LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ku ta gjesh burrin e duhur

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Ku ta gjesh burrin e duhur   Mon May 11, 2009 3:11 pm

Ku ta gjesh burrin e duhur





Kėrkimi i atij mashkullit ideal po ju zgjat mė shumė nga sa e kishit parashikuar? Ne jemi pėrpjekur tė kuptojmė se ku fshihen burrat. Ja ē’kemi zbuluar dhe ua kėshillojmė atyre qė janė ende vetėm

Nėse mendoni tė gjeni njė burrė qė ėshtė i lirė pasi tė keni kaluar tė tridhjetat, ėshtė si tė shkoni nė treg nė orėt e pasdites e tė gjeni ende fruta tė freskėta; kjo nuk ėshtė udhė qė bėn pėr ju. E vėrtetė ėshtė qė meshkujt janė me pakicė: nuk janė kurrė gati tė bėjnė jetė nė ēift apo kanė bėrė mė parė... dhe ata qė mbeten, nuk shihen mė vėrdallė.

Ne jemi pėrpjekur tė bėjmė njė lloj harte tė vendeve ku mund t’i gjejmė apo tė zbulojmė se ē’duhet bėrė apo shmangur pėr tė njohur njerėz interesantė. Problemi nuk ėshtė tė gjejmė njė njeri pėr tė bėrė seks. Problemi ėshtė tė gjejmė njė njeri me tė cilin ėshtė bukur tė darkosh. Njė njeri me tė cilin, kur njihesh, dėshiron tė dalėsh pėr darkė dhe pasi tė dalėsh, do qė ta takosh pėrsėri. Ja sugjerimet.



Hapi i parė: stop pretendimeve

I bukur, i pasur, sportiv, me shėndet tė mirė. Nuk ka tė tillė vėrdallė. Duhet tė dorėzohemi. Nė fakt, po tė mendoni historitė e shkuara, kur na i paskan plotėsuar kėto kritere?!... Mund tė kujtosh qė dikush qė e ke dashur shumė, e kishte lėnė shkollėn pėrgjysmė apo ai qė doje tė fejoheshe dhe tė theu zemrėn, nuk ishte i bukuri i dheut. Na duhet tė shkojmė pėrtej aparencave.



Harta Girls Generated

Nėse qėllimi ėshtė tė gjeni njė burrė, duhet qė mbi tė gjitha tė jeni tė vendosura tė qėndroni larg femrave pėr ca kohė. Palestra dhe kurset e kėrcimit, teatri, njė panair i librit... Mjafton tė vrisni pak mendjen dhe tė bėni njė hartė me dhjetė vendet mė tė mira nė qytet (duke pėrjashtuar kėtu pabe dhe klube tė ndryshėm) ku mund tė njihni njerėz interesantė.



Internet me doza tė vogla

Mos humbisni kohė me agjencitė martesore online: mund tė gjeni vetėm njerėz me vese apo me flokėt e lyera me reflekse tė kuqe. Pastaj nėse nė fushėn pėrballė do tė fusnit kėrkesėn pėr t’u njohur vetėm me tė diplomuar, qė nuk pinė duhan dhe qė banojnė dhjetė hapa larg jush, sistemi do t’ju informonte se nuk ekzistojnė njerėz qė i kanė kėto kritere. Gjithsesi, interneti funksionon vetėm nėse jeni mė pak se tridhjetė vjeē, nėse doni vetėm tė argėtoheni dhe keni mjaft kohė pėr tė harxhuar. Por njė nga avantazhet ėshtė se nuk jeni tė detyruara tė takoni askėnd, derisa tė jeni gati.



Aktivitetet pėr beqarė

Deri tani pėr kėto gjėra kishim dėgjuar vetėm tė flitej... Por tashmė edhe tek ne kanė nisur tė promovohen tė tilla aktivitete, si vrapi i organizuar pėr njohje tė reja. Pėrvoja tregon se pėrgjithėsisht nė kėto aktivitete ka femra tė mrekullueshme dhe meshkuj zhgėnjyes. Mosha mesatare mund tė jetė e lartė ose moshė e deklaruar – siē ndodh online – paksa e ndryshme nga ajo reale. Problemi tjetėr i kėtyre aktiviteteve ėshtė se mund tė bėjnė tė ndihesh si “nė kurthin e dėshpėrimit”. Por gjithsesi mund tė kalosh njėherė andej... “in incognito”, me justifikimin se po shoqėroni njė mikeshė.



Kurset ideale

Tani besoj se e keni kuptuar qė meshkujt nuk bėjnė joga. Do tė ishte ideale ta bėnin: mund tė fillonit njė bisedė tė kėndshme teksa qėndroni ulur mbi tapet, se sa i rėndėsishėm ėshtė meditimi dhe sesa tip me kėmbė nė tokė jeni (pra mėse e pėrshtatshme pėr martesė)... Nejse, kjo ėshtė fjali kushtore... Ajo qė dimė me siguri, ėshtė se nėse nuk preferojnė jogėn, ka mjaft djem qė ndjekin tė tjera kurse. Gjuhėt e huaja apo kompjuteri dhe fotografitė janė argumente tė mira pėr tė krijuar miqėsi tė reja. Dhe frekuentimi i shpeshtė i tyre ėshtė rast ideal pėr tė gjetur kėto mundėsi. Nė fund tė fundit, dhe nėse nuk do arrinit qėllimin qė i keni vėnė vetes, do dilnit me njė tjetėr diplomė nė xhep, qė do t’ju shėrbejė jo pak nė tė ardhmen.



Zhytuni nė... sport!

Nėse dėshironi njė lidhje tė lumtur me njė burrė, duhet tė dini se sportet ndahen nė dy grupe: ato qė edhe ju mund t’i bėni dhe ato qė nuk mund t’i bėni. Futbolli ėshtė sigurisht shembulli mė i keq i grupit tė dytė. Njė sport qė s’tė ngjall aspak shpirtin konkurrues dhe qė ėshtė mėse i pėrshtatshėm pėr kėtė “hallin” tonė, ėshtė zhytja nė ujė: njė ambient mjaft mashkullor, por qė u pėlqen edhe femrave.

Pastaj, kur vjen puna te sportet, mund tė pėrftoni edhe nga vendet ku ato bėhen pa u pėrfshirė edhe vetė. Nuk e kishte keq Ovidi qė kėshillonte frekuentimin e garave si vendin e duhur pėr tė gjetur partnerė: mjafton qė tė informoheni paraprakisht pėr ata qė garojnė. Gara kuajsh e qerresh nuk ka mė, por kjo nuk ju pengon aspak qė bashkė me mikeshėn tuaj tė ndiqni nė njė lokal tė dielėn nė drekė garėn e radhės tė Formula 1...

Dhe nėse filloni e bėni pak tifo pėr makinėn qė bėn edhe dikush nė tavolinėn ngjitur, vėmendjen e keni tė garantuar. Me ndeshjet e futbollit ėshtė pak mė e vėshtirė, por gjithsesi jo e pamundur. E vetmja gjė qė duhet tė keni parasysh kėtu, ėshtė se nuk mund ta tėrhiqni vėmendjen me anė tė sharmit tuaj: mjafton tė dukeni e interesuar pėr skuadrėn (tė tijėn sigurisht) dhe u bė!



Si tė martohesh me njė milioner“E pra, si?!” – mund tė pyesni. Po shihni njėherė filmin, jo pėr t’u argėtuar dhe tė qeshur me gafat e tre mikeshave njujorkeze, as pėr tė admiruar Marilyn Monroe-nė, por pėr tė mėsuar filozofinė e tyre: qė tė gjesh njė burrė tė pasur, duhet tė frekuentosh ambientet ku rrinė kėta burra. E meqė Tirana e viteve 2000 nuk ėshtė Nju Jorku i viteve ‘50 dhe ju nė fund tė fundit nuk po kėrkoni njė miliarder qė merret me tregtinė e naftės, por njė 35 – 40-vjeēar me tė ardhura tė mira dhe tė veshur bukur, ju mbetet qė kėtė “princ tė kaltėr” ta kėrkoni nė ato vende ku mblidhen princat e kaltėr qė vishen me kostum tė zi, kėmisha me button manchette e kollare “Hermes”: konferenca, seminare, takime biznesi, mėngjese pune... Lobet e hoteleve kryesore janė vendi i duhur pėr njė takim “tė rastėsishėm”. Sajoni njė punė andej rrotull. Ka njėmijė arsye pse mund tė merrni pjesė nė kėto konferenca. Pastaj, nėse do keni veshjen e duhur (serioze e diskrete, ama me detaje femėrore), askush nuk do guxonte tė mendonte qėllimin tuaj tė vėrtetė. Dhe mbi tė gjitha njė kėshillė: askujt mos ia thoni qėllimin qė i keni vėnė vetes. Tregohuni e painteresuar. Ju thjesht keni punė. Tė tjerat lėruani nė dorė fatit dhe princave tė kaltėr.

Monday, 11 May 2009
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
gloria
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 71
Join date : 10/10/2008

MesazhTitulli: Re: Ku ta gjesh burrin e duhur   Mon May 11, 2009 5:44 pm

hajde edmond hajde u bere si ato plakat kur hedhin fall me letra pam pam pam
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Re: Ku ta gjesh burrin e duhur   Mon May 11, 2009 7:19 pm

Glori emrin e saktė e kam ETMOND, me T-ė dhe jo me D-ė siē e ke pėrmendur mė sipėr.
Ok deri diku e pranushme puna e fallxhores dhe e kafes sė lexuar pėr fat, mirpo do ti preferoja mė shumė kėta qė pėrmėnde sesa tė lexoja dhe tė mėsoja pėr kėtė tragjedi qė ka ndodhur dhe ėshtė pėrmbledhur ne shkrimin kėtu.
Njė fjalė e urtė popullore thotė: fol me goj e mos me dorė!!!
Dhe diēka akoma, mos e shiko botėn ashtu siē do dhe e mendon ti, mundohu tė bashkohesh me realitetin qė ėshtė shumė mė ndryshe. Se po tė nisim nga shembujt se si i gjejnė BURRAT ne atdhe vajzat, do behet njė lėmėsh i madh dhe do tė na duhen shumė mė shumė fallxhore pėr ta shtielluar muhabetin pastaj.....
Exclamation Exclamation Exclamation
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
gloria
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 71
Join date : 10/10/2008

MesazhTitulli: Re: Ku ta gjesh burrin e duhur   Mon May 11, 2009 9:50 pm

ok ok ok ok etmond sa shpejt u nxehe more djale pse nuk e di une bera vec shaka
haaaaa haaaa haaaaaa ham Smile Smile Smile
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Ku ta gjesh burrin e duhur   Tue May 12, 2009 1:10 pm

Ok se une nuk jame ndonje perbindesh, mos e mere c'do gje "kash" edhe ti. une per diskutim me teper e postova dhe ja shiko te ngjalli interes. Apo jo Gloria.... Razz Razz Razz
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Ledi
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 120
Join date : 31/08/2008
Age : 34
Location : Athens

MesazhTitulli: Re: Ku ta gjesh burrin e duhur   Tue May 12, 2009 7:40 pm

Hi guys!!!
Ckeni mo pse merziteni , mos i merni gjerat kaq seriozisht, sepse do bejme dhe ndonje shaka qe te kalojm kohen.Nuk duhet ti shikojm gjerat bardhe e zi , jeta eshte e mbushur plot me ngjyra prandaj mos u merzisni per gjera te kota.

