LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 BE: Shqiperia, ne 2010 pa viza

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: BE: Shqiperia, ne 2010 pa viza   Sun Apr 19, 2009 12:24 am

Shqiperia brenda vitit te ardhshem, pritet te levize lirisht pa viza me vendet e Bashkimit Evropian. Duke mohuar ne kete menyre te gjithe zerat se aplikimi i liberalizimit te sistemit te vizave, mund te realizohet gjate gjashtemujorit te dyte te ketij viti. Ka qene ambasadori i Komisionit Evropian, ai qe ka bere te ditur nje lajm te tille, teksa nga qyteti bregdetar, Saranda ka njoftuar shqiptaret qe te shpresojne vetem per vitin 2010 qe te liberalizohen vizat, pasi pikerisht ne kete viti, mund te behet i mundur realizimin i te gjitha kushteve. "Shqiperia do te kete liberalizim vizash, atehere kur te jene plotesuar te gjitha kushtet, qe jane parashtruar ne dokumentin per liberalizimit te vizave. Besoj se do te ishte me realiste te mendonim se keto kushte kane per t'u plotesuar ne 2010 se sa ne 2009", ka qene deklarata surprize e shefit te delegacionit te Komisionit Evropian, ne Shqiperi, Helmuth Lohan. Nje deklarate te tille ai e ka bere ne pergjigje te interesimit te gazetareve, pas prerjes se shiritit te gjykates se rinovuar dhe te pajisur te Sarandes, duke vijuar ne vizitat e mjediseve te reja te ketij institucioni. Gjate dites se djeshme Lohan, ka qene i pranishem ne piken e kalimit mes Shqiperise dhe Greqise ne Rips 60 km larg Sarandes dhe ne Qafe Bote, ku vijon puna per ndertimin e rruges dhe godinave te doganave, per te krijuar me shume mundesi te levizjes se qytetareve shqiptare ne Greqi dhe shtete te tjera. Deklarata e Lohan, perfaqesuesit me te larte dhe direkt te Komisionit Evropian ne Shqiperi, ne lidhje me mundesine e liberalizimit te vizave mes Shqiperise dhe BE gjate vitit te ardhshem, ka ardhur pikerisht ne momentin kur Shqiperia behet gati ne fund te muajit te aplikoje ne BE. Nderkohe qe gjate tere kesaj kohe, perfaqesues te BE kane kembengulur se per liberalizimin e vizave eshte e domosdoshme pajisja e qytetareve shqiptare me pasaporta biometrike dhe njeheresh Shqiperia duhet te garantoje kufijte. Pikerisht keto jane dhe kushtet te cilat ka permendur dje, ambasadori i KE ne Tirane, Lohan. Kushte te cilat i ka riperseritur me te madhe dhe kreu i qeverise shqiptare, Berisha, teksa eshte shprehur se shqiptaret do te arrijne ta realizojne kete proces. Shefi i delegacionit te Komisionit Evropian ne Shqiperi, Helmuth Lohan, ne turin e tij kater ditor ne Jug te vendit, ai ishte mes gjyqtareve e punonjesve qe kryen rikonstruksionin e godines se Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande, e cila iu nenshtrua nje rinovimi te gjere dhe shume dimensional. "Ne kuader te ndihmes per reformen gjyqesore ne Shqiperi, KE vazhdon te financoje nje sere projektesh per infrastrukturen gjyqesore, ngritjen e kapaciteteve dhe trajnimet", theksoi Lohan.

Koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
BE: Shqiperia, ne 2010 pa viza
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Adelina Dardha: Poezi dashurie "Ndjenje". Gezuar vitin e ri 2010!
» Urimet pėr 100 vjetorin e shtetit shqiptar!
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti qė u kėndoi shqiptarėve dhe Shqipėrisė
» Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010
» ?Viktoria Xhako:PĖRKUJTIMORE-IBRAHIM IBISHI-16. 12. 1953 - 24. 11. 2010

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs