LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Formimi etnokulturor e gjuhėsor tek parailirėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Formimi etnokulturor e gjuhėsor tek parailirėt   Thu May 21, 2009 5:03 pm

Arkeologji



Formimi etnokulturor e gjuhėsor tek parailirėt



Nga HALIL SHABANI



Problemi i formimit tė etnosit ilir, nė fushėn shkencore, po qėndron

shume gjatė pėr t’u pėrfunduar nga shkencėtarėt. Tė paktėn kėto dy shekujt e fundit, vazhdon tė qėndrojė ,jo vetėm para arkelogėve, gjuhėtarėve e historianėve por edhe antropologėve.Sigurisht,mungesa e dokumentacionit tė shkruar,pėr ato epoka tė largėta pėrbėn barierėn e fuqishme pėr spjegim.Megjithatė,qė nė lashtėsi,mendja e njerėzve tė ndritur,filloi tė hedhė dritė mbi tė .

I pari ishte Straboni,qė nė shek…e parė,pas Krishtit,qė tentoi tė sqaronte tė vėrtetėn mbi popullsinė e lashtė pellasgjike ,apo para ilire.Marrja nė trajtesė e problemit , nė epokėn e bakrit ,ėshtė parė nė kėndėvėshtrimin e formimit etnik tė popullsisė ,si bartės tė atij qytetėrimi.Por problemet etnike tė popullsisė , janė ndėr mė tė ndėrlikuara pėr t’u zgjidhur, sepse kėrkojnė studime ndėrdisiplinore, apo tė shumė shkencave njėherėsh.

Sė pari; tė dhėnat gjuhėsore dhe antropologjike , mungojnė.Me dhjetra janė vėndbanimet e zbuluara nė vendin tonė, por ende nuk janė zbuluar elementė gjuhėsor apo shkrime,dhe as kafka tė banorėve tė periudhės sė neolitit bakrit e bronxit.Gjetjet e kufizuara , janė pėrqėndruar vetėm tek brinjėt apo kocka tė tjera tė trupit tė njeriut.Shumė mė i lehtė , qėndron problemi i vazhdimėsisė iliro-arbnore, kur tė dy elementėt e mėsipėrm , janė gjetur dhe interpretuar, nga shkencat ndėrdisiplinore.Lėnda arkeologjike e pėrfituar, deri sot ,pėr epokat neolit, bakėr e bronx, ėshtė e pamjaftueshme dhe jo e plotė.Pėr rrjedhojė marrja pėrsipėr e kėtij problemi, do tė kryhet mbi bazėn e hipotezave. Por, pėr t’u futur nė vėrtetsinė e tyre, duhet sqaruar patjetėr, problemi i indo-europjanizimit tė trevave ilire dhe lidhja e substratit parailir(neolitik) me ilirėt. Shumica e arkeologėve dhe albanologėve, besojnė se ; indoeuropjanizimi i Ballkanit dhe i trevave tona u krye si rezultat i disa valėve dyndjesh tė popullsisė nomade, tė ardhura nga stepat e Azisė juglindore, gjatė mijėvjeēarit tė tretė para Krishtit. Por, tė dhėnat e grumbulluar nė vendin tonė,pėr kėtė problem janė tė kufizuara. Vendi ynė ishte pika mė e largėt e atyre dyndjeve nomade,

ndaj edhe numuri i ardhėsve e gjurmėt e tyre,janė mė tė venitura kėtu, se nė teritoret lindore tė Ballkanit,Pėr pasojė,numuri mė i madh i vendasve,apo banorėve autokton,asimiloi tė ardhurit dhe kultura e epokės sė bakrit,tek ne u zhvillua gradualisht,si njė kulturė autoktone dhe e lidhur ngushtė me kulturat bashkėkohore

ballkano-egjeane.Tė dyja kėto kultura iu nėnshtruan shndrimeve ekonomike e shoqėrore tė proēesit tė indo-europjanizimit.

