LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lushnje: Masakra, i dyshuari rrefen skemen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 31
Location : Genova

MesazhTitulli: Lushnje: Masakra, i dyshuari rrefen skemen   Sat Apr 04, 2009 9:42 pm

Lushnje- Endacaku i dyshuar per vrasjen e shokut te tij, pas lojes se dominose me qellime grabitje, pranon krimin e kryer dhe rrefen detajet e realizimit. I shoqeruar nga nje grup policesh dhe hetuesish, Klodian Premce, 30-vjec, ka rrefyer se si kreu ekzekutimin e Bujar Krasniqit dhe me pas fshehu armen automatik "Kallashnikov" ne nje kanal prane fshatit Gradishte. Nderkohe qe babai i tij, Spiro Premce, i pezmatuar nga dhimbja, pervecse ka pohuar se e kishte debuar djalin prej shtepie per precedentet e tij te meparshem ku ishte denuar per vjedhje, kerkoi nga drejtesia denimin kapital, por shprehu ndjese edhe ndaj familjes se emigrantit te ndjere. I njejte ka qene edhe qendrimi i Arturit, xhaxhait te Klodianit, i cili ka thene se nipi kishte ardhur rreth ores 03:00 te mengjesit te se henes, dhe i kishte kerkuar rroba te tjera.

I dyshuari

Klodian Premce ka pranuar se mbremjen e se dieles kishte luajtur domino me viktimes Bujar Krasniqi dhe se njihej me bashkefshatarin. Bashke me te ishin edhe dy persona te tjere. Pas lojes jane shperndare, por ketu ka thurur planin e sulmit, meqenese 40-vjecari ishte kthyer nga emigrimi dhe mendonte se kishte shuma te medha eurosh. Ka veshur rrobat dhe maskuar me nje kapuc. Me armen automatike "Kallashnikov ka shkuar drejt shtepise se Krasniqit, qe ishte ne banese se bashku me tre vajzat, pasi gruaja dhe djali ndodheshin ne Pogradec. "Kam shkuar rreth ores 02:00 te mengjesit dhe kisha qellim grabitjen, jo per ta vrare. Ai me ndjeu dhe u versul nga une, ndaj u detyrova te qelloj. Ne kete moment mendova vetem te humbisja gjurmet dhe i vura flaken shtepise", ka rrefyer Klodian Premce, i dyshuar per krimin makaber. Me tej ka pranuar se shkoi tek shtepia e xhaxhait dhe u nderrua ne oborr, duke djegur rrobat e lagura dhe duke veshur te tjerat. "Automatikun e hodha ne kanalin me uje te fshatit dhe me pas u fsheha ne periferi, duke menduar se nuk do me gjenit", ka thene 30-vjecari qe ka deshtuar ne arratine e tij. Policia e konsideron nje endacak, me precedente penale te vjedhjes.

Babai

Banoret e fshatit Gradishte, denuan aktin e Klodianit, ndersa kane duartrokitur policine ne finalizimin e operacionit per kapjen e tij. "Ate nuk e donte familja e tij, e kishte debuar nga shtepia qe dy vjet me pare. Te marre denimin maksimal nga drejtesia", jane shprehur banoret. I ashper ka qene edhe Spiro Premce, babai i te dyshuarit. Duke pranuar dhimbjen qe e kishte mberthyer per shkak te aktit te te birit, ai kerkoi denimin kapital. "Nese shteti nuk e denon tim bir per vepren qe ka kryer, do te jem une i ati i tij, ai qe do te vendos drejtesi, me varje ne litar, ose me djegie", tha ai, duke iu referuar edhe zjarrit qe shkrumboi kufomen e Bujar Krasniqit. Me tej i kerkon ndjese edhe familjes Krasniqi. "Jam i fyer nga akti i tim biri dhe kerkoj ndjese ndaj familjes se te ndjerit, gruas se tij dhe femijeve qe ajo ka per te rritur. Qendroj prane me tragjedine qe i ka prekur dhe kerkoj qe te distancojne veprimin e tim biri, nga familja ime", tha Premce. Arturi, xhaxhai i Klodianit, rrefen detaje te tjera. "Erdhi rreth ores 03:00 te mengjesit dhe me tha se ishte vonuar pasi ne ate moment kishte lene punen dhe ishte i lagur. Kerkoi rroba te tjera dhe u nderrua nga kasollja e lopes. Kur iku me kerkoi te mos tregoja dhe te thoja vetem qe isha kthyer ne oren 19:00 te mbremjes", tregon ai.

Xhemil Beharaj





Flasin kryepolici Premci dhe prokurori Cano

"Krimi ndodhi per motive grabitje"

Krimi makaber nuk ka shokuar vetem banoret e fshatit Gradishte te Lushnjes, por edhe drejtuesit e policise vendore dhe prokurorise. Ne nje dalje publike, perfaqesuesi i akuzes, Petrit Cano dhe drejtori i Policise Fier, Shemsi Premci, deklaruan zbardhjen e ngjarjes, motiveve, skemes, provave te krimit dhe kapjen e autorit. "Mund te deklaroj perfundimisht se motivi i kesaj ngjarje, eshte tentativa per ta grabitur me arme viktimen, per te cilin i dyshuari kishte dijeni se ishte kthyer nga emigrimi dhe mendonte se kishte shuma te medha ne euro", tha Premci per mediet. Ai pohoi gjetjen e armes automatike dhe skemen e ekzekutimit e me pas djegien e baneses. "I dyshuari njihej si endacak dhe shpesh flinte tek te afermit, kishte precedent per vjedhje, por jo se ishte i dhunshem", tha kryepolici. Ne nje linje ishte dhe prokurori Cano, sipas te cilit, "brenda nje harku kohor prej 10 ditesh, hetimet do te mbyllen plotesisht".


marre nga gazeta koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Lushnje: Masakra, i dyshuari rrefen skemen
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hilmi Saraēi: Masakra serbe nė Studime tė Poshtme (Martiraj) 1998-1999
» Mynhen: Arrestohet tre terroristė tė dyshuar nga Kosova
» Sulejman Lokaj: Evropė, ndėrgjegjen ku e ke?!
» xhafer leci: Masakra e Tivarit dhe tradhėtia e Enver Hoxhės

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a blog