vendosjes sė njė
aleance tė qėndrueshme me Lidhjen Molose. Pėr kėtė aleancė ishte
interesuar dhe vetė Lidhja, sa kohė qė Maqedonia do t’i linte dorė tė
lirė pėr ta ēuar mė tej politikėn e zgjerimit tė mėtejshėm tė kufijve
tė saj. Dhe jo rastėsisht Arryba, i cili kryesonte nė kėtė kohė
Lidhjen, shpejtoi tė lidhte krushqi me Filipin II, duke i dhėnė kėtij
tė fundit nė vitin 357 p.e.sonė mbesėn e tij, Olymbinė pėr grua.

Midis viteve 360-344 p.e.sonė, Lidhja Molose shėnon njė zgjerim tė
mėtejshėm tė territorit tė saj nga verilindja duke arritur kufirin mė
tė largėt nė kėtė drejtim deri tek Parauejtė nė pellgun e Pėrmetit,
Timfejtė dhe Orestėt nė luginėn e sipėrme tė Haliakmonit.

Por nė vitin 344 p.e.sonė, Lidhja detyrohet tė heqė dorė nga kėto
krahina, tė cilat Filipi II ia kaloi Maqedonisė. Kur pak mė vonė Athina
nisi tė pėrzihet nė ēėshtjet e brendshme tė Epirit, duke rrezikuar
pozitat e Maqedonisė nė Epir, Filipi II sulmoi ushtarakisht Ambrakinė
duke kaluar nėpėr territorin shtetėror tė Lidhjes. Pasi mposhti
Ambrakinė dhe nėnshtroi kolonitė helene tė elejve nė Kasopi, Buketin,
Pandosinė dhe Eletren, zboi nga froni Arrybėn, aleatin e lėkundur dhe
tė pabindur tė Maqedonisė, i cili kėrkoi strehim nė Athinė. Nė krye tė
Lidhjes Molose vuri kunatin e vet Aleksandrin 20-vjeēar, tė mbiquajtur
Molos, tė cilit i dorėzoi dhe qytetet qė sapo i kishte pushtuar. Pėr ta
angazhuar edhe mė shumė ndaj Maqedonisė, Filipi II i dha Aleksandrit
pėr grua tė bijėn, Kleopatrėn, dhe e pėrkrahu atė nė politikėn e
zgjerimit territorial tė shtetit molos. Gjatė sundimit tė Aleksandrit
(342-331 p.e.sonė), Lidhja Molose i zgjeroi shumė kufijtė e saj nė
drejtim tė krahinave jugore dhe veriperėndimore tė Epirit. Nėn
kontrollin e Lidhjes hynė tani jo vetėm kolonitė elease, por edhe tėrė
Kasopia fqinje, tė cilat u bėnė aleatė tė saj (symnatios), duke gėzuar
njė farė autonomie dhe tė drejtėn qė tė prisnin monedhat e tyre.

Aleksandri arriti t’i imponojė pushtetin e tij dhe Koinonit tė
thesprotėve, deri atėherė i pavarur, megjithėse territorialisht nė
pėrfitim tė Lidhjes Molose, e cila ushtronte mbi tė presion tė
vazhdueshėm, pėr tė dalė nė det. Jashtė kontrollit tė shtetit molos
ende mbetej nė kėtė kohė Koinoni i kaonėve, qė vazhdoi tė ruante
pavarėsinė e tij. Zgjerimi territorial nė drejtim tė pjesės mė tė
zhvilluar nga pikėpamja social-ekonomike tė Epirit dhe nė mėnyrė tė
veēantė dalja e tij gjerėsisht nė det, e fuqizuan edhe mė shumė
ekonomikisht dhe politikisht shtetin molos, dhe hapėn rrugė pėr njė
intensifikim tė lidhjeve sidomos me brigjet pėrėndimore tė Mesdheut.

Nė vitin 334 p.e.sonė Tarenti kėrkoi nga Aleksandri molos ndihmė
ushtarake, meqenėse po rrezikohej pavarėsia e qytetit dhe e aleatėve tė
tij nga lukanėt. Aleksandrit do t’i jepej mundėsia qė tė pėrhapte
influencėn e Epirit edhe nė qytetet e tjera tė Italisė sė Jugut, pėr tė
cilėn ishin tė interesuara shtresat sunduese tė vendit, qė ai
pėrfaqėsonte dhe nė mėnyrė tė posaēme ajo tregtare. Kjo u bė nxitje qė
Aleksandri tė ndėrhynte aktivisht nė ēėshtjet e qyteteve greke tė
Italisė sė Jugut.

Pasi ia la sundimin e Mbretėrisė Epirote gruas sė vet sa kohė qė
ai do tė mungonte, Aleksandri u nis pėr nė Itali me forca tė kufizuara,
sipas Aristotelit me 15 anije ushtarake dhe mjaft anije tregtare. Me tė
zbritur nė Itali, ai e zgjeroi bėrthamėn e ushtrisė sė tij relativisht
tė vogėl, me forca tarentine si edhe me mercenarė, me lukanė tė dėbuar
dhe me kontingjentet qė i vunė nė dispozicion qytetet e tjera greke tė
kėrcėnuara nga fiset italike.

Nė fillim Aleksandri korri njė sėrė fitoresh kundėr lukanėve dhe
samnitėve, futi nė dorė Heraklenė, koloninė e Tarentit, Sipontin e
Apuljes etj., dhe pėr njė kohė ai e konsideroi veten sundimtar tė plotė
mbi to. Nga kjo pozitė, ai bėri marrėveshje dhe me qytete tė tjera,
madje dhe me Romėn. Nga vendet e kontrolluara prej tij dėrgoi pėr nė
atdhe 300 familje tė shquara si pengje. Mė vonė lukanėt dhe samnitėt e
morėn veten dhe me forca tė shumta tė bashkuara, filluan tė ushtrojnė
pėrherė e mė tepėr presion mbi ushtrinė epirote dhe tė aleatėve tė saj
numerikisht mė tė pakėt, derisa nė dimrin e vitit 331-330 p.e.sonė, pas
njė beteje tė pėrgjakshme pranė Pandosisė, jo larg Kozencės, forcat e
Aleksandrit u thyen keqas dhe ai mbeti i vrarė nė kėtė betejė.

Me rrjedhimet qė patėn kėto ngjarje nė Epir mbyllet dhe etapa e parė e zhvillimit historik tė shtetit federativ epirot.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Mel C
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 26
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Re: historia e popullit shqipetar   Sun Jun 01, 2008 4:20 am

Formimi i shtetit tė epirotėve dhe organizimi politik i tij


Nė gjysmėn e dytė tė shek. IV p.e.sonė ndodhėn ndryshime tė njė
rėndėsie tė veēantė nė organizimin shtetėror tė Epirit. Lidhja e
Molosėve shndėrrohet tani nė njė formė tė re shtetėrore tė njė
karakteri gjithnjė federativ, si edhe mė parė, por me njė emėrtim tė ri
kushtetues, tė quajtur aleancė e epirotėve.

Ky shtet i epirotėve, siē rezulton nga tė dhėnat e ndryshme
burimore tė kohės, u formua nga bashkimi i shtetit tė molosėve me
aleatėt (symahoi) e tij, me Kasopene dhe qytetet e Eleasė fqinje me tė,
si edhe me shtetin e thesprotėve.

Nuk njihen me saktėsi motivet qė ēuan nė konsolidimin juridik tė
kėtij organizimi tė ri shtetėror; po kėshtu ekzistojnė mendime tė
ndryshme rreth saktėsimit tė datės sė kėsaj ngjarjeje, duke e vendosur
atė nė kohėn e Aleksandrit ose fill pas vdekjes sė tij kur ishte
regjente e shoqja e tij Kleopatra. Nė qoftė se do tė pranohet se
organizimi i kėsaj forme tė re shtetėrore u bė nga Aleksandri Molos,
pėrpara se ai tė fillonte fushatėn luftarake nė Itali, atėherė kjo
duhet tė ketė qenė rrjedhojė e fuqizimit tė mėtejshėm tė Mbretėrisė
Molose. Por, nėse formimi i saj do tė ketė ndodhur fill pas vdekjes sė
Aleksandrit, ky organizim duhet parė si rrjedhojė e dobėsisė sė
autoritetit tė sundimtarėve molosė. Megjithatė, ėshtė e sigurt, se
rruga drejt kėsaj zgjidhjeje tė re nė organizimin shtetėror tė vendit
qė hapur nga Aleksandri me politikėn e federimit tė territoreve tė reja
qė i ishin atashuar Lidhjes Molose.

