LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Imagjinoni njė Greqi pa emigrantė...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Imagjinoni njė Greqi pa emigrantė...   Tue Apr 21, 2009 3:44 pm

Imagjinoni njė Greqi pa emigrantė! Imagjinoni sikur nė muajt dhe vitet e ardhshme do tė detyrohen emigrantėt me shumė mėnyra tė largohen nga Greqia.

Ēfarė do tė ndodhte? Me dy fjalė Greqia do tė ishte nė prag tė falimentimit social dhe ekonomik. Le tė pėrpiqemi ta argumentojmė kėtė gjė. Cilat shtresa tė popullsisė dhe cilėt sektorė tė ekonomisė do tė prekeshin drejtpėrdrejt nga largimi i emigrantėve, tė cilėt do tė detyroheshin tė largoheshin?

Si dhe sa do tė ishte papunėsia dhe xhiroja e njėsive tregtare, ndėrtimit, turizmit, bujqėsisė?


***

Problemi mė i ashpėr do tė ishte fati i tė moshuarve, tė sėmurėve dhe invalidėve, pėr tė cilėt pėrkujdesen e i kurojnė ushtritė e grave nga vendet e Lindjes, tė cilat kanė braktisur nė vendet e tyre tė afėrmit, gjithashtu tė pamundur. Shoqėria greke "bleu" pėrkujdesje dhe shėrbime, tė cilėn nuk mundej ta ofronte nga shoqėritė e tjera. Ku do t‘i gjente tani infermieret e posaēme pėr spitalet dhe shtėpitė. Pleq dhe tė sėmurė do tė stivoseshin tė mjerė, tė pandihmuar e tė braktisur nė azile dhe spitale po aq tė braktisura e tė mjera. Godinat publike e private, ministritė dhe spitalet, aerodromet e trenat, zyrat dhe shtėpitė, pastrohen nga tė huajt. Ēfarė do tė ndodhte sikur pėr magji tė zhdukej edhe kjo kategori?

Jo vetėm niveli i pastėrtisė, por edhe nivele tė tjera tė shėndetėsisė do tė mbyteshin e binin menjėherė. Do tė duheshin vaksina tė posaēme qė ndokush tė vizitonte Greqinė. Do tė duhej qė mė parė tė imunizohej nga tė gjitha llojet e mikrobeve.

Prodhimi bujqėsor, nga njėri cep i Greqisė deri nė tjetrin, u mbėshtet nė duart e emigrantėve, fillimisht tė shqiptarėve, e tani, vitet e fundit nė punėn e emigrantėve kryesisht nga Pakistani e Bangladeshi. E imagjinoni ēfarė ēmimesh stratosferike do tė kishin ato nė ditėn e nesėrme tė deportimit tė detyruar tė emigrantėve apo tė largimit tė tyre? Po qe se do tė largoheshin emigrantėt, do tė bėhej edhe mė defiēitar sistemi ekzistues po aq defiēitar i arkave tė sigurimeve shoqėrore, po aq problematik do tė ishte ekuilibri ndėrmjet punėtorėve aktivė tė cilėt me punėn dhe detyrimet e tyre sigurative mbajnė e paguajnė pensionet e njė pjese jo tė vogėl tė shoqėrisė. Sistemi i pensioneve nė Greqi nė njė masė tė madhe mbėshtetet nė tė ardhurat qė fusin nėpėr arka nga pagesat e sigurimeve tė emigrantėve. Jetėgjatėsia e kėtij sistemi tė sigurimeve shoqėrore do tė ishte shumė e dyshimtė. Vetė emigrantėt nė Greqi zor se do tė pėrfitojnė ndonjėherė pensione pėr vitet e punės nė emigrim.

Edhe tė ardhurat nga taksat do tė pakėsoheshin ndjeshėm, pasi emigrantėt janė shumė mė korrektė nė krahasim me vendasit pėr sa u pėrket pagesave tė detyrimeve tė tyre. Nuk ka nevojė pėr shumė fjalė qė tė mbėshtetet fakti se dita e nesėrme e njė Greqie pa emigrantė do tė nėnkuptonte gjithashtu njė rėnie tė menjėhershme tė tė gjithė treguesve ekonomikė dhe se punėsimi do tė zvogėlohej edhe mė shumė, pasi do tė humbnin veprimtari tė cilat mbėshtesin zinxhirin e ciklit ekonomik. Njė largim i emigrantėve do tė ēonte nė njė krizė ekonomike, pasi emigrantėt pėrbėjnė 30% tė fuqisė blerėse nė Greqi. Humbja e njė fuqie tė tillė blerėse dhe xhirimi tė parave do tė ishte katastrofike pėr Greqinė.

Por nuk ėshtė vetėm kjo. Largimi i emigrantėve do tė ēonte nė falimentimin e mijėra ndėrmarrjeve dhe sektorėve tė tėrė tė ekonomisė greke, duke bėrė qė jo vetėm papunėsia tė rritej nė mėnyrė galopante, por edhe sigurimet shoqėrore tė falimentonin brenda vitit.

Njė largim i emigrantėve do tė sillte edhe njė numėr tė jashtėzakonshėm banesash, tė cilat do tė boshatiseshin dhe do tė ngeleshin tė braktisura pėr vite tė tėra. Nėnkupton mė pak tė ardhura pėr individėt, por edhe mė pak tė ardhura pėr shtetin, taksat bashkiake, dritat, ujin, etj., etj...

Sektori privat do tė ishte nė prag tė falimentimit. Nuk do tė kishte fuqi punėtore, por as edhe klientė. Shembulli mė i qartė ėshtė ai i telefonive celulare, tė cilat nuk pranojnė qė mos t‘u japin numra personave tė paidentifikuar e jo tė ligjshėm, sikundėr kėrkon qeveria, pasi nė kėtė mėnyrė do tė humbnin si klientė qindra-mijėra emigrantė pa dokumente.

Po qe se do tė largoheshin, do tė merrnin me vete edhe fėmijėt e tyre. Shkolla do tė mbylleshin, mėsues e pedagogė do tė humbnin punėn e tyre. Njė Greqi pa emigrantė do tė ishte njė Greqi e plakur, pasi emigrantėt janė njė popullsi kryesisht e re, dinamike, vizionare...

Dhe shembuj tė tillė mund tė jepen pa fund...


***

Po qe se Greqia, politika dhe shoqėria greke e kupton se emigrantėt pėrbėjnė tashmė njė pjesė organike tė shoqėrisė dhe tė historisė, do tė thotė se duhet tė vendosin t‘i integrojnė nė njė projekt kombėtar tė shpėtimit tė vendit nga kriza. Ē‘do tė thotė kjo? Krijimin e njė harte tė tė drejtave tė emigrantėve, tė cilėn do ta respektojė edhe shteti, edhe pushteti lokal, edhe policia, edhe sipėrmarrjet. Nė nivelin ku emigrantėt mbahen nė njė gjendje gjysmė-ilegaliteti, ngrihet rreth tyre njė rrjet i paraekonomisė sė vėrtetė, korrupsionit e burokracisė, e cila e ēon mbrapa shoqėrinė greke dhe vė nė rrezik fitoret e shtetit tė sė drejtės, tė shtetit social dhe tė kulturės.

Ēėshtja e emigrantėve nuk i pėrket vetėm njė pjese tė popullsisė greke, u pėrket tė gjithėve. Nga viti 1990 e kėtej, historia greke ka njė njollė tė errėt, poshtė sė cilės gjendet problemi i emigracionit. Raste emergjente, sikundėr ėshtė kriza e tanishme ekonomike ose do tė zmadhojnė njollėn e errėt dhe, pas pak vjetėsh Greqia do tė ketė turp pėr kėtė situatė, ose do tė detyrojė Greqinė qė ta pastrojmė njėherė e mirė. Shpesh herė shtrohet pyetja pėr kufijtė e jashtėm tė politikės sė emigracionit nė mėnyrė fobike. Ēfarė do tė ndodhė me emigracionin? Do tė vazhdojė me ritme kaq tė mėdha vala e emigrantėve nga vendet e varfra nė ato tė pasura? Si do tė duhej qė tė reagonin shoqėritė tona? Por emigracioni nuk ėshtė njė valė e verbėr. Po qe se papunėsia do tė pėrgjithėsohet nė vendet e pasura, kjo valė do tė pėrmbahet. Por po qe se ndiqen emigrantėt nga vendet e pasura dhe ndėrpriten ndihmat financiare tė tyre nė vendet e varfra, atėherė katastrofa e atyre vendeve do tė krijojė valė e dallgė tė mėdha refugjatėsh tė dėshpėruar, tė cilėt vėshtirė se do tė pėrmbahen. Ndryshimi i krizės sė sotme ekonomike me tė mėparshmet gjendet nė faktin se globalizmi nuk mundet tė anulohet. Ēdo shoqėri tashmė ėshtė e lidhur nė njė sistem nga ku, ajo ēfarė mendon se ke fituar nga njėra anė, e ke humbur nga ana tjetėr.

Dhe diēka tjetėr. Nuk ėshtė njė e drejtė themelore e demokracive liberale dhe parlamentare ajo qė kushdo qė paguan taksat duhet tė ketė tė drejtėn tė votojė pėr tė ndikuar nė mėnyrėn me tė cilėn pėrdoren paratė e tij? Vlerė e vjetėr dhe e kuptueshme. Ndaj nuk do tė ishte normale qė ēdo emigrant qė merr dokumentin e legalizimit dhe numrin personal tė pagesės sė taksave, tė merrte nė tė njėjtėn kohė edhe librin e zgjedhjeve, e thėnė shqip, tė drejtėn e votės?...





Burimi Informativ: SHQIP
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Re: Imagjinoni njė Greqi pa emigrantė...   Mon Apr 27, 2009 3:52 pm

Sido te jete, Greqia kurresesi nuk mund te jete e varur nga emigrantet!?
Ndoshta ne pikpamie te pare duket sikur ekonomia greke varet dirtekt nga emigrantet, por kjo nuk eshte e vertet. Pa anashkaluar dhe nenvlersuar ketu kontributin dhe ndihmesen kaq te madhe qe kane dhene dhe ofrojne te tere emigrantet ne pergjithesi te c'fare do lloje kombesie qofshin ata. Eshte e vertet, qe te pakten emigrantet shqiptare perbejne 17%-te te fuqise puntore ne shkalle vendi dhe se gati 9%-te e totalit BRUTO, eshte merit e SHQIPTAREVE por prapse prap, kjo nuk do te thote se greqia nuk mund te egzistonte pa emigrantet.... Eshte pradoksale te mendohet kjo. Se thjeshte bie ne ndesh me pyetien.
Se si ka egzistuar greqia me perpara se te pushtohej prej emigranteve?
Thjeshte krahu i lire i punes lehteson se shumti ekonomin e nje vendi, e aqe me teper kur ky vend eshte antare me te drejta te plota ne komunitetin Europian, se me emigrantet anashkalon te gjitha detyrimet karshi sigurimit te individit!? Pra kursen ne maksimum dhe askush nuk mund ti kerkoj llogari (deri diku kuptohet).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Imagjinoni njė Greqi pa emigrantė...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 1999, Ja si u mor peng autobusi grek nga emigranti shqiptar
» Ibrahim D. Hoxha: Ēėshtja Ēame nė gjykim tė Lidhjes sė Kombeve
» Ajet Nuro:Greqi 2007(Reportazh)
» E pabesueshme - nė Greqi gjendet skeleti i Gjigantit?
» Milaim Zeka: Nė Kumanovė veē 3 shqiptarė tė vrarė, 7 tė masakruarit janė emigrantė nga Lindja e Mesme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs