LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nė kėrkim tė cilėsisė arsimore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Nė kėrkim tė cilėsisė arsimore   Tue May 05, 2009 11:01 am

Mirė qė sistemi universitar nė Shqipėri ėshtė liberalizuar. Mirė edhe qė qeveria kėrkon rritjen e numrit tė nxėnėsve qė duhet tė zgjedhin arsimin dhe formimin professional. Akoma mė mirė qė reformat janė duke ndodhur nė tė gjitha kahet e nivelet nė arsim, po pėr cilėsinė, a po flet kush?
Sigurimi i cilėsisė ėshtė njė nga pikat kyce qė i bėjnė tė funksionueshme dhe tė denja nė tregun e konkurencėn e ndershme institucionet e arsimit dhe ofruesit e formimit nė vendet e zhvilluara. Po nė Shqipėri, c’farė po bėhet pėr cilėsinė?
Vula e ofrimit tė saj nėpėr institucionet e arsimit (dhe ato tė formimt kur bėhet fjalė pėr arsimin profesional), duhet tė jepet me marrjen e akreditimit tė ofruesit. Ky proces pėrfshin nė vetvete regjistrimin si hap tė parė, pastaj licensimin dhe mė vonė, pėrmbushjen e kritereve tė akreditimit (qė variojnė qė nga kushtet, ambjentet, laboratorėt e stafi pedagogjik, deri tek pėrmbajtja e programeve mėsimore, kurrikulės, moduleve, sistemit tė vlerėsimit etj.). Akreditimi bėhet vetėm pas vlerėsimit tė brendshėm (vetėvlerėsimi) dhe vlerėsimit tė jashtėm. Vetėvlerėsimi nga ana e tij ėshtė institucional dhe vetėvlerėsim pėrmbajtėsor.
Nė institucionet tona arsimore, akoma nuk funksionon mirė kultura e vėrtetėsisė dhe transparencės nė vetėvlerėsim. Pra, edhe pse procesi i akreditimit (dhėnia e vulės sė cilėsisė) ka filluar pėr Institucionet e Arsimit tė Lartė, ai akoma ėshtė shumė subjektiv, sepse mbėshtetet mbi vetėvlerėsime egosite dhe vlerėsime tė jashtme tė pamonitorueshme apo tė kamufluara nga interesa tė ndryshme.
Shqetėsimet pėr mungesėn reale tė cilėsisė nė arsim e kanė ngritur shpesh edhe ekspertėt e huaj qė ofrojnė asistencė nė reformat pėr arsimin. Ndihmė dhe rekomandime janė dhėnė pėr tė ndėrtuar njė sistem vetėvlerėsimi qė tė mund tė garantojė sigurimin e cilėsisė dhe vetėpėrmirėsimin. Cilėsia duhet ndihmuar nga njė kuadėr i vėrtetė dhe kompetent licensimi, akreditimi dhe inspektimi tė vazhdueshėm.
Por, e gjitha kjo do edhe njė bazė ligjore tė fortė, ku tė mbėshteten e tė zbatohen tė gjitha hapat e nevojshėm pėr sigurimin e cilėsisė, qė nga trajnimi i stafeve pėr licensim, akreditim, inspektim e deri tek trajnimi i mėsuesve dhe stafit qė bėn vetėvlerėsimin, apo qė kuptojnė rėndėsinė e akreditimit dhe tė vulės sė cilėsisė.
Ama, nėse vėrtet njė Universitet akreditohet dhe merr kėshtu vulėn e cilėsisė, atėherė cili ėshtė avantazhi qė ai ka nė treg, krahasuar me njė institucion qė nuk e ka marrė kėtė akreditim? Apo cili ėshtė sanksioni ligjor ndaj institucioneve qė nuk i plotėsojnė kriteret e cilėsisė? Asgjė. Pėrkundrazi, tė gjithė janė duke e marrė akreditimin, pavarėsisht kushteve tė ndryshme nė tė cilėn zhvillohet mėsimi, pavarėsisht cilėsisė sė shėrbimit arsimor qė ofron secila. Si rjedhim, kemi nė treg njė fluks tė madh tė diplomuarish fiktivė, qė kanė pretendime tė njėjta me studentėt qė kanė mbaruar me kohė tė plotė dhe nė Universitete tė njohura e me eksperiencė edhe nė cilėsi.
Nė njėrin nga aplikimet e mia tė hershme, vura re se universitet suedeze njihnin si tė vlefshme pėr tė vazhduar studimet e mėtejshme vetėm diplomat e marra nė Universitetin e Tiranės. Sot listės i ėshtė shtuar edhe njė institucion arsimor privat me vetėm dy prej degėve tė tij. Pra, do tė thotė se sipas kritereve tė tyre, uniersitetet private nė Shqipėri “nuk e kalojnė klasėn” e ofrimit tė cilėsisė, pavarėsisht dokumentit tė akreditimit qė pasqyrojnė me zė tė lartė gjithandej nėpėr media, nė kėrkim tė studentėve konfuzė, qė mandej edhe masterizohen nė konfuzitetin e tyre.
Mė tej, kontrolli i cilėsisė nė arsim nuk mund tė bėhet nga njė institucion qė ėshtė nė varėsi tė Ministrisė sė Arsimit, sepse konflikti i interesit ėshtė fare i hapur, pėrderisa po kjo Ministri bėn edhe licensimet, dhe nuk ka interes qė tė nxjerrė jo-cilėsore institucionet qė lejon vetė tė hapen. Kontrolli i cilėsisė duhet bėrė nga ente tė pavarura. Mbi tė gjitha, nė ofruesit e Arsimit dhe Formimit Profesional, ky kontroll duhet tė jetė i mėvetėm nga inspektimet sporadike dhe jopėrmbajtėsore qė bėn Ministria nėpėrmjet Drejtorive Arsimore tė saj.
Pra, duhen standarde, dhe duhet cilėsi. Pa kėto kritere, nuk mund tė jepen mė certifikata akreditimi, sic jepen sot diplomat e disa universiteteve private. Eshtė turp dhe fatkeqėsi pėr tregun e punės qė nxiten kaq shumė njerėz tė papėrgjegjshėm tė certifikojnė injorancėn e tyre nėpėmjet diplomave tė pavėrteta, qė mbi tė gjitha, lėshohen edhe nga universitete qė bėrtasin nė emėr tė akreditimit e tė cilėsisė.
Garantimi i cilėsisė ėshtė njė sfidė qė dirigjohet nga lart. Pėr tė garantuar cilėsinė dhe pėr tė pėrballuar konkurencėn, i duhet dhėnė rėndėsi e madhe kontrollit tė cilėsisė dhe kritereve tė rrepta e tė vėrteta tė akreditimit.
Pa to, do tė vazhdojmė tė gėnjejmė veten edhe pėr disa breza tė tjerė se po krijojmė elita hije, nėn shkolla qė funksionojnė si biznese nė prag falimentimi (nėse iu vė kusht cilėsinė dhe iu heq cengelin ku varet konflikti i interesit).
E deri atėherė, tregun do ta kemi plot me akademikė, profesionistė, cirakė e punėtorė me tė njėjtin nivel cilėsie; shkėlqesia vetė.
Por, ecja drejt Kornizės Kombėtare tė Kualifikimeve dhe drejt vetė Bashkimit Europian, do t’i detyrojė zyrtarėt tanė tė dashuruar fort pas kompetencave e frikės pėr t’i lėshuar ato, qė tė mėsohen me delegimet, me tolerimin ndaj profesionalizmit dhe me sigurimin maksimal tė cilėsisė, qė pėr arsimin ėshtė pa asnjė dyshim, shumė thelbėsor.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Nė kėrkim tė cilėsisė arsimore
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush ėshtė vajza tė cilėn nė 19:30 e presin nė "randez-vous" mbi tre milionė shqiptarė!
» Bashkatdhetarėt kanė tejkaluar investimet e bashkėsisė ndėkombėtare nė Kosovė
» Asllan Dibrani:Nga gjiri i Malėsisė sė Gollakut , lindi kėngėtari dhe krijuesi i madh Demir Krasniqi!
» Vlora pėrkujton 3-vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės
» Xhafer Leci:Pas pavarėsisė sė Shqipėrisė, festa mė e madhe ėshtė pavarėsia e Kosovės

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com