Federata epirote nga pikėpamja e formės sė qeverisjes,
pėrfaqėsonte njė shtet federativ me bazė monarkike dhe me tė drejta tė
barabarta tė tė gjithė pjesėmarrėsve nė tė. Nė kuadrin e kėsaj federate
ēdo bashkėsi e madhe apo e vogėl etnike kishte organizimin e brendshėm
tė saj, Kuvendin e popullit, prostatin e tij. Bashkėsitė merrnin pjesė
nė qeverisjen e shtetit epirot nėpėrmjet kolegjit tė pėrfaqėsuesve
(damiorgė) tė tyre, qė dilte nga ēdo komunitet i veēantė etnik.

Institucionet drejtuese tė kėtij shteti nuk ndryshonin nga
pikėpamja funksionale nga ato tė Lidhjes Molose. Ndryshimi i emrave tė
tyre nga molos nė epirot, nuk shprehin ende ndonjė diferencim real tė
institucioneve shtetėrore. Nė kėtė drejtim mund tė thuhet se Lidhja e
Molosėve vazhdon, zgjerohet, por pa u dobėsuar, nė njė formė tė re, nė
atė tė shtetit epirot.

Nė krye tė shtetit qėndronte mbreti, i cili zgjidhej gjithnjė nga
familja mbretėrore e molosėve tė dinastisė tradicionale tė Eakidėve,
por tani si mbret i shtetit epirot. Si edhe mė parė, pushteti i tij
vazhdoi tė ishte i kufizuar nga prostati, i cili megjithėse ruante
titullin “i molosėve” ushtronte autoritetin e tij mbi tė gjithė
territorin e shtetit epirot. Ai kishte pėr detyrė tė ruante ligjet, tė
organizonte mbledhjet e asamblesė tė nėnshtetasve epirotė, t’i
drejtonte ato, tė bėhej interpret midis mbretit dhe nėnshtetasve nė
kėmbimin e premtimeve reciproke nė faltoren e Zeusit Arcios, nė
Passaron etj.
Eklesia e molosėve, ia lėshon vendin tani njė asambleje tė re mė tė
gjerė ku merrnin pjesė popullsia e tėrė shtetit epirot. Kjo asamble me
funksione legjislative, qė miratonte edhe dekretet shtetėrore quhej
Symahia e epirotėve.

Kjo federatė me karakter tė theksuar politik-ushtarak merrej edhe
me ēėshtje tė veēanta ekonomike dhe financiare qė ishin nė funksion tė
saj. Kėshtu p.sh. nė bazė tė njė mbishkrimi dekretor tė viteve 317-312
p.e.sonė, gjetur nė Dodonė, nxirret pėrfundimi se tė ardhurat doganore
ishin caktuar tė mblidheshin pėr llogari tė kėsaj aleance.

Me krijimin e kėsaj kushtetute konfederale epirote, ndryshoi dhe
sistemi i mėparshėm monetar. Monedhat e molosėve, tė thesprotėve dhe tė
kasopasve, tė cilat qarkullonin deri atėherė nė Epir si monedha
autonome, zėvendėsohen tani me njė prerje tė pėrbashkėt pėr tė tėrė
Epirin, gjė qė pasqyrohet qartė dhe nė legjendėn e tyre, “e epirotėve”.
Nuk dihet me saktėsi se ku qenė prerė kėto monedha tė Symahisė. Mund tė
mendohet tė ketė qenė Dodona, ku mė vonė do tė provohet dhe ekzistenca
e njė punishteje monetare. Por kjo nuk pėrjashton mundėsinė qė ato tė
jenė prerė dhe nė ndonjė vend tjetėr, si p.sh. nė Pasaron.

Aleanca epirote, me gjithė ndryshimet qė mund tė ketė pėsuar gjatė
jetės sė saj, historikisht vazhdoi tė ekzistonte rreth njė shekulli
deri nė vitet 334-233 p.e.sonė, kur u zėvendėsua nga Lidhja Republikane
Epirote.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Mel C
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 26
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Re: historia e popullit shqipetar   Sun Jun 01, 2008 4:21 am

Shteti i ri epirot nė ēerekun e fundit tė shek. IV p.e.sonė

Pas vdekjes sė Aleksandrit molos, shteti i
Epirit u gjet pėrpara vėshtirėsive serioze, tė shkaktuara nga grindjet
e brendshme midis grupeve tė ndryshme politike tė shtresave sunduese,
si edhe nga krijimi i situatave tė jashtme tė jo tė favorshme, qė ēuan
nė prishjen e ekuilibrit nė marrėdhėniet midis shtetit tė Epirit dhe tė
Maqedonisė.

Nė krye tė luftės kundėr Maqedonisė u vu tani Olymbia. Kjo, fill
pas vdekjes sė vėllait, qė kthyer nė vendlindje pėr t’iu kundėrvėnė
Antipatresit tė Aleksandrit maqedon, me tė cilin ishte nė opozitė. Duke
ardhur nė Epir ajo zboi nga regjenca Kleopatrėn (330-328 p.e.sonė) dhe
filloi tė sundojė shtetin epirot si tutore e tė nipit tė mitur,
Neoptolemit II pėr njė kohė dhe bashkė me Ajakidin tė birin e Arrybės.

Nė vitin 317 p.e.sonė, pėrpjekjet e Olymbisė pėr tė marrė
pushtetin nė Maqedoni, u kurorėzuan me sukses, por vetėm pėr pak kohė,
pasi qė e detyruar ta lėshojė atė nga presioni ushtarak qė i bėri asaj
Kasandri, i biri i Antipatrit. E ndjekur prej tij Olymbia u strehua nė
Pella, ku mė kot priti ndihmėn e Ajakidit, meqenėse njė pjesė e madhe e
ushtrisė sė tij kundėrshtoi vendimin pėr tė hyrė nė luftė me
Maqedoninė. Kjo revoltė e ushtarėve, aktivizoi nė prapavijė elementėt
promaqedonė, tė cilėt e detyruan kėshillin e aleancės mė nė fund tė
dėbojė Ajakidin nga froni dhe tė rivendosė lidhjet me Maqedoninė.
Olymbia e lodhur nga rrethimi i gjatė, uria dhe nga sulmet e pareshtura
tė armikut, u dorėzua mė nė fund dhe u vra nga kundėrshtarėt e saj. Kjo
disfatė nė frontin e luftės, i dha shkas njė vale tė tėrbuar ndjekjesh
kundėr pėrkrahėsve tė Ajakidit. Opozita kėrkoi tė zhdukte edhe tė birin
e tij, Pirron dyvjeēar, por nuk arriti, pasi njerėzit e tij e dėrguan
fshehurazi tek mbreti ilir Glaukia, me tė cilin Ajakidėt kishin lidhje.

Pėr tė shuar qėndresėn antimaqedone nė vend, Kasandri vendosi nė
Epir njė regjim pushtimi. Ai e bėri kėtė siē duket, me qėllim qė tė
ishte i lirė nė zbatimin e politikės sė tij pushtuese nė brigjet e
Jonit dhe tė Adriatikut. Por ky presion i vazhdueshėm politik dhe
shoqėror i Maqedonisė, shkaktoi njė valė tė papėrmbajtur zemėrimi midis
popullsisė epirote, e cila u hodh nė opozitė tė hapur me shkelėsit e tė
drejtave tė saj. Kėtė pakėnaqėsi e shfrytėzoi Ajakidi. Ky, pasi u kthye
nė atdhe nė vitin 313 p.e.sonė, me ndihmėn e pėrkrahėsve tė tij nga
Etolia, mundi tė organizojė me lehtėsi ushtrinė epirote dhe sulmoi
kundėrshtarėt e tij tė brendshėm dhe tė jashtėm. Kjo ndodhi nė njė kohė
kur Maqedonia sapo kishte filluar luftėn kundėr etolėve dhe ilirėve.
Megjithatė kjo fushatė e Ajakidit nuk pati sukses dhe vetė mbreti mbeti
i vrarė nė fushėn e betejės.

Gjendja nė Epir nuk ndryshoi as mė vonė, kur nė krye tė shtetit
epirot u vendos Alketa II, i biri i Ajakidit. Ai bėri shumė pėrpjekje
pėr t’u shkėputur nga Maqedonia, por pavarėsisht nga sukseset e
pėrkohshme, ai u detyrua mė nė fund tė pranonte paqen me kundėrshtarin
nė kushte tė favorshme pėr kėtė. Alketės II iu desh tė ndryshonte dhe
politikėn e vet dhe tė bėnte aleancė me Maqedoninė. Ky veprim krijoi
njė opozitė tė fortė nė Epir, kundėr sė cilės ai luftoi me ashpėrsi,
por pa rezultat. Ndėrkaq, veprimet e tij arbitrare, shkaktuan zemėrimin
e popullsisė, qė shpėrtheu nė njė kryengritje hakmarrėse dhe qė
pėrfundoi me vrasjen e Alketės II dhe tė bijve tė tij.

Nė vitin 307 p.e.sonė u duk sikur gjendja do tė ndryshonte.
Glaukia, duke mos e parė me sy tė mirė fuqizimin e ndikimit maqedon nė
Epir, ndėrhyri me forcė nė punėt e brendshme tė tij dhe vendosi nė
fronin mbretėror Pirron 12-vjeēar dhe bashkė me tė edhe ndikimin e tij.
Por ky nuk zgjati mė shumė se 5 vjet, pasi Kasandri organizoi me
njerėzit e vet shfronėsimin e Pirros, nė njė kohė kur ai ende nuk
kishte forcuar mirė pozitat e tij, dhe vendosi nė fron Neoptolemin II.
I ndodhur nė kėtė kohė jashtė Epirit, Pirroja u vu nė shėrbim tė
sundimtarėve helenistikė, Demetėr Poliorketit dhe Ptolemeut tė Egjiptit
pėr disa vite me radhė. Nė kėto vende ai pati rast qė tė shohė e tė
mėsojė shumė si nga jeta shoqėrore, ashtu edhe nga arti luftarak i
kėtyre vendeve, ku dhe u dallua sė tepėrmi duke treguar shkathtėsi,
guxim dhe trimėri tė rrallė nė njė varg betejash.

Nė vitin 297 vdekja e Kasandrit tė Maqedonisė dhe zemėrimi i
popullsisė epirote ndaj sundimit arbitrar tė Neoptolemit II, e ndihmuan
Pirron qė tė rikthehej nė atdhe. Pėr kėtė veprim ai qė pėrkrahur dhe
nga Ptolemeu, i cili shpresonte tė kishte nė personin e Pirros njė
mbėshtetje efektive pėr planet e tij nė Greqi. Pasi zbarkoi nė brigjet
e Epirit me forcat e veta ushtarake tė sjella nga Egjipti dhe duke
gjetur pėrkrahjen e popullit qė, sipas Plutarkut, e priti duke e
pėrshėndetur me mbiemrin “Shqiponjė”, Pirroja u vendos mė nė fund nė
fronin e Mbretėrisė Epirote. Nė fillim ai u pėrpoq tė pėrforconte
pozitat e tij nė Epir, dhe kėtė e arriti me durim, duke e ndarė pėr njė
kohė fronin me Neoptolemin II, i cili kishte ende pėrkrahės nė qarqet
sunduese. Kur ia arriti kėtij qėllimi, dhe, pasi mori vesh se rreth tij
po kurdisej njė kurth nga pėrkrahėsit e Neoptolemit, Pirroja e vrau
kėtė, dhe pas kėsaj shpejtoi tė pėrqendronte tė tėrė pushtetin
mbretėror nė duart e veta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Mel C
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 26
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Re: historia e popullit shqipetar   Sun Jun 01, 2008 4:24 am

Epiri nė kohėn e sundimit tė Pirros (297-272 p.e.sonė)

Nė fillim tė shek. III p.e.sonė, Epiri del nga kriza e vėshtirė dhe me pasoja tė rėnda politike qė kishte mbėrthyer pas vdekjes sė Aleksandrit Molos dhe vihet nė rrugėn e zhvillimit tė mėtejshėm ekonomiko-shoqėror dhe politiko-kulturor.
Nga njė politikė e paqėndrueshme e brejtur nga kontradikta tė brendshme dhe presione nga jashtė, shteti epirot kalon tani nė njė politikė energjike tė pavarur, me njė perspektivė tė gjerė nė fushėn e forcimit tė pushtetit shtetėror dhe tė zgjerimit territorial tė tij, qė u realizuan me njė shpejtėsi dhe me njė mėnyrė tė paparė deri atėherė. Gjatė sundimit tė Pirros shteti epirot bėhet njė fuqi imponuese e kohės me njė pushtet tė fortė mbretėror, me njė potencial tė madh ushtarak si dhe me njė autoritet politik tė shquar nė botėn mesdhetare tė kėsaj kohe.
Pirroja vendosi marrėdhėnie diplomatike me disa shtete tė fuqishme tė asaj kohe dhe i forcoi lidhjet me martesa tė shumta qė bėri me bijat e sundimtarėve tė tyre. Qė kur ishte nė oborrin e Ptolemeut I, Pirroja qė martuar me tė bijėn e tij Antigonėn, mė vonė pas vdekjes sė saj, me Lanasen, tė bijėn e Agathoklit tė Sirakuzės, prej sė cilės mori si prikė dhe Korkyrėn qė ai kishte pushtuar dhe pastaj edhe me tė bijat e sundimtarėve ilirė, Audoleonit tė paionėve dhe tė Bardhylit tė Ri. Pirroja i kushtoi vėmendje tė posaēme organizimit tė ushtrisė, pėrpunimit tė njė strategjie efektive luftarake, pėr tė cilat kishte njohuri tė mėdha teorike, si dhe rritjes sė aftėsisė luftarake tė ushtrisė. Ai favorizoi gjithashtu dhe pėrparimin ekonomik dhe kulturor tė vendit qė u pasqyrua nė zhvillimin dhe nė intensifikimin e mėtejshėm tė urbanizimit tė Epirit. U zhvillua njė veprimtari e dendur ndėrtuese nė qytetet ekzistuese si nė Dodonė, Ambraki apo nė qytetet e tjera tė reja epirote, midis tė cilėve Berenike, Kasopi dhe Antigonea nė Kaoni, tė cilėt mbajnė emra qė kanė tė bėjnė me siguri me kohėn e sundimit tė Pirros. Pėr njė nivel tė lartė tė artit tė ndėrtimit nė kėtė kohė dėshmojnė edhe shtėpitė shumė tė bukura dhe tė ruajtura mirė tė Amotoposit nė Molosi, ku mendohet tė ketė qenė dhe Fylakeja antike.
Pirroja projektoi njė politikė tė jashtme aktive ekspansioniste. Ai ndėrhyri nė ēėshtjet e ndėrlikuara tė botės greko-maqedone dhe italike me mendimin qė tė krijonte njė shtet tė madh epirot, i cili do tė pėrfshinte Ballkanin dhe pėrtej detit, Gadishullin Italik.
Sė pari, Pirroja e drejtoi vėmendjen nga Maqedonia, ku pas vdekjes sė Kasandrit kishin shpėrthyer turbullira pėr trashėgimin e fronit. Kėtė gjendje tė vėshtirė tė Maqedonisė e shfrytėzoi pėr tė ndėrhyrė nė punėt e brendshme tė saj si pėrkrahės i Aleksandrit, tė birit tė Kasandrit. Me kėtė rast Pirroja i shkėputi Maqedonisė mjaft krahina qė gjendeshin nė atė kohė nėn kontrollin e saj dhe pikėrisht Tymfenė e Paraunenė epirote tė pushtuara nga Filipi II, Amfilokinė, Akarnaninė dhe Ambrakinė, tė cilėn e bėri kryeqytet tė mbretėrisė sė tij.
Marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė me Maqedoninė nuk vazhduan shumė dhe u prishėn nė vitin 294 p.e.sonė, kur Demetėr Poliorketi zhduku aleatin e tij Aleksandrin dhe mori nė duar frenat e Mbretėrisė Maqedone. Nė kėtė situatė Pirroja duke mos qenė mė i sigurt nė kufijtė lindorė tė mbretėrisė sė tij, u vu nė opozitė tė hapur me sundimtarin e ri maqedon dhe aderoi nė aleancėn antimaqedone qė u krijua pak mė vonė nė Greqi. Nė vitin 289 p.e.sonė, Demetri duke dashur t’u imponohej kundėrshtarėve tė vet, pushtoi Etolinė dhe sulmoi Epirin, por Pirroja kundėrveproi menjėherė. Pasi theu maqedonėt nė Etoli, duke u shkaktuar atyre humbje shumė tė mėdha, i detyroi ata tė tėrhiqeshin dhe nga Epiri.
Kundėr Demetrit tė Maqedonisė filloi tė veprojė pak mė vonė koalicioni i sundimtarėve helenistikė: Ptolemeu i Egjiptit u nis me njė flotė tė madhe dhe ngriti kundėr tij qytetet e Greqisė, kurse Lysimaku, sundimtar i Trakisė dhe i njė pjese tė Azisė sė Vogėl, hyri nė Maqedoninė Veriore duke e shkretuar atė. Kjo gjendje vuri nė lėvizje edhe Pirron, i cili e sulmoi Maqedoninė nga jugu. Ky iu drejtua qytetit Edisa, dhe e pushtoi atė pa hasur nė ndonjė qėndresė tė madhe, meqė forcat mė tė rėndėsishme tė ushtrisė sė Demetrit ishin dislokuar nė veri kundėr Lysimakut. Pirroja ndėrkaq pėrparonte pa ndonjė qėndresė nga ana e maqedonėve dhe arriti, madje, tė shpallej mbret i tyre. Por kjo gjendje nuk zgjati shumė, pasi qė detyruar t’i ndante zotėrimet e tij nė Maqedoni me Lysimakun, i cili pretendonte se kishte dhėnė helpsė nė sukseset e Pirros duke mbėrthyer pėr njė kohė forca tė shumta tė Demetrit nė kufirin verior tė Maqedonisė. Kėto lėshime tė Pirros mėnjanuan konfliktin e mundshėm me Lysimakun, por nuk zhdukėn kontradiktat midis tyre.
Nė kėtė kohė, zotėrimet e shtetit epirot nė Ballkan arritėn zgjerimin e tyre mė tė madh. Pirroja sundonte tani jo vetėm mbi tėrė Epirin, por edhe mbi njė pjesė tė madhe tė Maqedonisė dhe tė Thesalisė nė lindje, mbi krahinat greke nė jug tė Epirit, ku bėnin pjesė Ambrakia, Amfilokia e Akarnania. Nė veri zotėrimet e tij shtriheshin dhe mbi njė pjesė tė vogėl tė Ilirisė, si edhe mbi disa ishuj tė Jonit ku bėnte pjesė edhe Korkyra. Kjo hapėsirė territoriale, megjithatė, nuk pėrbėnte njė organizim tė qėndrueshėm politik rreth njė bėrthame tė fuqishme qendrore, as edhe njė komunitet territoresh dhe popullsish tė bashkuara me interesa tė pėrbashkėta, por njė konglomerat popujsh me zhvillim jo tė njėllojtė social, ekonomik dhe politik, tė nėnshtruar nga ushtria epirote nė krye tė sė cilės qėndronte si komandant Pirroja. Kjo ishte arsyeja qė kėto zotėrime, nė rastin mė tė volitshėm, u shkėputėn nga varėsia e Epirit. Dhe ky rast u shfaq menjėherė pas shpartallimit tė Demetrit nė Azi. Lysimaku qė ndiente tani veten tė lirė dhe kohėn tė pėrshtatshme pėr tė aneksuar tėrė Maqedoninė, u drejtua me forca tė mėdha kundėr Pirros dhe e detyroi atė tė hiqte dorė nga pushtimet nė Maqedoni dhe nė Thesali.
Ndėrkaq nė Italinė e Jugut u zhvilluan ngjarje, tė cilat nuk lanė pa tėrhequr vėmendjen e sundimtarit epirot, sidomos tani pas humbjes sė Maqedonisė. Qytetet greke tė Italisė sė Jugut, me tė cilat Epiri kishte vendosur me kohė lidhje tregtare, tė dobėsuara nga lufta e konkurrenca ndėrmjet tyre, nuk qenė nė gjendje tė zhduknin kontradiktat e ashpra qė karakterizonin marrėdhėniet midis tyre.
Kėtė gjendje e shfrytėzoi me sukses Roma, e cila ndėrhyri pėr t’i zgjidhur kėto kontradikta nė tė mirėn e vet. Por ky fakt ngjalli pakėnaqėsi tek Tarentinėt, qė hynė nė konflikt tė hapur me romakėt. Duke mos e pėrballuar epėrsinė e forcave romake, me tė cilėt u bashkuan si aleatė edhe lukanėt, mesapėt dhe tarentinėt kėrkuan ndihmėn e Pirros.
Shtetit epirot iu dha pėr tė dytėn herė mundėsia qė tė ndėrhynte aktivisht nė punėt e brendshme tė qyteteve tė Italisė sė Jugut. Qarqet sunduese tė Epirit e mirėpritėn kėtė ftesė, duke shpresuar se lufta nė Itali do t’u sillte pėrfitime tė mėdha. Pirroja iu pėrgjigj me kėnaqėsi kėsaj thirrjeje, duke menduar se kishte ardhur koha pėr tė bėrė hapin e rėndėsishėm nė formimin e njė perandorie tė madhe nė pėrėndim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Mel C
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 26
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Re: historia e popullit shqipetar   Sun Jun 01, 2008 4:24 am

Pirroja nė Itali

Nė vitin 280 p.e.sonė, nė krye tė njė ushtrie tė madhe tė pėrbėrė kryesisht nga kontingjente molosėsh, thesprotėsh dhe kaonėsh (20 000 kėmbėsorė, 3 000 kalorės, 2 000 varkėtarė e 500 hobetarė), Pirroja u nis pėr nė Itali, duke pasur me vete dhe 200 elefantė. Pasi arriti nė Tarent ai mori menjėherė masa pėr ta vėnė qytetin nė pozita lufte; rekrutoi ushtarė nga popullsia qytetare dhe nė krye tė forcave tė bashkuara i doli pėrpara ushtrisė romake qė po pėrparonte nė drejtim tė qytetit. Tė dy ushtritė kundėrshtare u ndeshėn pranė Heraklesė. Kėtu u zhvillua beteja e parė, nė tė cilėn Pirroja korri njė fitore tė shkėlqyer, qė ia ngriti lart autoritetin mbretit epirot nė sy tė aleatėve. Nė anėn e tij kaluan tani dhe fiset italike kundėrshtare tė Romės, si edhe pjesa mė e madhe e qyteteve greke tė Italisė sė Jugut.
Fitorja e Heraklesė, megjithatė nuk e zgjidhi fatin e luftės. Nė vitin 277 p.e.sonė, Roma grumbulloi forca tė tjera tė mėdha dhe e detyroi Pirron tė hynte pėrsėri nė luftė me tė. Por nė njė betejė tė ashpėr dhe tė pėrgjakshme qė u zhvillua pranė Askulit, Pirroja arriti t’i thyente pėr tė dytėn herė romakėt. Ata nuk mundėn t’i qėndronin manovrimit taktik luftarak tė Pirros dhe aq mė pak sulmit tė tėrbuar tė elefantėve, tė cilėt sollėn panik nė ushtrinė romake. Pirroja fitoi edhe kėsaj radhe, por kjo fitore i kushtoi atij humbje shumė tė mėdha. Qė atėherė fitore tė tilla me humbje u bėnė zakon tė quhen fitore pirrike ose “fitore e Pirros”. Pavarėsisht nga sukseset e para tė shpejta dhe tė bujshme tė Pirros, gjendja e tij nė Itali sa vinte e vėshtirėsohej. Forcat epirote tė ndodhura larg atdheut tė tyre, vinin gjithnjė duke u pakėsuar dhe duke u dobėsuar, ndėrsa Roma kishte ende rezerva tė shumta materiale e njerėzore pėr tė vazhduar luftėn. Pirroja, megjithatė, nuk u tėrhoq nga fushata e tij nė Itali. Mirėpo, pa pėrfunduar ende paqen me romakėt, ai u nis pėr nė Sicili pėr t’i shkuar nė ndihmė Sirakuzės, tė cilėn e kishin sulmuar kartagjenasit. Pėr tė kontrolluar gjendjen nė Itali, ai la vetėm disa garnizone.
Nė vitin 276 p.e.sonė, forcat aleate epirote, greke dhe italike tė udhėhequra nga Pirroja, i shpartalluan keqas pushtuesit e ishullit dhe i zbuan ata pothuaj nga tėrė Sicilia. Kjo fitore e shpejtė dhe e shkėlqyer e rriti pushtetin politik dhe ushtarak tė Pirros, saqė siciliasit e deklaruan atė prijės dhe mbret tė tyre. Por Pirroja, si gjithnjė i papėrmbajtur nė aspiratat e tij tė guximshme politike, filloi menjėherė tė ushqejė mendimin pėr t’u hedhur nė Afrikė edhe pse nuk e kishte tė sigurt akoma gjendjen nė Itali. I prerė nė vendimin e tij, ai iu vu pėrgatitjes sė flotės dhe organizimit tė ushtrisė, pa menduar se ata kėrkonin rezerva tė mėdha njerėzore dhe financiare, tė cilat siciliasit e lodhur nga luftėrat dhe anarkia qė kishte pllakosur vendin pas vdekjes sė Agathoklit, nuk mund t’i siguronin. Nga ana tjetėr, ndėrhyrja arbitrare e Pirros nė punėt e brendshme tė qyteteve tė Sicilisė dhe shkelja nga ai e traditave tė tyre demokratike, bėri qė Pirroja tė humbiste dita-ditės e mė shumė besimin nė ishull dhe tė bėhej objekt sulmesh dhe komplotesh tė rrezikshme pėr jetėn e tij dhe fatin e ushtrisė epirote. Kėtė situatė tė brendshme plot turbullira dhe pasiguri, e shfrytėzoi menjėherė Kartagjena, e cila dėrgoi ushtri tė mėdha pėr ripushtimin e ishullit. Tė pėrkrahur tani edhe nga qytetet opozitare, kartagjenasit arritėn me lehtėsi t’i shkaktonin humbje mbretit epirot. Nė duart e tij mbeti vetėm Sirakuza, por edhe prej saj atij iu desh tė hiqte dorė, meqenėse nė kėtė kohė romakėt kishin rifilluar sulmet kundėr aleatėve dhe garnizoneve tė tij nė Itali. Me t’u kthyer nė Itali, Pirroja riorganizoi forcat e veta dhe tė aleatėve tė tij dhe u drejtua menjėherė kundėr dy konsujve romakė, tė cilėt me legjionet e tyre po vepronin nė drejtime tė ndryshme. Nė kėtė situatė ai vendosi t’i thyejė ato veēmas, sa kohė qė ende nuk ishin bashkuar. Sulmoi nė befasi legjionin romak qė gjendej pranė Beneventit. Kėtu u zhvillua edhe beteja e tretė dhe e fundit pėr Pirron nė Itali, ku pėsoi disfatė tė plotė. Pasi qė tėrhequr me humbje tė mėdha nė Tarent, Pirroja provoi tė kėrkojė ndihma nga Antigon Gonata dhe Antiohu i Sirisė pėr ta vazhduar luftėn kundėr Romės, por mė kot. I lodhur dhe pa pasur ndonjė shpresė pėr tė realizuar i vetėm qėllimet e tij nė Gadishullin Italik, ai u kthye nė Epir me ushtrinė epirote qė i kishte mbetur, duke lėnė nė Tarent vetėm tė birin e tij Helenin.
Nė luftėn kundėr Romės Pirroja angazhoi forca tė mėdha epirote dhe aleate, qė mbulonin mjaft mirė legjionet e kundėrshtarit dhe manovroi me sukses pėr njė kohė nė operacionet luftarake, duke vėnė nė pėrdorim njė sistem taktik luftimi nga mė tė pėrparuarit e kohės. Mirėpo ushtria qė komandonte Pirroja, ndryshonte nga pėrbėrja dhe fryma luftarake nga ajo e kundėrshtarit. Ajo nuk e kishte kompaktėsinė e ushtrisė romake tė pėrbėrė nga nėnshtetasit e vet, por ishte njė ushtri mė tepėr mercenarėsh, tė armatosur mė sė miri dhe tė udhėhequr nga njė strateg i talentuar, por qė kishte hyrė nė njė aventurė ushtarake.
Pas dėshtimit tė fushatės italike, Pirroja u pėrpoq tė shfrytėzonte nė favor tė tij gjendjen e krijuar nė Ballkan. Sė pari, vendosi tė shtinte nė dorė Maqedoninė. Nė vitin 274 p.e.sonė ai hyri nė luftė me sundimtarin e saj Antigon Gonatėn, i cili sa kohė qė Pirroja luftonte nė Itali, kishte arritur suksese nė konsolidimin e pushtetit tė tij qoftė nė Maqedoni, qoftė dhe mbi njė pjesė tė Greqisė. Ai arriti tė pushtojė njė territor tė gjerė tė Maqedonisė. Antigonit i mbeti vetėm pjesa nė lindje tė lumit Vardar. Ishte e qartė se epirotėt nuk mund tė bėheshin zot tė tėrė Maqedonisė sa kohė qė Antigoni mbante akoma nė dorė Maqedoninė bregdetare dhe rrugėt e komunikacionit detar. Nė kėto rrethana Pirroja vendosi ta luftonte kundėrshtarin nė Peloponez, i cili gjendej nėn kontrollin e tij. Nė vitin 272 p.e.sonė, pa siguruar ende mirė pozitat e tij nė tokat e pushtuara tė Maqedonisė, ai arriti nė Lakoni. Kėtu iu desh tė pėrballonte presionin e forcave spartane dhe maqedone tė bashkuara kundėr rrezikut epirot. Pasi korri njė sėrė fitoresh tė reja, Pirroja sulmoi mė nė fund Spartėn dhe Argosin, me tė cilat zhvilloi luftime tė ashpra, por pa rezultate. Gjatė pėrleshjeve nė rrugėt e Argosit, Pirroja u plagos dhe ashtu siē ishte i dėrrmuar, ra nė duart e kundėrshtarėve, tė cilėt e vranė. Ushtria epirote e mbetur pa prijės qė ēorganizuar dhe mė nė fund u shpartallua.
Me luftėrat e tij pushtuese nė Ballkan, Itali dhe nė Sicili, Pirroja e rriti shumė fuqinė politike tė shtetit epirot dhe autoritetin e tij nė botėn mesdhetare. Gjatė sundimit tė tij, Epiri arriti tė bėhet njė nga shtetet mė tė fuqishme tė kohės helenistike.
Nė kėto luftėra Pirroja pati pėrkrahjen e plotė tė aristokracisė e tė skllavopronarėve epirotė, gjithnjė tė etshėm pėr pushtime e lavdi, kurse si mbėshtetje kishte ushtrinė e vet tė stėrvitur mirė, tė pėrbėrė kryesisht nga fshatarė tė lirė, tė gatshėm pėr tė luftuar, meqė lufta pėr ta ishte njė mjet fitimi, burim plaēke dhe pasurie. Nė kėto suksese tė veprimeve ushtarake ndikoi edhe situata e jashtme e favorshme pėr tė, dhe pikėrisht turbullirat e anarkia qė krijoheshin herė pas herė nė shtetet fqinje nga rrethanat e ndryshme politike.
Kėto suksese tė shpejta luftarake, megjithėse jo tė qėndrueshme, i duhen atribuar nė njė farė mase dhe vetė manovrimit taktik, tė pėrsosur pėr atė kohė, tė forcave ushtarake gjatė luftimit, qė ishte kryesisht meritė e aftėsive tė shquara taktiko-luftarake tė Pirros.
Fitoret e njėpasnjėshme dhe guximi i tij i provuar nė beteja tė shumta, e rritėn sė tepėrmi autoritetin e Pirros nė sy tė bashkėluftėtarėve tė vet dhe e forcuan aq shumė pushtetin e tij, sa qė arriti tė sundonte dhe tė vepronte i lirė nga ēdo kufizim kushtetues i aleancės epirote mbi territoret e pushtuara. Nė kėtė drejtim ai shkoi aq larg sa caktoi, siē duket, edhe fėmijėt e tij si mbretėr trashėgimtarė nė Itali dhe nė Sicili.
Nė kėto vende Pirroja preu, nė kundėrshtim me kushtetutėn federative epirote, edhe monedha ari e argjendi personale me legjendė “Mbreti Pirro”; por ato, siē kuptohet nga mungesa e tyre nė trevat e Epirit, nuk duhet tė jenė lejuar tė qarkullonin brenda territorit tė Aleancės, ku vazhdonin tė kishin vlerė vetėm prerjet tradicionale tė Federatės sė epirotėve.
Nė qoftė se nė territoret e pushtuara Pirroja sillej si monark i pakufizuar, brenda Aleancės ai mbetej ashtu si dhe mė parė mbret i molosėve dhe udhėheqės me pushtet tė kufizuar i Federatės epirote.
Pirroja qė njė nga strategėt mė tė mėdhenj tė kohės helenistike. Kur e pyetėn njėrin nga shokėt e Aleksandrit tė Maqedonisė, se kush ishte tani strategu mė i shquar, ai iu pėrgjigj: “Pirroja kur tė arrijė moshėn e pjekurisė”. Ndėrsa mė vonė Hanibali, njė ndėr komandantėt mė tė pėrmendur tė botės antike, i dha Pirros vendin e dytė pas Aleksandrit, kurse vetes vendin e tretė. Pirroja qė njėkohėsisht dhe teoricien i madh nė artin ushtarak, por planet e tij tė gjera nuk ishin gjithnjė tė studiuara dhe kishin karakterin e aventurave ushtarake. Talenti i tij ushtarak nuk plotėsohej me largpamjen e njė politikani tė matur dhe tė pjekur. Synimet e tij ambicioze u bėnė pa llogaritur mirė tendencat e zhvillimit tė vrullshėm ekonomik dhe politik tė shtetit tė ri romak dhe potencialin ushtarak tė tij, si dhe mundėsitė e kufizuara materiale e njerėzore tė Aleancės Epirote. Pėr kėtė arsye dhe humbja pėrfundimtare e Pirros nė kėtė ndėrmarrje tė madhe pėrtej Adriatikut qė njė pėrfundim i natyrshėm dhe i pashmangshėm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Mel C
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 26
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Re: historia e popullit shqipetar   Sun Jun 01, 2008 4:25 am

Fundi i sistemit monarkik nė Epir

Pas vdekjes sė Pirros, Aleanca Epirote filloi gradualisht tė humbiste fuqinė e saj tė mėparshme politike dhe ushtarake. Me gjithė pėrpjekjet e bėra pėr tė ruajtur zotėrimet e mėparshme nė Maqedoni, nė Greqi dhe nė Iliri, ajo qė e detyruar mė nė fund tė tėrhiqej prej tyre. Trashėgimtarit tė Pirros, Aleksandrit, qė nė fillim iu imponua njė luftė e rrezikshme nga mbreti i ilirėve Mytili, tė cilėn mė vėshtirėsi mundi ta pėrballonte. Kurse Demetri II, e detyroi atė tė hiqte dorė jo vetėm nga Maqedonia, por pėr njė kohė dhe nga vetė Epiri, mbi tė cilin vendosi kontrollin e tij. Pasi qė rikthyer nė atdhe me ndihmėn e etolėve, Aleksandri u pėrpoq edhe njė herė qė tė rimėkėmbte fuqinė e dikurshme tė Aleancės Epirote por mė kot, pasi ajo kishte marrė tatėpjetėn.
Nė vitet 30 tė shek. III p.e.sonė, Mbretėria Epirote pėrjetoi periudhėn e fundit tė ekzistencės sė saj, e mbėrthyer nė njė krizė tė ashpėr, e cila rrėmbimthi e ēoi deri nė brerjen e themeleve tė regjimit monarkik. Depėrtimi gjithnjė e mė i thellė i skllavopronarisė nė fshatin epirot, po shkatėrronte dhe po shpronėsonte pėrherė e mė shumė prodhuesit e vegjėl tė lirė fshatarė, qė dikur pėrbėnin masėn kryesore dhe mė energjike tė ushtrisė federative epirote dhe ēoi nė dobėsimin e fuqisė dhe tė kompaktėsisė ushtarake. Kjo krizė e brendshme u acarua dhe mė tepėr nga situatat e jashtme jo tė favorshme pėr Aleancėn Epirote. Pėrreth saj vepronin tani shtete tė tilla tė fuqishme, si Maqedonia, Lidhja Etole dhe Shteti ilir, tė cilėt kėrkonin secili tė fusnin nėn kontrollin e vet Epirin, meqė ai zinte njė pozitė kyēe nė planet e politikės sė tyre pushtuese. Nė kėto situata sundimtarėt epirotė u treguan tė paaftė tė qeverisnin vendin. Aristokracia epirote, duke parė mė nė fund se ata nuk ishin mė nė gjendje tė mbronin dhe tė pėrkrahnin si dikur qėllimet e saj, e shfrytėzoi pakėnaqėsinė e popullit pėr t’i dhėnė fund njėherė pėrgjithmonė regjimit tė vjetėruar monarkik nė Epir. Ajo e realizoi kėtė me vrasjen nė vitin 234/233 p.e.sonė tė mbretėreshės Deidames, qė ishte dhe sundimtarja e fundit prej dy shekujsh e dinastisė sė Ajakidėve.

Organizimi i Lidhjes Epirote dhe karakteri i saj
Kur kontradiktat e thella politike ēuan nė pėrmbysjen e regjimit monarkik nė Epir, Aleanca Epirote qė deri nė atė kohė ekzistonte si njė formė shtetėrore federative nėn hegjemoninė e mbretėrve molosė, reformohet tani mbi njė bazė tė re republikane, pak a shumė sipas modelit tė Lidhjes fqinje etole, duke u quajtur dhe Lidhja Epirote. Kjo ishte njė lidhje politike qė u siguronte tė drejta tė gjitha bashkėsive tė veēanta epirote qė bėnin pjesė nė tė dhe qė ruanin, nė kuadrin e kėsaj federate, vetėqeverisjen e brendshme tė tyre. Pra, edhe kėtu si mė parė mbetej parimi federativ i shtetit, por tani i bazuar mbi njė konstitucion tė ri, qė nuk njihte mė privilegje apo hegjemoni tė ndonjėrit prej anėtarėve tė saj, siē ndodhte nė Aleancėn e mėparshme, ku kryesonte mbreti i molosėve. Nė kėtė aspekt Lidhja paraqitej si njė formė mė e lartė shtetėrore, mė kompakte dhe operative. Tė gjithė anėtarėt e saj kishin njė shtetėsi dhe njiheshin zyrtarisht me emrin e pėrbashkėt epirotė. Lidhja, ashtu sikurse dhe aleanca epirote ruante tė drejtėn tė merrte vendime nė emėr tė tė gjithė epirotėve, pavarėsisht se kishte edhe bashkėsi qė qėndronin ende jashtė saj, siē ishin p.sh. kasopiasėt dhe athamanėt.
Organi mė i lartė i Lidhjes ishte Kuvendi i Pėrgjithshėm me fuqi tė mėdha kėshillimore dhe vendimore, qė nuk ishte i pranishėm, (tė paktėn nuk ėshtė provuar ende), nė federatėn e mėparshme monarkike. Kėtu mund tė merrnin pjesė tė gjithė nėnshtetasit e saj tė lirė. Kuvendi zgjidhte magjistratėt federativė dhe vendoste mbi ēėshtje tė karakterit politik, ushtarak, ekonomik e shoqėror. Kėshtu ai vendoste pėr luftė ose pėr paqe, pėr thirrjen e popullit nėn armė, pėr aleanca me shtetet e tjera, pėr tė zgjedhur dhe pėr tė ftuar delegacione, pėr t’u dhėnė tė huajve tė drejta qytetarie, pronėsie etj. Ai ushtronte dhe funksionet e instancės mė tė lartė gjyqėsore. Organi mė i lartė ekzekutiv ishte Kėshilli i Lidhjes, qė pėrbėhej nga pėrfaqėsues tė zgjedhur tė anėtarėve tė saj. Nė krye tė kėshillit qėndronte kolegji prej tre strategėve qė duhet tė pėrfaqėsonin ndoshta tė tri grupet mė tė mėdha etnike tė Epirit: molosėt, kaonėt dhe thesprotėt. Por mbi ta dominonte vetėm njėri, i ngarkuar me funksionin e komandantit ushtarak, funksion tė cilin e ushtronte mė parė mbreti i molosėve. Nėpunės tė tjerė tė Lidhjes ishin dhe sekretari i kėshillit, hiparku, komandanti i kalorėsisė etj.
Kryeqyteti i Lidhjes tani u bė Foinike, kryeqendra e Kaonisė. Kėtu mblidhej zakonisht dhe Kėshilli i Lidhjes, megjithėse tė tilla mbledhje, siē duket, organizoheshin edhe nė qytete tė tjera tė Epirit.

Zhvillimi ekonomik dhe politik i Epirit nė kohėn e Republikės (234/233 - 168 p.e.sonė)
Qė nė fillim tė veprimtarisė sė saj Lidhja u ndodh pėrpara vėshtirėsive tė mėdha tė shkaktuara nga situata tė brendshme dhe tė jashtme jo tė favorshme pėr tė. Territorialisht ajo qė rrėgjuar afėrsisht nė kufijtė e shtetit epirot pėrpara sundimit tė Pirros. Kėshtu nuk bėnin mė pjesė nė tė: Ambrakia, Kasopia dhe Athamania. Megjithatė, ajo mori njė sėrė masash pėr riorganizimin administrativ dhe ushtarak tė vendit. Lidhja vuri dorė nė sistemin e mėparshėm monetar tė vendit. Tė gjitha kėto pasqyrojnė qartė ndryshimet qė u bėnė nė organizimin e brendshėm politik dhe nė zhvillimin ekonomik tė vendit. Nė periudhėn e Republikės sė Epirit u vu nė qarkullim njė masė e madhe monedhash, mė e madhe se asnjėherė tjetėr nė Epir, prej bronzi dhe prej argjendi. Disa tipa tė kėtyre monedhave u pėrmbahen simboleve tė vjetra tė pėrdorura qė mė parė nga Lidhja Molose apo Aleanca Epirote, megjithėqė ishin nė pėrshtatje edhe me njė varg simbolesh tė Aleksandrit dhe tė Pirros tė prera jashtė Epirit. Por, nė monedhat e federatės republikane tė Epirit shėnohen pėr tė parėn herė edhe emrat e nėpunėsve tė lartė, qė ka mundėsi tė lidhen dhe me strategėt eponym tė Lidhjes. Nuk dihet gjithashtu me saktėsi se ku mund tė jenė prerė kėto monedha; supozohet tė jenė prerė nė Dodonė ndoshta dhe nė Foinike, por nuk pėrjashtohet mundėsia qė njė nga vendprerjet e tyre tė ketė qenė dhe Antigonea, ku janė zbuluar tani sė fundi monedha tė pavulosura si dhe shufra bronzi pėr nxjerrjen e tyre. Pėrsa i pėrket zonės sė qarkullimit tė monedhave tė Lidhjes Epirote, ato pėrhapjen mė tė madhe e kanė pasur brenda trevave tė Epirit dhe sidomos nė zonat veriore tė tij. Pak prej tyre janė gjetur nė Greqi e nė Maqedoni, por kanė qarkulluar nė sasira tė konsiderueshme nė qytetet dhe krahinat e Ilirisė sė Jugut, sidomos nė ato kufitare me Epirin. Kjo tregon se midis kėtyre trevave fqinje nė ēerekun e fundit tė shek. III dhe nė fillim tė shek. II p.e.sonė ekzistonin marrėdhėnie tė rregullta dhe intensive tregtare, qė shprehen edhe nė afėrsitė stilistike dhe tipologjike tė disa monedhave republikane epirote me ato tė Amantisė, tė Orikut, tė Apolonisė etj.
Qytetet epirote, nga pikėpamja e sistemit tė fortifikimit, urbanistikės, strukturės sė ekonomisė dhe tipareve tė kulturės ngjanin shumė me qytetet bashkėkohėse ilire; puna e skllevėrve zinte njė vend tė rėndėsishėm. Historiani grek Polibi duke pėrshkruar me hollėsi pushtimin e Foinikes nga ilirėt nė vitin 228 p.e.sonė, thotė se sipas marrėveshjes sė paqes, epirotėt e lirė qenė liruar me anė shpėrblimesh, ndėrsa skllevėrit e qytetit, ilirėt i morėn me vete sė bashku me pasuritė e tjera, prej tė cilave Teuta mbeti shumė e kėnaqur.
Tė dhėna tė shumta pėr format klasike tė skllavopronarisė nė qytetet epirote tė kohės helenistike, ofrojnė dhe materialet epigrafike tė zbuluara kryesisht nė Dodonė e nė Butrot. Vetėm nė hyrjen pėrėndimore tė teatrit tė Butrotit janė afishuar tė skalitura nė blloqet e gurėve, 29 akte lirimi. Sipas kėtyre dekreteve shpallen tė lirė rreth 400 skllevėr, pjesa mė e madhe e tė cilėve vinte nga sferat e prodhimit, midis tė cilėve gjysma ishin gra.
Nė kohėn e Republikės njė rol tė madh nė jetėn ekonomike dhe politike tė vendit filluan tė lozin qytetet e trevave veriore tė Epirit. Foinike, sipas Polibit, dallohet nė kėtė kohė si qyteti mė i fuqishėm dhe mė i pasur i Epirit, ndėrsa tė dhėnat arkeologjike tė fituara nė kėto vitet e fundit nė Antigone e paraqesin kėtė qytet tė madh, me njė sistem tė fuqishėm fortifikimi dhe me njė planimetri shumė tė rregullt urbanistike (sistemi hipodamik). Nė kėtė qytet funksiononin punishte tė veēanta tė specializuara nė degė tė ndryshme tė zejtarisė dhe zhvillohej njė veprimtari e gjerė tregtare, rrezja e shtrirjes tė sė cilės arrinte deri nė brigjet e Mesdheut Lindor dhe pėrėndimor.
Nė politikėn e jashtme, Lidhja Epirote qė nė fillim u tregua e paqėndrueshme dhe nuk kishte fuqi tė mjaftueshme pėr tė pėrballuar presionin diplomatik dhe ushtarak tė shteteve fqinje dhe konkretisht tė lidhjes etole nė jug, tė Maqedonisė nė lindje, shtetit ilir nė veri dhe atij romak nė pėrėndim. E ndodhur nė njė pozitė tepėr kyēe midis kėtyre shteteve rivale, me njė potencial tė madh ekonomik dhe ushtarak, ajo u tėrhoq mė tepėr pas politikės sė aleancave dhe tė qėndrimit asnjanės, qė ēuan mė vonė Epirin nė humbjen e pavarėsisė sė tij tė plotė ekonomike dhe politike.
Nė fillim Lidhja Epirote pati marrėdhėnie tė mira me etolėt. Nė vitin 230 p.e.sonė, kur asaj iu imponua njė luftė e rrezikshme nga ilirėt, tė cilėt pėr njė kohė e pushtuan dhe kryeqytetin Foinike, qenė pikėrisht etolėt ata qė bashkė me akejtė e ndihmuan aleaten e tyre qė tė pėrballonte kėtė provė tė vėshtirė. Por kjo ngjarje e tronditi aq shumė Epirin sa bėri qė Lidhja tė ndryshonte menjėherė politikėn e saj kundrejt etolėve, duke hyrė nė aleancė me kundėrshtarėt e tyre, me shtetin ilir, tė kryesuar nga Teuta dhe pak mė vonė me atė maqedon, nė krye tė tė cilit qėndronte Antigon Dosoni. Madje nė vitet 219-217 p.e.sonė, epirotėt e ndihmuan aktivisht pasardhėsin e Dosonit, Filipin V kundėr etolėve. Por kėtė veprim ata e paguan shtrenjtė, pasi etolėt duke kundėrvepruar, hynė nė Epir dhe shkretuan pjesė tė tėra tė tij duke mos kursyer as vetė Dodonėn qė ishte qendėr e rėndėsishme kulti. Edhe pas kėtyre ngjarjeve Epiri e pėrkrahu Maqedoninė, madje edhe atėherė kur Roma hyri nė luftė e vendosur pėr tė zhdukur kėta rivalė tė fuqishėm tė saj nė Ballkan. Nė vitin 205 p.e.sonė, Lidhja bėhet ndėrmjetėse midis palėve ndėrluftuese pėr vendosjen e njė paqeje, qė u nėnshkrua nė Foinike, pėr tė cilėn mė tepėr ishte e interesuar Maqedonia.
Nė luftėn e dytė maqedono-romake, Epiri u pėrpoq tė ruante asnjanėsinė midis Maqedonisė dhe Romės dhe tė ndėrmjetėsonte rishtas nė vitin 198 p.e.sonė pėr njė paqe midis tyre, por kėsaj radhe pa dobi, meqenėse kėrkesat romake qenė tė rėnda pėr Filipin. Nė kėtė kohė tek njė pjesė e epirotėve filluan tė shfaqeshin tendencat e para pėr tė pėrkrahur hapur Romėn. Ndihma qė u dha romakėve Karopsi, njė prijės i kaonėve, pėr tė thyer qėndresėn e ushtrisė maqedone, e cila kishte zėnė grykėn e Vjosės midis maleve tė Trebeshinit dhe Dhembelit, qė mjaft domethėnėse nė kėtė drejtim dhe i kushtoi humbje tė mėdha Filipit. Kėto tendenca proromake u shfaqėn mė qartė, nė prag tė luftės sė tretė maqedone. Tė deleguar nga Roma erdhėn nė Epir dhe kėrkuan nga Kuvendi i epirotėve, qė ishte mbledhur nė qytetin bregdetar Gitana (akoma i paidentifikuar), tė pėrkrahte Romėn nė luftėn e saj pėrfundimtare me Maqedoninė. Ky presion diplomatik i vuri nė lėvizje pėrkrahėsit e Romės nė Epir. Mirėpo kėta duke dashur t’i imponojnė kėshillit tė Lidhjes politikėn e aleancės me Romėn, ngjallėn kundėrshtimin e njė pjese tė anėtarėve tė saj dhe nė mėnyrė tė veēantė tė molosėve, tė cilėt kėrkonin tė ruhej si dhe mė parė politika e ekuilibrit midis palėve ndėrluftuese, nė sajė tė sė cilės Epiri kishte shpėtuar deri tani pa u dėmtuar. Mė vonė kėto kundėrshtime dhe intriga tė brendshme, ēuan nė dobėsimin e unitetit tė veprimit tė Lidhjes. Nė vitin 170 p.e.sonė molosėt qenė hedhur mė nė fund definitivisht nga ana e Perseut, ndėrsa kaonėt e thesprotėt u radhitėn nė luftė pėrkrah romakėve.
Nė kėto veprime arbitrare dhe tė kundėrta, Lidhja Epirote nė fakt e humbi pavarėsinė dhe funksionin drejtues tė saj. Fatin e Epirit duhet ta vendoste tani lufta dhe rrjedhimet qenė katastrofike sidomos pėr krahinat qė gjatė saj mbajtėn qėndrim antiromak. Nė vitin 169 p.e.sonė krahina tė tėra tė Epirit u shkretuan, rreth 70 qytete tė tij u plaēkitėn dhe u dogjėn nga pushtuesit romakė, ndėrsa 150 000 veta u kthyen nė skllevėr. Njė numėr i madh epirotėsh tė shquar u dėrguan nė Itali.
Pas vitit 168 p.e.sonė, vetėm disa krahina qė pėrkrahėn Romėn nė luftėn e saj kundėr Perseut ruajtėn njė farė autonomie formale; ato u riorganizuan nė njė Lidhje tė re epirote, gjeografikisht tė kufizuar, tė quajtur sipas tė dhėnave epigrafike Lidhja e epirotėve pėrreth Foinikes, por qė mė vonė do tė pėrmendet vetėm si Lidhja Epirote.
Qendra e jetės ekonomike dhe politike e kėsaj Lidhjeje, qė pėrqendruar kryesisht nė Foinike, por pėrveē Foinikes kishte edhe qendra tė tjera tė rėndėsishme si Pandosia e Dodona, tė cilat prenė nė kėtė kohė monedhat e tyre me legjendėn e “Epirotėve”, por pa emra nėpunėsish, siē ishin, p.sh. ato tė prera nga Lidhja republikane para vitit 168 p.e.sonė. Lidhja Epirote pėrreth Foinikes u krijua si njė njėsi kinse autonome politike-administrative dhe ekonomike, por ndėr rrethana pushtimi dhe nėn kontrollin drejtpėrdrejt tė Romės, tė cilin ajo e ushtronte pėrmes njerėzve tė besueshėm nė Epir. Kjo Lidhje e vazhdoi ekzistencėn e saj, pavarėsisht se politikisht nuk pati ndonjė rėndėsi, deri nė vitin 148 p.e.sonė, kur, bashkė dhe me pjesėn tjetėr tė Epirit qė kishte mbetur jashtė kėsaj Lidhjeje, hyri mė nė fund nė sferėn e administrimit tė provincės maqedone tė porsakrijuar, ashtu sikurse dhe krahinat e tjera tė Ilirisė tė Jugut, nė jug tė lumit Mat.

Informacion I Mundesuar Nga Shqiperia.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: historia e popullit shqipetar   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
historia e popullit shqipetar
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ne ishim ketu, Ne jemi akoma ketu, kjo eshte "HISTORIA" e Popullit Tim
» 28 Nėntori ėshtė dita e ēlirimit tė Shqipėrisė
» IDRIZ ZEQIRAJ:12 QERSHORI 1999 DATON ĒLIRIMIN E KOSOVĖS-KUSH PO PĖRPIQET TA FALSIFIKOJĖ HISTORINĖ
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti qė u kėndoi shqiptarėve dhe Shqipėrisė
» Historia e lashtė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Historia shqiptare-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs