LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mėshira e Allahut dhe mrekullija e Tij

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Mėshira e Allahut dhe mrekullija e Tij   Wed May 28, 2008 12:44 am

Mėshira e Allahut dhe mrekullija e Tij

Marokanezja Leila Al Helė vuante nga kanceri dhe mjekėt nuk kishin mundėsi qė ta shėronin. Specialistėt mė tė mirė tė Evropės nuk kishin shpresė pėr shėrimin e saj, madje edhe vetė Lejla kishte humbur tė gjitha shpresat. Megjithatė, Allahu i Madhėruar ka fuqi tė bėjė ē’tė dojė.

Lejla tregon:

Para nėntė viteve kuptova se kam njė sėmundje shumė tė rrezikshme, kancerin. Secili e di se edhe vetėm pėrmendja e emrit tė kėsaj sėmundje tmerron. Besimi im nė Allahun ishte i dobėt. Konsideroja se bukuria dhe shėndeti do tė zgjasin tėrė jetėn. Asnjėherė nuk kam menduar se do tė sėmurem nga sėmundja, siē ėshtė kanceri. Dhe kėshtu, kur kuptova pėr sėmundjen qė e kam, u trondita shumė.

Shkova nė Belgjikė, ku vizitova shumė mjekė. Ata i thoshin burrit tim se sė pari duhet tė m’i heqin gjinjtė, e pastaj mė duhet tė shkoj nė terapitė pėrkatėse. E dija se ajo terapi do tė shkaktonte rėnien e flokėve, se vetullat dhe qerpikėt e mi do tė humbitnin, se do tė shkaktohet paraqitja e mjekrės nė fytyrėn time dhe se thonjtė dhe dhėmbėt do tė mė binin. Kėshtu qė e hodha poshtė kėtė. “Mė parė do tė vdes me gjinjtė dhe dhėmbėt e mi, si dhe me gjithēka qė mė ka krijuar Allahu, se sa tė jetojė pa to”, - ishin fjalėt e mia. I luta mjekėt qė tė mė japin njė terapi tjetėr, e cila do tė kishte mė pak efekt dhe ata e bėnė kėtė.

U ktheva prapė nė Marok. Fillova tė shkoj nė terapi dhe nuk kisha kurrfarė pasoje nė trupin tim, gjė qė mė bėri shumė tė lumtur. Mendoja: ndoshta mjekėt kanė gabuar dhe ndoshta unė nuk kam kancerin.

Pas gjashtė muajve, fillova tė dobėsohem shumė, ngjyra ime filloi tė ndryshohet dhe ndieja dhembje konstante. Mjeku im nė Marok mė kėshilloi qė tė kthehem nė Evropė, dhe kėtė edhe e bėra. Nė Belgjikė mjekėt i thanė burrit tim se sėmundja ėshtė pėrhapur nė tėrė trupin tim, se mushkėritė janė infektuar tėrėsisht dhe se tani nuk kanė kurrfarė zgjidhje pėr rastin tim. I thanė burrit qė duhet ta kthesh bashkėshorten tėnde mbrapa, nė vendin tuaj, qė atje tė vdesė”.

Burri im ishte i tronditur... dhe nė vend qė tė shkojmė nė Marok, shkuam nė Francė, duke menduar se atje do tė gjejmė ndonjė zgjidhje. Por nė Francė na thanė tė njėjtėn gjė si nė Belgjikė.

Pėrfundimisht, vendosėm qė tė shkojmė nė spital pėr tė bėrė operacionin pėr tė hequr gjinjtė dhe tė vazhdoj me terapi tė fortė. Megjithatė, burri im mendoi pėr diēka qė kishim, fatkeqėsisht, diēka qė gjithmonė ishte shumė larg mendjeve tona. Allahu i madhėrishėm e frymėzoi burrin tim qė tė mė dėrgojė nė shtėpinė e shenjtė tė Allahut, nė Mekė.

Lėshuam Parisin dhe u nisėm pėr nė Mekė.

Kur hyra nė xhaminė e shenjtė dhe pėr herė tė parė pashė Qaben, qava shumė, pamja, vendi ku janė falur tė dėrguarit e Allahut, xhamia e shenjtė, Mirėsia dhe Mėshira e Pastėr e Zotit tim, Allahut...

Fillova tė lutesha: “O Zot, mjekėt ishin tė pafuqishėm tė mė shėrojnė... Ti ke ilaē pėr ēdo sėmundje, tė gjitha dyert mė janė mbyllur. Nuk mė ka mbetur asgjė tjetėr. pėrveē qė tė kėrkoj para dyerve tė Tua, tė lutem o Zot, mos m’i mbyll dyert e Tua.”

Vazhdova tė falem dhe t’i lutem Allahut gjatė kohė qė i sillesha Qabes pėrreth. E lutja qė tė mos mė dėshpėrojė dhe tė mos mė kthejė duarthatė.

Atje shkova edhe te dijetarėt, tė cilėt mė kėshilluan qė tė lexoj sa mė shumė nga Kurani. Gjithashtu mė kėshilluan, qė sa mė shumė tė pij ujė zemzemi, derisa uji tė mbėrrijė deri te brinjėt.

Nė vendin e shenjtė tė Allahut ndihesha shumė e qetė. E luta burrin tim qė tė mė lejojė qė mos kthehem nė hotel dhe qė tėrė kohėn tė qėndroj nė xhami. Ai mė dha leje. Pranė meje ishin disa motra nga Egjipti dhe Turqia, tė cilat mė qėndruan pranė tėrė kohėn dhe nuk mė lanė vetėm.

Rrallė flinim. Hanim nga pak ushqim, por pinim shumė ujė zemzemi, ashtu siē thotė profeti Muhamed (a.s): “Zemzemi ėshtė ujė pėr atė qė i pihet, nėse e pi me qėllim shėrimi, Allahu do tė tė shėrojė. Nėse e pi pėr shkak tė etjes, Allahu do ta shuajė etjen...etj.”

Motrat palodhshėm mė lutnin qė ta laja pjesėn e sipėrme tė gjoksit me ujė zemzemi, por unė kisha frikė qė atė pjesė tė trupit, madje edhe ta prekja. Qė atėherė, gjithnjė e laja trupin tim pa kontakt direkt tė pjesės, e cila ishte e goditur nga kanceri. Pas pesė ditėsh mikeshat e mia insistonin qė tėrė trupin ta laja me ujė zemzemi. Nė fillim refuzova. Megjithatė, ndjeva se diēka mė shtynte qė ta bėja atė. Ngadalė tentova qė t’i kaloj pjesėt, tė cilave gjithnjė u shmangesha. Isha nė dilemė. Pas tentimit tė tretė, e detyrova dorėn time qė tė kalojė pjesėn e sipėrme tė trupit dhe, pėrfundimisht, pėrmbi gjoks! Ndodhi diēka e pabesueshme, nuk kishte ėnjtje nga gjaku dhe qelbi.

Nuk munda tė besoj nė atė qė ndjeva. Ndjeva se Allahu ka mundėsi tė bėjė ēfarė tė dojė. Vrapova te burri im nė hotel dhe i tregova pėr ngjarjen. I thashė: “Shiko mėshirėn e Allahut.” I tregova se ēfarė kishte ndodhur dhe ai nuk mund ta besonte. Qante pandėrprerė. Thoshte: “A e di se mjekėt janė betuar se do tė vdesėsh brenda tri javėsh?” Unė iu pėrgjigja: “Fati ėshtė nė duart e Allahut, Ai qoftė i lavdėruar, askush nuk e di se ē’na sjell ardhmėria pėrveē Tij.”

Qėndruam nė shtėpinė e shenjtė tė Allahut njė javė.

Pas kėsaj shkuam nė Francė. Atje mjekėt ishin tė habitur dhe u befasuan deri nė ēmenduri dhe pyesnin se a isha unė personi i njėjtė. Ata mė tregonin se ky ėshtė rast shumė i ēuditshėm dhe shprehėn dėshirė qė tė mė kontrollojnė pėrsėri.

Kėtė e bėnė pėrsėri dhe nuk gjetėn asgjė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Mėshira e Allahut dhe mrekullija e Tij
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fjalė tė Urta - ISLAME

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Besimet fetare :: Komuniteti musliman-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs.com