Kjo bashkėsi e madhe kulturore,qė u formua nė fund tė epokės sė bakrit, tek ne, nė planin gjuhėsor ishte indoeuropjane.Kjo pėr faktin se arkeologėt dhe albanologėt mė nė zė,pranojnė se nomadėt e ardhur qenė mė tė pėrparuar nė problemet e tė folurit se vėndasit, por mė tė prapambetur nė kulturėn materiale apo qeramikėn.Lajmet e para, pėr emėrtimin e kėsaj popullsie, do t’i gjejmė tek autorėt e Greqisė sė Lashtė: Homeri, Heriodi, Herodoti dhe mbi 160 autorė tė tjerė grekė e latin, tė cilėt i quajn ilirėt, si njė popullsi, jo greke apo barbarė. Pas kėtij kufiri kohor, nė tė gjithė gadishullin Ballkanik, ndodhėn ndryshime tė mėdha nė kulturė, ekonomi, organizim shoqėror, nė jetėn shpirtėrore dhe nė pėrbėrjen etnike tė popullsisė. Ajo qė mbizotėroi, ishte se nė organizimin shoqėror u vendosėn marrdhėnjet patriarkale.

Elementė tė sjellė nga lindja (apo nomadėt) tek vendbanimet tona janė: varrimi me tuma dhe varrimi pranė vėndbanimeve, qė vazhdon tė ruhet qė nga periudha e neolitit. Por ka edhe studjues tė tjerė, qė me faktet e reja qė sjellin, kanė lėkundur hipotezėn e indoeuropjanizimit. Kjo hipotezė ėshtė zhvidhuar nė gjysmėn e dytė tė shek XX. Ata studjues besojnė se; proēesi parailir apo pellazgjik, nė trevat e vendit tonė e ka origjinėn nga ardhjet e fiseve tė Europės Qėndrore e Veriore. Roberto D’Angeli (frances) bie fakte se nga pellazgjishtja burojnė gjuha shqipe, trakishtja e greqishtja.

Nga studiuesit vendas historiani Spiro Konda bie fakte tė shumta tė ngjashmėrisė sė kėtyre tre gjuhėve me njėra tjetrėn dhe burimin e shqipes nga pellasgjishtja. Merren nė konsiderobė kėtu ato pak tė dhėna qė kanė arritur nga lashtėsia deri tek fillimet e shqipes sė shkruar (1555)nga Gjon Buzuku. Ata e lidhin mė shumė mbrojten e hipotezės sė tyre,nė planin gjuhėsor nė ngjashmėritė e pellazgjishtes me shqipen,dhe me materiale arkeologjike tė gjetura kryesisht, nė qytetrimet e zbuluara nė ishujt grekė. Pėr kėtė kulturė nėnujore pranė ishullit Santorini, shumė studjues pėrkrahin mendimin se ėshte me origjinė tė kulturės sė Europės Qėndrore, apo mė saktė e kontinentit tė humbur Atlantida. Megjithatė, tė dyja kėto hipoteza, nuk janė plotėsisht bindėse, nė tėrėsinė e materialeve qė disponojmė.

Pėr pasojė rezulton se epoka e bronxit, qėndron si njė nyje lidhėse,midis banorėve tė tejlashtė tė epokės sė bakrit tė cilėt e quajtėn veten pellazgė dhe banorėve ilirė. Rėndėsia e asaj epoke ėshtė e barasvleshme, jo vetėm pėr formimin gjuhėsor e etnokulturor tė parailirėve, por edhe pėr popujt e tjerė tė tejlashtė tė Ballkanit, qė kanė kaluar nė tė njėjtėn histori.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Formimi etnokulturor e gjuhėsor tek parailirėt
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Niko Stylos: Gjuha e ilirėve - gjuhė e shqiptarėve
» Fotaq Andrea: Ne duhet tė flasim me gjuhėn e shqiptarizmės e tė kulturės sonė tė lashtė
» Kongresi i Gjuhės Shqipe 1972-ėshtė i skaduar
» Dorėshkrimi i librit tė Hysen Kėqikut nė gjuhėn rumune
» DY LIBRA TĖ SHKRIMTARIT PILO ZYBA, NĖ GJUHĖN GREKE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Gjuha shqipe-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog