LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Norton ofendoi Kejsi Tolen, BBC falje shqiptareve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Norton ofendoi Kejsi Tolen, BBC falje shqiptareve   Mon May 25, 2009 9:25 am

Norton ofendoi Kejsi Tolen, BBC falje shqiptareve





E Hene, 25 Maj 2009


Prezantimi i festivalit te Eurovizionit nga Graham Norton ka shkaktuar debate te shumta dhe nje incident diplomatik. Prezantuesi i njohur, i cili komentonte per here te pare kete spektakel, gjate prezantimit ne rrjetin gjigant te medias BBC, daljen e kengetares shqiptare, Kejsi Tola e ka shoqeruar me deklarata fyese. Kjo gje ka sjelle menjehere reagimin e shqiptareve dhe prezantuesi i BBC eshte tashme nen nje presion te madh publik. Per kete incident, rrjeti gjigant mediatik ka kerkuar falje publike, per incidentin e krijuar ate nate. Por, pavaresisht faljes se kerkuar nga BBC, perseri shqiptaret anembane nuk e kane lene kete gje me kaq. Te revoltuar ato kane dorezuar peticione dhe letra ndaj gazetave apo medieve te tjera, edhe ne BBC. Ne letrat e tyre ata shprehin shqetesimin dhe e cilesojne kete gje me ngjyre raciale, pasi ne kengen e kenduar nga Kejsi Tola, nuk kishte asgje te keqe kur ajo u vleresua dhe doli e 17 nga 25 kenget e nates finale. Rreth 1.200 firma jane mbledhur ne nje peticion ku denohej komenti i prezantuesit britanik. Shqiptaret gjithandej ne gazeta, kane vazhduar te komentojne fyerjen e bere nga prezantuesi Norton, duke e quajtur nje koment me ngjyrime raciste dhe jo shaka. Ky prezantues njihet per shakate e tij, shpeshhere pa kripe, pasi profesioni i tij i pare eshte aktor komedia, e me pas gazetar. Ndersa ne zyrat e BBC, jane depozituar 117 ankesa kundrejt prezantuesit te nates finale te Eurovizion, Graham Norton. "Lajmi i keq tani eshte se ketu do te shihni Shqiperine. Kudo qe jeni duke pare Eurovizionin, ky eshte momenti qe ju duhet te largoheni nga televizioni. Cfare? Ndoshta ju jeni larguar tashme", eshte shprehur Graham Norton, gjate prezantimit te kenges shqiptare ne finalen e Eurovizion, te zhvilluar me 16 maj ne Moske. Ironia dhe tallja e prezantuesit per kengen shqiptare te kenduar nga 17-vjecarja e shoqeruar me nje njeri te maskuar, ishte jashtezakonisht e dukshme. Kaq ka mjaftuar qe shqiptaret ne Angli, te zemerohen me prezantuesin e Eurovizion, Graham Norton. Ai e prezantoi per here te pare Eurovizionin, pasi zuri vendin e Terri Vogan, qe e bente kete detyre prej 30 vitesh.

Kush eshte Graham Norton

Graham William Walker, lindi me 4 prill 1963 ne Bandon County, Republika e Irlandes. Ai eshte nje aktor irlandez, komedian dhe prezantues televizioni. Graham eshte i njohur me emrin e tij skenik Graham Norton. Ai hoqi dore nga University College Cork per te kaluar ne San Francisco. Norton ka studiuar per Drame, ne shkollen qendrore "Spech" te drames. Paraqitja e tij e pare ne nje transmetim ishte ne nje spot, ne BBC Radio. Me pas filloi te rritet ne fame me nje nga sukseset e tij ne "Channel 5", ku edhe fitoi nje cmim per punen e tij. Ai gjithashtu mori pjese ne shfaqjen "Sensual Knowledge". Norton ka luajtur gjithashtu pjese te Atit Noel furlong ne 3 episode e "Channel 4", gjithashtu ne serialin "Ati Ted" ne vitin 1996.

Mare nga Koha Jone.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Norton ofendoi Kejsi Tolen, BBC falje shqiptareve
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kadare, shkrimtari epoke i shqiptareve
» Ilire Zajmi - Rugova: Identiteti evropian dhe shqiptarėt
» Agim Zogaj: Kthimi i shqiptareve ne djepin e Perendimit
» Ahmet Zogu Mbreti i shqiptarėve
» Fahri Xharra:Rrėnjėt nuk harrohen ose marreveshja shekullore turko-serbe per shfarosjen e shqiptareve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit tė ditės-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs