LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Skandali me trojet, nen hetim i katerti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Skandali me trojet, nen hetim i katerti   Sat May 02, 2009 3:33 pm

Lushnje- Prokuroria e Lushnjes, zbardh skandalin me tjetersimin e trojeve ne kete rreth. Denoncimi i fundit ka cuar ne pranga tre zyrtare te Hipotekes, ndersa nje i katert eshte lene ne “arrest shtepie”. Burime zyrtare thane se nen hetim jane edhe te tjere persona, por emrat e tyre nuk publikohen, per shkak te ceshtjes. Diten e djeshme eshte bere edhe sekuestrimi i te gjitha dosjeve te pronesise, per te zbuluar ndonje abuzim te mundshem. Akuzat e ngritura ndaj zyrtareve te arrestuar jane “shperdorim detyre” dhe “falsifikim”. Burime nga prokuroria, thane se nen hetim jane edhe dy raste te tjera te denoncuara nga qytetaret, ndersa kane zbardhur skemen e pervetesimit te prones se familjes Prendi, nga i afermi i tyre, topograf ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne Lushnje. Mbremjen e se enjtes, prokuroria ka leshuar 3 flete-arresti per punonjes te ZRPP-se Lushnje dhe nje me arrest shtepie. Te arrestuarit jane Agim Kojku, 36 vjec, banor i fshatit Plug, me detyre zevendesregjistrues, Servet Musaku, 58 vjec, banor i Lushnjes, Agim Prendi 45 vjec, banor i Tiranes, qe mesohet te jete dhe perfituesi i prones. I katerti eshte Nexhat Zeneli, topograf privat, i licencuar, por qe punon per zyren e Hipotekes se Lushnjes dhe do te jete nen hetim ne gjendje te lire.

Diten e djeshme gjithcka dukej e qete ne ZRPP-ne e ketij rrethi, ku puna ka vijuar normalisht, edhe pse punonjesit nen ze jane shprehur te shqetesuar per ate qe kishte ndodhur. Ne oret e para te mengjesit, organi i akuzes ka marre pothuajse te gjitha dosjet, kryesisht ato me probleme dhe ku ka pasur ankesa nga qytetare te ndryshem. Edhe pse ky institucion nuk jep detaje per hetimet, burime brenda tij jane shprehur se kane ne dore 3 raste te tjera, qe rendojne mbi punonjesit e Hipotekes. Mesohet se shume shpejt do te kete edhe penalizime te tjera, per mbivendosjet e pronave ne kete rreth. Denoncimi i pare eshte bere dy muaj me pare ne prokurori nga familja Prendi, e cila pretendoi se prona e tyre, ishte mbivendosur nga i afermi i tyre qe punonte si topograf ne Hipoteke.

Xhemil Beharaj

Gazeta koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Skandali me trojet, nen hetim i katerti
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rektori i Universitetit tė Prishtinės, akuzat e Reēicės i quan ēmenduri
» Shkrimtarja i ofroi seks presidentit, plas skandali nė Gjermani
» Koēo Danaj trondit Ballkanin: Maqedonia tė shpėrbėhet, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi tė lėshojnė trojet shqiptare tė grabitura nė 1913
» Ramiz Dėrmaku: Kadri Mani - Personaliteti me rėndėsi kombėtare
» Kush janė 9 spinoff-et e Soros qė krijojnė Partinė G99

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a free blog