LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 . “Pėrgjegjėsia” qeverisėse nė ndarjen e fuqisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: . “Pėrgjegjėsia” qeverisėse nė ndarjen e fuqisė   Wed May 06, 2009 10:14 am

“Pėrgjegjėsia” qeverisėse nė ndarjen e fuqisė
» Vendosur: 05/05/2009 - 07:53


• Rexhep Meidani

Nė shtetin demokratik pėrgjegjėsia e qeverisjes garantohet si nga ndėrveprimi i ndėrsjellė, i hapur, transparent dhe i sinqertė midis pozitės dhe opozitės, ashtu dhe nga vetė tranzitimi i ndershėm i pushtetit prej njėrit krah nė tjetrin, nė pasqyrim tė vullnetit tė qytetarit, votės sė tij.
* * *
Parė me kėtė sy, gjatė kėsaj qeverisje 4-vjeēare nuk kanė munguar mjaft dukuri tipike me pėrmbajtje aspak demo-kratike, qė nė njė mėnyrė apo tjetrėn ose kanė lėnė tėrėsisht mėnjanė opozitėn, ose kanė synuar pengesa tė ndryshme, sidomos tė aspektit politik, pėr tė vėshtirėsuar vetė tranzitimin demokratik tė pushtetit. Nė kėtė kuadėr, mund tė flitet dhe pėr procesin e “monopolizimit” tė shtetit nėpėrmjet barazimit tė tij me pushtetin politik, sidomos me atė ekzekutiv. Pa lėnė mėnjanė dhe ndėrhyrjet apo “pushtimet” e njėpasnjėshme tė strukturave neutrale, qofshin ato nė piramidėn e shtetit apo tė shoqėrisė. Kjo dukuri ėshtė shfaqur pothuajse plotėsisht nė procesin legjislativ, ndėrkohė qė ka rezistuar pjesėrisht dega juridike. Nė thelb, ėshtė prekur nė mjaft raste pėrmbajtja kushtetuese e parimit tė ndarjes sė fuqisė. Kjo, edhe pse njihet qė nė kohėn e Monteskies se pa realizuar ndarjen dhe balancimin e tre pushteteve: legjislativ, ekzekutiv dhe juridik nuk mund tė ketė liri dhe mbrojtje ndaj abuzimit tė fuqisė, veprimit arbitrar tė saj. Nė kėtė kuptim, edhe liri e mbrojtje tė grupeve tė veēanta apo tė vetė individėve qytetarė! Ndėrkohė, qė sipas Kushtetutės, kjo ndarje e fuqisė duhet tė mbetet e tillė, qė secila nga degėt e pushtetit tė mund tė vazhdojė tė operojė pa teprime pėrkundrejt tė dy tė tjerave. Madje, nė mėnyrė tė tillė qė ndėrvarėsia midis tyre tė mund tė arrijė deri nė atė shkallė qė asnjė nga degėt e veēanta tė mos pretendojė apo tė tentojė qė tė “nxjerrė jashtė pėrdorimit” vendimet e dy degėve tė tjera.
Nė fund tė fundit, edhe tek ky duhet tė ishte dhe thelbi i parimit tė ndarjes sė fuqisė. Natyrisht, qė ai ndryshon disi (jo thjesht nė terminologji, por dhe nė pėrmbajtje) prej parimit tė copėtimit tė fuqisė. Ky i fundit ėshtė njė variant tjetėr i kėsaj ideje qė konsiston nė diferencimin e tre pushteteve: atij legjislativ, ekzekutiv e juridik. Megjithatė, ndryshe nga ndarja e fuqisė qė e “ndalon” interferencėn e njėrės degė tek tjetra, copėtimi i fuqisė e lejon brenda njė kuadri ligjor (kushtetuese) kėtė interferencė. Por, edhe duke e presupozuar kėtė gjė, rezulton se vitet e fundit nė rastin shqiptar ėshtė shfaqur qartėsisht njė ndikim i skajshėm politik, madje dhe njė sulm i ashpėr publik, i karakterit legjislativ e ekzekutiv, mbi hallka tė rėndėsishme tė sistemit tė drejtėsisė...
Sidoqoftė, pėr ta kuptuar kėtė ndėrhyrje apo deformim tė kėsaj shumice politike nuk duhet harruar, se krahas termave tė mėsipėrm, njė problem tjetėr pėr t’u korrigjuar ėshtė ai i projeksionit tė fuqisė (kur bėhet fjalė pėr kapacitetin e shtetit pėr tė aplikuar njė politikė tė dhėnė nėpėrmjet pėrdorimit tė forcės, qoftė dhe kėrcėnimit). Madje, pėr tė hapur sytė, sepse, ndryshe nga projeksionet e fuqisė qė lidhen me “hard power”, sot po bėhen shumė mė efektive projeksionet e llojit “soft power”. Si ilustrim konkret mund tė merret dhe rasti i marrėveshjes sė fundit midis qeverisė greke dhe asaj shqiptare. Pa harruar qė aty janė cenuar dhe elementė tė tjerė tė diplomacisė parlamentare, qė lidhen me ndėrveprimin e detyrueshėm, pėr raste tė tilla, tė binomit pozitė-opozitė, me mungesėn e transparencės ndaj publikut, me mos zhvillimin e ndonjė debati midis specialistėve tė fushės, tė sotėm apo tė dikurshėm, pse jo dhe tė miratimit parlamentar, referendar etj.
* * *
Nė diskutimin politik bashkėkohor, me tė drejtė fuqia politike lidhet, nė radhė tė parė, me vendimmarrjen, duke e konsideruar atė si burim dhe tregues kryesor tė fuqisė, tė pushtetit. Sidoqoftė ky pėrcaktim, si relativisht i thjeshtėzuar, ėshtė shoqėruar edhe me njė dimension tė ri qė lidhet me “elitizmin” apo “teknicitetin” e fuqisė, sidomos tė asaj ekzekutive, qė funksionon e punon “prapa dyerve”, larg syve tė publikut. Ajo, nė mjaft raste, ėshtė dhe pjesė reale e pushtetit konkret mbi shoqėrinė. Por, nė Shqipėri, zėri i saj, pėrkundrejt atij politik, ėshtė shpeshherė i papėrfillshėm. Po ashtu, vlen tė pėrfshihet dhe njė pėrmasė e tretė, e lidhur me formėsimin e preferencave. Njė gjė e tillė nėnkupton nė pikėpamje pozitive pjesėn ndikuese, propaganduese dhe orientuese si aspekt i rėndėsishėm i fuqisė normative nė politikė, ndėrsa nė pikėpamje negative “euforitė” e preferencat hileqare, shitblerjet politike, manipulimet individuale tė karakterit financiar dhe “pay-back”- ėt pėrkatės.
A janė shfaqur kėto aspekte tė fuqisė ekzekutive nė mjaft veprime e deklarime, angazhime apo firmosje tė paqarta tė kohėve tė fundit. Kjo tė shtyn tė mendosh se nė disa elementė tė kėsaj shumice nė qeverisje ėshtė kultivuar apo imponuar pikėpamja radikale, se burimi i fuqisė politike lidhet ngushtė me sloganin: “informim plus autoritet” si njė mėnyrė ushtrimi fuqie. Bile, nė njė farė mėnyre ėshtė synuar qė tė paralizohet veprimi politik opozitar nėpėrmjet mungesės sė informimit, pse jo dhe frikėsimit mediatik e juridik. Kurse, nė disa nga debatet e nisura nė kuadėr tė fushatės elektorale, po shfaqet njė prirje arrogante nga drejtues tė shumicės aktuale pėr shfrytėzimin e gjoja informimit edhe si shprehje fuqie politike. Edhe pse, sipas Bejkonit: “Nam et ipsa scientia potentia est”, d.m.th. qė vetė njohja ėshtė fuqi, nė kuptimin e autoritetit qė ajo mundėson ose jep. Pra, pėr fat tė keq, edhe nė kėtė fushatė, ashtu si dhe gjatė njė periudhe jo tė shkurtėr kohe, pritet tė shpaloset nė mėnyrė problematike “arti” i ushtrimit tė autoritetit nė injorancė. Aq mė tepėr, qė duke synuar mbėshtetjen nė njė manipulim politik-financiar, pse jo dhe nė injorancė, ka shumė mundėsi tė humbasė thelbi i vetė pushtetit politik, jo thjesht e vetėm pėr propagandė euforike e pamundėsi mosrealizimi synimesh, por dhe nė mungesė tė njė kontrolli minimal tė domosdoshėm pėr tė vėzhguar pasojat apo efektet e drejtimit, qofshin dhe ato nėpėrmjet shfrytėzimit tė vetė autoritetit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
. “Pėrgjegjėsia” qeverisėse nė ndarjen e fuqisė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Daēiq dashka tė flasė me Ramėn pėr ndarjen e Kosovės
» Lufta pėr ēlirimin dhe ndarjen nga Maqedonia: Ja skenari shqiptar
» Pacolli mungon nė mbledhjet e Qeverisė
» PROTESTAT KUNDER QEVERISĖ - FOTO-VIDEO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Problematika shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Free blog