LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lejet e ndertimit, ne gjyq ish-kryebashkiaku

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Lejet e ndertimit, ne gjyq ish-kryebashkiaku   Sun Apr 19, 2009 12:27 am

Lushnje- Abuzimi me lejet e ndertimit gjate periudhes 2004-2007 con ne gjykate ish-kryetarin e bashkise se Lushnjes dhe tre vartesit e tij te zyres se Urbanistikes dhe KRRT-se se rrethit. Prokuroria ka mbyllur hetimet per vepren penale te "shperdorimit te detyres", ne ngarkim te Kadri Geges, Juliana Petanit dhe dy punonjesve te zyres qe dyshohet se jane te perfshire. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare nga organi i akuzes, qe konfirmuan se dosja tashme eshte ne duart e gjykates. Hetimi nisi dy vjet me pare pas nje raporti te Kontrollit te Larte te Shtetit, per abuzimet me lejet e ndertimit te dhena pa kriter ne rrethin e Lushnjes.

Ne dosjen hetimore perfshihen mbledhje dhe vendime te marra per troje apo leje te ndryshme ndertimi ne zonen e Lushnjes, gjate periudhes 2004-2007. Ne kete dosje hetimore mesohet se gjenden emrat e dy te dyshuarve kryesore, ish-kryebashkiakut Kadri Gega, per kete periudhe kohore dhe Juliana Petani, ish-shefe e Urbanistikes ne institucionin vendor. Dy te tjeret mesohet se jane pjese e personelit te bashkise, qe kane kryer funksione te ndryshme. Sipas burimeve zyrtare te organit te akuzes ne kete qytet, mesohet se gjate nje kontrolli te zhvilluar ne vitin 2007 prej Kontrollit te Larte te Shtetit, eshte verejtur se nga KRRT-ja ishin dhene shume leje ndertimi, nje pjese e te cilave edhe pa pasur dokumentacionin e rregullt. Raporti perfundimtar i KLSH-se i ka kaluar edhe prokurorise, qe ka nisur hetimet. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ish-kreu i bashkise Kadri Gega, i cili kishte edhe atributet e kryetarit te KRRT-se se ketij qyteti, ne bashkepunim me shefen e Urbanistikes, Juljana Petani dhe dy te tjere, vartes te Geges, dyshohet se miratonin leje dhe sheshe ndertimi ne kete qytet, pa plotesuar kriteret ne dosje. Keto shkelje jane kapur gjate kontrollit te ushtruar prej KLSH-se per vitin 2007. Pas hetimeve qe kreu organi i akuzes se Lushnjes, ka "kopsitur" dosjen dhe prej tre ditesh ajo ndodhet ne Gjykaten e Shkalles se Pare te ketij rrethi dhe pritet hedhja e shortit, per te percaktuar se cili do te jete gjyqtari qe do te beje gjykimin. Mesohet se ish-kryebashkiaku Kadri Gega, ndodhet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe pritet te njoftohet per procesin e hetimeve dhe dergimin e dosjes ne gjykate.

Blerim Kore



Te akuzuar:

Kadri Gega, ish-kryetar bashkie i Lushnjes, 2004-2007

Juliana Petani, ish-shefe e zyres se Urbanistikes

2 punonjes te administrates ne bashki

Akuza:

"Shperdorim detyre"

Objekti:

Leshimi i paligjshem i lejeve te ndertimit

Koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Lejet e ndertimit, ne gjyq ish-kryebashkiaku
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fatos Lubonja: E majta dhe tė pushkatuarit pa gjyq
» Shkrime nga Kadri Mani: Pėrs ish-tė burgosurit politik pėsuan debakėl?
» Adelina nė gjyq me kėngėtaret sllave
» Nė Fabrikėn e Ēimentos:Nga Ditari i Luan Ēipit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Software | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com