LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Seksi gjate javes vlen sa 50 mije dollare ne vit!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Seksi gjate javes vlen sa 50 mije dollare ne vit!   Fri May 08, 2009 4:53 pm

Eshte e cuditshme qe edhe pse shumica prej nesh jane me mire financiarisht sesa prinderit apo gjysherit tane, niveli i lumturise i cili e mban kete gjendje nuk ka ndryshuar. Studimet tregojne se kur nevojat kryesore per qendrim dhe ushqim jane te kenaqshme, e gjithe pasuria tjeter nenkupton shume pak per ndjenjen e lumturise. "Pasuria perfundimisht nuk eshte garanci kryesore per lumturi. Dallimi mes ndjenjes se lumturise, ndermjet atij qe fiton 30.000 dhe dikujt qe fiton 300.000 dollare, ne esence eshte shume i vogel. Ndersa shume njerez jane te befasuar me kete fakt", pohon Timothy Sharp, themelues i HIA, Institutit Australian per Lumturi, i cili ofron sesionet grupore vetem 30 dollare per person. Psikologet sociale pohojne se vetem 15 per qind e ndjenjes se lumturise krijohet kur fitoni mire, kur posedoni prone te vlefshme dhe me faktore te tjere financiare. Rreth 90 per qind i sigurojne elementet si qendrimi, kontrolli i jetes dhe raporti me ata perreth. Ne studimet me te reja, sociologet tregojne se mes 10 gjeneratoreve kryesore te lumturise krahas gjumit, ushtrimeve dhe kenaqesise ne pergjithesi, gjendet edhe seksi."Atehere cfare po presim, per me shume seks te mire nuk nevojitet pasuria, duhet vetem deshira dhe te gjeni partnerin e duhur", shkruhet ne materialin propagandistik te Institutit per Lumturi. Nje studim nga viti 2007, i kryer me 1.000 gra te punesuara, konstatoi se pothuajse 90 per qind prej tyre konsiderojne se seksi i mire eshte kontribut i rendesishem per ndjenjen e lumturise dhe kenaqesise. "Personat, te cilet kane lidhje te suksesshme seksuale jane me te lumtur se ata, te cileve kjo gje nuk iu shkon aq mire", konstatoi Timothy Sharp. Gjithsesi, studimin me te pazakonte e publikuan ekonomistet David Blanchflower, nga Kolegji Dartmouth dhe Andry Oswald, nga Universiteti Warwick, te cilet studiuan sjelljen e 16.000 amerikaneve dhe amerikaneve dhe konstatuan se "kryerja" e marredhenies seksuale nje here ne jave, ne vend te asaj nje here ne muaj, shkakton kenaqesi te barabarte sikur te fitoni 50.000 dollare me shume gjate vitit! Megjithate, Blanchflower pranon se s'ka pergjigje per dilemen;"A con ndjenja e lumturise drejt nje niveli me te larte per seks, apo me shume seks shkakton lumturi me te madhe". "Nese deshironi te jeni te lumtur, duhet te beni nje gje te thjeshte; krahasohuni me njerez te cilet kane me pak se ju, te cilet jane me te varfer, kane shtepi me te vogla, vetura me te lira", keshillon Sharp.


Marre nga: Koha Jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Seksi gjate javes vlen sa 50 mije dollare ne vit!   Fri May 08, 2009 5:14 pm

Shume interesant ky shkrimi se na kujton ate qe besoj eshte gjeja me e shtenjte per c'donjeri, keshtu qe mire te zgjohemi diku-diku apo here-here qe te kuptojme se jo vetem paraja ka vlere ne k'te bote, kur nje lidhje eshte e shendosh, c'do gje rrjedh vaje dhe lumturia shkelqen, se ka komunikim dhe mirkuptimim te ndersiellt, kur grindja eshte ne plan te pare mes ciftit ateher kthehet ne mizeri, kur shohim nje fermer apo mashkull te sukseshem-me ne karrieren e tij gjithashtu dhe ne jeten private themi qe mbas tij fshihet nje FEMER e fuqishme,kjo vlen dhe anasielltas, pra valuta dhe baza materiale kurresesi nuk mund ti silli njeriut LUMTURIN.
hop hop hop
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Seksi gjate javes vlen sa 50 mije dollare ne vit!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tregime nga gratė shqiptare
» Diktatori mbante njė ushtri skllavesh seksi
» Shkrime nga Fatmir Terziu:NJĖ ROMAN ME SHIJEN E OSCAR WILDE
» A lejohet seksi gjatė muajit tė Ramazanit?
» A e prish puthja Ramazanin ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a free blog