LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 EGNATIA E RINGJALLUR (II)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: EGNATIA E RINGJALLUR (II)   Tue May 05, 2009 11:13 am

EGNATIA E RINGJALLUR (II)




nga Arian Kopani
Mbas 500 vjetėve, Via Egnatia, si dhe me shumė simbole tė ngjashme tė sė njėjtės natyrė, do tė ringjallej dhe do tė bėhej pjesė e terminologjisė moderne, duke u pėrdorur pėrsėri si emėr i njė rruge.

Por kėtė radhė rruga e re Egnatia, e kohėve moderne, pėrvecse emrit, s’ka asgjė tjetėr tė pėrbashkėt me rrugėn e vjetėr. Sepse ajo fillon nė portin grek tė Igumenicės dhe pėrfundon nė njė pikė tė kufirit greko-turk, nė Kipoi. Rruga e vjetėr fillonte nė Durrės dhe pėrfundonte nė Bizantium. E nisur nė vitin 1990, rruga e re do tė jetė 670 km e gjatė, ka kushtuar rreth 6 miliard Euro, dhe mbaron sė ndėrtuari kėtė vit, duke u shtrirė e gjitha vetėm nė territorin grek. Rruga e vjetėr ishte 1120 km e gjatė dhe kalonte nėpėr territore tė ndryshme tė cilat ishin nėn administrimin e Romės.
Larg sė qeni thjesht ēėshtje emrash, mė shumė se ēdo gjė, ēka simbolizon Via Egnatia, ka nė vetvete vlerė ekonomike. Egnatia e vjetėr (Egnatia nė fillesė tė saj u pat ndėrtuar mbi njė rrugė para-ekzistuese) pėrfaqėson shtratin e njė “lumi tė vjetėr”, ku “uji” rrjedh dhe lėviz nė rrugėn mė tė natyrshme dhe me mė pak pengesa, pėr t’u derdhur nė det. Jetėgjatėsia e saj nė histori flet pėr praninė e njė vargu interesash konvergues e tė pėrbashkėt, tė cilėt lejuan qė rruga Egnatia tė pėrdorej pėr mė se 15 shekujsh. Aksi rrugor qė siguronte lidhjen e perėndimit tė pushtetshėm me lindjen mistike mbeti arteria kryesore pėr qarkullimin dhe furnizimin e ndėrsjelltė tė pjesėve tė ndryshme tė trupit tė botės sė qytetėruar, dhe elementi kryesor i saj ka qenė lehtėsia praktike nė plotėsimin e funksionit tė vet.
Shtysė pėr kėto rrjeshta u bė njė artikull i shkurtėr i para pak kohėve nė njė gazetė shqiptare, simbas sė cilės trafiku i konteinerėve qė pėrdoren pėr transportimin e mallrave nė det nė portin e Durrėsit pėr vitin 2008 ishte rritur 7-fish (700%), duke arritur njė shifėr totale prej 170 mijė konteinerėsh. Ndofta, mundet qė shifra 170 mijė te mos jetė e saktė, sepse volumi i trafikut tė konteinerėve matet nė TEU (twenty foot equivalent unit) jo nė copė. Por edhe sikur gazetari tė ketė pėrdorur hiperbolėn si ndihmesė stilistike, prap se prapė fakti i rritjes disa herė tė kėtij trafiku nė portin e Durrėsit, nė njė kohė qė ai ėshtė nė rėnie nė ēdo treg dhe port tjetėr nė botė, ėshtė njė fakt jo i vogėl, jo i parėndėsishėm dhe jo i rastėsishėm.
Kush e njeh industrinė e marinės tregtare ose punon atje, e di fare mirė se jo shumė kohė mė pėrpara, asnjė nga kompanitė mė tė mėdha tė anijeve qė sigurojnė transportimin e mallrave me anė tė kontejnerėve (Container SSL - Steam Shipping Lines) nuk ofronte shėrbim tė drejtėpėrdrejtė me Shqipėrinė. Jugosllavia ishte nė gjendje tė vazhdueshme lufte. Shqipėria vetė ishte nė gjėndje tė vazhdueshme anarkie. Mėnyra e vetme pėr tė dėrguar ose marrė mallra me konteiner nga Shqipėria ishte nėpėrmjet porteve greke tė Selanikut dhe tė Pireut. Edhe nė raste tė tilla, kontrata thuajse e vetme qė ofrohej ishte “port to port”. Ēdo lėvizje nė tokė, nėse pranohej, ishte subjekt tarifash tė ngjashme me ato tė njė zone lufte.
Nė asnjė nga almanakėt per portet detare nuk gjeje dot tė pėrmendej gjėkundi porti i Durrėsit. Shqipėria, si vend mesdhetar, me mundėsinė pėr disa porte detare me ujra tė thella tė mjaftueshme pėr anije tė tonazhit tė madh, nuk ėshtė pjesė e asnjė prej korridoreve tė rėndėsishme tė lėvizjes sė mallrave dhe lėndėve tė ndryshme.
Kalimi nga njė gjėndje si e mėsipėrmja, nė atė ku nė njė vit bėhet e mundur pėrpunimi i mbi 100 mijė konteinerėsh, mund tė quhet pa ekzagjerim njė “quantum leap” shumėplanėsh: ekonomik, ligjor, industrial, logjistik, “know-how”.
I administruar drejt dhe i mbėshtetur me njė vullnet tė vazhdueshėm politik, ky lloj kapėrcimi, nėn kushte tė caktuara, shumė prejt tė cilave mund tė vijnė sė bashku nė momentin e duhur, ka premisat qė tė ēojė nė njė ndryshimi sistemik, e cila mund tė ndihmojė pėr ta vėnė Shqipėrinė nė mes tė rrugėve tė vjetra e tė reja ujore dhe tokėsore.
Qė tė kihet mė qartė parasysh dhe tė kuptohet mė mirė se ēfarė pėrfaqėsojnė numra tė tilla pėr portin e Durrėsit, duhet marrė parasysh fakti se kėto numra janė arritur nė njė periudhė kohe kur ekonomia e shume vėndeve ėshtė duke u tkurrur. Nga ana gjeografike, Durrėsin do ta konkurronin porti i Pireut dhe i Selanikut nė jug; dhe port i Rijekės nė veri. Por nėse do tė konsideronim portin e Rijekes si njė “dead end water way”, i cili i lėnė nė fatin e vet, ėshtė i pėrshtatshėm mė tepėr pėr shėrbime detare tė tipit kabotazh se sa atė tė deteve tė hapura, atėherė nga ana gjeografike (e theksoj kėtė) konkurrent i vetėm mbeten dy portet greke. Si dy porte tė zhvilluara, bashkė me avantazhet, Pireu dhe Selaniku paraqesin edhe ato problemet e veta. Qeveria greke, duke pasur pėr qėllim tė shtojė vlerėn e shėrbimeve qė ofrohen nė to, ka mbi dy vjet qė po pėrpiqet tė sigurojė njė partnership me sektorin privat.
Kėshtu porti i Pireut (mė i madhi nė Greqi) ėshtė nė proces per t’iu dhėnė me qira pėr administrim Cosco Pacific, nje kompanie kineze tė bazuar nė Hong Kong, pėr njė periudhė 35-vjeēare kundrejt njė kontrate me vlerė 1,1 miliard USD. Cosco Pacific nėn kėtė kontratė garanton njė investim prej 300 miljon USD pėr rritjen e kapacitetit tė portit nė 3,7 milion TEU (twenty foot equivalent unit), pėr ta transformuar Pireun nė njė qendėr tė madhe pėrpunimi pėr mallrat e boshtit Deti Mesdhe - Deti i Zi. Nga ana tjetėr, porti i Selanikut i ishte ofruar, pėrsėri nė partnership, njė kompanie tjetėr kineze me bazė nė Hong Kong - Hutchison Port Holdings. Pėr shumė arsye, tė dyja kėto plane kanė hasur nė vėshtirėsi. Punėtorėt e portit tė Pireut janė nė gjėndje greve dhe pre-greve tė vazhdueshme, duke refuzuar tė punojnė overtime, gjatė fundit tė javėve dhe gjatė ditėve festive. Si rezultat trafiku i konteinerėve nė 2007 ishte i njėjtė me atė tė njė viti mė parė, me 1,4 miljon TEU, dhe nė vitin 2008 u fundos, duke rėnė rreth 70%, nė 430 000 TEU.
Pėr tė njejtat arsye dhe pėr shkak tė klimės aspak tė favorshme pėr biznes, nė dhjetor tė vitit 2008, Hutchison Port Holdings u tėrhoq nga tenderi pėr modernizimin e terminaleve pėr konteiner nė portin e Selanikut.
Duke pasur parasysh kushtet e infrastrukturės portuale, intermodale, dhe administrative nė Shqipėri,me gjithė kufizimet e tyre, mund tė spekulohet pėr tė arritur nė pėrfundimin se rritja e volumeve nė portin e Durrėsit shpjegohet prej disa faktorėve:

  • problemet e pėrmendura mė sipėr me portet greke
  • ekzistenca, si e dhėnė e pandryshueshme, e nevojės pėr shėrbime tė kėsaj natyre nė funksion tė ekonomive tė vendeve tė ndryshme tė rajonit
  • tarifat portuale konkurruese pėr shėrbime tė njėjta tė ofruara nė porte tė tjera tė ngjashme

Bazuar nė kėto, do tė ishte e vlefshme qė qeveria shqiptare tė angazhohej aktivisht nė projektimin dhe gjetjen e rrugėve pėr modernizimin e portit tė Durrėsit, dhe pėr rritjen e kapacitetit intermodal rreth tij ( kombinimi dhe gėrshetimi i transportit ujor/ rrugor/ hekurudhor/ ajror), tė kėrkojė bėrjen e njė studimi sa mė tė gjėrė statistikor pėr numrin e popullsisė, pėrqindjen e PNB, pėrqindjen e industrive tė sektorėve primarė dhe sekondarė, dhe atė tė minierave qė mund pėrfitojnė drejtpėrdrejt nga njė zhvillim i tillė. Madje qeveria shqiptare mund te bėhet nismėtare pėr njė projekt panballkanik pėr ringjalljen e Egnatias sė vjetėr, si rrugė, si mėnyrė tė jetuari, si mentalitet, si kulturė. Do tė ishte ky njė projekt qė pėrputhet me epokėn nė tė cilėn jetojmė, qė do t’i ofronte Shqipėrisė avantazhe shumėplanėshe, e qė i cili padyshim do tė gjente njė mbėshtetje tė konsiderueshme, fillimisht politike e mė pas financiare nė tregjet e kapitalit (ose nė vėnde tė zhvilluara, politikisht tė interesuara pėr Shqipėrinė dhe Ballkanin).
Sikur tė mund tė bėheshin ėndrrat lehtė realitet, atėhere Durrėsi do tė ishte njė port gjigand dhe modern pėr pėrpunimin e konteinerėve, dry bulk, liquids. Njė linjė hekurudhore do tė lidhte Shqipėrinė me Maqedoninė, me Greqinė dhe me Turqinė. Njė rrugė e gjerė moderne, me disa korsi, e ndėrtuar nė gjurmėn e Egnatias sė vjetėr, do ndiqte tė njėjtėn trajektore, duke u kthyer nė njė alternative transporti pėr tė gjitha ekomonitė e rajonit.
Durrėsi do tė ishte shpallur “zonė ekonomike speciale”, e cila do tė krijonte kushtet pėr sinkronimin dhe sinergjimin e energjive tė shumė industrive nė tė njėjtin vend. Aty do tė bėhej e mundur qė shumė kompani tė ishin nė gjėndje tė pėrpunonin e tė shtonin vlerėn e mallrave/prodhimeve tė tyre, pa u rėnduar me taksa dhe fare pranė njė porti modern, do tė mund tė bėhej transhipment i miliona konteinerėve qė do tė lėviznin nga lindja nė perėndim dhe nga perėndimi nė lindje, nga veriu nė jug dhe nga jugu nė veri. Aty mund tė ndėrtoheshin depo gjigante, simbas karakteristikave tė tregjeve pėr t’iu pėrgjigjur nevojave tė bazuara nė konceptin ”just in time”. Prania e portit modern tė Durrėsit dhe afėrsia me shumė porte tė Mesdheut do tė ishte realitet qė nuk mund tė shpėfillej. Aty mund tė ngrihej njė industri e tėrė pėr riparimin dhe mirėmbajtjen e tė gjitha pajisjeve pėr tregtinė ndėrkombėtare (tools of international trade), si anije, konteinerė, frigoriferė, etj. Tendenca e tregut tė sotėm pėr kėto lloj shėrbimesh ėshtė qė ēdo gjė tė lėvizet dhe tė riparohet nė Azi.
Edhe Tirana vetė mund te shpallej “zonė biznesi speciale”, ku subjekteve ekonomike tė mund t’u ofroheshin tė drejta ligjore me njė minimum taksimi ose edhe pa taksa fare, dhe tė krijoheshin kushte tė posacme pėr shumė sektor tė industrisė sė transportit, qė nga freight forwarding, ship managment, brokerage, banks, trading houses, intermodal, eksportues, importues e kėshtu me radhė.
[fund]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
KLEA
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 76
Join date : 28/03/2009
Location : MILANO

MesazhTitulli: Re: EGNATIA E RINGJALLUR (II)   Tue May 05, 2009 5:29 pm

Pėrshkrimit mund ti ishin kursyer disa tepėrime, a duhej kujdes pėr mos qėnė pasaktėsi, psh:
1. …asnjė nga kompanitė mė tė mėdha tė anijeve qė sigurojnė transportimin e mallrave me anė tė kontejnerėve (Container SSL - Steam Shipping Lines) nuk ofronte shėrbim tė drejtėpėrdrejtė me Shqipėrinė.
2. Mėnyra e vetme pėr tė dėrguar ose marrė mallra me konteiner nga Shqipėria ishte nėpėrmjet porteve greke tė Selanikut dhe tė Pireut.
Ca gjėra qė duhen patur parasysh:
Nėse kapitenėt e flotės greke vendosin ti bėjnė pashkėt nė atdhe si emigrantėt tanė, radha pėr nė portet greke do jetė mė e gjatė se radha nė doganat e Kakavijės e Kapshticės.
Duket si paradoks, por porti i Durrėsit mund tė jetė nė pikun e tij kur Egnatia shqiptare me auto e hekurudha, tė mos jetė e ndėrtuar. Ndėrsa kjo diskutohet, pyes: Cili ėshtė interesi ynė pėr tė ndėrtuar e pėr tu lidhur; drejt Biazantium/Stambollit, a drejt Munihut? Pėrparimi teknologjik dhe interesi ynė kėrkon lidhjen veriore sė pari, pėr Egnatian tonė, pėrgjigjia duhet tė jetė si ajo e njė italiani Majkos pėr tunelin e Otrantos: ndėrtojeni! Kujt? Kujt ti duhet, maqedonasve, bullgareve, ukrainasve, amerikanėve, rusėve, kujtdo tjetėr. Nuk jam kundėr korridorit, jam kundėr shpenzimit tė parave shqiptare nė tė tani mbas mbarimit tė Durrės-Prishtinė-s. Nuk duhet qė ne tė ndėrtojmė trasenė e shumėkobshet tė kalojnė naftė a gazsjellės, apo ta gjejnė tė shtruar- popullorēe. E kam parė Egnatian greke, pėr krahasim duhet tė jetė si Durrės-Prishtinė; pavarsisht ē’pretendohet e sa do arrihet, ato vitalizojnė zonat ku kalojnė, gjė qė do ishte e pamundur ndryshe.
Rritja e kapaciteteve nė Durrės, oferta e tij, them se do jetė mė mirė tė mbetet e lidhur me kėrkesėn e bizneseve, se sa tė ndodhė e kundėrta, ajo qė Durrėsi tė ofrojė shumė mė shumė duke pėrdorur dhe ca nxitje e artifica tė vjetėruara e tė errta zonash tė lira, pėr tė cilat jam kategorisht kundėr. Njoh si veprojmė ne shqiptarėt, njoh dhe dikė qė ka pasur biznes nė njė zonė tė lirė poshtė USA-ve. Shqipėrinė 1 euro e pėrdor pėr argument pėr mos hyrė nė territorin e zonave tė lira.
Porti i Durrėsit u duhet dhėnė pėr administrim kompanive tė specializura, - si Rinasi; tė jenė ato qė tė bėjnė studimet me autoritetin e tyre e jo qeveria shqiptare qė s’jep dot tė njėjtėn shifėr (koti) tė rritjes ekonomike.
Megalomania le tė mbetet fjalė greke.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.ambra.forumattivo.com
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: EGNATIA E RINGJALLUR (II)   Tue May 05, 2009 9:22 pm

Klea, pėr mua dhe jam i sigurt se edhe pėr shumė e shumė njerėz tė tjerė duhej me doemos tė kishimi kaluar stadin e (foshnjėrimit) mosmarrėveshieve ideologjike sipas interesave (tė inpunuar nga dikush) personale ose ngjyrės politike, duhej tė ishte realizuar e ndėrtuar si rruga Egnatia (ose siē u quajtė ndryshe KORIDORI Cool ashtu edhe master-plani pėr portin e Durrėsit e tė Vlores, qė nė shqipėri tė kishim linja direkte ose dhe indirekte te kompanive te medha pėrsa i pėrket kontejnierėve, nėse njė gjė e till po tė ishte realizur kjo do tė ishte e barazvlefshme me ripėrtėrimin e sistemit frymarrės tė shqipėris duke e kthyer nė pikė strategjike, si nė ballakn, ashtu edhe me gjerė, pėr kėtė ēėshtie meqė jamė nė njė pozicion tė atill ku kompania ku unė punoj ka lidhje direkte dhe ėshtė e varur nga furnizimi i kontejnereve 100%, mund ti konceptoj gjėrat mė ndryshe duke i vlersuar e parė pak me tej, pa dashur tė mohoj apo tė nėnvlesoj ē'do mendim tjetėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: EGNATIA E RINGJALLUR (II)   Today at 5:57 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
EGNATIA E RINGJALLUR (II)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Problematika shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a free blog