LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Danimark-Shqiperi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
KLEA
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
avatar

Numri i postimeve : 76
Join date : 28/03/2009
Location : MILANO

MesazhTitulli: Danimark-Shqiperi   Thu Apr 02, 2009 6:10 pm



  1. Formacioni anti-Danimarkė: Jashtė Salihi, vjen Bulku dhe Agolli

    Trajneri
Ari Han do tė luajė ndaj Danimarkės, me tė njejtėn skemė si edhe ndaj
Hungarisė nė Tiranė. Do tė jetė vetėm njė sulmues i vetėm, Besart
Berisha, nė vijėn e parė tė formacionit kuqezi, qė do tė ndihmohet nga
Skela, organizator dhe goditės i portės nga pas, nga vija e
16-metėrshit, ndėrkohė qė nga krahėt, krosimet dhe depėrtimet drejt
qendrės sė mbrojtjes daneze do tė jenė nė kėmbėt e Gilman Likes dhe tė
Klodian Duros. Nė mesfushė shtohet Ervin Bulku, qė sė bashku me Lalėn
do tė kenė si qėllim prishjen e manovrės sulmuese tė vendasve qė nė
startin e tyre. Kėsisoji, del “jashtė loje” Hamdi Salihi, qė luajti si
titullar tė shtunėn e kaluar nė “Qemal Stafa”. Mbrojtja do tė pėrbėhet
sėrish me katėr lojtarė, ku vendin e Canės, sė pezulluar pėr arsye
kartonėsh, nė qendėr tė prapavijės kuqezi, krah Currit, do ta zėrė
Armend Dallku. Ky i fundit e ka kėrkuar vetė kėtė pozicion, me
premtimin se aty jep mė tė mirėn. Nga krahėt, nė tė djathtė, do tė
luajė Kristi Vangjeli, ndėrsa nė tė majtė, Ansi Agolli. Porta e
kombėtares shqiptare do t’i besohet sėrish Isli Hidit. Grupi duket i
gatshėm dhe pa probleme pėr kėtė ndeshje, me pėrjashtim tė njė dėmtimi
qė ka pėsuar Ervin Skela. Vlonjati kuqezi ėshtė stėrvitur vecmas dy
ditėt e fundit, por do tė jetė gati pėr sfidėn me danezėt. Trajneri Han
ėshtė munduar tė rrisė moralin e kuqezinjve, pas humbjes me Hungarinė,
katėr ditė mė parė, duke u thėnė se e shkuara nuk zhbėhet, por duhet
parė pėrpara. Pėrmes evidentimit tė ndeshjes me Portugalinė, ku
kombėtarja shqiptare barazoi 0-0, edhe pse pėrgjatė kohės mė tė madhe
tė lojės ishte me 10 lojtarė nė fushė, pas daljes me tė kuqe tė Telit,
holandezi shpreson sėrish tek njė rezultat heroic e historik, si nė
Bragė, pas humbjes 2-0 nė Budapest. Ndėrkohė, gjatė ditės sė djeshme, janė shprehur pėr kėtė ndeshje edhe vendasit. Mbrojtėsi
i Liverpulit, Daniel Ager ka vlerėsuar kombėtaren kuqezi si njė
kundėrshtar qė meriton respekt. “Eshtė njė ekip i mirė per tė luajtur
pėr njė barazim 0-0. Ata arritėn tė ndalnin Suedinė dhe Portugalinė.
Shqipėria ėshtė njė kantier i ri futbolli”, - ka theksuar 24 vjecari
danez. Mė tej, trajneri i Danimarkės, Morten Olsen, ka folur pėr
mundėsinė e kualifikimit. “Tė gjithė ne jemi tė uritur pas lutjes sė
publikut tonė pėr tė shkuar nė Afrikėn e Jugut. Unė jam i kėnaqur qė
tifozėt kanė rezervuar tashmė biletat pėr ndeshjet hapėse nė Afrikėn e
Jugut, por ende nuk e kemi siguruar plotėsisht kualifikimin. Pėrpara,
qė kėtė tė mėrkurė, kemi njė pengesė serioze, Shqipėrinė, qė mund t’i
prishė punė kujtdo ekipi”, - ka nėnvizuar tekniku danez. Ndeshja do tė
luhet nė “Parken Stadium” tė Kopenhagenit, ku pritet tė jenė tė
pranishėm edhe 500 tifozė shqiptare. Sipas Federatės Daneze tė
Futbollit, pėr momentin janė shitur rreth 21 mijė e 200 bileta. Nga ana
tjetėr, kmpanitė e basteve janė hapur kundėr Shqipėrisė. Fitorja
e Danimarkės kuotohet 1.25, barazimi 5.50, ndėrsa fitorja e Shqipėrisė,
13.00. Keto koeficente ka kompania e madhe e basteve ne Danimarke, “Bet
365”.


Presidenti Bamir Topi, mbėshtetje morale kuqezinjve

Kombėtaren
shqiptare do ta ndjekė njė tifoz i veēantė nė pėrballjen e vėshtirė me
Danimarkėn. Ky do tė jetė Presidenti i Republikės, Bamir Topi, i cili
ėshtė nisur dje drejt Danimarkės pėr njė vizitė zyrtare. Nė udhėtimin e
tij, presidenti Topi e ka marrė edhe presidentin e FSHF-sė, Armand
Duka, i cili i ėshtė bashkuar kombėtares nė Kopenhagen. Numri 1 i
shtetit shqiptar do tė jetė nė “Parken Stadium” nė orėn 20:15, pėr tė
mbėshtetur kuqezinjtė.


Treshe sllovene pėr Danimarkė-Shqipėri

Ndeshjen
Danimarkė-Shqipėri do ta gjykojė njė treshe gjyqtarėsh nga Sllovenia.
Kryesor do tė jetė Damir Skomina, ndėrsa asistentė tė tij Primor Arhar
dhe Marko Stancis. Stafi drejtues i Shqipėrisė shpreson nė njė gjykim
sa mė tė drejtė, ndryshe nga ē’ka ndodhur nė tė kaluarėn. Vėrejtje pėr
gjykimin me Hungarinė, ka patur sidomos nga trajneri Ari Han. Nė rastin
e golit tė Torgeles u pretendua pėr njė goditje tė lirė ndaj Vangjelit,
por kryesori holandez vazhdoi lojėn.


Andreasen-Sorensen, njohjet e Lalės dhe Skelės

Te
futbollistė tė kombėtares shqiptare, pikėrisht Altin Lala dhe Ervin
Skela, kanė njohjet e tyre nė kampin danez. Kėshtu, Lala, kapiteni i
Hanoverit, luan nė tė njėjtėn skuadėr me Andreasenin nė Bundesligė.
Ndėrsa Ervin Skela njeh nga afėr Sorensenin, i cili luan tek Energia
Kotbusi. Meqenėse Lala e ka humbur dy herė bastin me Hustin e
Hungarisė, ka mundėsi tė rikuperojė me Andreasenin, sigurisht nėse do
tė besojė te forcat e kombėtares kuqezi.




Morten Olsen: Shqipėria duhet respektuar

Trajneri
i Danimarkės, Morten Olsen, ka folur me shumė respekt pėr skuadrėn
shqiptare nė prag tė takimit tė sotėm nė “Parken Stadium” tė
Kopenhagenit. “Eshtė njė skuadėr me aftėsi shumė tė mira teknike,
kundėr sė cilės do ta kishte tė vėshtirė ēdo kundėrshtar. Shqipėria di
tė luajė shumė mirė nė mbrojtje, pėr njė rezultat 0‑0, kėshtu qė duhet
tė kemi respekt pėr tė,” - ėshtė shprehur Olsen, trajneri i Danimarkės,
nė konferencėn e djeshme pėr shtyp, duke kujtuar barazimin 0‑0 tė
Shqipėrisė nė Portugali. Trajneri i Danimarkės kėrkon nga futbollistėt
e tij njė lojė mė tė shpejtė se ajo qė zhvilluan nė Maltė, ku fituan
3‑0. “Duhet tė jemi shumė tė shpejtė se nė Maltė, pasi do tė kemi
pėrballė njė skuadėr shumė mė tė fortė. Avantazh pėr ne janė kushtet ku
jemi stėrvitur, pasi luajnė nė fushėn tonė, pra nė njė klimė ku jemi
mėsuar. Gjithashtu do tė kemi edhe mbėshtetjen e tifozėrisė, qė i ėshtė
rikthyer besimi. Pra,
do ta nisim takimin me shumė entuziazėm, para tifozėve tanė,” - ka
vijuar mė tej Olsen. Danimarka kėrkon fitoren me Shqipėrinė pėr tė
ruajtur kreun e grupit, pasi edhe Hungaria e vendit tė dytė, qė ka 10
pikė, po aq sa Danimarka, ka njė ndeshje tė lehtė brenda me Maltėn.
Danezėt kanė avantazhin se kanė zhvilluar njė ndeshje mė pak se rivalėt
e kreut tė renditjes. “Shqipėria ka lojtarė shumė tė mirė, qė luajnė nė
kampionate tė ndryshme europiane. Suedia dhe Portugalia, por edhe ne
kėrkojmė tė marrim maksimumin e pikėvė me kėtė skuadėr pėr t’u
kualifikuar. Duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm, pasi dy kundėrshtarėve
tanė u kanė marrė barazimin,” - ka pėrfunduar Olsen.




Bilanci i ndeshjeve Danimarkė-Shqipėri

(6 ndeshje, 1 fitore, 0 barazime, 5 humbje, golat: 2-14).
29.06.63: Danimarkė-Shqipėri 4-0
30.10.63: Shqipėri-Danimarkė 1-0
02.06.93: Danimarkė-Shjipėri 4-0
08.09.93: Shqipėri-Danimarkė 0-1
09.10.04: Shqipėri-Danimarkė 0-2
08.06.05: Danimarkė-Shqipėri 3-1
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.ambra.forumattivo.com
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Re: Danimark-Shqiperi   Thu Apr 02, 2009 6:24 pm

Bilanci i ndeshjeve Danimarkė-Shqipėri

(6 ndeshje, 1 fitore, 0 barazime, 5 humbje, golat: 2-14).

29.06.63: Danimarkė-Shqipėri 4-0
30.10.63: Shqipėri-Danimarkė 1-0
02.06.93: Danimarkė-Shjipėri 4-0
08.09.93: Shqipėri-Danimarkė 0-1
09.10.04: Shqipėri-Danimarkė 0-2
08.06.05: Danimarkė-Shqipėri 3-1



Turo i zotit kemi lene name , te pakten ndeshjen para kesaj duhet ta kishim fituar .
Futtbolli jone eshte akoma 0000000000
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Danimark-Shqiperi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bileta pėr ndeshjen Shqipėri-Danimarke
» Apostol Kotani: Shqipėria ishte i vetmi vend, ku nuk u persekutua asnjė hebre
» NGA HISTORIKU I NDĖRTIMIT TĖ RRUGĖVE AUTOMOBILISTIKE
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti qė u kėndoi shqiptarėve dhe Shqipėrisė
» Historia e lashtė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Sporti dhe sportdashesit :: Sporti shqipetar-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a free blog