bam

Ciaoooo!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
gloria
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 71
Join date : 10/10/2008

MesazhTitulli: Re: Ku ta gjesh burrin e duhur   Wed May 13, 2009 12:05 am

ashtu i thashe edhe une pa he pa he e merrka seriozisht i gjori ham ham haaaahaaahhaa

lol!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Ledi
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 120
Join date : 31/08/2008
Age : 34
Location : Athens

MesazhTitulli: Re: Ku ta gjesh burrin e duhur   Wed May 13, 2009 12:55 am

Asnjeri nga ne nuk eshte i persosur. Te gjithe kemi dhe te mira por dhe te meta, dhe ndonjehere nxehemi shpejt por sic thame dhe me lart "nuk ja vlen barra qirane". Ndonjehere ndodhin dhe keqkuptime. Mos harro, se Etmondi perpiqet te shkruaj sa me shume duke i kushtuar shume vemendje forumit, dhe kjo eshte dhe humbje kohe per ate . Pra ne vend qe ti bejme kritik, duhet ta falenderojm per punen qe ben.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Ku ta gjesh burrin e duhur   Wed May 13, 2009 10:09 am

Pershenendetie te gjitheve.
Me sa shoh qenkam keqkuptuar!? Megjithate nuk ishte ky piksynimi ime dhe vec kesaj nuk ka perse te "NXEHEM" perkundrazi them dy here respekte per te gjithe plus me teper per femrat. Keshtu s'ka pse te keqkuptohet reagimi im, ishte besoj nje shpjegim dhe jo nje kundrapergjigje!? Thash respekt....


Nje pershendetie humoristike. haaaahaaahhaa haaaahaaahhaa haaaahaaahhaa



Dy bjonde bisedojne me njera-tjetren.
e para-Bera testin e shtatzanise
e dyta-Kishte pyetje te veshira?
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------


Dy shoqe bjonde ndeshen nė njė stacion autobuzi. Fillojnė tė bisedojnė. Pas pak pyesin njėra tjetrėn se cilin autobuz po prisnin.

- Unė pres autobuzin nr.1 ,- thotė njėra

- Ndėrsa unė atė me numėr 3 ,- thotė tjetra.

Pas pak vjen autobuzi me nr 13. Shoqet tė dyja panė njėra tjetrėn nė fytyrė dhe tė egzaltuara thėrrasin:

- Ua sa mirė na erdhi autobuzi pėr tė dyja nė njė kohė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
gloria
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 71
Join date : 10/10/2008

MesazhTitulli: Re: Ku ta gjesh burrin e duhur   Wed May 13, 2009 10:48 am

nje gje etmond une kam respekt per ty sepse ti jep nje kontribut te
madh per forumin e lushnjes, por eh lajme ka sa te duash o djale i kam
lexuar te gjitha postimet e tua, je shume shume shume i pergatitur,
meriton edhe lavderime, por nje gje mos e harro mos ki frike kur tjetri
te thote eh vetem per shaka, mjafton qe edhe ti te marresh pjese ne
shakate e tjetrit dhe ta bejme sa me te gjalle atmosferen.


epo
shume shume keshilla ka per te gjetur nje burre, e di se cfare do te
bej une do te shkoj me mire tek nje psikolog, dhe ti them -cfare ju ka
terhequr te grate kur i merr ne terapi, atehere do mesoj prej tij se si
te gjej nje burre . pam ok mos i merr te gjitha seriozisht more djale jeta nuk eshte vetem merzitje. hop hop hop lol! lol! eeeee ciao
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ku ta gjesh burrin e duhur   Today at 12:34 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ku ta gjesh burrin e duhur
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqiptarja braktisė burrin dhe dy vajzat pėr t'iu bashkuar ISIS-it

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Ndjenje dhe dashuri :: Ne kerkim te romances-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com