LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vizat, Shqipėria humb "trenin" e KE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Vizat, Shqipėria humb "trenin" e KE   Thu May 07, 2009 11:16 am

Raporti, mė 18 maj. Pritet tė pėrfitojnė Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi. Shqipėria e Bosnja, jo
Kalimi i Shqipėrisė nė listėn e bardhė tė Shengenit mund tė dėshtojė. Agjencia maqedonase e lajmeve "Makfax" shkruante dje se Komisioni Evropian, nga mesi i muajit maj me siguri do tė rekomandojė pezullim tė vizave pėr Maqedoninė, Serbinė dhe Malin e Zi, deri nė fund tė vitit. "Raporti pėrfundimtar i Komisionit Evropian do tė konfirmojė se Maqedonia ėshtė mė e avancuara nė rajon", citohet tė ketė deklaruar zėvendėskryeministri maqedonas pėr eurointegrimin, Ivica Bocevski. Ai i tha agjencisė "Makfax" se ėshtė i bindur qė qytetarėt e Maqedonisė, deri nė fund tė vitit 2009 do tė mund tė udhėtojnė nė Bashkimin Evropian pa viza. "Jam i bindur se viti 2009 do tė jetė vit kur do tė bjerė muri i Shengenit pėr qytetarėt e Maqedonisė", tha Bocevski. Raporti mendohet se do tė hartohet mė 18 maj dhe do tė pėrmbajė pikat deri ku kanė arritur secili prej shteteve tė monitoruara. Vėzhgim qė u krye pak muaj mė parė dhe qė kishte nė qendėr tė vėmendjes kushtet e sigurisė, luftėn ndaj kriminalitetit tė organizuar dhe korrupsionit, kontrollin e dokumenteve personale deri te tė dhėnat pėr atė se kush, kur dhe ku e ka kaluar kufirin shtetėror. Raporti pėrmban informacione rreth disa takimeve tė ekspertėve tė Komisionit Evropian dhe ekipeve negociatore nga shtetet e rajonit, si dhe nė bazė tė asaj qė kanė vėrejtur inspektorėt evropianė. Sakaq, raporti qė do tė pėrmbajė edhe rekomandime pėr pezullimin e vizave, do tė jetė temė e mbledhjes sė fundit ministrore nėn presidencėn ēeke, nė takimin e qershorit. Burimet diplomatike sqarojnė se aktualisht Komisioni Evropian i ka dėrguar secilit prej vendeve nėn monitorim nga njė informacion teknik pėr nivelin ku ndodhen dhe atė ēka ėshtė bėrė. Mbi kėtė bazė informacioni do tė bėhet ballafaqimi me atė ēka duhet tė ishte bėrė dhe rrjedhimisht pozicionimi i secilit vend nė raport me standardet e kėrkuara. Nė rast se paralajmėrimet e agjencive informative do tė rezultojnė tė sakta, Shqipėria do tė mbetet nė njė grup tė dytė me Bosnjė-Hercegovinėn sa i takon procesit tė dialogut pėr liberalizimin e vizave. Pak kohė mė parė, nė njė intervistė pėr "Shqip" ambasadori i Komisionit Evropian nė Tiranė, Helmut Lohan, pati konfirmuar se Shqipėrisė i duhet ende kohė. Nė mėnyrė indirekte ai pranoi se Shqipėria nuk do tė pėrfitojė nė grupin e parė tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor qė pritet tė kalojnė nė regjimin pa viza. Nė muajin prill, njė mision teknik me ekspertė tė vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian ishte nė Shqipėri pėr vėzhgim. Detyra e tyre ishte tė analizonin ecurinė nė fusha kyēe, si siguria e dokumenteve, migracioni, menaxhimi i kufijve dhe azili, institucionet e zbatimit tė ligjit, si edhe lufta kundėr krimit tė organizuar e korrupsionit. Kėta janė ekspertėt qė do tė paraqesin edhe raportin e datės 18 maj te vendet anėtare tė Bashkimit Evropian. Do t‘i dėrgojnė Komisionit Evropian konkluzionet e tyre, tė cilat do tė pėrdoren pėr tė propozuar lėvizjen e lirė pa viza pėr ato vende qė i kanė pėrmbushur kriteret e pėrcaktuara mė parė. "Pėr shkak tė fokusimit nė shpėrndarjen e kartave tė identitetit, Shqipėria nuk e ka nisur ende prodhimin nė shkallė tė gjerė dhe shpėrndarjen e pasaportave biometrike, kėshtu qė do tė duhet mė tepėr kohė nė kėtė fushė", pati deklaruar ambasadori Lohan. I pyetur se nėse Shqipėria dėshton nė fazėn e parė, ēfarė do tė ndodhė, Lohan tha se "nuk do tė ketė detyrime tė reja. Dialogu pėr liberalizimin e vizave do tė vazhdojė".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Vizat, Shqipėria humb "trenin" e KE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Dublinasit" Pjesa e I
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Qamil L. Zekolli:Me rastin e pėrkujtimit tė trembėdhjetėvjetorit tė rėnjes heroike tė Komandantit tė Brigadės 121-"Kumanova" tė UCK-sė, Ismet Jashari dhe 65 dhe Dėshmorėve tė kėsaj Brigade
» Lidhja e shkrimtarėve tė Kosovės (LSHK), nxori numrin 2 tė revstes "Metafora"
» IDRIZ ZEQIRAJ:ADRESIMI I SAKTĖ I AKUZĖS NGA EULEX-I-HIPOKRIZIA E TURPSHME E KALEMXHINJVE POLITIKĖ DHE "INTELEKTUALĖ"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a blog