LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 E rrrallė nė Fier, 14 vjet, rastėsisht me njė burrė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: E rrrallė nė Fier, 14 vjet, rastėsisht me njė burrė   Thu Apr 30, 2009 5:41 am

Rastėsisht me burrė! Ėshtė titulli i njė filmi humoristik, po nė kėtė rast nuk bėhet fjalė pėr film, po pėr njė histori reale me vendndodhje nė qytetin e Fierit.[/td][/tr][tr][td]Ju ka ndodhur ndonjėherė qė papritur tė zbuloni se dikush ėshtė martuar me ju, por ju nuk e dini?! Madje, pas disa vitesh martesė, tė zbuloni emrin e bashkėshortit e mė pas tė merrni vesh se jeni njė njeri i paregjistruar nė asnjė copė letėr tė regjistrave?

Me siguri qė nuk ndodh pėrditė. Por zonjusha M., e datėlindjes 1971, lindur dhe banuese nė Fier, lagjja \"16 Prilli\", ka zbuluar se para 14 vjetėsh \"ishte martuar\". Pa dijeninė e saj. Ngjarja e habitshme qė ka marrė mė pas rrugėn gjyqėsore, u zbulua rastėsisht para disa muajsh, kur M. ka shkuar nė zyrėn e gjendjes civile tė kėtij qyteti pėr t'u pajisur me njė certifikatė dhe ka marrė pėrgjigje negative nga punonjėsi i kėsaj zyre.

Ai i ka thėnė se ajo nuk e kishte emrin aty, pasi rezultonte \"tė ishte shpėrngulur pas martesės mė 25 gusht tė vitit 1995\". Madje, nė dokumente ishte edhe emri i bashkėshortit. Quhej Asllan Sh. nga fshati Dermenas i Fierit. Pas ankimit tė 38-vjeēares, ka qenė prokuroria qė ka ngritur njė padi ndaj zyrės sė gjendjes civile tė qytetit tė Fierit dhe asaj tė komunės Dermenas. Objekti i padisė ishte: \"Konstatimi i pavlefshmėrisė absolute tė aktit tė martesės\".

Pas hetimeve tė njėpasnjėshme tė kryera nga grupi hetimor, rezultoi se, sipas dokumenteve, kjo \"martesė\" ėshtė lidhur nė zyrėn e gjendjes civile tė Bashkisė Fier, me numėr akti 107, datė. 25.08.1995, si vendbanimi i njėrit prej bashkėshorteve tė ardhshėm. Historia zhvendoset nė Dermenas. Ėshtė bėrė verifikimi edhe nė zyrat e gjendjes civile tė kėsaj komune, si vendbanim i bashkėshortit tė saj dhe ka rezultuar se ky shtetas nuk figuron nė regjistrat e kėsaj zyre.

Pra, shtetasja M. H ėshtė ē'regjistruar nga regjistri i gjendjes civile tė Bashkisė Fier, pėr shkak tė martesės sė saj, dhe nga ana tjetėr nuk figuron e regjistruar gjėkundi. Fakt tjetėr ėshtė se as bashkėshorti i saj \"imagjinar\" nuk figuron i regjistruar nė regjistrat e kėsaj komune dhe as tė rrethit tė Fierit.

E gjitha tė ngjan mė njė histori telenovele, por qė ka ndodhur. Nuk ėshtė zbuluar se kush e ka martuar vajzėn dhe pse ia ka bėrė kėtė \"dhuratė\", por ėshtė e sigurt se dora e njė njeriu e ka ēregjistrua dhe e ka martuar atė. Mė tej janė bėrė verifikime pėr rregullsinė e aktit tė martesės sė kėtij ēifti. Siē pritej, janė vėrejtur parregullsi edhe nė kėtė \"lidhje martese\". E para ėshtė se nuk ka pasur dėshmitar, gjė qė ėshtė e detyrueshme sipas kodit tė familjes (pėrveē bashkėshortėve tė ardhshėm, duhet tė marrin pjesė dy dėshmitarė madhorė dhe nėpunėsi i gjendjes civile).

Nė fund tė gjykimit, me vendimin nr. 210, tė datės 10 shkurt 2009, gjyqtari Taulant Banushi, ka vendosur nė favor tė paditėses M., duke e liruar atė nga \"burri\" qė nuk ekzistonte.

\"Gjykata, nė bazė tė nenit 306 K. Pr. Civile, vendosi: Pranimin e padisė, konstatimin e pavlefshmėrisė sė martesės tė lidhur me aktin nr. 107, dt. 25.08.1995, nė zyrėn e gjendjes civile, Bashkia Fier\", - thuhet nė vendimin qė i jep fund kėsaj ēudie tė gjendjeve civile shqiptare.



Gazeta Shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
E rrrallė nė Fier, 14 vjet, rastėsisht me njė burrė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kadare: Pesė shekuj tė sundimit osman u flijua vetėm gjuha shqipe! 500 vjet ndėshkim ndaj Skėnderbeut, urrejtja vazhdon...
» Artiola Toska:"Kam pesė vjet e martuar, tani dua njė fėmijė"
» Kastriot Marku: Pjetėr Bogdani dhe "Ēeta e profetėve" 320 vjet pas vdekjes
» Marēel Hila: Rastėsi Fatlume (Tregim)
» Tekste kėngėsh tė vjetra

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Free blog