LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Projektohet njė linjė avionėsh Tiranė- Kukės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Projektohet njė linjė avionėsh Tiranė- Kukės   Mon May 18, 2009 10:56 am

Projektohet njė linjė avionėsh Tiranė- Kukės
Bashkim Shala | 17/05/2009
E vetmja mėnyrė pėr tė vėnė nė punė aeroportin ėshtė krijimi i njė linje tė brendshme. Rinasi ekskluzivitet pėr 20 vjet

KUKĖS- Tirana dhe Kukėsi do tė lidhen shumė shpejt mes tyre nėpėrmjet njė linje ajrore tė brendshme. Dje ėshtė kryer testi i parė gjatė tė cilit nuk ka dalė asnjė problem teksa njė avion me pasagjerė nė bord ėshtė ulur dhe ngritur nė pėrputhje me tė gjitha rregullat dhe pa asnjė incident.


Ky test i fluturimeve me pasagjerė nė aeroportin e Kukėsit kryhet gjashtė muaj pas pėrfundimit tė testit tė sistemit tė navigimit i quajtur ndryshe "Flight Checking". Linja e brendshme Tiranė- Kukės ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė vėnė nė punė aeroportin pėr tė cilin janė investuar milionė dollarė. Kjo sepse nga ky aeroport nuk mund tė kryhet asnjė fluturim ndėrkombėtar pėr faktin se qeveria shqiptare e drejtuar nė atė kohė nga Fatos Nano, i ka dhėnė aeroportit tė Rinasit tė drejtėn e administrimit tė tė gjitha fluturimeve ndėrkombėtare nga Shqipėria.


Testimi i fluturimit me pasagjerė tė aeroportit tė Kukėsit do t'i paraprijė pėrgatitjeve pėr vėnien nė funksionim tė kėtij aeroporti pėr fluturime tė brendshme. Ramiz Lala, pėrgjegjės i aeroportit tė Kukėsit, ka bėrė tė ditur pėr "Shekulli"-n se pas pėrfundimit tė kėtij testimi, do fillojnė procedurat pėr fillimin e fluturimeve tė brendshme nga Kukėsi nė Tiranė. Kėto fluturime do tė nisin me frekuencėn njė herė nė javė duke shtuar ditėt e fluturimeve nė vartėsi tė kėrkesave. Njė kompani shqiptare do tė kryejė fluturimet e brendshme nė aeroportin e Kukėsit, pasi kjo kompani ka nė dispozicion aeroplanė tė vegjėl qė u pėrgjigjen kėrkesave aktuale pėr fluturime nga Kukėsi.


Aeroporti i Kukėsit, i pėrfunduar pas njė granti tė qeverisė sė Emirateve tė Bashkuara Arabe nuk ėshtė vėnė nė funksionim, edhe pse ka qenė i gatshėm qė nė tetor tė 2007-ės. Nė atė kohė qeveria shqiptare njoftoi se do tė kėrkojė heqjen e ekskluzivitetit qė ka kompania amerikano-gjermane mbi fluturimet civile nė Shqipėri. Ky fakt u bė i ditur nga kryeministri Sali Berisha gjatė Konferencės Ekonomike, tė zhvilluar tetorin e kaluar nė Tiranė nga revista prestigjioze angleze "The Economist". Sipas Berishės, palėt kanė rėnė dakord qė tė marrin njė kompani tė huaj qė do tė vlerėsojė dėmet e heqjes sė kėsaj tė drejte, tė cilat do tė kompensohen nga qeveria shqiptare. Ekspertėt kanė vlerėsuar se, heqja e ekskluzivitetit tė aeroportit "Nėnė Tereza", do tė mundėsojė fillimin e funksionimit tė aeroportit tė Kukėsit si dhe ndėrtimin e tre aeroporteve tė tjerė nė Vlorė, Sarandė dhe Gjirokastėr.


Njė veprim i tillė i qeverisė shqiptare ishte paralajmėruar edhe nė shtator tė 2007-ės gjatė njė takimi tė kryeministrit Sali Berisha me presidentin e kompanisė gjermane "Dorsch Gruppe Holding", zoti Juergen Roeder. Ky i fundit ka prezantuar projekt idenė pėr ndėrtimin e njė aeroporti nė Sarandė, por ėshtė pėrballur me pengesat ligjore, pasi ekskluzivitetin e fluturimeve e ka pėr 20 vjet Aeroporti "Nėna Terezė" i Rinasit nė Tiranė. Ky ngėrē ligjor i krijuar nė Shqipėri ka stepur investitorėt gjermanė, por kryeministri Sali Berisha nė takimin qė ka zhvilluar me to u ka premtuar se pengesat ligjore do tė tejkalohen.


Tė njėjtėn gjė kryeministri Sali Berisha ka pėrsėritur edhe nė disa raste tė tjera por ka mbetur vetėm nė kuadrin e njė premtimi tė pa realizuar. Nė tė njėjtėn linjė kanė qenė edhe ministrat e qeverisė "Berisha", tė cilėt kanė pohuar se problemi i aeroportit tė Kukėsit ishte drejt zgjedhjes.

Marr nga gazeta shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Projektohet njė linjė avionėsh Tiranė- Kukės
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Frank Shkreli:Sekretarja e Shtetit Klinton nė Tiranė dhe nė Prishtinė
» Telegram ngushllimi familjes Llakaj nė Tiranė
» Mospėrkujdesje pėr bustin e Adem Jasharit nė Tiranė
» Xhesika Vula:PĖRBALLĖ USHTRISĖ PUSHTUESE SERBE, NĖ NĖNTOR 1912
» Pas ftesės nė Tiranė, Tadiē: Nuk do ta njohim kurrė Kosovėn

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog