LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gėrdeci, ata lart dhe ne kėtu poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Gėrdeci, ata lart dhe ne kėtu poshtė   Mon May 11, 2009 10:14 am


Gėrdeci, ata lart dhe ne kėtu poshtė


Yllka Lezo | 10/05/2009



Shkaqet, shkaktarėt dhe viktimat e shpėrthimit tė 15 marsit, Ardian Klosi i ka pėrmbledhur nė librin "Katastrofa e Gėrdecit". Njė rrėfim me fakte dhe dėshmi pėr tragjedinė e ndodhur njė vit mė parė

Duhej tė kalonte ca mė shumė se njė vit qė nga shpėrthimi i fabrikės sė ēmontimit tė armėve nė Gėrdec, qė tė publikohej libri "Katastrofa e Gėrdecit". Libri, qė ka pėr autor Ardian Klosin, ėshtė njė sintezė e shkaqeve, shkaktarėve dhe viktimave tė kėsaj tragjedie. Gjatė prezantimit tė librit, autori nuk mund tė pretendonte publik mė tė pėrshtatshėm se sa disa prej tė mbijetuarve dhe familjarėt e tyre.
Tė ulur diku nė fillim tė sallės, dėgjonin se si tė tjerėt tregonin historinė e tyre dhe tė njerėzve tė dashur qė tashmė nuk i kanė mė. Disa kureshtarė shfletonin librin e tė tjerė dėgjonin. Nga gratė e veshura me tė zeza, ulur pranė njėra-tjetrės, vetėm njėra guxoi tė flasė. Gjysmė e pėrlotur Afėrdita, e cila ka humbur bashkėshortin, ngrihet dhe me njė zė lutės u kėrkon mediave, tė paktėn tė mos shfaqin mė fytyrėn e Fatmir Mediut teksa bėn fushatė. "A ka mundėsi tė bėjė fushatė pa nxjerrė fytyrėn nė televizion?", - pyeti 46-vjeēarja.
Autori Ardian Klosi, tregon se librin e ka ndėrtuar nė dy pjesė, atė dokumentare dhe dėshmi tė tė mbijetuarve dhe familjarėve tė tyre. Pėr kėtė strukturė i ėshtė referuar edhe librit "Ju aty lart dhe ne kėtu poshtė", tė autorit gjerman Günter Wallraff, ku nė fillim tregohet pėr "ata lart" qė pėrgatitėn Gėrdecin dhe nė fund pėr "ata poshtė", viktimat.

Prezantimin e librit ju e bėtė pėrballė tė mbijetuarve nga shpėrthimi i Gėrdecit dhe familjarėve tė atyre qė nuk ia dolėn dot. Ēfarė mund t'u thotė atyre qė panė gjithēka?
Nė radhė tė parė, libri ėshtė bėrė pėr tė mbijetuarit. Nė tė jepen disa detaje, si pėr shembull, ku u gatua, kur filloi ideja e Gėrdecit dhe pastaj si u shfrytėzua padijenia e kėtyre njerėzve, qė mė pas u punėsuan nė tė ashtuquajturėn fabrikė, nė atė punishte primitive, kriminale. Kjo ėshtė historia e aferės mė korruptive tė shtetit shqiptar. Qė prej vitit 1990 ka pasur shumė skandale, (fajdet, etj.), po kjo ishte mė e pėrgjakshme. Ėshtė historia e njė grupi tė vogėl njerėzish, tė cilėt vendosin qė arsenalin ushtarak tė Shqipėrisė tė mos e demontojė me mėnyra industriale, por ta pėrdorin pėr pėrfitime personale, duke ua dhėnė privatėve. Kjo histori nė thelb ka vetėm 5 ose 6 fajtorė. Tė tjerėt janė zbatues urdhrash.

Po atyre qė e panė Gėrdecin nėpėrmjet ekranit tė televizionit ēfarė u tregoni ju?
Libri tregon mėnyrėn se si nuk duhet tė jetė njė qeverisje. Ēfarė u bė me municionet e ushtrisė shqiptare qė nuk duhej bėrė. Pra, aty lexon pikėrisht gjėrat qė nuk duheshin bėrė. Dhe gjithmonė shpresa ėshtė qė tė mendohet dhe tė veprohet ndryshe. Nė qoftė se ky libėr arrin tė bėjė atė pak proces pastrimi, katharsisi qė duhet tė bėjė njė libėr i mirė, ai e ka arritur misionin e vet.

Ju pėrmendėt se ishte e domosdoshme qė municionet tė shpėrbėheshin pėrpara se Shqipėria tė anėtarėsohej nė NATO...
Kėtė gjė e kam konstatuar duke parė thjesht shifrat, duke vėnė re se si shtoheshin transportet drejt Gėrdecit, praktikisht nga mesi i janarit deri nė mes tė marsit. Ėshtė sjellė nė Gėrdec 1/10 e municioneve tė rėnda tė tė gjithė Shqipėrisė, kryesisht predha topi e murtaja. Dhe po tė vazhdohej mė kėto ritme, mund tė pėrfytyrojmė qė 10-12 muaj para se Shqipėria tė hynte nė NATO, do tė ishin demontuar tė gjitha me njė pėrfitim tė jashtėzakonshėm pėr Delijorgjin, pėr personat e dukshėm dhe tė padukshėm mbrapa tyre. Ky proces u ndėrpre pėr shkak tė shpėrthimit tė 15 marsit.

"Katastrofa e Gėrdecit" pėrmban edhe dokumente tashmė tė publikuara. Pėrse duheshin botuar sėrish?
Disa prej tyre nuk janė interpretuar. P.sh., ėshtė marrė si e mirėqenė kontrata e dytė me firmėn "SAC" pėr predhat. Ai ėshtė njė dokument fals, i shkruar me njė anglishte shumė tė keqe. Jo vetėm mediat, por edhe Prokuroria e ka marrė tė mirėqenė faktin qė "Meico" ka lidhur kontratė me Patrik Henrin. Aty anglishtja ėshtė me gafa, firma e Henrit ėshtė e falsifikuar. Janė disa gjėra qė unė ēuditem se si nuk janė vėnė re mė pėrpara. Sidomos fakti qė merret si e mirėqenė kontrata e parė pėr 140 milionė fishekė me gėzhoja tunxhi, kur vetė Ministria, nė njė dokument tjetėr, ka numėruar ose pėrcaktuar sasinė e pėrgjithshme, qė nuk e kalon 61 milionė.

Libri, pėrveēse ėshtė njė pasqyrim, mund tė themi se ėshtė edhe njė analizė...
Patjetėr, sidomos nė pjesėn e dokumentacionit. Kurse pasurimi pastaj janė bisedat e shumta qė kam bėrė me familjarė dhe tė mbijetuar.

Si mund tė ndėrtohet njė libėr mbi njė tragjedi kombėtare?
Günter Wallraff ka botuar njė libėr me titull, "Ju aty lart dhe ne kėtu poshtė", ky ėshtė dhe konceptimi i librit tim, shkaktarėt dhe viktimat. Tregohet se si u gatua njė herė lart Gėrdeci dhe pastaj, nė pjesėn e dytė tė librit, tregohet pėr banorėt e Vorės, Gėrdecit, Marqinetit, pėr ish-punėtorėt e fabrikės. Nė qendėr kam vėnė njė familje tė veēantė, familja Durdaj. Mė tėrhoqėn shumė si njerėz. Kanė ardhur nga njė fshat i Gramshit, janė njerėz shumė tė pastėr dhe gjuhėsisht janė shumė tė pasur. Kanė humbur njė djalė, tė cilin e kam vėnė nė qendėr tė tregimit tim. Gjithashtu, vėllai tjetėr Durdaj ka humbur gruan, Rajmondėn. Nuk doja tė bėja njė regjistėr tė thjeshtė tė njerėzve qė humbėn jetėn. Doja t'i shihja kėta si njerėz tė vėrtetė, me mish dhe me gjak. Tė shkoja t'i takoja. Kam shkuar disa herė nė shtėpinė e tyre, kemi shkuar madje edhe nė fshatin qė kishin braktisur nė Gramsh.

Njė nga familjarėt e viktimave u shpreh se figura e ish-ministrit tė Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nuk duhet tė dalė mė nė televizor. Sipas saj, ai mund ta vazhdojė fushatėn, por pa nxjerrė fytyrėn nė ekran. Ju si e komentoni?
Ajo ishte shprehja e dufit tė saj. Mendoj se thelbi i mesazhit ishte qė ai njeri nuk duhet tė dalė mė nė jetėn publike. Ky njeri duhet tė mbarojė punė me drejtėsinė. Ky ėshtė edhe qėndrimi im.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Gėrdeci, ata lart dhe ne kėtu poshtė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mimoza Shaholli: Serenatat e mia, tė rinjtė mi kėndonin mbrėmjeve poshtė ballkonit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit tė ditės-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs