LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rrembimi i te mitures, destinacion Kosova

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Rrembimi i te mitures, destinacion Kosova   Tue May 12, 2009 4:34 pm

Lushnje- Rrembimi i vajzes se mitur pak metra larg shtepise se saj, u krye per trafikimin e saj drejt Kosoves, me qellim prostitucionin. Policia e Lushnjes zbardh skemen e ngjarjes se ndodhur mesditen e se dieles ne fshatin Barbullinje, ndersa zbulon se i ndaluari si i dyshuar, Sokol Krasniqi, ka qene nen hetim me pare dy here, po per trafikimin e dy vajzave ne Kosove. Fakti me i dhimbshem ka qene deshmia e 15-vjecares A. A., e cila ka treguar se si u njoh me 32-vjecarin nga Fiershegani dhe se si ai, e "qerasi" me droge, duke e mashtruar dhe me pas, ka kryer marredhenie seksuale me dhune.

Burime te policise thane dje per "KJ", se Krasniqi i eshte prezantuar te mitures si kosovar disa dite me pare dhe te dielen, ka shkuar me automjetin e tij tip "Fiat Bravo" ne fshatin Burbullinje. Aty e ka takuar dhe ftuar te uleshin ne nje lokal, ku i ka afruar pije por edhe lende narkotike. Teksa droga ka dhene efektin e saj, 32-vjecari e ka marre vajzen duke e futur ne makine pa rene ne sy dhe me tej, dyshohet se ka kryer marredhenie seksuale. Por ai nuk eshte mjaftuar me kaq, pasi e ka hipur ate ne nje furgon, per te humbur gjurmet, kurse destinacioni i pare ka qene Tirana. Me makinen e tij e ka ndjekur nga larg, pasi ka udhetuar nga aksi Rrogozhine-Elbasan-Tirane. Prinderit e vajzes kane reaguar menjehere, pasi u njoftuan se ajo ishte larguar me nje te ri me makine. Ne Komisariatin e Lushnjes kane kerkuar ndihme per gjetjen e 15-vjecares dhe agjentet kane kryer pergjime ambientale dhe telefonike. Vajza nuk e ka ngritur telefonin, kurse nepermjet fotografise eshte bere dhe zbulimi i saj ne kryeqytet, pikerisht kur sapo kishte zbritur nga furgoni. E marre ne pyetje, e mitura ka rrefyer gjithcka per agjentet, duke treguar per mashtrimin, rrembimin, abuzimin seksual dhe trafikimin ne Kosove ose Maqedoni. Duke vazhduar lojen e 32-vjecarit, vajza i ka treguar ne telefon vendin ku ndodhej dhe pikerisht ne momentin qe i dyshuari eshte afruar me makinen e tij, agjentet kane kryer arrestimin ne flagrance. Ne cilesine e proves materiale, policia ka bllokuar automjetin tip "Fiat Bravo", me targa KS 799 dhe nje aparat telefoni celular.

Xh. Beharaj
koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Rrembimi i te mitures, destinacion Kosova
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova anėtare e FMN,(Fondi Monetar Ndėrkombėtar)
» Vazhdon ikja e shqiptarėve nga Kosova
» Murat Jashari: Kosova drejt humnerės
» Drogė Made in Kosova
» Baki Ymeri: Kadri Mani ėshtė njė ndėr prijėsit e mėdhenj tė Lirisė qė e gėzon Kosova sot

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs