LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sekretet e trurit, te gjumit e te endrave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ledi
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 120
Join date : 31/08/2008
Age : 34
Location : Athens

MesazhTitulli: Sekretet e trurit, te gjumit e te endrave   Thu Apr 02, 2009 9:13 pm

Truri yne rregullon veprimtarine e tij nepermjet valeve elektrike, te cilat transmetojne pulse elektro-kimike ne frekuenca te ndryshme qe
regjistrohen nga aparatura EEG(elektroenqefalograma)Keto jane valet trunore(Brain Waves). Keto vale, te cilat maten me Herz(Hz), ndahen ne : beta, alfa, theta dhe delta.

- Beta 13-60 Hz
Mesatarisht 40 Hz, eshte niveli i zakonshem i aktivitetit te ndergjegjshem, ne kete verehen aktiviteti me intensiv i hemisferit te majte. Ne shkallen me te larte te tij ndjejme nje tensionim e supertensionim te madh, ankth, frike, padurim, ritmin e shoqerise dhe epokes se sotme ne pergjithesi.

- Alfa 7-13 Hz
Eshte niveli i qetesise fizike e shpirterore. Ne kete faze ndihemi te kenaqur dhe kemi kontrollin e gjithckaje rreth nesh dhe verehen ativitetet me te medha te hemisferes se djathte te trurit. Kur gjendemi ne kete vale trunore eshte gjendja me e mire per te mare njohuri te reja, te mesojme gjuhe te huaja, te analizojme situata te nderlikuara etj. Eshte gjendja ideale per krijim dhe mendime sintetike. Kjo eshte
gjendja qe do te donim te ishim gjithmone. Per fat te keq, ne jeten e perditeshme, ndodhemi ne stadet me te larta te valeve Beta.

- Theta 4-7 Hz
Eshte niveli qe, ne stadin me te larte ndjejme gjume, ndergjegjesim te ulet, qetesi te thelle, Duke rene Hz, na ze gjumi. Stadi i gjumit eshte
gjendja trunore ne te cilen shohim enderrat. Fusha e enderrave.

- Delta 0.1-4 Hz
Gjumi i rende, perhmbje. Sa me i ulet niveli i impulseve, shkojme drejt humbjes se plote te ndjenjave. Nqs zbresim ne nivelet me te uleta te
tij, atehere biem ne Koma. Ne 0 Hz hyjme e gjendjen e vdekjes, duke u quajtur "te vdekur klinik"

Rritjen apo uljen e frekuencave te valeve trunore , mund ta quajme edhe rritje apo ulje te ndergjegjes. Me kete rritje e ulje lidhen edhe ciklet e gjumit. Gjate gjumit te nje nate, e kalojme disa here kete cikel rritje e ulje te valeve trunore. Duke fjetur, e perserisim kete cikel per rreth 1 ore e 20 min. Zgjimi fiziollogjik behet ne nivelin Beta ose ne stadet e larta te nivelit Alfa. Nqs zgjohemi nga faktore te jashtem dhe nuk jemi ne nivelin Beta apo ne stadet e larta te Alfa, atehere nuk ndihemi mire, "fleme ne kembe" ( Mos valle ne gjithmone "fleme ne kembe") Po c'eshte gjumi? Pse nje njeri duhet te kaloje 1/3 e jetes ne gjume? Per se sherben gjumi? Ketyre pyetjeve akoma nuk u eshte pergjigjur bindshem asnje specialist. Pra, e quaj te sigurt(autori i shkrimit) se gjumi eshte i rendesishem sepse sjell trurin ne gjendjen e enderrave, dhe se ne realitet njeriu nuk mund te jetoje pa enderruar, ndersa pa fjetur mund te jetonte, por jane dy gjendje te lidhura njera me tjetren.

Sipas shume secialisteve, zakonisht kalojme 4 stade gjumi kur fleme:
1-Stadin "gjumesjelles" (pergjumja, ndjenja qe ndjejme kur na ze gjumi)
2- Stadin e "gjumit te zakonshem"(ketu kemi hyre ne gjume rregullisht, por akoma mund te zgjohemi lehte)

3- Stadi i "gjumit te thelle" (Funksionet jetike te trupit shtojne aktivitetin, dhe zakonisht nuk zgjohemi lehte nga ngacmimet e jashteme)

4- Stadi i "gjumit te rende"(Muskujt e trupit jane plotesisht te qete, eshte shume veshtre te zgjohemi dhe kalojme rreth 15% te oreve te
gjumit ne kete stad) Per te kaluar nje cikel te plote duhet te kalojne rreth 1-1.5 ore. Pikerisht ne momentin e perseritjes se stadeve, shfaqet fenomeni i levizjes se shpejte i syve te mbyllur, sikur syte ndjekin nje levizje me shume shpejtesi. Te gjitha studimet qe jane bere, kane treguar se eshte pikerisht ky momenti qe enderrome. Supozohet se kalojme rreth 25% te gjumit duke enderruar.

Per gjume me te mire keshillohet: pini qumesht, merni djathe, krakers, akullore ose kos para se te flini. Me i mire eshte qumeshti i ngrohte. Sigurohuni se ambienti
qe do e flini eshte i erret, perndryshe mbuloni syte me dicka
(Gjume te embel!!!)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Sekretet e trurit, te gjumit e te endrave
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Tema shoqėrore-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a blog