LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kapitullimi i njė shteti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Kapitullimi i njė shteti   Mon May 04, 2009 10:45 pm

Kapitullimi i nje shteti



Artan Pine

Zhgenjim, frike, hidherim, percmimim, dhimbje, inat... jane vetem disa prej ndjenjave qe me linden ne menyre spontane, tek lexova para pak ditesh lajmin e kobshem mbi "dhuraten" e fundit te shtetit tone ndaj shtetit grek. Them dhuraten e fundit, sepse shume te tjera jane bere dhe jo vetem ndaj fqinjit tone jugor. Ama kjo eshte ajo qe i ve kapakun te gjithave, sepse behet fjale per 225 km katrore hapesire detare shqiptare, e cila tashme, ne baze te traktatit nderkombetar dypalesh midis dy vendeve, eshte thjesht greke. Mesohet se, ne prapaskenat e felliqura te ketij traktati antikombetar, fshihen interesat energjitike (nafte dhe gaz) te nentokes detare. Kulmi...

Nese elementet kryesore te nje shteti jane sovraniteti, populli dhe territori, atehere, ne baze te asaj ēka ka ndodhur ne Shqiperi ne 15-16 vitet e fundit, kushdo mund te mendoje qe shteti shqiptar eshte vetem nje bashkesi pseudo-instituconale krejtesisht artificiale, qellimi e se ciles ka qene, ne menyre te vetedijshme apo te pavetedijshme, shkaterrimi i vete shtetit. E thene keshtu, duket sikur baza e ketij ndryshimi eshte ndonje doktrine marksiste qe synon te krijoje shoqerine perfekte duke eliminuar shtetin struktural. Ne te vertete, baza e ketij shkaterrimi eshte pushteti individual, paraja dhe servilizmi nderkombetar.

Sovraniteti nenkupton nje situate ku dallohet autonomia e jashtme dhe supremacia e brendshme e shtetit. Sovraniteti i shtetit shqiptar ne sferen e jashtme eshte thjesht nje term i pavlere, perderisa nuk ka absolutisht asnje force negociuese apo sipermarrese ne skenen nderkombetare dhe legjislaturat tona, te majta dhe te djathta, jane thjesht ratifikueset e bindura te disa vendimeve te marra shpesh pa dijenine e pjeses me te madhe te shqiptareve. Edhe financat e shtetit tone kontrollohen dhe influencohen ne pjesen me te madhe nga istitucione financiare te huaja. Sovraniteti ne sferen e brendshme eshte gati i paperceptueshem, sepse ketu perballet me forcen e kriminalitetit te organizuar dhe korrupsionit te te gjitha niveleve istitucionale, private, ekonomike e morale.

Populli eshte elementi njerezor i ketij shteti dhe perbehet nga individet qe kane te drejten e nenshtetesise dhe qytetarise. Populli shqiptar ne keto vite eshte vjedhur, genjyer, mashtruar, dhunuar dhe neperkembur nga forcat politike qe kontrollojne strukturat shteterore dhe e gjithe kjo behet ne emer te popullit shqiptar. Vlora do te shnderrohet ne nje kazan plehrash kimike shume te rrezikshme per shendetin publik dhe ambjentin, diku gjetke do te ndertohet nje qender per perpunimin e plehrave qe me siguri do vijne nga jashte, parate e humbura dhe te vjedhura ne 1997 nuk dihet se ku jane, Gerdeci,varrezat mbushen me te vrare nga arme zjarri dhe te vdekur ne vendin e punes, vendi zbrazet nga shqiptaret qe emigrojne etj. etj. etj.
Territori se fundmi rezulton i gjymtuar ne menyre te vetedijshme nga vete i ashtequajturi shtet. Pra eshte nje vetgjymtim dhe frika eshte nese ekziston ndonje mundesi mbi vetvrasjen perfundimtare. Kjo dhurate kufitare rrezikon te krijoje nje precedent te rrezikshem per aktoret politike te ardhshem, te cilet mund te ndihen te legjitimuar te bejne tregti me kufijte tane, me qyetet tona, me truallin tone, ne kembim te nje mbeshtetjeje politike apo thjesht per para. Te ishte valle ky cmimi i mbeshtetjes apo aprovimit grek per hyrjen ne NATO, apo per kandidaturen ne BE ??

Nese ne nje sistem demokratik, aktet dhe vendimet e nje qeverie duhet te korrespondojne me deshirat dhe aspiratat e popullit, rezultati qe del dukshem eshte qe, ne Shqiperi, asnje qeveri nuk ka punuar kurre ne kuadrin e nje sistemi te tille. Nese, ne nje sistem demokratik, qeveria dhe parlamenti qe jane perfaqesues, indirekte e para dhe direkt i dyti, te popullit, i kundervihen ketij te fundit dhe territorit te tij ne ate menyre sic ndodh prej vitesh ne Shqiperi, atehere populli eshte i lire qe, ne emer te ekzistces se vet, ne emer te te nje te drejte natyrore, ne emer te sovranitetit te popullit, ne emer te se ardhmes, ne emer te popullit, te ndeshkoje dhe perndjeke kedo qe nuk i permbahet "rregullave" te sherbimit ndaj popullit. Propaganda nacionaliste mbi ēeshtjen ēame, mbi Bollanot, mbi Shqiperine e madhe e ku ta di une s'ben gje tjeter veēse te provokoje me shume nakatine ndaj ketyre funderrinave shteterore (te majta e te djathta) qe e quajne veten shqiptare. Mesa duket ne shqiptaret kete drejte natyrore e kemi harruar, apo thjesht nuk e quajme nje te drejte, apo mund te kemi edhe frike, por shpresat nuk jane te humbura. Verehen prej vitesh ne te ashtequajturin shtet shqiptar shenjat e dukshme te kalbezimit dhe ndryshkjes. Krimbi i korrupsionit po ushqehet tashme me zemren dhe shpirtin e istitucioneve. Korrupsioni nuk duhet te shihet vetem si faktor degjenerues dhe pengues per te ardhmen e nje vendi, por edhe si nje element tregues i dobesise se atyre aktoreve politike, te cilet e praktikojne. Etja per para na tregon qe kalbesirat qe na qeverisin jane te dobet, mjerane dhe te zbrazet moralisht. Problemet per ta do te fillojne heret a vone, sepse dikur do te dale dikush i zhgenjyer, i mashtruar dhe i inatosur, qe do peshtyje mbi parane, qe do synoje drejt e te pushteti, qe do ta perdore per te zhveshur kalbesirat dhe qe t'i riktheje dinjitetin e humbur SHTETIT SHQIPTAR. Historia i njeh te tille "dikush" dhe revolta e tyre ka thyer gjithmone regjimet e gangrenizuar, ne emer te jetes dhe zhvillimit. Zhgenjim, frike, hidherim, perēmim, dhimbje, inat... Heret a vone...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Kapitullimi i njė shteti   Mon May 04, 2009 10:51 pm

Ju ftojė tė gjitheve tė jepni mendimin tuaj pėrsa i pėrket kesaj teme!

Pėr mua duhej parė mė thell dhe me pjesmarrien e specialisteve, pėr tė marrė rezultatin mė tė mirė tė mundshėm pėr kėtė problm tė shfaqur dhe tė mbyllur kaq mistershėm! Question
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Agim Shkodra
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 85
Join date : 28/07/2010

MesazhTitulli: Problematika shqiptare   Wed Jul 28, 2010 12:41 pm

Problemi qe diskutohet eshte shume i rendesishem dhe kontributi modest i gjithesecilit do te ishte nje gje e mire.

Realiteti nuk kerkon thjesht ndryshim pushteti,

por ndryshim elite, vlerash dhe filozofish politike.

Ki miresine te me degjosh pak dhe po te jete se je dakord ti dhe te gjithe ata

qe na lexojne, le te arsyetojme.

Ne bote ndodhen tre grupe njerezish :

– Njerezit e mire

– Njerezit e keqinj

– Dhe njerezit e mesem, qe perbejne shumicen, qe nuk spikasin ne grupine pare

dhe as ne ate te dyte.

Deri tani ne pergjithesi jemi drejtuar edhe sipas mendimit tuaj, nga te

keqijte, dhe gjendja aktuale ne te cilen ndodhemi le shume per te deshiruar.

Le te provojme qe te drejtohemi nga “TE MIRET”.

Problemi i pare qe lind eshte – Kush quhet i mire, i keq ?

Ne dime me ekzaktesi ate qe quhet i keq, qe ka pak a shume keto

karakteristika:

- Premton dhe nuk mban fjalen

- Lejon dhe ben korrupsion

- Lejon dhe ben krime

- Lejon dhe vjedh shtetin dhe popullin

- Lejon dhe kompromentohet

- Nuk eshte i drejte ne gjykimet dhe vendimet e tij

- Ofendon dhe nuk respekton te tjeret

- Lejon dhe perfiton ne menyre te padrejte

- Perdor dhunen aty ku duhet perdorur arsyeja

- Kur eshte maxhorance nuk respekton minorancen

- Kur eshte minorance nuk i bindet maxhorances

- Nuk sakrifikon interesin e tij per hir te atdheut

- Behet agresiv kur kercenohet interesi i tij

- Kur qellimi kryesor eshte dalja ne krye dhe jo me ate qe ben t’i sherbej

atdheut

Dhe mund te vazhdoja dhe te vazhdoje edhe ti edhe te tjeret me tej.

Per logjike ai qe nuk ben keto gjera ka perspektive te jete i mire.

Problemi i dyte: Keta ,”TE MIRET”, si mund te aktivizohen, stimulohen,

kontrollohen, perzgjidhen, kriteret e perzgjedhjes etj. etj.

Problemi i trete: Denimi me vdekje.

Vleresimi i jetes se tjetrit fillon me vleresimin e jetes tende. Kemi

vleresuar, ne teori, jeten tone dhe per pasoje kemi thene te jetoje dhe

tjetri. Por kur tjetri nuk e vlereson jeten e tij, per momentin, le te vdese,

me pas, kur shume gjera te jene ndryshuar do te ndryshoje dhe ky ligj.

Le t'u bejme nje thirrje te gjitheve:

- Financier, ekonomiste, ekonomiste politikė, specialistėve te shkencave

politike, juridike, sociale, intelektualeve te sferave te ndryshme:

1) Te gjithe atyre qe e duan Shqiperinė, shqiptaret kudo qe ndodhen neper

bote.

2) Qe duan te kontribojne per permiresimin e gjendjes ne Shqiperi

– Nuk mund te rrime me indiferent

– Nuk mund te rrime me spektatore te kesaj situate te pashembullt

– Nuk mund te jemi me qytetare te Shqiperise pa kontribuar per te

– Nuk mund te jemi me atdhedashes pa dashuri konkrete per atdheun

– Jemi bere si delet pa barinj, kemi marre nga syte kembet

– Ka ikur koha e fjaleve, tani eshte koha e veprave, jo per vete, por per

Shqiperine.

3)Vendi ka nevoje per drejtim me drejtesi :

– Nje pushtet legjislativ real, me shqiptare qe njohin drejtesine, por mbi te

gjitha qe jane te drejte, te ndershem, dhe me karakter

– Nje ekzekutiv qe i pergjigjet realitetit, Parlamentit, detyrave te se sotmes

dhe te ardhmes me persona qe dijne te mbajne pergjegjsi, kane kompetenca,

ndershmeri, drejtesi dhe seriozitet.

– Nje pushtet gjyqesor qe zbaton ligjin, ai ne radhe te pare: “Te gjithe jemi

te barabarte para ligjit”; qe nuk e shkel ate, por e zbaton ne perputhje me

standartet europiane e boterore me te mirat. I perbere nga juriste qe dine, qe

kane dhe qe jane te ndergjegjshem per rolin e tyre.

– Organe te garancise se funksionimit te regullt ligjor:

1) President te zgjedhur nga populli, dhe jo nje kukull te kompromiseve

partiake

2) Nje gjykate kushtetuese, sovrane ne ēeshtjet e kushtetutes dhe kur s’eshte

ne gjendje per sovranitet t’i drejtohet Sovranit, popullit.

Duke dashur qe te hyjme ne keshtjellen e Europes me idealet e

socialdemokracise, neve, populli, shoqeria publike ja deleguam aspiratat,

ndjenjat, problemet, deshirat, endrrat, “PERFAQSUESVE” tane dhe ata na e kane

shperblyer ne kete menyre: Kemi marre malet, nga syte kembet, pa barinj, kemi

zbritur nga mali ne koder dhe kush na gjen po na shqyen, jemi bere mish per

top… te vazhdoje me?

Mendoni se ka ngelur ndėr ne, nė popull ndonje grimce ideali, dėshire… per te

ndryshuar kete gjendje? Qytetari, ky person i “panjohur”, sepse ne fakt,

shqiptari i mesem, ose nese preferoni njeriu i rruges, eshte nje figure e

papercaktuar, nje nenshtetas, anonim, jo protagonist, nje person i

pandergjegjshem per forcen e tij ne shoqeri. Nje person qe nuk shkruan ne

gazete, qe nuk merr pjese ne programe televizive, qe nuk telefonon per te

protestuar apo per te kerkuar te drejten e tij, qe me fjale te tjera nuk ben

asgje qe te degjohet zeri i tij, qe nuk ben asgje qe te ndjehet prezenca e

tij. Nje popull heretik. (Herezia vjen nga fjala greke “HAIRESIS”, qe do te

thote – Zgjedhje) Qytetari yne ka aq shume frike nga kjo fjale, saqe e

konsideron ate blasfemi.

Po e mbyll me keto fjale: Ata qe frikesohen nga ajo qe i rrethon nuk mendojne

per ndryshim, sado te mjerueshme qe te jene kushtet e tyre. Njerezit qe sulen

ne sipermarje te nje ndryshimi te madh, zakonisht ndjejne se kane ne zoterim

nje pushtet te parezistueshem.

A kane ngelur valle tek ne? Bejeni thirrjen dhe do te shikoni, kjo eshte sfida

per ēdo shqiptar. Pėrballė sfides eshte Zgjedhja-Herezia.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Kapitullimi i njė shteti   Today at 5:08 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kapitullimi i njė shteti
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pal Sokoli-LDK Dega nė Gjermani- Shteti i NRW-sė,nė Velbert-U promovuan dy Libra
» Shteti dhe BIK
» Dr. Sali Berisha:Pavarėsia e Vlorės dhe shteti modern i Matit
» SHTETI I KONFEDERUAR SHQIPTAR - LIDHJA E LEZHĖS

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Problematika shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a blog