LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumiPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Komandanti i aviacionit:Si e ulėm avionin serb nė bazėn e Rinasit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve: 294
Join date: 30/08/2008
Age: 36
Location: Athine.

MesazhTitulli: Komandanti i aviacionit:Si e ulėm avionin serb nė bazėn e Rinasit   Mon May 04, 2009 10:36 am

Komandanti i aviacionit:Si e ulėm avionin serb nė bazėn e Rinasit
» Vendosur: 15/01/2009 - 09:13
•

RIZA LAHI

“Ajo qė ka ndodhur 17 korrikun e 1967 nė bazėn e Rinasit, ka qenė njė nga ngjarjet mė tė bujshme tė aviacionit shqiptar. Falė guximit dhe aftėsive tė pilotėve tė gatshėm, zum rob e ulėm nė tokė njė avian jugosllav”. Bardhyl Taēi, komandanti i Forcave Ajrore i periudhės mė tė artė tė tyre, e veēon kėtė si njė nga kreshpat e biografisė sė aviacionit luftarak shqiptar. Nė rrėfimin e tij pėr gazetėn “Panorama” mundohet ta sjellė ngjarjen me tė gjitha imtėsitė e saj. Meritėn pėr tė, ai ua dedikon tre nga kolegėve tė tij, qė kanė qenė ndėrkaq tre nga miqtė mė tė ngushtė me tė cilėt, siē shprehet, ėshtė ndjerė krenarė gjatė tėrė karrierės profesionale. Mahmut Hysa, Koēo Biku dhe Gėzdar Vehipi, tregon ish-komandanti i aviacionit, ishin tre pilotėt qė bėnė uljen e detyruar tė avionit serb nė Rinas. Ndėrkaq Taēi kujton ēastet e pėrballjes me pilotin Bozhidar nė Rinas, ku vėshtrimi i egėrsuar i kolegėve tė tij dukej sikur do ta pėrpinte aty pėr aty. Sidoqoftė, shton ai, kishte rregulla e ligje tė veēanta pėr tė tilla raste dhe falė tyre piloti serb, i zėnė rob nė hapėsirėn shqiptare, u riatdhesua nė Beograd, jo nga ajri siē erdhi, por nga toka, kuptohet pasi u rrėfye pėr gjithēka rreth inkursionit tė tij mbi hapėsirėn tonė….
Zoti komandant! Ēfarė kujtoni nga aktet e pilotėve shqiptarė qė kanė bėrė kapje reale shkelėsish sė hapėsirės ajrore?
Nė historikun e aviacionit luftarak shqiptar janė rregjistruar disa raste tė uljes sė detyruar tė avionėve qė kanė shkelur hapėsirėn tonė ajrore. Janė disa pilotė qė kanė kryer tė tilla operacione tė suksesshme. Mahmut Hysa ka marrė pjesė nė dy tė tilla. Rasti mė i bukur ka qenė kur u arrit tė ulej forcėrisht nė Rinas piloti serb 25-vjeēar, i quajtur Bozhidar. Ka qenė njė ngjarje vėrtetė interesante dhe gati e pabesueshme…
Pra, Mahmut Hysa ka drejtuar operacionin pėr kapjen dhe uljen e detyruar tė avionit jugosllav…
Ishte 17 korriku i vitit 1967. Mė saktė, ishte pas mesnata e kėsaj dite. Kishim patur fluturime natėn, deri aty nga ora 03:00, Si pėrfunduan ato, pilotėt u nisėn pėr nė shtėpi. Mahmuti i shkretė, qė e kishte shtėpinė ca larg, nuk shkoi, por fjeti nė Rinas, nė bazė. Aq, sa mund tė pushojė njė burrė nė repart. Ende pa zbardhur dita, erdhėn pilotėt e gatishmėrisė. Njėri ndėr ta ishte Koēo Biku; njė djalė i ri qė mbante nga njė paketė cigare vetėm pėr tė qerasur shokėt e pėr tė pirė ndonjė gotė pėr qejf.
Nuk ishte zbardhur akoma e ata ranė, ashtu tė veshur, pėr tė bėrė edhe njė tjetėr sy gjumė. Teksa filluan tė dremiten, Mahmuti, qė ishte zgjuar me kohė, u avit te krevati i Koēos dhe u mundua ta zgjojė, duke e thirrur te koka. “Ēohu, Koēo, tė pimė nga njė cigare”. Ai nuk ja prishi dhe u ēua menjėherė. Tė dy bashkė ndezėn nga njė cigare nė tė dalė tė fjetores. Pikėrisht nė kėto ēaste njė zhurmė e dyshimtė qė vinte nga qielli i atij mėngjesi tė herėt, ua la bisedėn nė mes dhe Mahmuti i alarmuar filloi tė komandojė me zė tė lartė: “Njėsėėėėshiii, bėhu gati!” Sakaq, bashkė me Koēon u vėrsul tek avionėt e gatishmėrisė. Ndėrkaq, njėri prej pilotėve qė kishte flututuar natėn dhe po flinte te hoteli i beqarėve, si ndjeu rrėmujė, brofi me rrobat e gjumit dhe me njė frymė u gjend tek avioni i gatishmėrisė. Siē qe ashtu, i ēveshur, u ngrit nė ajėr drejt njė tė panjohure me rreziqe. U ngrit nė emėr tė detyrės. Ishte Gėzdar Veipi, njėri prej pilotėve tė klasit tė parė, qė pėr vite me radhė ka bėrė detyrėn e komandantit tė bazave ajrore…
Ēfarė rreziku paraqiste pėr Gėzdar Veipi ngritja nė ajėr me rrobat e gjumit?
Njė rrezik tė jashtėzakonshėm, padyshim. Gėzdari nė atė fluturim ishte pa kostum mbingarkesash, zbathur (qė parakupton pėrcėllimin e kėmbėve nga nxehtėsia e petaleve), i palidhur me rripa qė do tė thotė moskoordinim i mirė i komandave, prishje e ekuilibrit tė organizmit dhe… Shkurt njė gjendje e paparashikuar nė asnjė nga instruksionet profesionale. Megjithatė, Gėzdari e realizoi fluturimin edhe nė kėto kushte. Madje me sukses. Ky pėrbėn njė nga rastet spektakolare tė aviacionit luftarak shqiptar...
Diēka mė konkrete pėr realizimin e kapjes dhe uljen e avionit serb nė Rinas?
Dy avionėt e ēiftit, qė drejtoheshin nga Mahmuti dhe Koēua, e vunė nė mes, ndėrkohė Gėzdari qė u ēua fill pas tyre u pozicionua prapa bishtit tė tij, pak lart. Ishte kjo mėnyra mė e mirė pėr tė bllokuar ēdo iniciativė tė avionit shkelės pėr veprime tė rrezikshme. Nė fillim, piloti jugosllav qė e kuptoi situatėn, nisi tė bėnte manovra pėr t’u shkėputur nga kontakti me avionėt tanė, por, manovrat e tij sa vinte e bėheshin mė tė ngathta dhe pa ndonjė dėshirė tė madhe. Nga mėnyra si u rrethua nuk kishte ēfarė tė bėnte, veēse t’i bindej urdhrit tė pilotėve tanė qė nuk i ndaheshin pėr asnjė moment…
Nejse, si u detyrua pėr t’u ulur nė tokė avionin jugosllav?
Siē e theksova, piloti shkelės, pasi u mundua tė bėjė ndonjė pėrpjekje, u bind se ishte e pamundur tė kthehej mbrapsh dhe ju pėrgjigj “komandės” tė pilotėve tanė qė e ndiqnin duke e mbajtur nė shinjestėr pėr tė marrė rrugėn e Rinasit. Dhe ashtu dalėngadalė filloi tė ulej. Para tij u ul nė aeroport njėri nga aeroplanėt e ēiftit tė gatishmėrisė. Dy avionėt e tjerė qė e shoqėronin patrulluan pėr pak ēaste mbi Rinas pėr ēdo tė papritur, pastaj njeri pas tjetrit u ulėn dhe ata. Mė nė fund shkelėsi nga Beogradi kishte rėnė rob. Ishte nga “mysafirėt” e rrallė qė “vizitonte” Rinasin. Ishte diēka interesante atė ditė. Kur Bozhidari i mbytur nė djersė zbriti, doli nga kabina, e morėm dhe e dėrguam nė infermieri. Fillimisht refuzoi tė hante ushqimin qė i servirėn dhe kėrkoi tė ndizte njė cigare. Koēua qė e mbante si gjithnjė njė paketė pėr miqtė, ja zgjati me njė lloj qesėndie tė veēantė. Kur tjetri mori njė cigare dhe ja ktheu, ai i tha nė shqip se ja kishte falur. Deshi nuk deshi Bozhidari e futi nė xhep dhe pėr disa ēaste ndenji nė heshtje. Pastaj e futėn nė njė zyrė dhe i kėrkuan shpjegime pėr kėtė “vizitė” tė palajmėruar. Ja kėshtu ishte kjo historia e uljes sė pilotit serb nė Rinas. E gjitha me iniciativėn e Mahmut Hysės dhe trimėrinė e pashoqe tė Gėzdarit dhe Koēos. Eh, Mahmuti i shkretė ndėrroi jetė krejt papritur pas ngjarjes tragjike qė ndodhi nė Rinas ku u vranė dy pilotėt e talentuar Sabri Toēi dhe Armando Gjoka. Bėnte detyrėn e komandantit tė regjimentit atėherė dhe nuk pati forcė ta suportojė tragjedinė e rėndė me dy shokėt tanė tė shtrenjtė…
Nė pėrballjen me Bozhdarin, cili ishte reagimi i pilotėve tanė?
Egėrsia e vėshtrimeve tė tyre kėrkonte ta pėrpinte tė gjallė serbin qė kishte ardhur i paftuar nė Rinas. Megjithatė, falė rregullit tė detyrės pėr tė tilla raste, u desh ta ruanim nga ndonjė reagim i papėrmbajtur se tėrbimi i pilotėve ėshtė i rrezikshėm. Si e mbajtėm dy ditė pėr t’i marrė rrėfimin e kėtij inkursioni nė vendin tonė, e riatdhesuam andej nga kishte ardhur…
Zoti komandant! Ju keni bėrė me dhjetėra orė fluturime, a ju kanė ndodhur probleme nė ajėr?
Nė pėrgjithėsi, nė rregull mė kanė shkuar punėt edhe mua. Normal. Po kam patur edhe nja dy gjėra tė vogla. Njė herė, sapo u shkėputa nga toka, m’u shkėput rezervuari i majtė dhe avioni duke u anuar andej, pa m’u bindur mua, po i afrohej njė mullari me sanė. Unė i kisha dhėnė komandave plotėsisht nga e kundėrta, por komandat nė ngritje nuk janė efektive sa duhet, derisa tė rritet shpejtėsia. Vetėm prit …Shyqyr qė kam kaluar mullarin thuajse duke e cikur me krah; ishte njė disbalancė prej 500 kilogramėsh. Ishte, kėshtu, njė telash qė mė ndodhi nga njė punė jo e kujdesshme nė tokė prej pėrgatitėsve tė aeroplanit. Mė ka ndodhur edhe njė rast i tmerrshėm… krejt pėr fajin tim.
Kush ju ndihmoi, si shpėtuat, si ndodhi?
Ishte viti 1962. U ngrita me alarm. Kishte ndodhur njė shkelje nė jug. Mora lartėsinė 12 mijė metro dhe, gjithnjė nė ndjekje tė objektit tė cilin, jo vetėm qė nuk po e shihja, por po ndjeja njė tė kėputur, si njė asfikėsi tė pėrgjithshme. Aeroplani kaloi Vlorėn, kaloi edhe pėrmbi Sazan dhe po ecte drejt Italisė sikur ikte vetė. Po mė vinte njė gjendje gjumi. Mu desh dhe tė shtrėngoja maskėn e oksigjenit dhe…o zot. Gjė mė tė mrekullueshme nė botė nuk kish pasur, sesa ajri, ky qė na rrethon nė ēdo ēast. Unė isha ngritur nė alarm pa e shtrėnguar maskėn e oksigjenit dhe, kur ai mė erdhi nė organizėm, gjithēka u gjallėrua si njė pranverė. Rrėmbeva komandat dhe u ktheva vėrtik. Kisha qenė duke hyrė nė hapėsirėn mbi ujrat italiane. Kur njeriu nuk ka oksigjen, goditjen nis dhe e merr i pari truri. Njeriu nuk ėshtė nė gjendje as tė bėjė veprime elementare matematike, gishtėrinjtė nisin tė nxihen deri sa humbet ndjenjat pėrjetė…
Po ndonjė rast tjetėr, tė kujtohet tė kesh bėrė ndonjė thyerje qė tė ka rrezikuar?
Shiko! Unė kam kėmbėngulur qė tė bėhet gjithēka vetėm sipas rregulloreve dhe garancia e detyrės ishte e plotė. Megjithatė…Jetė i thonė…Nė derdhjen e Vjosės kishim poligonin pėr qitje natėn. Ne arritėm tė organizonim qitje natėn me MIG edhe duke pėrdorur kanoce tė mbushura me hi e vajguri pėr tė ndriēuar. Por ishte edhe ky variant qė po tė tregoj mė poshtė. Ndriēimi tė bėhej nga njė aeroplan tjetėr me bomba ndriēuese, qė zbrisnin ngadalė si parashutė dhe, piloti tjetėr, nė rastin konkret unė, do tė hidhja bombat mbi objektin e ndriēuar me bombė. Kėshtu…Kaloi Sokrat Prifti mbi poligon nė lartėsinė 3000 metro e hodhi bombėn – parashutė. Fill pas tij, hyra unė. Nė vend qė tė futesha nė pikiatė si tė ishte bomba pranė tokės, hyra nėn tė, ndėrsa ajo po binte. Ishte njė mrekulli. O, sa mirė dukej gjithēka, si tė ishte ditė e kulluar. Si hodha bombat nė shenjė tė gjitha, u dhashė komandave pėr lart, kur, nga kontrasti i menjėhershėm mes atij ndriēimi dhe natės sė sterrtė, m’u verbua shikimi pothuajse. Kam nisur tė shoh vetėm mbi Vlorė. Llogarit pra, tėrė atė distancė, qė nga derdhja e Vjosės e deri nė Vlorė, unė kam ngarė avionin si njė i verbėr…
Ndėrkaq, u ke thėnė atyre nė tokė qė kėshtu e ashtu mė ngjau, apo u ke mbajtur tė fshehur…
U kam thėnė pėr tė dyja kėto ngjarje qė mė kanė ndodhur mua. Madje i kam analizuar para shokėve pa fshehur absolutisht asgjė. Se lipsej qė kėto gabime nuk duhej t’i pėrsėriste askush nga shokėt e mij gjatė fluturimeve…


Gėzdar Vehipi: Ēastet kur dyluftonim nė ajėr me Bozhiarin

Teksa flija nė krevat, mė zgjoi njė zhurmė qė vinte nga jashtė, herė e plotė dhe herė e ndėrprerė. Pėr njė ēast dola nė ballkon. Nė jug tė aerodromit sa ishin ndezur turbinat e avionėve roje dhe pritej lėshimi i tyre. Ishte njė ngjarje e pazakont. Borfa nė kėmbė dhe siē isha me rrobat e gjumit, dola te porta e hyrjes, ku sa kishte mbėrritur me shpejtėsi njė veturė tip Gaz 69. Tė parit ju drejtova shoferit: Ēfarė ka ndodhur? “Alarm luftarak! Njė avion i huaj ka shkelur territorin tonė...”, m’u pėrgjigj ai. Sakaq hypa siē isha me tė mbathura nė kabinėn e tij dhe e urdhėrova pėr t’u nisur tek aeroplanėt e gatishmėrisė. Harrova pėr njė ēast kėrkesėn taksative tė instruksioneve, qė ndalonte rreptėsisht futjen nė aeroplan pa u veshur. Sidoqoftė ndeza motorrėt dhe menjėherė bėra lėshimin. Ajri i ngrohtė i kabinės filloi tė mė digjte trupin e zhveshur, ndėrkohė qė dhėmbėzat e pedaleve mė pickonin kėmbėt. Para meje sa ishte nisur ēifi roje. Nė pak sekonda ju afruam objektivit dhe menjėherė u futėm nė dyluftim me tė. Si e vumė nėn komandė avionin shkelės e ulėm nė Rinas. Pas tij u ulėm edhe ne. Unė u ula i fundit. Pėr njė arsye teknike dola bashkė me avionin nga pista, duke rrėshqitur nė tokėn nė anė tė saj. Ushtarėt e baterisė kundėrajrore, qė ishin vendosur nė cep tė aerodromit, sa ndaloi avioni vrapuan pėr nga unė. Teksa bėhesha gati tė dilja nga kabina, u kujtova qė isha me rrobat e gjumit, dhe u ktheva mbrapsh, me bindjen pėr tė dalė kur tė largoheshin ushtarėt. Nė ēast komunikova me radio me njė shokun tim, qė mė solli njė palė kombinoshe. I vesha ato shpejt e shpejt dhe dola. Koēua dhe Mahmuti ishin tė parėt qė mu afruan pėr tė mė takuar. U pėrqafova me ta dhe filluam tė flisnim pėr prapėsitė e “mysafirit” qė kishim zbritur nė Rinas. Bėmė njė fotografi para avionit tė tij dhe pastaj u interesuam pėr pilotin Bozhidar qė sa e kishim kapur rob. Aty mėsuam se ishte 25 vjeē dhe atė ditė ishte ngritur nga Zemuni nė afėrsi tė Beogradit, pėr tė zhvilluar qitje bombardime nė afėrsi tė Kumanovės sė Maqedonisė. Sidoqoftė, qėndroi dy ditė Bozhidari nė hotelin tonė dhe pas shpjegimeve pėr autoritetet zyrtare, u riatdhesua nė Beograd. Pas dy ditėsh pala jugosllave nisi njė pilot tjetėr nė Shqipėri, pėr tė tėrhequr avionin e markės F – 84G prodhim amerikan. Mė qėlloi mua dhe pilotit tjetėr Mahmut Hysa qė ta pėrcillnim “mysafirin” e paftuar po nga ajri deri nė kufirin shtetėror. Pasi u ngrit, e vumė nė mes duke i qėndruar shumė afėr...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 

Komandanti i aviacionit:Si e ulėm avionin serb nė bazėn e Rinasit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Ēėshtja kombėtare-
Free forum | © phpBB | free forum support | Report an abuse | Free blog