LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Parku "Rinia", 1500 vende pėr parkimin nėntokėsor

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Parku "Rinia", 1500 vende pėr parkimin nėntokėsor   Wed May 13, 2009 10:24 am

Parku "Rinia", 1500 vende pėr parkimin nėntokėsor
» Dėrguar mė: 12/05/2009 - 11:52
Ermelinda Hoxhaj

Projektet pėr ndėrtimin e parkimeve nėntokėsore nė kryeqytet janė shumė pranė. Kjo pėr shkak se Bashkia e Tiranės ka zhvilluar tenderat pėr dhėnien me koncesion tė Parkut "Rinia" dhe sheshit "Italia" mė 20 prill. Sipas burimeve jozyrtare nga Bashkia e Tiranės, firma "Taiwan" sh.p.k ka fituar tė drejtėn pėr marrjen me koncesion tė Parkut "Rinia", ku nė nėntokėn e tij do tė ndėrtohet projekti i parkimit nėntokėsor, si dhe "Gener 2" sh.p.k pėr projektin tek sheshi "Italia", pranė stadiumit "Qemal Stafa". Kėtyre dy firmave u ėshtė dhėnė e drejta qė tė ndėrtojnė parkimet nėntokėsore nė kėto dy ambiente kyēe pėr kryeqytetin, duke i marrė kėto tė fundit me koncesion pėr 35 vjet. Projekti qė do tė zbatohet nė Parkun "Rinia", ėshtė menduar qė do tė ndėrtohet me katėr kate. Ndėrkohė qė kapaciteti i plotė i tij ėshtė 1500 automjete. Projekti do tė zbatohet nė pėrputhje me planin francez, pasi ky plan e ka parashikuar njė projekt tė tillė nė kėtė zonė. Kėshill Bashkiak nė lidhje me kėto projekte ka miratuar nė muajin tetor 2008 formėn BOT, qė do tė thotė ndėrtim, operim dhe transferim tė dhėnies me koncesion tė dy parkimeve nėntokėsore, propozim i cili ėshtė dhėnė nga Bashkia. Forma BOT e dhėnies me koncesion parashikon se, pasi tė ndėrtohen parkimet nėntokėsore dhe pas njė afati qė firmat fituese tė tenderit do t'i pėrdorin ato, do t'i rikthehen sėrish nė pronėsi Bashkisė sė Tiranės. Ndėrtimi i parkingut pranė Parkut "Rinia" do tė ndėrtohet nė zonėn veriore tė tij me disa kate tė nėndheshme. Dhe nuk do tė preket asnjė pemė dhe as gjelbėrimi i tij. "Ėshtė e rėndėsishme tė dihet se, ndonėse parkingu do tė ndėrtohet me disa kate nėntokė, sipėrfaqja e tij do tė mbetet e gjelbėr, madje do tė jetė edhe mė e sistemuar nga sa ėshtė aktualisht", - ka sqaruar nėnkryetari i Bashkisė sė Tiranės, Eduard Shalsi. Mė tej ai ka sqaruar se brenda parkingut do tė akomodohen njė numėr i madh makinash, duke plotėsuar nevojat e rezidentėve tė kėsaj zone, institucioneve dhe vizitorėve tė qendrės. Por, me ndėrtimin e kėtij projekti i cili ėshtė planifikuar edhe nga Plani Francez pėr qendrėn e Tiranės, nuk do tė lejohet mė parkimi i automjeteve nė bulevardin kryesor. "Me ngritjen e kėtij parkingu nuk do tė lejohet mė parkimi i automjeteve pėrreth Parkut "Rinia" dhe nė tė dy anėt e bulevardit, ēka do tė lehtėsojė qar-kullimin e makinave, do tė lehtėsojė ecjen e kėmbėsorėve, duke krijuar njė mjedis mė tė shėndetshėm", - ka deklaruar Shalsi. Nė kėto parkingje nėntokėsore mendohet se minutat e para do tė jenė falas, ndėrsa pagesa do tė jetė sipas orėve tė qėndrimit. Ndėrkohė qė pajtimet mujore do tė kenė tarifa tė tjera dhe normalisht vendet e veta tė pėrcaktuara nė parking. Projektet e kėtyre dy parkingjeve janė bėrė nė pėrputhje me planin rregullues tė qendrės, ku synohet dhėnia prioritet lėvizjes sė kėmbėsorėve, biēikletave dhe transportit urban. Mbitoka nė kėto dy projekte nuk do tė ndryshohet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Parku "Rinia", 1500 vende pėr parkimin nėntokėsor
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Dublinasit" Pjesa e I
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Qamil L. Zekolli:Me rastin e pėrkujtimit tė trembėdhjetėvjetorit tė rėnjes heroike tė Komandantit tė Brigadės 121-"Kumanova" tė UCK-sė, Ismet Jashari dhe 65 dhe Dėshmorėve tė kėsaj Brigade
» Lidhja e shkrimtarėve tė Kosovės (LSHK), nxori numrin 2 tė revstes "Metafora"
» IDRIZ ZEQIRAJ:ADRESIMI I SAKTĖ I AKUZĖS NGA EULEX-I-HIPOKRIZIA E TURPSHME E KALEMXHINJVE POLITIKĖ DHE "INTELEKTUALĖ"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit tė ditės-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Free blog