LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Xhindi, vrasėsi la gjurmė nė vendngjarje

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Xhindi, vrasėsi la gjurmė nė vendngjarje   Mon May 04, 2009 11:35 am


TIRANĖ- Tė gjitha shpresat e policisė pėr tė zbuluar identitetin e autorit tė vrasjes janė pėrqendruar nė njė pako aspirinė tabletė, e cila ėshtė konsumuar nga vrasėsi pėrpara krimit tė rėndė. Kjo ėshtė prova e parė dhe e vetme qė mund tė drejtojė grupin hetimor tė ēėshtjes pėr tė zbuluar se kush ėshtė njeriu qė ka vrarė deputetin Fatmir Xhindi.
Tė dhėnat e para tregojnė se ai ėshtė njė vrasės i vetėm, i cili ka pritur pėr njė kohė tė gjatė deri sa deputeti tė kthehej nė shtėpi. Pikėrisht gjatė qėndrimit nė pritje, vrasėsi ka lėnė disa gjurmė tė vogla qė mund ta tradhtojnė mė pas.

Hetuesit e ēėshtjes pohuan dje pėr "Shekulli"-n se nga kėqyrja e vendit tė ngjarjes ėshtė krijuar edhe njė mekanizėm i qartė i vrasjes, por edhe janė marrė disa prova qė mė pas mund tė rezultojnė shumė tė rėndėsishme pėr hetimin.
Duke parė pozicionin e viktimės dhe prejardhjen e plumbave, ėshtė zbuluar se vrasėsi ka qėndruar nė pritje brenda shtėpisė sė deputetit Fatmir Xhindi. "Ai ka qėndruar i shtrirė nė bar, duke pritur qė deputeti tė kthehej nė shtėpi.
Kjo vėrtetohet nga shenjat qė janė lėnė nė barin e kopshtit. Madje, nga thellėsia e shenjės dhe ngjeshja e barit, mund tė themi qė ai ka pritur pėr njė kohė tė gjatė",- thanė dje hetuesit e ēėshtjes.
Pritja e gjatė e vrasėsit, por edhe ankthi i tij, janė vėrtetuar edhe nga ajo qė deri mė tani ėshtė prova mė e fortė e policisė, njė pako aspirine, si dhe qesja qė mbėshtillte atė.
Gjatė pritjes vrasėsi ka gėlltitur njė prej kokrrave tė aspirinės, por ka harruar tė vendosė kutinė nė xhep. Hetuesit mendojnė se aty ndodhen gjurmėt e gishtėrinjve tė vrasėsit dhe pėr kėtė arsye pakoja e aspirinės dhe qesja e plastmasit qė e mbėshtillte, ėshtė dėrguar nė Laboratorin Qendror Kriminalistik.

Hetuesit e ēėshtjes kanė insistuar dje pėr praninė e njė vrasėsi tė vetėm, i cili i dinte shumė mirė lėvizjet e deputetit. Burime tė grupit hetimor pohuan se vrasėsi e ka ruajtur prej kohėsh Fatmir Xhindin dhe dinte shumė mirė itinerarin e tij dhe pėr kėtė arsye i ka zėnė pritė nė atė vend.
"Deputeti ka ardhur me makinėn e tij deri pėrpara derės sė shtėpisė. Ka dalė nga makina pėr tė hapur derėn, qė tė fuste makinėn brenda dhe pikėrisht nė kėtė moment ėshtė vrarė",- thanė hetuesit.

Pėrveē ekspertizės, policia ka marrė nė pyetje edhe dhjetė persona qė mund tė kenė dijeni pėr rrethanat e ngjarjes, por deri mė tani pa asnjė rezultat konkret.
"Gjatė natės janė shoqėruar dhe pyetur nė cilėsinė e personave qė tregojnė rrethanat e dobishme tė hetimit, 10 shtetas. Nė orėt e mėngjesit ata janė lėnė tė lirė",- thanė hetuesit. Njė tjetėr dėshmi shumė e rėndėsishme pėr hetimin e ēėshtjes ėshtė edhe ajo e pronarit tė lokalit ku deputeti ka pirė kafenė e fundit.
Ai ėshtė njeriu qė ka parė pėr herė tė fundit gjallė Fatmir Xhindin dhe vetėm pak minuta mė pas ėshtė kryer vrasja. Ndėrkohė deri nė orėt e vona tė ditės sė djeshme ėshtė vazhduar me marrjen nė pyetje tė banorėve tė zonės.
Duke qenė se Roskoveci ėshtė njė qytezė e vogėl dhe njerėzit pothuajse njihen tė gjithė, hetuesit janė pėrqendruar nė zbulimin nėse vrasja ėshtė kryer nga ndonjė banor apo person i huaj qė mund tė ketė ardhur nga jashtė.
Pėr kėtė arsye janė marrė nė pyetje fqinjėt e deputetit nėse kanė parė ndonjė person tė huaj ose tė dyshimtė qė tė lėvizė nė lagje. Rezultatet e dėshmive tė marra gjatė mbrėmjes sė djeshme, nuk janė bėrė ende publike.
-------------------------------------------------------------------------------------
Krerėt e policisė dhe prokurorisė, takim urgjent nė Fier. Ngrihen pistat e vrasjes pėr konflikte pronėsie, biznesi ose personale
Pistat e hetuesve pėr vrasjen e deputetit


TIRANĖ- Rėndėsia e ēėshtjes ka mbledhur nė njė takim urgjent, nė qytetin e Fierit, krerėt mė tė lartė tė institucioneve hetimore shqiptare, tė cilėt kanė pėrcaktuar edhe pistat e para.
Kryeprokurorja, Ina Rama, drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė, Ahmet Prenēi, si dhe krerėt e disa institucioneve mė tė vogla, kanė qėndruar kokė mė kokė pėr mė shumė se dy orė, duke diskutuar pėr ēėshtjen.
Mbledhja ka nisur nė orėn 14.00 dhe ka pėrfunduar pak pėrpara orės 17. Burimet nga brenda takimit kanė pohuar dje edhe pistat e para hetimore qė ka ngritur policia dhe prokuroria pėr kėtė ēėshtje.
"Po hetohet nė tri pista kryesore. E para ėshtė ajo e pronėsisė dhe tė tjerat janė konflikte biznesi dhe konflikte personale.
Pėr momentin hetimi ėshtė ende nė fazat e para dhe pothuajse tė gjitha pistat janė tė hapura. Dalėngadalė do mbledhim prova e mė pas do mund tė pėrjashtojmė pistat. Kemi mbledhur shumė dėshmi, por ato duhen analizuar",- thanė dje burime nga brenda takimit mes Kryeprokurores Ina Rama dhe kryepolicit Ahmet Prenēi.
Sipas tyre, ka filluar qė tani verifikimi i pistave dhe veprimi i parė qė ėshtė kryer ėshtė sekuestrimi i dokumentacionit nė lidhje me pronat e deputetit dhe familjes sė tij. "Seksioni i krimit ekonomik ka kryer bllokimin e tė gjitha dokumenteve tė pronėsisė nė hipotekė.
Edhe pse ka shumė pak gjasa, njė nga pistat ėshtė ajo e problemeve tė pronėsisė dhe duhet verifikuar deri nė fund. Ndėrkohė jemi duke verifikuar edhe dokumente tė tjera nė lidhje me pronat e deputetit dhe tė afėrmve tė tij",- thanė burimet e policisė.
Ora 16.00

Deputeti Fatmir Xhindi ėshtė nisur nga qyteza e vogėl e Roskovecit dhe ka shkuar nė pronat e tij, ullishte, qė ndodhen nė fshatin Kurjan, i cili ndodhet rreth shtatė kilometra larg qytetit. Ai ėshtė veshur me rroba tė thjeshta dhe ka punuar nė tokat e tij.
Ora 20.00

Deputeti Fatmir Xhindi ka mbaruar punė nė tokat e tij nė Kurjan dhe ėshtė ulur qė tė konsumojė njė kafe, nė njė prej lokaleve aty pranė. Ai ėshtė ulur nė lokalin e Bujar Kukės, ku ka qėndruar pėr disa minuta duke biseduar me klientėt e tjerė.
Ora 20.45

Pronari i lokalit nė fshatin Kurjan, Bujar Kuka, ka deklaruar se deputeti ėshtė ngritur pasi ka pirė kafenė dhe ka hipur nė makinė, duke u nisur pėr nė shtėpinė e tij nė Roskovec. Rruga pėr shtatė kilometrash ėshtė pėrshkuar pėr gati dhjetė minuta.
Ora 20.55

Deputeti socialist, Fatmir Xhindi, ėshtė gjendur pėrpara shtėpisė sė tij, ai ka zbritur nga makina dhe ka hapur derėn kryesore pėr t'u futur brenda. Teksa po kthehej sėrish pėr tek makina, ai ėshtė qėlluar nga njė breshėri automatiku, qė i ka marrė jetėn.
Ora 21.00

Tė afėrmit e deputetit kanė dėgjuar krismat dhe kanė dalė nė dritare pėr tė parė se ēfarė ka ndodhur. Ata kanė gjetur trupin e gjakosur tė Fatmir Xhindit tė shtrirė pėrdhe dhe menjėherė e kanė nisur me njė makinė pėr nė spitalin e qytetit tė Fierit.
21.05

Tė afėrmit e deputetit kanė njoftuar vėllanė e tij farmacist nė lidhje me ngjarjen e ndodhur. Njėkohėsisht, ėshtė njoftuar edhe spitali i qytetit tė Fierit qė tė bėhej gati, sepse ishte qėlluar me armė zjarri deputeti i Roskovecit, Fatmir Xhindi.
21.15

Njė patrullė e Policisė Rrugore ka parė rrugės makinėn qė po kalonte me shpejtėsi tė madhe nė drejtim tė qytetit tė Fierit. Nga kontaktet e marra, policėt kanė mėsuar se me atė makinė po transportohej deputeti i qėlluar me armė zjarri nė Roskovec.

Ora 21.30

Makina qė transportonte deputetin Fatmir Xhindi, mbėrrin nė spitalin e qytetit tė Fierit ,por 49-vjeēari ka ndėrruar jetė gjatė rrugės. Mjekėt pohuan se Fatmir Xhindi ka mbėrritur nė spital i vdekur. Shkaku: shoku hemorragjik, i shkaktuar nga 6 plumba.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Xhindi, vrasėsi la gjurmė nė vendngjarje
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Policia nė gjurmėt e kirurgut, Agim Karaj fshihet nė Tiranė
» Fritz Radovani: Gjurmėt na ēojnė nė... sigurimin e shtetit komunist
» A janė kėta vrasėsit e policit Shemsi Gashi? (Foto)
» Shtypi maqedonas: Haki Haziri tradhėtoi "vrasėsit"![/
» Reagon vėllai i poetit tė vrarė Havzi Nela: Edi Rama tė na kėrkojė falje pėr dekretin vrasės tė firmosur nga babai i tij, Kristaqi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit tė ditės-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog