LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tragjedia, mbytet gomonia vlonjate nė ujėrat kroate

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Tragjedia, mbytet gomonia vlonjate nė ujėrat kroate   Fri Jan 23, 2009 4:19 pm

Dalja nė breg nė gjendje kome e Romeo Pulizios e mė pas gjetja e njė peshkatari tė pajetė nė brigjet e njė ishulli kroat, shėnon mossuksesin treditor tė operacionit tė kėrkimit dhe tragjedinė e radhės detare. Nė orėn 11.55 tė ditės sė enjte, i mbijetuari Pulizio, qė kishte pėrballuar mbi 10 milje not e luftė me dallgėt, ka mundur tė thotė vetėm se, “gomonia ėshtė mbytur e nuk di gjė pėr fatin e dy shokėve”. Ndėrsa mė pas, jo larg ishullit kroat, Mliet ku doli Pulizio, u gjet i vdekur njė prej vėllezėrve Golaj. Kėrkimet me shpresėn e gjetjes sė tė zhdukurit vazhduan deri nė orėn 18.00 tė mbrėmjes sė djeshme, por pėr shkak tė errėsirės e detit tė trazuar, u ndėrprenė pėr tė rifilluar mėngjesin e ditės sė premte.
KĖRKIMET
Kėrkimet e ditės sė djeshme pėr anijen e zhdukur nga brigjet e Vlorės qė nga mbrėmja e sė dielės, nisėn me shpresėn se gomonia mund tė kishte pėrballuar detin e trazuar dhe se peshkatarėt mund tė gjendeshin gjallė. Sipas Kristaq Gervenit, komandantit tė Brigadės Detare Shqiptare, kapiten i Rangut tė Parė, pėr shkak tė kohės sė gjatė nė det dhe rrezikut pėr tragjedi, nė kėrkimet e djeshme u shtuan mė shumė forca e mjete. “Pėr shkak tė sinjaleve nė radarė, kėrkimet e djeshme u pėrqendruan nė ujėrat detare tė Malit tė Zi e ato tė Kroacisė. Ndėrsa, u shtuan forca e mjete duke angazhuar forca detare, policore e ushtarake tė vendit tonė, Malit tė Zi dhe mjete ajrore nga Bari i Italisė. Fatkeqėsisht, moti me reshje, shpesh dhe me mjegull si dhe deti i trazuar pothuaj gjatė gjithė kohės sė operacionit, vėshtirėsonin tej mase kėrkimin”, - pohoi Gerveni pėr “Gazeta Shqiptare”.
TRAGJEDIA
Nė kohėn kur nė operacionin kėrkimor nė brigjet detare Mali i Zi-Kroaci u futėn dhe dy mjete ajrore, njė helikopter kroat dhe njė aeroplan i ngritur nga qyteti i Barit, shfaqet sinjali i tragjedisė sė rėndė detare. Ėshtė ora 11.55 e ditės sė enjte. Nė brigjet kroate, pėrkatėsisht tė ishullit Mliet, gjendet pothuaj nė gjendje koma peshkatari vlonjat Romeo Pulizio. “Varka ėshtė mbytur. Erdha me not deri kėtu. Nuk di gjė pėr fatin e dy shokėve tė mi”, - ka deklaruar ai nė momentin qė e kanė nisur me urgjencė drejt spitalit tė vendit fqinj. Burime pėr Gazetėn nga ishulli Mliet, mėsuan se “mbijetesa e Pulizios lidhet me veshjen prej tij tė njė kostumi polumbari”. Pėr specialistėt, ky ishte jo vetėm sinjali keq pėr mbytjen e gomones, por dhe pėr njė tragjedi me viktima. Kjo do tė mėsohej pas pak. Nė orėn 16.25, jo larg vendit ku doli Romeo, u gjet trupi i pajetė i njė prej vėllezėrve Golaj. “Trupi i peshkatarit tė mbytur u gjet nė afėrsi tė ishullit, 30 milje larg qytetit tė Dubrovnikut”, - konfirmuan drejtues tė operacionit kėrkimor.
OPERACIONI
Operacioni i kėrkimit vazhdoi deri nė orėn 18.00 tė ditės sė djeshme, kohė nė tė cilėn mjetet ajrore e kanė tė pamundur tė kryejnė fluturim e zbulime. Ndėrkohė, lajmi i tragjedisė ka mbėrritur edhe te familjet e peshkatarėve, qė prisnin me ankth e shpresė prej 5 ditėsh. “Jam e lumtur, mė shpėtoi djali”, - pohoi mes lotėve nėna e tė mbijetuarit Pulizio. Ndėrsa, nė shtėpinė e vėllezėrve Golaj ka pllakosur zia e morti. Ata kanė mėsuar se njė prej djemve tė tyre ka vdekur, por shprehen se mundėsia qė tjetri tė jetė gjallė ėshtė shumė e pakėt. “Mund tė ishin gjetur tė gjallė, po tė impenjohej shteti. Por i harruan. Nuk kėrkuam anije dhe helikopterė pėr qejf, por pėr jetė njerėzish, - u shpreh pėr “Gazeta Shqiptare”, Njazi Golaj, vėllai i dy peshkatarėve tė tragjedisė.


marr nga gazeta shqiptare
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Tragjedia, mbytet gomonia vlonjate nė ujėrat kroate
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Tragjedia Tisa", gjendet viktima e dytė?
» Shkrime nga HALIL XANI dhr BIOGRAFIA
» Tragjedia - si pasojė e njė politike tė kufizuar pėr refugjatėt
» Ndue Marku: Tragjedia Shqiptare,e perfshire ne tre shekuj!
» TRAGJEDIA E TISĖS - KONFIRMOHET VDEKJA E ELVIRA JAHĖS, 23 VJEĒARE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs