LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ēfarė ėshtė IBAN?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Ēfarė ėshtė IBAN?   Sat May 23, 2009 12:09 pm

Tiranė-Duke filluar qė nga 1 qershori, nė sistemin bankar shqiptar do tė hyjė numri i llogarisė ndėrkombėtare, i njohyr ndryshe si IBAN. Me futjen e kėtij sistemi, tranfertat do tė jenė mė tė lehta dhe mė pak tė kushtueshme,

Ēfarė ėshtė IBAN

IBAN (International Bank Account Number) ėshtė numri ndėrkombėtar i llogarisė bankare, njė strukturė standarde e llogarisė bankare e zhvilluar nga ECBS (European Committee for Banking Standards) dhe ISO (International Organisation for Standardisation).

IBAN-i pėrdoret si njė informacion bankar ndėrkombėtar qė nė mėnyrė unike identifikon llogarinė e klientit pranė njė institucioni financiar dhe aktualisht ėshtė zbatuar dhe pėrdoret nė 46 vende tė ndryshme tė botės, kryesisht shtete anėtare tė BE-sė, por edhe vende tė tjera tė rajonit si Kroaci, Maqedoni, Turqi, Serbi, etj. Informacioni mbi IBAN-in shqiptar ėshtė publikuar nė regjistrin ndėrkombėtar tė IBAN-it, publikuar nga SWIFT nė muajin prill 2009.

Pėrdorimi

IBAN-i pėrbėn njė risi nė Shqipėri nėn presionin e vazhdueshėm pėr pėrmirėsimin e eficiencės sė transfertave ndėrkufitare, pėrkatėsisht reduktimin e kostos dhe tė kohės sė kryerjes sė tyre si dhe rritjes sė cilėsisė sė shėrbimit. Ky standard u dizenjua fillimisht pėr tė zgjidhur problemin e pagesave ndėrkufitare me qėllim kryerjen e transferimeve mes bankave nė shtete tė ndryshme, por gjen zbatim edhe pėr pagesat brenda vendit, pėrsa kohė sektori bankar nė Shqipėri nuk ka njė standard bazė pėr numrin e llogarive.

Nė Shqipėri, IBAN do tė krijohet pėr tė gjitha llogaritė e klientėve pranė bankave/degėve tė bankave tė huaja tė licensuara nga Banka e Shqipėrisė dhe nėpėrmjet tė cilave mund tė kryhen transferta, duke zėvendėsuar numrin ekzistues tė llogarisė sė klientit. Tė gjitha transfertat brenda vendit dhe ndėrkufitare, (pėr vendet ku IBAN-i ėshtė i aplikueshėm), qė kryhen nėpėrmjet sistemeve tė pagesave apo bankave korrespondente, do tė kryhen nga dhe nė llogaritė e klientėve, numri i tė cilave do tė ketė formatin IBAN.

Avantazhet

Avantazhi kryesor/primar i IBAN ėshtė ofrimi i mundėsisė pėr procesimin nė mėnyrė automatike tė llogarive tė ēdo banke nė ēdo vend tė botės, kryesisht pėr kryerjen e transfertave ndėrkufitare. Kjo nėnkupton verifikimin e regjistrimit tė saktė tė numrit tė llogarisė, nėpėrmjet njė shifre kontrolli tė krijuar nga njė procedurė standarde ndėrkombėtare.

Pėrdorimi i IBAN-it nė Shqipėri nxit/stimulon njė sistem bankar mė produktiv, me njė shėrbim pagesash tė pėrmirėsuar nėpėrmjet:

- standardizimit tė numrave tė llogarive bankare;
- identifikimit dhe verifikimit tė saktėsisė sė llogarive bankare tė klientėve;
- pėrmirėsimit tė shėrbimit ndaj klientit;
- automatizimit tė procesimit tė transfertave.
Thėnė ndryshe, kėta objektiva mund tė pėrkthehen nė kohė nė:
- reduktim tė kostove tė kryerjes sė transfertave;
- shpejtėsi nė kryerjen e transfertave;
- reduktim tė gabimeve humane.

Plani kombėtar i zbatimit

Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė ka miratuar nė korrik tė vitit 2008, rregulloren “Pėr strukturėn dhe pėrdorimin e numrit ndėrkombėtar tė llogarisė bankare (IBAN)”. Rregullorja ka si objekt tė saj pėrcaktimin e strukturės sė numrit ndėrkombėtar tė llogarisė bankare pėr pėrdorim nė Republikėn e Shqipėrisė (IBAN-i shqiptar) si dhe pėrcaktimin e procedurave pėr krijimin, kontrollin e vlefshmėrisė dhe pėrdorimin e tij nga bankat dhe/ose degėt e bankave tė huaja tė licencuara nga Banka e Shqipėrisė.

Nė kushtet kur Shqipėria nuk ka njė strukturė kombėtare (bazė) tė llogarisė bankare, aplikimi i IBAN-it si standard kombėtar dhe ndėrkombėtar i numrit tė llogarisė bankare, zvogėlon mundėsinė e gabimeve/vonesave, pėr dy arsye: (i) tė gjithė numrat e llogarive tė klientėve nė tė gjitha bankat, do tė kenė njė strukturė standarde; (ii) tė gjithė numrat e llogarive tė klientėve nė tė gjitha bankat, do tė pėrmbajnė shifra kontrolli tė cilat vlerėsohen pėr saktėsi nga ēdo bankė, sipas tė njėjtit standard, si nė momentin e inicimit tė transfertės pranė bankės sė dėrguesit, ashtu edhe pėrpara kryerjes sė saj pranė bankės sė pėrfituesit.

Roli i bankave

Pėr njė periudhė kohe njėvjeēare, bankat nė Republikėn e Shqipėrisė kanė mundėsuar pėrshtatjen e sistemeve tė brendshme pėr krijimin, validimin, transmetimin dhe publikimin e IBAN-it gjatė procesimit tė transaksioneve financiare. Bankat kanė zėvendėsuar numrat ekzistues tė llogarive me strukturėn e IBAN-it si dhe kanė marrė masat pėr njoftimin e klientėve nė lidhje me numrin IBAN, brenda datės 1 qershor 2009.

Duke filluar nga data 1 janar 2010, bankat janė tė detyruara tė kontrollojnė vlefshmėrinė e IBAN-it tė llogarisė sė dėrguesit/pėrfituesit tė pėrfshira nė instruksionin e pagesės, nė hyrje apo dalje, pavarėsisht formės elektronike apo letėr, tė marrjes sė informacionit mbi IBAN-in. Nė rast se verifikohet pasaktėsi nga procedurat e vlefshmėrisė, banka refuzon tė kryejė pagesėn nė fjalė. Duke filluar nga kjo datė, edhe sistemet shqiptare tė pagesave bėjnė kontrollin e vlefshmėrisė sė llogarive tė pėrfshira nė instruksionet e pagesave dhe nė rast pasaktėsie, refuzojnė urdhėrpagesat nė fjalė.

Roli i klientėve

Nisur nga fakti qė pas datės 1 janar 2010 bankat do tė kėrkojnė nga klientėt pėrdorimin e detyrueshėm tė IBAN-it, ėshtė e rėndėsishme tė theksohet domosdoshmėria e sensibilizimit tė publikut nė lidhje me pėrdorimin e IBAN-it.

Nėse brenda datės 1 qershor 2009 nuk kanė marrė njoftim me shkrim nga banka, tė gjithė klientėt e bankave, individė apo biznese, qė kanė llogari bankare nė lek apo nė valutė tė huaj, nė njė apo mė shumė banka nė Shqipėri, duhet tė paraqiten pranė sporteleve tė bankės pėrkatėse pėr t’u pajisur me numrin IBAN si dhe pėrdorimin e tij.
Klientėt duhet tė informohen nga banka e tyre nė lidhje me:

- rėndėsinė e pėrdorimit tė saktė tė IBAN dhe kodit BIC, pėr tė mundėsuar procesimin automatik tė transfertave;
- mėnyrat sesi klienti “pėrfitues fondesh” duhet tė informojė tė gjithė dėrguesit e fondeve, qė mund tė jenė individė apo biznese brenda apo jashtė vendit, nė lidhje me IBAN-in e tij dhe kodin BIC tė bankės sė tij;
- pėrdorimin e instruksioneve ndėrkombėtare tė pagesave.

Struktura e IBAN-it shqiptar

IBAN-i shqiptar pėrmban 28 karaktere: 2 shkronja - kodi i vendit “AL” + 2 numra - shifra kontrolli “check digits” + 8 numra – kodi i identifikimit tė bankės/degės “KIB” + 16 karaktere - numri ekzistues i llogarisė sė klientit. IBAN-i shqiptar nė format letėr do tė paraqitet: IBAN AL47 2121 1009 0000 0002 3569 8741.
Nga: start
23/05/2009
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Ēfarė ėshtė IBAN?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Blendi Fevziu: Ēfarė ėshtė 8 Dhjetori
» 28 Nėntori ėshtė dita e ēlirimit tė Shqipėrisė
» Ēka ėshtė Filozofia
» Dritan Ylli: Ėshtė koha tė punojmė pėr Shqipėrinė evropiane, zoti Klosi!
» Faik Krasniqi:Ribashkimi i Kosovės me Shqipėrinė, ėshtė njė domosdoshmėri!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit tė ditės-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs