LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rusia sfidon ushtarakisht Europėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Rusia sfidon ushtarakisht Europėn   Mon May 11, 2009 12:10 pm

Rusia sfidon ushtarakisht Europėn

MOSKĖ -Rusia sfidon ushtarakisht Perėndimin me njė paradė madhėshtore ushtarake me rastin e 64-vjetorit tė fitores ndaj nazizmit. Ceremonia nė 'Sheshin e Kuq' u zhvillua nė praninė e afro 9.000 ushtarėve dhe 103 njėsive tė rreshtuara pėrballė tribunės zyrtare, nė tė cilėn kishin zėnė vend veēanėrisht Medvedevi dhe kryeministri Vladimir Putin. Nė rrugėt e Moskės parakaluan tė njėjtėt tanke tė periudhės sovjetike, autoblinda dhe mjete tė tjera tė rėnda. Por, njė shfaqje e re kėtė vit dhe njė shtesė e fundit nė arsenalin rus tė armėve ishte sistemi raketor i mbrojtjes S-400, qė sipas disa ekspertėve, i jep Moskės avantazhe ndaj raketave amerikane, 'Patriot'. Presidenti rus, Dmitri Medvedev, deklaroi dje se Rusia do tė ishte objekt i "njė kundėrpėrgjigjeje tė denjė pėr kėtė emėr", me rastin e njė parade ushtarake, tipike pėr BRRS-nė, pėr tė festuar 64-vjetorin e fitores sė Ushtrisė sė Kuqe mbi Gjermaninė naziste. "Ne jemi tė sigurt se ēdo agresion kundėr qytetarėve tanė do tė jetė objekt i njė kundėrpėrgjigjeje tė denjė pėr kėtė emėr", - deklaroi Medvedevi pėrpara mijėra ushtarakėve tė mbledhur nė 'Sheshin e Kuq', nė qendėr tė Moskės. "Fitorja mbi fashizmin ėshtė njė shembull dhe mėsim pėr tė gjithė botėn, qė ėshtė aktuale nė momentin kur disa janė gati tė angazhohen nė njė konflikt ushtarak", - shtoi ai, pa dhėnė detaje tė tjera. Kėto deklarata bėhen nė sfondin e tensioneve tė vazhdueshme mes Rusisė dhe ish-Republikės sovjetike tė Gjeorgjisė. Njė luftė e shkurtėr kundėrvuri gushtin e kaluar dy vendet pėr kontrollin e territorit separatist gjeorgjian prorus tė Osetisė sė Jugut.Parada madhėshtore e djeshme solli nė 'Sheshin e Kuq' dhjetėra mjete tė transportit, por edhe imazhe tė krenarisė sė dikurshme tė Moskės. Nė njė shfaqje tė parė pėr publikun, sistemi raketor S-400 tėrhoqi vėshtrimet e kuriozėve dhe reagimet e analistėve. Zėvendės Admiral Alexander Pobozhny tha se sistemi S-400 ėshtė i tė njėjtės kategori me sistemin amerikan 'Patriot'. Ai thotė se ky sistem ėshtė mė i mirė, por nuk e prish balancėn aktuale ushtarake. Pobozhny tha se ky ėshtė vetėm njė sistem mbrojtės dhe nuk do tė ndryshojė asgjė, pėrveēse rritjes sė sigurisė sė brendshme pėr Rusinė. Eksperti ushtarak, Alexander Konovalov tha se krijimi i sistemit nisi dhjetė vjet mė parė. Konovalov tha se sistemi raketor godet shėnjestra nė largėsi 125 deri nė 150 kilometra, qė do tė thotė se ai i identifikon ato kur janė 400 kilometra larg. Ai tha se sistemi mund tė interceptojė raketa nė lartėsi 30 kilometra dhe mund tė qėllojė avionė, raketa 'kruiz' dhe raketa mėsimore qė kanė rreze 3.500 kilometra. S-400 u vendos pėrreth Moskės dy vjet mė parė. Konovalov tha se Rusisė i mungon kapaciteti industrial pėr tė prodhuar kėtė sistem nė mėnyrė tė shpejtė dhe nė sasi tė mjaftueshme pėr tė mbrojtur tė gjithė vendin. Parada nė 'Sheshin e Kuq' impresionoi ēdo veteran tė luftės dhe analistėt thonė se edhe armėt e vjetra tė Rusisė mbeten vdekjeprurėse.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Rusia sfidon ushtarakisht Europėn
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Female Force: Flijimi pėr nder i 100 grave ēame; legjenda qė ēuditi Europėn!
» Vladimir Bruēaj: Shqiptarėt nė Europė duhet tė shkojnė tė bashkuar, por si europian
» Ja aksidentet ajrorė mė tė rėndė nė qiejt e Europės

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Problemet ndėrkombėtare-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs