LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumiPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Ne Karbunare, atje ku nuk ka mbetur me asgje nga kujtimi i bandave famekeqe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 904
Join date: 30/04/2008
Age: 28
Location: Genova

MesazhTitulli: Ne Karbunare, atje ku nuk ka mbetur me asgje nga kujtimi i bandave famekeqe   Fri Jan 30, 2009 4:45 pm

Banoret i jane rikthyer punes dhe qetesise. Rendi eshte shume mire, por varferia ben kerdine…Sapo kalon ish fabriken e plasmasit (tashme prej saj kane mbetur vetem mbetjet), ne kthesen djathtas qe te con drejt rruges nacionale Lushnje-Berat, jo me larg se 3 km larg kesaj kthese ne qytetin e vogel myzeqar, shtrihet fshati Karbunare. I ndare ne dy pjese Karbunare e madhe dhe Karbunare e vogel, Karbunara vet nuk dihet se cfare eshte fshat, apo lagje e qytetit te Lushnjes. Ne Karbunaren e madhe atje ku numri i frymeve eshte edhe shume me i larte, eshte e veshtire te gjesh nje qender, zakonisht ne nje vend te vogel, atje ku jane zyrat e komunes apo ish dyqanet shteterore, shkolla e institucione te tjera si keto, ndodhet qendra e fshatit, por ketu eshte e veshtire te percaktohet. Ndare nga rruga e shtruar me asfalt, ku ende nje firme ben shtrimin e saj dhe eshte ne punim e siper, shtepite e Karbunares shtrihen ne te dy anet e rruges kryesore. Ne te majte ndodhet edhe shkolla 3 kateshe. Nje shkollee rikonstruktuar rishtaz, e bukur dhe brenda me te gjitha mjetet didaktike. Mban emrin e nje deshmori te luftes nacional clirimtare sic ndodh rendom me shkollat tona 9 vjecare. “Hysen Xheku” quhet shkolla 9 vjecare e Karbunares ku mesojne me shume se 600 nxenes. Ndersa nxenesit qe duan te vazhdojne shkollen e mesme shkojne ne qytetin e Lushnjes, ne gjimnaze, apo ne shkollat e mesme profesionale. Qyteti i Lushnjes nuk eshte shume larg prej ketej, as 15 minuta me makine, por mjeti levizes, eshte i veshtire per nxenesit. Me furgon, autobus, me makina personale, sipas mundesive…
Banoret e fshatit Karbunare pohojne se ata jane pjese apo lagje e qytetit te Lushnjes, njesoj si Savra, megjithese ndodhen shume larg qendres se qytetit dhe infrastruktura ne te vertete te kujton pamjen e rendomte sit e nje fshati dhe jo lagjeje te qytetit. Gjithsesi, ndaj ketu nuk ka komune, por Karbunara i perket rajonit nr 4 dhe ndersa kryetari i ketij rajoni Jashar Muco ndodhet ne qytetin e Lushnjes, banoret si “kryetar te fshatit” njohin bashkevendasin e tyre, Vath Sulo, qe ne te vertete eshte inspektor i rajonit nr 4 te qytetit te Lushnjes, rajon i cili ka ne perfshirjen e saj edhe Karbunaren me te dy pjeset e saj. Karbunaritet i jane kthyer punes dhe jetes se perditshme. Asgje nuk te kujton ne kete vend bandat famekeqe te 97, qe sapo te kujtohej emri Karbunare, te vinte nder mend, vrasjet, dhuna dhe grabitjes. Bujqesia eshte puna me e rendomte e banoreve te Karbunares. Dikush merret edhe me blegtori, por kjo shume me pak. Ne nje vend pak fushor dhe pak kodrinor si ky, kultivohen me shume perimet. Perimet ketu “lulezojne” ne te gjitha stines, por tregu le per te deshiruar, banoret pohojne se nuk jane shume te kenaqur me punen qe bejne, pasi robetohen gjithe diten dhe se fundmi, nuk ka nje treg shitjeje, ky i fundit eshte pa nje prespektive, por vetem individual.
Ashtu si e te gjitha fshatrat( pasi Karbunara ngjan me shume me nje fshat, sesa me qytet) edhe ne Karbunare problemet jane te shumta. Ne rruge sheh gra te ngarkuara sin e mesjete, me karroca dore, kova dhe legene qe mbushin uje me krahe ne ndonje shtepi qe ka pus, apo edhe ne ndonje cezme te Lushnjes. Uji “ka prere gojen” qysh me shume se 20 vjet-thote inspektori i rajonit, por banoret dhe sidomos femrat pohojne se uji ketu mungon prej me shume se 50 vjetesh. Ne Karbunare qetesia dhe rendi tani “marrin noten 10”. Viti i mbrapshte i 97 tashme eshte lene pas, nuk ka me banda, vrasje, grabitje, dhune apo konflikte mes banoresh. “Tani –pohojne banoret, toka eshte ndare sipas frymeve dhe nuk ka me konflikte, por ndonjehere edhe shperthen ndonje sherr si ne te gjitha vendet, por qe shuhet pa zarar”. Ajo cka mbetur nga Banda e Loshit, eshte vetem emri. “Ishalla nuk kthehet me kurre ajo kohe-pohojne banoret te cilet duket se asnje nuk do te pasurohet ne kurriz te njeri-tjetrit, por vec nga djersa e tyre. Nuk e duam me ate kohe, por duam te jetojme mire dhe shteti te vere dore ne Karbunare, pasi eshte shnderruar ne nje fshat te humbur dhe jo nje lagje e qytetit ne buze te rruges.” Karbunara e madhe perbehet nga 960 familje, ku shumica prej tyre ka femije emigrante. Kjo duket edhe nga ndertimet e vilave te reja qe jane ngritur ne te dyja anet e rruges qe ndan nga njera-tjetra lagjet e Karbunares. Jane 5-6 lagje te cilat mbajne mbiemrat e fiseve qe perbejne Karbunaren, si psh Sulaj, Kasapet, Rabijat, Begat, Mezinet, Celajt, Saracet. Shumica e grave si ne te gjitha fshatrat nuk shkojne ne pune shteterore, Vetem ne tokat private qe merren me bujqesi, dhe ne punet e shtepise.”Mbajme edhe uje me krahe-nuk ngurojne te thone ato.

Interviste me inspektorin e rajonit nr 4 Vath Sulo

-z Vath ju banoret ketu ju njohin si “kryetarin e komunes se tyre”. Kjo do te thote se tek ju perplasen te gjitha problemet e Karbunares dhe banoreve?
-Une jam inspektori i rajonit nr 4 qe perfshin ne juridiksionin e saj Karbunaren. Ajo nuk eshte fshat, megjithese ka shume probleme si ato te fshatit, por pjese e lagjes se qytetit te Lushnjes, kryetari i rajonit Jashar Muco nuk jeton ketu, por ne Lushnje, keshtu qe per banoret jam une ai qe degjoj dhe mbart problemet e tyre dhe njekohesisht edhe te miat.
-Sa familje ka ne Karbunare?
-Ka rreth 960 fmailje.
-Me se merren banoret e ketushem?
-Te gjithe me bujqesi. Ajo qe eshte karakteristike per Karbunaren eshte bujqesia shume e zhvilluar, sidomos ne kulturen e perimeve. Por behen edhe frutat. E keqja eshte se nese prodhimi eshte i bollshem nuk ka nje treg shitjeje. Ka ndodhur shpesh gjate veres qe fshataret kthehen nga tregu i Lushnjes ashtu si jane nisur plot e perplot. Nuk ka nje fabrike te perpunimit te frutave dhe perimeve. Ne kete menyre do te lehtesohej jeta e bujkut te ketushe, ka qe merren edhe me blegtori, por kjo shume me pak, ka pastaj dhe qe su ka pelqyer te merren as me bujqesi, as me blegtori, por marrin rrugen e mergimit. Kjo duket edhe nga vilat e shtepite e reja qe ju shihni.
-Jane te varfer banoret ketu?
-Si ne te gjithe vendin, ka te varfer, ka te pasur, pasi femijet jane ne emigracion.
Cilat jane problemet me akute te Karbunares?
-Nuk ka uje te pijshem. Grate sidomos jane tmerruar, marrin uje ku te mundin, me kafshe, me krahe, me karroce ne puse qe ka tek-tuk ne shtepia, apo ne ndonje cezme ne Lushnje. Per te pire blejme uje me Botin qe na vjen cdo dite, per nevoja te tjera mbushim me krahe.
-Nuk e keni bere problem ne rajon?
-Jo vetem nje here, por kjo eshte gjendja qe na kane lene.
-Persa i peket infrastruktures?
-Sikur po behen ndryshime. Kemi nje fabrike sere ketu prane dhe rruget jane dicka me te shtruara.
-Problemet e rendit?
-Rendi eshte fare i qete, Nuk ka mbetur asgje nga emir famekeq i bandes se Loshit, Njerezit e duan qetesine dhe rendin. Toka eshte ndare dhe procesi ka perfunduar, por tek-tuk shperthen edhe ndonje konflikt si ne te gjithe vendin, por qe shuhet shpejt dhe pa zarar.
-Keni degjuar per kapjen e vrasesit te 2 personave nga Krabunara?
-Jo vetem njeri eshte nga Karbunara Bujar Sulaj, apo Loshi sic quhej, tjetri eshte nga Lushnja.
-Ku e keni degjuar kapjen e tij?
-Ketu na vjen gazeta, por edhe nga televizori. Na eshte bere qejfi qe vrasesit e krimeve aq me teper te 97 kapen nga shteti dhe qeveria. Kjo do te thote se po te duam te punojme, punojme.

Interviste me banore te ndryshem te Karbunares

Flet Ymer Rabija banor i Karbunares se Madhe
- Cfare problemesh keni ketu ne Karbunare?
-Une jam vet i dyte ne shtepi se bashku me gruan. Femijet te gjithe i kam ne emigracion. Jam ne kushte te mira ekonomike, por cmiresi eshte ajo nga emigracioni. Shtepia e madhe dhe e bukur nuk me hyn ne sy nga mungesa e femijeve.
-A keni drita, uje?
-Drita kemi, megjithese vjet na e prisnin shpesh, ndersa uje te pijshem nuk kemi fare. Keshtu ka qene prej vitesh.vetem grate e dine se cfare heqin. Ujin e blejme, ndersa ate per te lare e mbushim nga puset dhe cezmat diku afer. Tokat pothuajse jane djerre, ja psh: toka ime eshte e papunueshme. Kush do ta punoje, une apo gruaja e vjeter? Per me teper qe ka shkuar 10000 lek dynymi. Ketu edhe pse behen perimet, thahen ose nga uji, ose nuk shiten, pasi nuk ka treg. Bordi i kullimit nuk funksionon, kolektoret gjithashtu. Infrastruktura sic e shikon vet, qytet te duket ky vend?!
-Persa i perket rendit dhe qetesise?
-Po kjo eshte e vetmja gje e mire, qetesia dhe rendi ketu mbizoterojne, gjynah te qahemi. Ajo kohe e mbrapshte e 97 nuk vjen me. Nuk te trazon me kush dhe secili sheh punen e tij.
-Po qe u kap vrasesi I 2 antareve te Bandes se Karbunares a e keni marre vesh?
-Po sigurisht, ketu vijne gazetat dhe e pame edhe ne televizor. Shteti po te doje punon dhe i kap vrasesit.
-Ju erdhi mire qe vrasesi i bashkfshatarit tuaj u kap?
- Sigurisht, por me teper qe u kap nje vrases. Une mendoj se edhe vet trazirat dhe Bandat i shtyjne me shume politikanet.

Flet Syrja Bega banor i Karbunares se Madhe

[i]-Ju sa vet jeni ne shtepi
[/i]
-Une jam 5 vet dhe te gjithe merremi me bujqesi.
[i]-Si eshte jetesa juaj?
[/i]
-Shtyhet me te keq. Punojme shume dhe marrim shume pak nga prodhimet.
[i]-Cfare kultivoni me teper?
[/i]
-Perimet, domatet, specat, patellxhanet, bamjet, por edhe vreshtarine. Po nuk kemi treg. Vjet i gjithe prodhimi u kalb, ca nga uji dhe ca ngaqe nuk shitej me gjithe cmimet tona te ulta.
[i]-Po persa i perket rendit?
[/i]
-Rendi dhe qetesia ketu jane te parat. Nuk kemi konflikte me askend dhe secili sheh punen e vet.
[i]-A degjuat per kapjen e vrasesit te Loshit?
[/i]
-Po degjuam ne televizor. Nuk kemi pune as me njeren pale, as me tjetren, nese te dy jane vrases hengshin kokat. Viti 97 na mori te keqen. Tani duam jete te paqte, boll kemi problemet tona, nuk duam me te “forte”


[b][i]Flet Rajmonda Kasapi banore e Karbunares


[/i][/b]
[i]-Si eshte jeta e grave ketu?
[/i]
-Shume e keqe, te kisha ardhur pak me pare, do te na shikoje te ngarkuara si ne mesjete me bidona.
[i]-Nuk keni uje te pijshem?
[/i]
-Uji ketu ka prere gojen, ngelem duke marre uje me krahe, na jane keputur krahet, ca nga punet e shtpeise, ca nga toka, e ca nga problemet.
[i]-Me se merreni?
[/i]
-Une sit e gjitha grate me token, pune bujqesie. Mbolla presh vjet dhe i gjithi na u tha per shkak te ujit. Nuk kemi uje, kanalizime, na presin edhe dritat here-here. Ja keshut.
[i]-Persa i perket qetesise?
[/i]
-Jo gjynah te qahemi. Jemi qete dhe njerezit shohin punen e vet
[b][i]Flet Deje Kasapi banore e Karbunares

[/i][/b]
[i]-Po ju si jeni?
[/i]
-Ja njesoj si gjithe grate e kesaj zone ketu. Mbushim uje me krahe, bejme pune te renda shtepije, punojme tokat.
[i]-Mereni me bujqesi?
[/i]
-Merremi po ce do qe merremi, te gjitha na thahen nga uji.
[i]-Sa vjet ka qe nuk ka uje, sepse isnpektori i rajonit na tha 10 vjet.
[/i]
-Une jam edhe vajze edhe nuse ne Karbunare. Ka 50 vjet, aq sa vjece jam une qe nuk ka uje te pijshem.
[i]-Po qetesia dhe rendi?
[/i]
-Jo jane shume mire?
[i]-Ka konflikte mes fshatareve?
[/i]
-Tani edhe ka pasur, si ne te gjithe vendin. Jemi ne nje familje dhe zihemi, po jane shuar shpejt.
[i]-A keni degjuar per kapjen e vrasesit te Karbunares?
[/i]
-Epo kush ka vrare, nese nuk do vritet, te pakten le te kapet. Drejtesia te beje punen e vet.

Marr nga Fieri.Com: [b]Aurora Damini[/b]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
majlinda
Vizitor



MesazhTitulli: qe   Wed Apr 22, 2009 12:58 pm

Pike se pari karbunara nuk eshte fshat por eshte lagje e lushnjes.pike se dyti ju i shikoni njeher si jan gjerat ne lushnje qe eshte qyteti dhe pastaj flisni per karbunaren.sic e blen karbunara ujin e pijshem ashtu e blen dhe lushnja.ne kohet e sotme cdo familje ka pus ne shtepi te pakten per uje te derdheshem ...te gjith ata qe ankohen dhe qe e mbushin me krah e bejn qe te kursejn energji elektrike.nuk jan celajt por jan celet e karbunares. sa per infrastukturen karbunara tani e ka infrastrukturen dhe me mire se te lushnjes ..se nese un shkoja ne kemb nga karbunara ne lushnje(qe meqense e that ju te eshte larg eshte fare afer nuk eshte 15 min me makin por eshte 5 min maksimumi)derisa arrija ne lushnje isha ne rregull sa hyja ne lushnje kepucet beheshin pis ne gropat me uje e balt qe ka lushnja..dhe ju me flisni mua per infrastruktur.energjia elektrike me shuem nderpritet ne lushnje se sa ne karbunar ku kan drita 24 ore ne dite.eshte e vertet qe ne karbunar koltivoj perimet por edhe fruta biles shume...dhe fakti qe nuk ka treg nuk eshte faji i popullsis se karbunares por i bashkis se lushnjes qe i nuk i siguron qytetarve te saj.boll i kritikuat karbunarsit pa arsye jan te tjere ato qe kan faje dhe jo ne.qendra e karbuanres eshte aty ku eshte shkolla ambulanca farmacia dhe te gjith dyqanet .vete njerez me probleme nuk do ta kuptonin se ku eshte qendra e karbunares.pastaj me thoni pak ju ne te gjitha lagjet e lushnjes ka shkoll te mesme jo.apo harrova un qe Ju e konsideroni lushnjen fasht.pastaj lagje e lushnjes eshte edhe savra mos savra eshte me afer lushnjes jo eshte me larg se karbunara.por njerzit si puna juaj qe shkruajn budallaliqe vetem per te bere nje artikull nuk ja vlejn fare si persona.karbunara nuk eshte ai fashti i humbur qe e ke pershkruar ti hapoi mire gllapat e syve para se te shkruash.sa per emrin e shkolles se karbunares eshte"HYsen Xheka"deh ka qene nje nga mesuesit e pare te shkolles se karbunares njesoj si e ka emrin gjimnazi "Jani Nushi "apo per ju te kritikoni cdo gje ne karbunar ju behet zemra mal dhe aty ku nuk ka per te kritikuar.Po ju a them dhe nje here tjeter sikoje mire realitetin mos e shaj kot nje vend qe nuk ka per tu share ok?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
cuni i
Vizitor



MesazhTitulli: disa flasin keq e disa mire te pakten te dime ku jemi me rendin dhe qetesin   Tue Nov 24, 2009 7:40 am

ata qe flasin keq per banden e karbunares jan dhe do jen ashtu sic i ka lan zoti se po tmos ishte ajo lagje grat dhe gocat e ketyre plerave qe flasin keq do kishin mare rrugen e europes por flasin keshtu sepse e kaluan lumin se deri dije po te kishin ndonje halle vinin e thonin aman me moren gocen aman per cdo gje dhe tani i kan harruar si duam te fortit po kur te shihemi ball per ball atehere do e shikojme me mire kete banden te shpergulen te gjith ata qe kan folur keq te zduken nga karbunara sa me shpejte tjet e mundur kaq kisha plera
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
djalli
Vizitor



MesazhTitulli: keqardhje per te vonuarit ,   Tue Nov 24, 2009 11:56 pm

goxha reportazh per karbunaren qe seshte asgje vecse nje cope fshati me banore qe bejne nje jete qe as vet se kuptojne se cfare kerkojne.duhet te ishte fshire ose shfarosur me kohe,ndoshta kush do te rroje do te shikoje fundin e karbunares ,banoret e te ciles nuk dine perse jetojne ne kete bote
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhuliano
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Ne Karbunare, atje ku nuk ka mbetur me asgje nga kujtimi i bandave famekeqe   Thu Jun 10, 2010 10:45 pm

ahahahah ,me vjen per te qeshur kur degjoi fjal te kota ,por nuk ka problem se nese nuk jeton ne karbunar nuk mund te kuptosh ose te flasesh per te ,ah dhe dicka tjeter jo per mburrje po themi ato qe jan te verteta ju lushnjar jeni ter ai qytet dhe quheni fshat ,ju lushnjar perseri jeni ter ai qytet dhe nuk keni nxjerr dike qe te mburreni ,ju lushnjar po na thoni ndonje gje te bukur nga ana juai se nuk ju nja sa shqiperia ,por duhet te thosh fjalen karbunar qe te njiheni okei vellezer shqipetar ,.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Ne Karbunare, atje ku nuk ka mbetur me asgje nga kujtimi i bandave famekeqe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: -
Free forum | © phpBB | free forum support | Report an abuse | Create a blog